Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,376
    Faleminderit
    26
    76 falenderime nė 70 postime

    Qyqi, Edi Rama!

    Nga Rezart Palluqi:

    Qyqi, Edi Rama! Fatkeqi shoku Rama!

    E ka shumė tė vėshtirė qė tė pėrballet me ironinė, mprehtėsinė dhe guximin e studentėve. Qe mėsuar me rrogėtarėt shtetėrorė. I fuste nė sallė e pasi ua mbyllte gojėn me kėrcėnime e shantazhe, bėnte shfaqje tė tipit Portokalli. Mbllaciste marrėzira tė veshura me njė arrogacė dhe sarkazmė maskarai. Lėshonte batuta denigruese si lopa baglėn. Dhe tė gjithė e dėgjonin me vėmendje. Dhe tė gjithė e duartrokisnin me brohori dhe eufori. Dhe tė gjithė e adhuronin si njė udhėheqės karizmatik. Ose edhe e tallnin nėpėr dhėmbė. Mirėpo kjo tallje mbytej poshtė qiellzės sė gjuhės. U desh qė tė ringjalleshin studentėt.

    Prej tyre atij i ka mbetur qerrja teatrale nė baltė. Me studentėt e ka gjetur njė bela e madhe. I shkreti! I dridhet zemra kur mikrofonin e merr njė student qė nuk ėshtė paracaktuar tė flasė, ashtu sic ndodh shpesh. Pyetjebėrėsit pėrcaktohen nga ai e kėshtu shoku Rama mund tė shpalosė velat gjigande tė anijes sė tij intelektuale, humoristike dhe patriotike. Epo ja qė gogolet iu shpifėn nė ėndrra shokut Rama. Madje, studentėt gogolė shpartalluan muret e ėndrrave tė tij paranojake dhe shpėrthyen para hundės dhe mjekrrės sė tij tė egėr. Po e sfidojnė studentėt qė iu rėntė pika ishallah! Po e bėjnė rezil, gjithė kėtė burrė tė madh, me kollare shumėngjyrėshe, mjekėrr drizore dhe sy prej kobre tė civilizuar. Dhe ai pėrbrėnda me siguri qė thotė: Ah, shoku Enver ku je? Ngrihu nga varri dhe bėji mish tė grirė kėta buzėqumėsht. Jam i sigurtė se ai nė castet qė studentėt ia presin me sharrė kėmbėt e kolltukut tė tij diktatorial, ai do qė tė ketė nje pistoletė me mulli.

    E me tė tia shpojė studentėve lulet e ballit si shtiza kraharorin e luftarakut mesjetar. Me siguri ai nė ato caste mendon sic mendon njė mafioz. E kur i del ndonjė student qė s’ka bukė tė hajė thotė: U bėre ti more zgjebarak tė mė flasėsh me kėto tone mua? E di ti more kush jam unė? Rrobat qė ti ke veshur nuk kushtojnė as sa njė metėr katror i murit tė vilės sime nė Surrel qė ngjan me njė repart ushtarak tė ISIS! Turfullon shoku Rama nė kėto momente. Mė dhimbset i mjeri. Zemra i pėrpėlitet si njė flutur krahėprerė kur studentėt reagojnė me njė ironi tė hollė, tė mrekullueshme. Ah cfarė drame pėr lartmadhėrinė, Rama! Ah, o Zot, sa i padrejtė qė je ndaj tij! Ajo ironi, oj hyjneshė e bekuar! Deri dje ajo ishte e dashura e tij absolute. Sarkazma ishte kallashnikov i tij.

    Mirėpo tani Edi Rama e dha sarkazmėn me koncesjon tek studentėt. Kėndej e tutje, Edi Rama do tė mbetet ndoshta pėrgjithnjė pronari i vilės sė tij nė Surrel. Do tė vazhdojė edhe pėr ca kohė qė tė jetė shefi i madh i kontrabandistėve sė drogės. Po, kėto pushtete ndoshta do t’i ruajė edhe pėr ca kohė nė duar. Vecse, ironinė, sarkazmėn dhe guximin intelektual nuk do t’i ketė me pasuri tė tij absolute. Do t’i duhet sbokut Rama kėndej e tutje qė tė jetojė me nostalgjinė e sė kaluarės. I vetmi shėrim i tij ėshtė qė tė mbyllet nė njė dhomė tė errėt dhe aty tė ndjekė live nga televizori triumfet e tij tė incizuara mediatike. Tė kurojė egon e tij tė sėmurė por tė cėnuar prej studentėve, me batutat e tij tė vjetra dhe kukullat e tij partiake, popullin e frikėsuar prej hanxharit qė ai ia ka mbajtur mbi kokėn e tyre tė hutuar qė varej nė njė shtyllė kurrizore aq tė trashė sa trupi i fasules apo bimės sė misrit. Audienca e shokut Rama ka qenė e lavdishme. Fasulet dhe kėrcejtė e misrit kanė qeshur dhe brohoritur pėr tė. Mė shpon zjarr zemra pėr shokun Rama. Si mund ta shpėtojmė Perandorinė e Edi Ramės? Tė detyrojmė studentėt qė tė emigrojnė tė gjithė jasht Shqipėrisė?

    Apo ta hipim shokun Rama dhe tė gjithė kastėn politike shqiptare nė anijen mė tė madhe tregėtare dhe surdisim ata drejt Siberisė? E atėherė shoku Rama, mbasi tė punojė me nder dhe dinjitet nė emigracion nja dhjetė vjet do tė na kthehet nė atdhe me 9 thasė me para e me to do tė ndėrtojė njė vilė tė dytė( simotrėn e asaj nė Surrel) nė malin e Dajtit. Tė njėjtin kontribut do ta presim edhe prej emigrantėve, shokėve tė vyer, Berisha, Meta dhe ngjala e tij kodrinore, shoqja Monika.

    Atėherė tė gjithė kėta do tė na shėrbejnė ne, shqiptarėve tė izoluar dhe provincialė, ne emigrantėve naivė qė dergjemi nėpėr fabrika e restorante, si modelet mė tė shkėlqyera tė emigrantėve shqiptarė qė duke punuar me nder dhe zell tė hekurt kthehen nė atdhe dhe ndėrtojnė nėn qiellin shqiptar kėshtjellat e tyre mesjetare… Dhe ne emigrantet e dėshtuar do t’i pyesim ata se si arritėn qė nė emigracion tė kursejnė kaq shumė para?
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,067
    Faleminderit
    431
    517 falenderime nė 435 postime

    Pėr: Qyqi, Edi Rama!

    Qe Ramen e nxorren bllof studentet sa qe duket tani si qyqar kjo nuk diskutohet.

    Rama mendoi se edhe kesaj radhe me pak propagand e pak pazar do t'ja hidhte,jo qe do t'ja hidhte po ishte i bindur se edhe do ta kthente protesten ne avantazh,sikur te ishte ne opozite. Kembengulja deri ne ekstrem per dialog dhe mospranimi i dialogut nga studentet i prishi te gjithe planin per mashtrim qe kishte ngritur. Studentet i kane thyer vetbesimin,ja hoqen ate mendjemadhsin e te fortit,e bene sikur te ishte ndonje Taulant Balla i radhes.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,376
    Faleminderit
    26
    76 falenderime nė 70 postime

    Pėr: Qyqi, Edi Rama!

    Protesta e studenteve nxori jo vetem mbretin lakuriq, por te tere sistemin.
    Sot u kuptua nga te gjithe se ekonomia eshte e falimentuar, plage qe vetem do hapi probleme. Ndaj edhe studentet kane kurajo t’ia thone ne sy Kryeqyqarit ato qe meriton.

    Por me kryesorja eshte se Rama me sivllezerit e tij kuptuan, se me diversione, pazare e perēarje nuk i kapercen dot zullumet.
    Dhe per kete meriten e marrin vetem studentet, te vetmit qe po e rikthejne fjalen shprese ne fjalorin e gjuhes shqipe!!!
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •