Po shkepus nje pasazh nga nje shkrim “Gjuaj ne shenje”, mora pasazhin pasi permbyllja nuk mu duk dhe nuk me duket e besueshme: “A e keni parė Elvis Naēin dhe Sindrit Bejlerin sa qindra mijėra pako me ushqime bazė shpėrndajnė ēdo javė pėr banorėt e fshatrave tė Tiranės?

A i keni parė fėmijėt me ato qese plastike me ushqime, teksa rendin tė ngazėllyer drejt shtėpive tė tyre, sepse e gjetėn ushqimin e pėrditshėm; edhe pėr disa ditė?

Ata fėmijė janė tė uritur, hanė vetėm njė vakt ose mė keq akoma, hanė vetėm bukė thatė pa proteina, sepse pėr ushqime me vitamina as qė bėhet fjalė.

Kėta janė fėmijėt e sė nesėrmes, qė kanė vetėm dy alternativa para vetes: tė largohen nga Shqipėria, ose tė shesin dinjitetin duke pranuar thesin e miellit ēdo katėr vjet.

500.000 tė uritur nė njė popull prej 2.5 milion banorėsh janė shumė. Nė tė vertet kjo ėshtė tragjedi kombėtare.

E tė mendosh se pėrballė kėtij mjerimi, Vlima Nushi gllabron nėpėrmjet Edi Ramės dhe Ilir Beqes 120 milion euro pėr check up mjekėsor ‘falas’ me para gjaku dhe jete, ky ėshtė njė tmerr. Po sa miliona euro tė tjera, qė deri tani janė bėrė disa miliarda euro kanė avulluar nėpėr llogari ofshore, nė parajsa fiskale, nėpėrmjet bankave fantazma dhe valixheve diplomatike?

A ju ka shkuar ndonjėherė ndėrmend, se nėse keto miliarda euro do tė shpėrndaheshin pėr 500.000 tė uriturit e Shqipėrisė, ato para do tė mbeteshin nė Shqipėri, dhe do tė kishte shumė mė tepėr konsum dhe prodhim tė brendshėm, dhe vendi nuk do tė braktisej masivisht?

A e kuptoni se po shkojmė me shpejtėsi skėterre drejt fundit, ku nuk do tė jemi nė gjendje tė vetėmjaftohemi?”
Populli thote se gjuha vete ku dhemb dhembi ndaj dhe une dua ta pyes shume sinqerisht KM tim, jam gati edhe te debatoj/dialogoj me te dhe te sjell argumentat e mia:

1. Perse Zoti KM nuk e “ngrin” per nje periudhe 2-3 vjecare chekup-in dhe te analizosh sa vlen, sa kosto efektiv eshte?
2. Perse Zoti KM nuk monitorohet koncesioni i Dializes dhe madje te gjeni kurajon ta anulloni ate nese oraktika e botes eshte me e mire?!
3. Perse Zoti KM nuk monitorohen koncesionet ose outsorsing-et e tjera ne shendetesi?
4. Perse Zoti KM nuk gjeni kurajon te riorganizoni tenderimin e medikamenteve ne shendetesi, ta beni sic behet ne europe dhe jo sic e bene te paret e mi ne kohen “time”. Ministria ben politika Zoti KM, sot per fat te keq vazhdon te beje edhe/vetem tendera?!
5. Pse nuk keni kurajo te plotesoni kerkesat e studenteve, sa kohe thoni jane te realizueshme, dialogu i pretenduar i bije te jete vetem formal?
6. Pse nuk keni kurajon te abrogoni ligjin e arsimit te larte?
7. Pse nuk e shkundni nga themelet zgjedhjen e shemtuar te deritanishme te organeve drejtuese ne universitete. Ajo eshte e politizuar deri ne palce. Do ishte me mire dhe me e ndershme te emeroheshin se sa te zgjidhen keshtu dhe te struken nen jaka para jush ne ballafaqim?
8. Pse nuk e beni parlamentin me 100 deputete, pse kaq shume deputete ne nje vend kaq te varfer. Dhe cfar deputetesh, pjesa me e madhe te pa arsimuar, disa te inkriminuar etj etj?
9. Dhe nje te fundit por jo per ne fund, ne spitalin infektiv prej me shume se 15 vjetesh, rekordi Gines nuk mjafton, jeton nje invalid, u sherua nga semundja por nuk i shpetoj pasojave, dhe vendosi te jetoje aty, ne “shtepine e babait”, u martua aty, lindi femije aty, ka mare dhe shtepi nga bashkia por vazhdon te jetoje aty edhe pse mer gjithcka i takon nga shteti. Dhjetra njoftime, edhe nje ne kabinetin tuaj, dhe askush nuk kujtohet ta coje ne shtepi ose te gjeje nje zgjidhje tjeter sepse Spitali universitar eshte per te semuret jo invalidet?!
Sinqerisht shpresoja shume te ju, si nje nga ne qe mendonim si ju!
Sot e ndjej veten te zhgenjyer!

Nga Pellumb Pipero