Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Shqipëria e fjetur – Plaçkitja e thesareve nënujore

    Nga Alice Elizabeth Taylor

    Përgjatë regjimit të Enver Hoxhës, diktatorit brutal komunist të Shqipërisë, deti përbënte kufirin përtej; urdhrat ishin që të ekzekutohej kushdo që kapej duke bërë zhytje pa autorizim.

    Përshpejtojmë kohën 28 vjet dhe shohim ujërat e Shqipërisë të hapura për këdo: turistë, zhytës, të apasionuar pas aventurës, arkeologë, por edhe plaçkitës të dhënë pas grabitjes së thesareve të fjetura nën sipërfaqe. Ujërat e saj të pamata dhe të paeksploruara mbajnë në vete një numër të pallogaritshëm relikesh, që dëshmojnë për të shkuarën e larmishme dhe hera-herës të turbullt të vendit. Pjesë anijesh të fundosura, qeramika ilire, thesare të veshura me guaska, që ndryjnë të thëna e të pathëna për njerëzit që kanë përshkuar këto ujëra mijëvjeçarin e fundit e akoma më tutje në kohë.

    Arkeologu Neritan Ceka është ndër të paktët që po e ngre zërin për marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e trashëgimisë së paçmuar që dergjet nën ujë përgjatë bregut.

    “Një pjesë e madhe e kësaj pasurie gjendet në thellësi 20-30 metër, ku arrihet thjesht fare, pa pajisje të posaçme, dhe është zhdukur thuajse e gjitha, pa lënë asnjë gjurmë”, është shprehur ai në një intervistë së fundmi.

    Aty nga fillimi i viteve ’80, nën syrin vigjilent të lakejve të Enver Hoxhës, capak arkeologë të shoqëruar nga ushtarë u lejuan të zhyteshin atyre ujërave, me ç’rast Neritani pikasi për herë të parë se ç’xhevahire mbante shtrati i detit.

    “Kam parë pasuri të jashtëzakonshme, amfora, qeramika, objekte arkeologjike, që sot nuk gjenden më këtu. Skuadra zhytësish nga Evropa, po edhe nga Shqipëria, i kanë hyrë plaçkitjes në mënyrë barbare.”

    Fondacioni Detar RPM, me qendër në SHBA, ka kryer disa ekspedita gjatë dekadës së fundit, dhe ka zbuluar 40 anije të mbytura në ujërat fare pranë bregut. Ndër to ka anije që datojnë që nga shekulli i shtatë para erës sonë e deri tek ato më moderne nga L1B apo L2B.

    Mes objekteve të gjetura në skeletet e këtyre anijeve ka plot amfora romake, që i gjen në shitje në tregun e zi në Shqipëri edhe diku tek 100 eurot. Ato shfaqen me krenari edhe në shumë restorante luksi, ndërsa një pjesë tjetër dërgohen në Londër, apo në qendra të tjera të artit, ku nga duart e koleksionistëve të specializuar tërheqin shuma me katër, pesë, apo edhe gjashtë shifra. Zbulime të tjera të vyera kontrabandohen jashtë vendit dhe u shiten muzeve private apo koleksionistëve, duke bërë kështu që asnjë qindarkë nga fitimet të mos kthehet në vendin të cilit këto objekte i përkasin.

    Industria e artefakteve historike është në gjendje të nxjerrë deri në 4 miliardë dollarë fitime përçdovit, duke mos llogaritur këtu sa e sa miliardë të tjera që qarkullojnë në tregjet e fshehta të nëntokës.

    Ndër shembujt e dhunimit sistematik të trashëgimisë kulturore të nëndetit është anija austro-hungareze SS Link, që u pat mbytur pranë bregut të Shqipërisë në vitin 1918. Me fundosjen e anijes humbën jetën edhe 1.000 udhëtarët në të, por kjo nuk i sprapsi piratët, të cilët ia rropën objektet me vlerë për t’i shfaqur më pas në një muze në Austri.

    Përveç shitjes tek muzetë dhe koleksionistët, disa nga anijet e luftës së shekullit të 20-të po përdoren për çelikun me cilësi të lartë, pasi çeliku i prodhuar përpara përdorimit të bombës atomike nuk ka radioaktivitet, ndaj mund të përdoret për aparatura delikate mjekësore apo shkencore.

    E tillë anije është avullorja hungarezo-kroate Pozsony, që u pat fundosur shumë pranë bregut të Durrësit në vitin 1916. Kur u zbulua për herë të parë në vitin 2013 ishte krejt e paprekur, por pas tre vjetësh thuajse kurrgjë nuk kishte mbetur prej saj. I njëjti fat pllakosi edhe anijen nshëndetësore italiane Po, e cila u fundos në vitin 1941 pranë bregut të Vlorës. Trupi i saj kishte rezistuar në gjendje të shkëlqyer, kur u gjet filllimisht, por që atëherë është çmontuar fund e krye dhe objektet me vlerë si çanga, telegrafi, fenerët, dhe busulla janë zhvatur, teksa vlera e secilës shkon nga 5 mijë deri në 100 mijë euro.

    Edhe pse qeveria shqiptare çoç ka bërë ndonjë hap për të mbrojtur ç’fshihet në thellësi, shumëkush shprehet se kjo nuk mjafton dhe se tashmë është vonë. Në qershor 2018 u miratua një ligj që anijet e mbytura i klasifikoi si monumente kulture dhe vendosi kritere të forta për licencat për skuadrat e zhytjes. Edhe policia lokale po bashkëpunon me Interpolin për të gjurmuar dhe kthyer në vend artefaktet e grabitura, por teksa i shkruajmë këto nukse ka pasur ndonjë rezultat pozitiv.

    Çështja është se pikësëpari këto objekte nuk duhet të ishin luajtur fare nga vendi i tyre, dhe masat shtrënguese duket të ishin zbatuar prej kohësh për t’i mbrojtur reliket historike të Shqipërisë. Ai 30.000 euro buxhet vjetor që i ndahet arkeologjisë tregon qartë se historia, kultura dhe ruajtja e vlerave të tilla nuk kanë fort rëndësi në agjendën e qeverisë.

    Megjithë pasuritë e sigurta të paeksploruara nën valët e ujërave shqiptare, realiteti i trishtë është se një pjesë e mirë e tyre janë zbërthyer, grabitur, kontrabanduar mu nën hundën e qeverisë shqiptare. Me gjithë këto çelësa që do të kishin hapur dyer të së shkuarës, por që janë tashmë të humbura apo të shitura tek ofertuesi më i parë, nuk është për t’u habitur se pse shumëkujt nuk ia rrok mendja larmishmërinë e gjerë të prejardhjes së vet.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Shqipëria e fjetur – Plaçkitja e thesareve nënujore

    Nuk ngeli gje pa u plaçkitur ne ate vend ! Nuk do duhet shume me keto ritme qe ka nisur,do mjaftojne dhe nja tre-kater breza per ta kthyer ate vend ne shkretetire jo vetem natyrore por dhe materiale-historike.

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shqipëria e fjetur – Plaçkitja e thesareve nënujore

    Sipas artilkullit reliket nen uje nuk jane te gjitha me origjine shqiptare qe dote thote nuk reflektojne
    kulturen dhe origjinalitetin ne krijim nga shqiptaret.
    Shume prej tyre jane me origjine nga Roma dhe tregetare te huaj nga Europa dhe mbase dhe Turqi
    Greqi,Egjipt nje zot e di...dikur nuk ka pasur kufijte sic ka sot.
    Kjo te nxjerr ne konkluzionin qe nen uje gjendet nje konglomerat relikash qe i perkasin kulturave te ndryshme.
    Kulmi arrin kur keto relika I marrin neper duar mendjet e ndritura te arkeologjise dhe relikologjise lol
    shqiptare dhe mbajne fjalime dhe shkruajne per keto zbulime te vyera lol te Ilirise.
    Mund te genjejne kalamajte e fillores,eshte qesharake kur i shikon te flasin neper akademira dhe simpoziume
    per keto zbulime te kultures shqiptare.
    Pika qe su bie,e kam humbur komplet besimin te keto kerkusit e ashtuquajtur arkeologe dhe studiuse te akademise se Shkencave.
    Shume objekte antike qe gjenden sot ne muze ekspozita per iliret u perkasin artisteve romake dhe s'kane lidhje me iliret fare.
    Ato jane gjendur ne truallin shqiptar sepse jane sjellur nga tregetare romake dhe shitur shqiptareve si vepra arti.
    Fakti qe nje veper e lashte arti eshte zbuluar ne Shqiperi nuk do te thote qe ajo eshte krijuar nga shqiptar.
    Shteti mund te akordoje fonde punesoje pulumbare dhe nxjer me qindra objekte antike,por nuk do ishte e drejte qe komplet
    keto objekte te konsideroheshin art shqiptar.Duhet te tregosh ekspertize,kompetence shkencore dhe ndershmeri qe do te thote
    te tregosh pa anesi se kujt vertet I perkasin keto zbulime.Kush I ka krijuar?
    Shume nga keto zbulime etiketohen si thesare te kultures shqiptare per ti bere bust egos dhe kompleksit te krenarise kombetare.
    Neritan Ceka I konsideron objektet e lashta nen uje trashegimi shqiptare te kultures.
    Ai pa I pare fare ato pa I studiuar I ve emrin trashegimi e kultures shqiptare,,,,,,ne enderrat dhe egon e tij jane trashegimi kulturore shqiptare.
    Realiteti dhe e verteta eshte komplet dicka tjeter.
    Te ashtuquajturit personalitete te shkences flasin pa pergjegjsi……
    Nqs ti thua eshte trashegimi shqiptare,atehere fillimisht studioje dhe vertetoje shkencerisht qe jane krijuar nga shqiptare..
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 18-04-2019 më 00:08
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •