Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Mesazhi i Kryepiskopit Anastas pėr Krishtlindje 2018

    KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPĖRISĖ

    KRISHTLINDJE 2018



    + Anastasi

    Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė



    Antidoti i pasigurisė

    Klerit dhe popullit besimtar

    Bij fort tė shtrenjtė mė Zotin,

    "Ja, Krishti lind, lavdėrojeni... Ja, Krishti mbi dhenė, ngrihuni."

    (Zbritėsoret e Krishtlindjes)


    Njė pasiguri e pėrgjithshme ėshtė pėrhapur si re pluhuri bėrthamor nė mbarė shoqėrinė e sotme, duke shkaktuar vėshtirėsi shqetėsuese nė frymėmarrje. Shumė pėrpiqen tė pėrballen me tė duke akumuluar pasuri materiale tė ēdo lloji. Tė tjerė kėrkojnė miq tė fortė, njerėz me pushtet politik dhe ekonomik. Disa gjejnė strehė nė ideologji tė ēuditshme fetare me origjinė aziatike. Me mėnyra tė shumėllojta njerėzit synojnė tė fitojnė siguri.

    E kremtja e Krishtlindjes vjen qė tė na ofrojė antidotin e efektshėm kundėr virusit tė pasigurisė, tė rigjallėrojė nė mendjen dhe nė ndėrgjegjen tonė njė tė vėrtetė qė shpesh harrohet se “Perėndia ėshtė me ne”. Pikėrisht ky ėshtė kuptimi i emrit tė Shpėtimtarit qė po vjen: “Emanuel”. Fjala e Perėndisė “u bė mish dhe banoi ndėr ne” (Jn. 1:14).

    Kjo pėrbėn pėrvojėn thelbėsore tė Kishės: Perėndia i pafund dhe i pakonceptueshėm, nuk e braktisi botėn dhe nuk e la tė vetme kundėr fuqive tė urrejtjes dhe egocentrizmit. Biri dhe Fjala e Perėndisė mori natyrėn njerėzore. Sipas shėn Vasilit tė Madh, Ai erdhi nė tokė “pėr ta sjellė tėrė njerėzimin te vetja”,pėr ta rilidhur me Krijuesin e tij, Perėndinė personal, “i cili ėshtė dashuri”.

    Shumė njerėz e hedhin poshtė zbulesėn nė Krishtin, duke mbėshtetur mendimin se gjithėsia drejtohet nga njė Mendje dhe Fuqi e Epėrme jopersonale. Aftėsi intelekti disponon edhe njeriu, krijesamė e pėrsosur nė botė, por karakteristikė e tij e veēantė ėshtė vetėndėrgjegjėsimi i tij, se ėshtė person. Pėrse ata, tė cilėt i referohen nė mėnyrė abstrakte njė Fuqie tė Epėrme, e duan tė jetė jopersonale? Pėrse e mohojnė faktin se ky Realitet i Epėrm ėshtė njėkohėsisht njė Person, me vetėndėrgjegjėsim, qė na siguron, sipas shprehjes biblike, se ėshtė “Ai qė ėshtė”, “Ai qė ekziston”?

    Ne tė krishterėt besojmė se Krijuesi dhe Zoti i gjithėsisė nuk ėshtė njė fuqi jopersonale, abstrakte, por ėshtė Perėndia i Gjallė, i Cili zbulohet me dėshirėn e Tij dhe krijon njė marrėdhėnie dashurie me njeriun. Kisha nuk kėrkon ta imponojė kėtė tė vėrtetė. Veēanėrisht, gjatė sė kremtes sė madhe tė Krishtlindjes,e shpall nė mėnyrė lavdėruese, duke na ftuar t’i afrohemi esencialisht me besė tė nxehtė dhe dashuri autentike.

    * *

    "Ja, Krishti lind, lavdėrojeni... Ja, Krishti mbi dhenė, ngrihuni."

    Lartėsimi shpirtėror mė Krishtin nuk kryhet automatikisht. Fillimisht, ka si kusht paraprak besimin. Dhe e kremtja e Krishtlindjes kėrkon tė na zgjojė pėr ta pranuar personalisht Jisu Krishtin, si Shpėtimtar, si Udhėrrėfyes, si Frymėzues tė mendimeve, tė ndjenjave, tė vendimeve dhe tė veprimeve tona.

    Kuptimi i thellė i pranisė sė Tij tė vazhdueshme, na paqėson dhe na jep kurajė, “nėse Perėndia ėshtė me ne, kush ėshtė kundėr nesh?” (Rom. 8:31). Kjo siguri shpėrbėn ēdo ndjesi pasigurie, duke ofruar ngushėllim, fuqi dhe shpresė. Dhe besimtari pėrsėrit me gėzim paqėsor psalmin: “Sepse edhe po tė eci nė mes tė hijes sė vdekjes, nuk do tė kem frikė nga ndonjė e keqe, se ti me mua je” (Ps. 22).

    "Ja, Krishti mbi dhenė, ngrihuni." Jisu Krishti nuk erdhi si njė profet i thjeshtė pėr tė fshikulluar dukuritė negative, nuk na dha thjesht njė sistem tė ri idesh dhe parimesh. Ai erdhi pėr tė na lartėsuar, pėr tė na bėrė bij tė Perėndisė, “qė tė marrim birėsinė” (Gal. 4:5). Dhe pikėrisht kjo kryhet me anė tė besimit, “sepse tė gjithė jemi bij tė Perėndisė me anė tė besimit, qė ėshtė nė Jisu Krishtin” (Gal. 3:26). Siē e pėrmbledh nė mėnyrė tronditėse Ungjillor Joani, duke iu referuar ardhjes sė Mesisė, “Perėndia e deshi aq shumė botėn, sa dha Birin e tij, tė vetėmlindurin, qė tė mos humbasė kushdo qė i beson atij, po tė ketė jetė tė pėrjetshme” (Jn. 3:16).

    Marrėdhėnia me Krishtin, esencialisht, ėshtė marrėdhėnie dashurie, e cila formon njė mėnyrė jetese pėr tė gjithė. Jisui e pėrcaktoi para Pėsimit tė Tij: “ai qė ka porositė e mia dhe i ruan, ky ėshtė ai qė mė do; dhe ai qė mė do, do tė duhet prej Atit tim; dhe unė do ta dua, dhe do tė tregoj veten time tek ai” (Jn. 14:21). Tė mira janė shprehjet e jashtme tė shpresėtarisė dhe tė adhurimit, por pasja e njė marrėdhėnieje esenciale dashurie me Krishtin, do tė thotė qė tė bėhemi tė njėtrajtshėm me llojin e dashurisė, qė Ai e zbuloi me fjalėn, jetėn dhe sakrificėn e Tij. Shėn Joan Gojarti, duke komentuar himnin e apostull Pavlit “cili do tė na ndajė nga dashuria e Krishtit?” (Rom. 8:31-39), e pėrfundon duke thėnė me guximin e tij tė njohur: “Kjo ėshtė gjėja mė e madhe nga tė gjitha, ta kesh Krishtin edhe personin qė ti e dashuron, edhe atė qė tė do ty”.

    Nxėnėsi konsekuent i Krishtit nuk kufizohet duke u marrė vetėm me vetene tij. Paralelisht, ai ndien detyrimin tė luftojė pėr drejtėsinė, tė vėrtetėn, pajtimin dhe paqen nė ambientin e tij tė ngushtė dhe mė gjerė, duke kontribuuar nė kohezionin e sigurt social. Nuk kufizohet vetėm nė detyrat e jashtme fetare. Nuk harron se, “tė bėsh drejtėsi dhe tė jesh i vėrtetė, ėshtė mė e pėlqyer pėr Perėndinė sesa blatimet me gjak” (Fjalėt e Urta 21:3). Tė gjithė e dimė se tronditja dhe pasiguria qė helmojnė shoqėrinė, mbahen nė kėmbė nga korrupsioni shumėformėsh, tė cilin e ushqejnė gėnjeshtra, lakmia, egocentrizmi, arroganca. Pikėrisht kėto erdhi t’i pėrmbysė me praninė e Tij, Biri i bėrė njeri dhe Fjala e Perėndisė. Bashkėrendimi ynė me parimet qėAi pėrcaktoi, pėrbėn garancinė mė tė madhe pėr sigurinė e jetės sonė dhe, mė gjerė, tė shoqėrisė.

    "Ja, Krishti lind, lavdėrojeni...", vėllezėrit e mi, "Ja, Krishti mbi dhenė, ngrihuni". Krishti qėndron bashkė me ne, jo vetėm nė orėt e pendimit dėrrmues dhe tė adhurimit, por edhe nė ditėt e turbullta tė dyshimit dhe tė pafuqisė. Ndėrgjegjėsimi pėr praninė e Fjalės sė mishėruar tė Perėndisė shpėrbėn retė e pasigurisė, si dhe ēdo frikė e shqetėsim.

    Le ta presim me besė dhe dashuri tė ripėrtėrirė. Le ta lartėsojmė nė mėnyrė adhuruese mendjen dhe zemrėn tonė,duke kundruar Fytyrėn e Krishtit tė Dashur. Dhe njėkohėsisht, le tė punojmė pėr Ta njohur Atė edhe njerėzit e tjerė, afėr dhe larg nesh. Krishti ofron antidotin e efektshėm kundėr shqetėsimit qė krijon virusi i pasigurisė.

    Krishtlindje tė bekuara! Viti i Ri le tė jetė i mbushur plot me sigurinė e pranisė sė Krishtit nė jetėn tonė tė pėrditshme dhe nė ecurinė e botės.



    Me dashuri tė tėrėshpirtshme nė Krishtin Jisu, Shpėtimtarin tonė,

    + Anastasi

    Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Neteorm (24-12-2018)

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •