Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Studentja nxjerr zbuluar Edi Ramën: Rektori na gënjeu, nuk na tha që do jesh ti i pranishëm këtu

    Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Universitetin Bujqësor ku po zhvillon takim me studentët dhe pedagogët. Por një prej studenteve ka marrë fjalën dhe ka nxjerr zbuluar kryeministrin dhe rektorin e këtij universiteti.

    “Rektori na kishte njoftuar për një takim me studentë dhe pedagogë, nuk ka tha që do vinit ju këtu. Unë jam kundër kësaj përçarjeje që po përpiqeni të bëni ju. Prandaj jam e para që do të braktis mbledhjen, sepse rektori na ka gënjyer”, deklaroi studentja.

    I kapur në befasi nga studentja, Rama u përgjigj: “Unë nuk e di çfarë bëni ju me rektorin, kjo është puna juaj.”

    Studentja deklaroi gjithashtu se tarifat në universitete janë rritur, pavarësisht se në ligj paraishkohet ndryshe.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Studentja nxjerr zbuluar Edi Ramën: Rektori na gënjeu, nuk na tha që do jesh ti i pranishëm kët

    Kush është rektori që futi në kurth studentët

    Paraditen e së Martës, Kryeministri Edi Rama u paraqit në një takim me pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ai duket se është ftuar nga rektori i Universitetit, Bahri Musabelliu, pa bërë asnjë njoftim paraprak për studentët.
    Prania e kryeministri ka shkaktuar irritimin e studentëve, të cilët kanë deklaruar në takim se “nuk kishin asnjë dijeni që në takim do të ishte edhe kryeministri”. Studentët kanë pranuar që të zhvillojnë një takim me rektoratin, në të cilin do të prezantonin kërkesat e tyre për uljen e tarifave, si edhe për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies.
    Por, ata janë përballur me surprizën e hidhur, kur, në krah të rektorit Musabelliu, është gjendur, si “fanti spathi” edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit, duke aplikuar stilin e tij autokratik, ka filluar monologjet e tij të gjata, të cilat studentët nuk i kanë kapërdirë.
    Kjo manovër e rektorit Musabelliu i ka vënë studentët në pozitë të vështirë, të cilët kanë refuzuar që zhvillojnë dialog me kryeministrin, duke e lënë atë që të flasë e të përgjigjet vetë.
    Në këtë takim, studentët kanë shprehur edhe pakënaqësinë e tyre për rektorin, i cili u tregua i pabesë, duke i vendosur Ramën përballë, pa dëshirën e tyre.
    Bahri Musabelliu shënoi rastin e parë të thyerjes së protestës. Ai u vendos nën shërbim të kryeministrit Rama, i cili nuk po arrin të ulë në tryezën e dialogut studentët protestues.

    Pak javë më parë, emri i Bahri Musabelliut u bë publik në media nga pedagogu Dardan Shehdula. Ai akuzoi rektorin e universitetit bujqësor për paaftësi dhe nepotizëm. Pedagogu Shehdula, në një letër publike, deklaroi se ishte i paaftë për t’iu përshtatur mediokritetit që karakterizon stafin drejtues të Universitetit Bujqësor.
    Pas kësaj situate me pedagogun, rektori Musabelliu shndërrohet sërish në personazh mediatik, sërish për keq, kur planifikoi dhe zbatoi planin e kryeministrit për të zhvilluar një dialog me studentët, të cilët nuk kanë aspak dëshirën për të dëgjuar monologjet e Edi Ramës.
    Vini Re: Ky shkrim është pronësi intelektuale e “Boldnews.al”
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Studentja nxjerr zbuluar Edi Ramën: Rektori na gënjeu, nuk na tha që do jesh ti i pranishëm kët

    Kush fshihet pas takimit me studentët në UBT, edhe në protestë edhe me FRESSH në Jalë

    Një studente e cila është e pranishme në takim me kryeministrin Rama në Universitetin Bujqësor të Kamzës ka denoncuar presionin që iu bëhet në redaksinë e Faxëeb.al. Sipas studentes ata po mbahen peng në takim, edhe pse dëshira e tyre ishte të ishin sot sërish pjesë e protestës, siç kanë bërë për 14-dite me radhë.

    “Përshëndetje, jemi studentët te ubt na kanë mbledh ne mbledhje me dekanin dhe nuk dalim dot në proteste sepse po na kercenojnë, ne kemi frik nuk na le njeri me dal n’protest. Dekani po na kercenon me mungesat dhe me notat”, shkruan një prej studentëve në redaksinë e Faxëeb.al.

    Ajo thotë se nuk kanë pasur asnjë njoftim për takim me Ramën, ndërsa thotë se kanë frikë që të largohen nga salla.

    ‘’Veç na e sollën si pako, vec hyri brenda, se nuk shkruaj dot ngaqë kam frikë dhe që më shohin dhe këta të bëjnë gropën”, shprehet më tej studentja.

    “70% e grupit do shkonte në protestë, pjesa tjetër në kafe ose shpi. Kanë ardh nja 30 të tjerë që i solli Leons Hasani qe eshte pedagog dhe kryetar i forumit ekonomik, por mund ta gjeni fare lehte qe esht freshist”, vijon më tej denoncimi.

    Leons Hasani me një kërkim të thjeshtë rezulton se është pjesëmarrës i rregullt i kampeve të FRESSH në Jalë.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Studentja nxjerr zbuluar Edi Ramën: Rektori na gënjeu, nuk na tha që do jesh ti i pranishëm kët

    Musabelliu / Rektori “pa këllqe” që tradhëtoi studentët e tij

    Kush e ka parë sot “dialogun” e Ramës në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ka parë edhe një monolog haluçinant të një burri me shall që i qëndronte në krah. Ai përsëriste shpesh: “Unë kam këllqe, unë kam këllqe” pasi një student nga salla e kishte provokuar për këtë.

    I gjithë tensioni erdhi pasi një student e ngritur në sallë tregoi live para gjithë botës se ky burri, Bahri Musabelliu po i mbante peng, sepse ai i kishte ftuar studentët në një takim për ti shërbyer lutjeve të kryeministrit për dialog, pa u thënë atyre se në sallë do të shfaqej si fantazëm edhe Edi Rama.

    Nuk ka dyshim se mes studentëve të vet dhe dëshirës për ti shërbyer kryeministrit, Musabelliu zgjodhi të dytën. Arriti deri aty sa të gënjente të parët, të pranonte rrethimin e selisë së universitetit me gardë, dhe të krijonte një bashkëbidedim fallco.

    Prandaj ajo studentja iku në mënyrë demonstrative dhe prandaj shoku i saj përmendi termin “pa këllqe”. Edhe po të shikosh përgjigjen që Musabelliu i dha studentit aty e kupton lehtë teatrin e tij: “Kur unë kam kandiduar në këtë post dhe kam pyetur veten; nëse kam apo jo këllqe. e marr si ofendim dhe më vjen keq që të artikulohet nga një student.

    Nëse s’do kisha këllqe, e ftoja që dje kryeministrin. Po ngaqë jam përgjegjës për detyrën, ju dëgjova juve. kam zbardhur kërkesat tuaj”.

    Pra megjithëse studentët protestues nuk pranojnë dialog, ai ishte i vendosur që ta bënte këtë shërbim. Por burrnia e këtij burri me këllqe qëndronte në faktin se nuk e bëri që të hënën por e shtyu 24 orë.

    E gjithë kjo skenë e pështirë servilizmi qartëson disa përfundime. Se ndryshe nga sa propogandon ligji i arsimit të lartë me pallavra për autonimi, zara si Musabelliu janë servilë të qeverisë. Ajo tregon gjishashtu se kërcënimet e Ramës kundër drejtuesve të universiteteve po i japin frytet e tyre. Dhe në fund ajo flet se çfarë lloj njerzish ka përzgjedhur rilindja që mpleksi edhe Shullazin me garat universitare, për të drejtuar institucionet e dijes.

    Emri i Bahri Musabelliut u bë publik në media edhe pak kohë më parë nga pedagogu Dardan Shehdula. Ai akuzoi rektorin e universitetit bujqësor për paaftësi dhe nepotizëm, në një letër publike. Por si përherë ata që nuk dinë të bëjë mirë punën e tyre janë super të aftë për të bërë servilin. Dhe këtë profil ka nxjerrë në krye Reforma në arsim, për të drejtuar punën e 5 fakulteteve dhe 20 departamenteve.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •