Pirro Prifti:

| Thursday, 24.10.2013, 06:43 PM |


Reforma në  Ligjin e Arsimit të Lartë dhe në rritjen e Pagave të Pedagogëve njëlloj si në Republikën e Kosovës


Në Shqipëri Sistemi i  Arsimit të Lartë bazuar në Ligjin për Arësimin e Lartë pavarësisht pengesave ka shkuar përpara. Hapja e Universiteteve Private, respektimi i Marëveshjes së Bolonjës përsa i përket  sitemeve: Bachelor, Master Profesional , Master Shkencor, Doktoraturat, dhe fitimi i gradave shkencore të kategorisë Profesor kanë një mangesi të madhe e cila duhet korrigjuar sa më parë.

Në rradhë të parë të flasim pak për Ligjin e Arsimit të Lartë (LAL).

Deri tani janë bërë shtatë  ndryshime të LAL që nga viti 2003  të cilat nuk kanë qënë shumë efikase dhe vetëm kanë ngatërruar zbatimin e këtij ligji; pra  7 ndryshime për 10 vjet dhe plot ndryshime në disa udhëzime të reja tregojnë që koalicionet politike janë shpejtuar në bërjen e reformave dhe në fakt kanë shkaktuar  plot anomali në zbatimin e ligjit për të mos thënë dhe pse jo- disa nene të ligjit janë bërë për qëllime klienteliste si ndryshimi i ligjit në vitin 2003—4 nga L.Memushi, dhe nga PD me anë të  G.Pollos në 2007, si dhe nga M.Tafaj në 2010 përfshi dhe ndryshime të vazhdueshme cdo vit nga këta Ministra, të cilat ndonëse e afruan me Bolonjën krijuan një rrëmujë të vërtetë përsa i përket se kush janë shkolla profesionale e kush fakultete,  paqartësi sesi do të procedohet me edukimin në vazhdim dhe se cfarë titujsh duhet të marrin ata që mbarojnë shkollat e larta profesionale dhe se si do të procedohet me ata që mbarojnë fakultetet, ligje me ndryshime klienteliste në marrjen e titujve shkencorë, heqjen e vjetërsisë akademike, etj.

Mangësia gjithashtu qëndron se në Ligjin për Arësimin e Lartë, është anash-kaluar vjetërsia në punë ose sic duhet thënë më saktë eksperienca akademike në punë e cila është themelore në fitimin e këtyre gradave shkencore por edhe në cilësinë e puënës akademik.

Në ligjin e Arsimit të Lartë duhet ndërhyrë në këto drejtime:

-nuk asnjë fjalë se cfarë quhet pedagog apo lector dhe se cfarë e dallon atë nga mësuesite gjimnazit apo dhe të 9 vjecares,  nuk ka asnjë nen në të cilën duhet të vlersohet roli i tij si dhe kategoritë e pedagogeve primarë asistente pedagoge, lektorë, ose jo,

- problem i Rektorëve si autoritete drejtuese, a duhet të zgjidhen apo të mos zgjidhen pot ë emërohen. Në fakt duhet të emërohen se Rektori luan rolin e një Prefekti qarku dhe normalisht duhet ndërruar sa herë që qeveritë dhe programet poltike ndërrohen.

-Barazia e Autoriteteve Drejtuese nga ana profesionale, sepse Problemi i Autoriteteve drejtuese si Dekani  që është drejtues i njësisë Kryesorë, Përgjegjësi i Departamentit i cili është drejtuesi i njësisë bazë nuk kanë të njëjtën autoritet drejtues sepse praktikisht cdo njëri që është mbi tjetrin,  ndërhyn i pengon procesin. Ligji praktikisht e bën evaziv autoritetin drejtues të gjithësecilit sepse gjithashtu roli  i `Autoriteteve të tjera` ndërhyn dhe pengon zhvillimin  Universiteteve. Pra ligji për arsimin e lartë duhet të jetë më i qartë dhe mëi saktë.

-Problemi i zgjedhjeve të Autoriteteve drejtuese dhe i zgjedhjeve në Universitete në përgjithësi por dhe i zgjedhjeve të pjesëshme. Në universitete në rastet kur nuk gjëndet autoriteti drejtues përkatës. Ligji për Arsimin e Lartë është difektoz në këtë aspet dhe ka patur ndërhyrje të shumta sidomos herën e fundit nga Vetë Rektirët për ta adaptuar Rregulloren e zgjedhjeve sipas dëshirës së tyre pikërisht sepse Ligji për Arsimin e Lartë për këtë problem është evaziv.

Duke qënë se janë Universitete Publike Ligji për Arsimin e Lartë duhet të jetë i qartë se kush mund të zgjidhet e kush jo, për sa kohë është mandate; Rregullorja e zgjedhjeve duhet bërë nga MASH dhe nuk është e nevojshme të bëhet nga Rektorët.

-Duhet përcaktuar me ligj se cili është dallimi i Shkollave të larta profesionale me Fakultetet, dhe se cfarë tituj Profesionale mund të merren , dhe nëse do të ketë kufirin deri tek Masteri professional apo deri tek Docentura nëse diplomantët e shkollës së lartë mundësohen si pedagogë ose lektorë,

-Duhet përcaktuar dhe saktësuar me ligj se cfarë quhen fakultete apo shkolla të larta jo-profesionale, cfarë dhe si mund të merren titujt. Duhet pa tjetër që kalimi nga një tiutl shkencor në një tjetër duhet stadartizuar dhe vënë afat i mjaftueshëm kohor minimalja 5 vjet.

Është e nevojshme që të mos ketë kategori të ndërmjetmë si Profesor i Asociuar, Akademik i Associuar, por tituj Profesor, Akademik, Doktor Shkencash dhe për shkollat Profesionale titulli më i lartë-Docent. Cdo Profesor i Associuar apo Akademik i Associuar që kalo 10 vjet me këtë titul automatikisht duhet të fitojë titullin Profesor dhe Akademik.

-Udhëzimet janë difektoze dhe duhen ri-bërë disa Udhëzime: për transferimin e krediteve, kur fillon ai, mund të transferohen tudentet që simestrin e parë të vitit të parë nëse janë kalues apo të transferohen pas 1 viti. Nuk ka Udhëzime të tilla nga MASH. Nuk ka Udhëzime për mbetësit në fakultete, për riporvimet se si duhet të rregullohen ato.

-Probleme Udhëzimeve jot ë sakta nga MASH veçanërisht ai i Udhëzimit tip ashtu si e ka Bolonja për dhënien e 22 provimeve është një handikap i madh për në Shqipëri. Ky nen i Udhëzimit duhet rishikuar: dhe për studimet Bachelor 3 vjeçar duhet të ketë numur fiks lëndësh që duhen dhënë të paktën 42 lëndë, dhe duhen dhënë me një provim të përgjithshëm me shkrim ose me Teza. Problemi i moduleve është i ezauruar. Në vënd të 22 provimeve - duhen dhënë cdo provim nga 42 provimet hipotetike. Ndoshta duhet futur provimi me gojë në rastin e riprovimeve.

-Në ligjin për Arsimin e lartë janë shtuar 31 nene për Mjekësinë. Ato janë nene të diskutueshme, por mendoj se është e domosdoshme ndarja e stafit të fakultetit të Mjeksisë nga stafi mjekësor dhe rivendsja disa neneve që nga koha e PPSH (sepse edhe ajo i huazoi nga Franca) duke e ndarë Përgjegjësin e Departamentit (ose më mirë shefin e Katedrës) nga shefi i shërbimit. Kështu shërbimi dhe stafi mjekësor do të punjë sipas punës dhe jo duke i patur të dyja dhe duke mos bërrë asgjë: as leksionet e praktikat dhe as punën mjekësore në pavion , por duke përfunduar në ndonjë klinikë private. Gjëndja në spitalin Universitar mbetët e rëndë pikërisht edhe për shkak të dyzimit të  detyrave.

-Duhet vendosur më Ligjin për Arsimin e Larte neni për plagjiaturat, në rastin e Masterit dhe Doktoraturave.

- Në Ligjin e Arsimit të Lartë mundon se kush është përgjegjës për kontrollin e Universiteteve dhe se deri ku shkon përgjegjësia dhe kompetenca e Rektorit dhe ku fillon Përgjegjësia dhe Detyra e MASH në drejtim të zbatimit të Ligjit, qoftë kur nuk ka, qoftë kur ka ankesa.

-Në Ligjin për Arsimin e Lartë duhen të ketë një nen për të  kufizuar hapjen e Filialeve dhe ndoshta disa filiale të Universiteteve publike duhen mbyllur sepse nuk mund të arrijnë cilësinë e dëshëruar të mësim dhënies dhe të pedagogëve me stash të gjatë akademik.

Në Ligjin për Arsimin e Lartë duhet ndryshuar hyrja e studentëve në universitet duke ri-futur provimet që të realizohen nga vetë Universitetet publike, për arsye se provimet e Maturës janë provime lirimi dhe nuk kanë të bëjnë me futjen në Universitet.

Provimet e Maturës gjithashtu kanë mangësitë e saj sepse Gjimnazeve nuk u janë vendosur pikëzim paraprak sipas cilësisë së gjimnazit prandaj për këtë arësye pikët më të shumta i kanë periferia  se sa gjimnazet e qyteteve gjë që është absurd, duke patur parasysh se mësuesit më të mirë dhe stafet më të mira të mësuesve janë në disa gjimnaze qytetesh kryesore.

Së fundmi, e Fundit por jo më pak e rëndësishmja. Jo shumë kohë më parë Republika e Kosovës me interesimin e vetë Kryeministrit Thaçi  për të siguruar një cilësi më të mirë mësim-dhënie,

-ka rritur pagat e pedagogëve të arsimit të lartë më një pagë mesatare 100 euro/muaj.

Është për tu habitur se si një shtet i krijuar në 2007 ka bërë këto hapa kaq të rëndësishme deri në 2013, kurse Shqipëria e ka lënë shtresën intelektuale në mëshirë të fatit duke u rritur rrogat sekretarve dhe administratës kursë shtresën më të kualifikuar dhe me të cilën krenohet Shqipëria (por edhe çdo vend që ka këtë shtresë përkatësisht) që pas vitit 1991, e ka lënë këtë shtresë pedagogësh në mëshirë të fatit, me disa përjashtime të pakta.

Le të shpresojmë se pavarësisht krizës ekonomike, rritja e rrogave të pedagogëve të arsimit të lartë, ashtu sikurse rritja e rrogave e gjyqtarëve, sekretarëve, administrates, nuk do të  dëmtojë ekonominë, përkundrazi. Kosova gjithashtu është në një gjëndje krize ekonomike dhe një papunësi të lartë, por shtresën e intelektualëve të zgjedhur si pedagogëët u a rriti rrogat. Përse në Shqipëri të mos ndodhë kjo çudi?

Të nderuar  qeveritarë dhe programues të Rilindjes: nëse nuk rritni rrogat e Arsimit të Lartë dhe të sistemit shëndetsor, duke i shoqëruar me masa të tjera manaxhuese e shtrenguese,- Shqipëria nuk hyn dot në BE.