Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Aurel Plasari: Rama në aleancë me oligarkët, nuk mund të bashkëqeverisë me studentët

    Krye-i-paafti, që bën sikur qeveris, nuk të lë mundësi të heshtësh, të shtyn të flasësh e të shkruash. “Përgjigja ime”: poston Krye-i-paafti. Përgjigje kujt? Studentëve? Po pse: i kanë bërë gjë pyetje studentët? Studentët i kanë bërë kërkesa. Kërkesat atyre ose ua plotëson ose jo. Me karrema për “pyetje-përgjigje” nuk qeveriset. Dhe, meqë ra fjala, shkruhet “përgjigjja” dhe jo “përgjigja”.

    “Të bashkëqeverisim”: guxon e u thotë ky Krye-i-paaftë studentëve. Ka mësuar një term, “bashkëqeverisje”, që i duhet si shkop magjik për të magjepsur budallenj. Ç’ne studentët të bashkëqeverisin me të?! Mandatin për të qeverisur e ka kërkuar Krye-i-paafti, votat qytetarëve ua ka lypur, duke u puthur duart dhe ndonjë send tjetër, Krye-i-paafti. Jo studentët. Dhe votat për të qeverisur ia kanë dhënë Krye-të-paaftit, jo studentëve.

    T’u hedhësh studentëve karremin për t’i joshur si “bashkëqeverisës” nuk do të thotë veçse orvatje tinëzare për të ndarë dështimet me ta, kur nuk e kanë studentët përgjegjësinë për dështimet me radhë të gjata të qeverisë që Krye-i-paafti drejton. Të tjera detyra, të tjera ngarkesa kanë mbi vete studentët, kur duan ata edhe të tjera misione.
    Përkatësisht numrit të votave, Krye-i-paafti ka marrë mandatin për të qeverisur dhe prandaj e ka detyrë të dijë t’ua plotësojë studentëve kërkesat që i kanë bërë qeverisë që ai drejton. Është detyrë që e ka marrë përsipër vetë, duke e lypur, nuk ia ka ngarkuar kush me pahir.

    Mundet që unë të di diçka se si mund t’u plotësohen kërkesat studentëve, një më një, duke ruajtur njëkohësisht edhe ekuilibrin mes kërkesave të tyre dhe interesit publik të masës së qytetarëve, që nuk bën të cenohet. Por nuk kam kërkuar të qeveris, siç ka kërkuar tash e shumë mot zotëria e tij, ngaqë mendoj se bëj më mirë të tjera punë.
    Kur përmend ruajtjen e ekuilibrit mes kërkesave të studentëve dhe interesit publik të masës së qytetarëve, nuk llogaris entitetin e tretë, oligarkinë. Sepse kush qeveris në aleancë me oligarkë nuk mund të plotësojë as kërkesa të studentëve, – e shumta mund t’ia dalë t’i përçajë a t’i gënjejë ata, – dhe as të mbrojë interesin publik të qytetarëve.

    Oligarkët ka në “bashkëqeverisje”, nuk mund të ketë qytetarët, aq më pak studentët.
    Dhe, meqë këtu në Shqipëri shtiren kinse nuk e bëjnë dot dallimin e oligarkisë nga “sipërmarrësit”, ja një përkufizim bashkëkohor i oligarkisë së kohës sonë, siç mund të lexohet në librin që ndonjëherë e kam rekomanduar për lexim, “Përdhuna e të pasurve: Kronikë e një thyerjeje të stërmadhe sociale”, me autorë dy sociologë të ditëve tona Michel Pinçon & Monique Pinçon-Charlot (Paris 2013):
    “Kur të gjitha pushtetet janë në duar personash që mbajnë lidhje të ngushta dhe formojnë një grup de facto, mund të flitet për oligarki. Politika, sipërmarrjet, financa, mediat, tregu i artit kontrollohen prej agjentësh socialë që njihen mes tyre dhe e gjejnë veten si të tillë, në kuptimin që kooptojnë njëri-tjetrin në instancat ku ndodhen. Lidhjet janë familjare dhe rrënjosen nëpër kurse shkollore ose me prejardhje gjeografike të përbashkëta.

    Ideologjikisht të afërt, anëtarët e rrjetit kanë dalë nga i njëjti mjedis shoqëror. Fijet e endura mes tyre të kujtojnë një cergë merimange ose, më mirë, ato konstruksionet tredimensionale në të cilat të gjitha pikat vijnë e bashkohen me gjithë të tjerat”.
    Situata oligarkike në Shqipëri tanimë nuk është më çështje librash. Pra as teorish. Afërmendsh as postimesh të Krye-të-paaftit. Është trashja e një zullumi që, siç ndodh rëndom në histori, vjen momenti dhe provokon shpërthime: ato shpërthime që asnjë teori mandej nuk i shkoklon dot. Atëherë shteti bie copash, sepse nuk ka më as “të majtë” dhe as “të djathtë”, që ta mbajnë me paterica në këmbë.

    Në atë copëtim e sipër, në mëson historia, kthjellohet ndonjë pushtetar i çmeritur, si konti Witte kryeministër i Carit. Ky, në përmbysjen e 1905-s, aq e kishte humbur shqisën e realitetit sa shpallte se nëntë të dhjetat e popullsisë qenë çmendur, ndërsa një e dhjeta përbëhej prej idiotësh. Kur ia kam lexuar këtë më ka kujtuar pikërisht gjuhën e Krye-të-paaftit të Shqipërisë dhe pres ta dëgjoj të postuar edhe prej tij: 9/10 + 1/10.

    Aurel Plasari per Hashtag.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Aurel Plasari: Rama në aleancë me oligarkët, nuk mund të bashkëqeverisë me studentët

    E vertete,kush qeveris me oligarket nuk mund te qeverise me studentet dhe shtresat e tjera. Kjo eshte dhe merita e kesaj proteste qe u ka futur friken te gjitheve qe meren me politike sepse thjeshte kerkohet nje qeverisje ndryshe nga kjo e ketij tranzicioni 28 vjeçar.
    Se sa do kete sukses kjo proteste duhet pare si do perfundoj,dhe se sa mbeshtetje nga populli do kete dhe sa do ti rezistojne perçarjeve partiake...

    Problemi pastaj si gjithmone eshte se nga duhet filluar per te ndryshuar nje sistem te tille,dhe sido te jete duhet filluar nga njerez te rinj, njerez qe nuk e perdorin politiken si kariere pasurimi klanor e farefisnor...

    Megjithate sido qe te jete nje sukses kjo proteste e ka,ate qe tregoi se Mbreti eshte lakuriq. Krye-i-paafti nuk eshte dhe aq i forte se sa dukej...
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 09-12-2018 më 18:18

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Aurel Plasari: Rama në aleancë me oligarkët, nuk mund të bashkëqeverisë me studentët

    Te mendosh qe kjo vendosmeri te rinjsh « ngelsash » eshte duke vrare fjetjen dhe duke inkurajuar shtresat e shtypura per reagim.

    Uroj qe t’i shkojne deri ne fund sepse do jete nje standart qe s’do zhbehet me.
    Jane shuplakat e para qe po merr politika, disa kohe me pare ate studenten e ekselences Rama e nxirrte me bodiguarde duke e tallur nga salla, nderkohe sot iu pergjerohet per negociata.

    Pa e zgjatur, kjo rini ka sot mundesine ta trondisi sistemin.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Aurel Plasari: Rama në aleancë me oligarkët, nuk mund të bashkëqeverisë me studentët

    Te shikojme sa do zgjasi si proteste,aty do duket dhe forca e protestes...

    Ai pergjerimi si legen ishte fantastik,here te vinte me qesh e here te vinte pothuajse gjynaf se si katandiset njeriu;dukej sikur po bente autokritike perpara partise.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Aurel Plasari: Rama në aleancë me oligarkët, nuk mund të bashkëqeverisë me studentët

    Shuplaken e ketij rrebelimi studentesh nuk e mori vetem politika.

    Lakuriq doli media qe nuk transmetonte protesten. Lakuriq dolen te njejtet gazetare, analiste, qe flasin pernate para kamerave per cilesine e kollareve, per udhetimet neper bote, per ndryshimin e verave italiane me ato franceze nderkohe heshtin per protesten.

    Lakuriq dolen dhe keta nderkombaret qe na mbajne perdite seminare neper hotele me 4-5 yje, qe ndertojne vila si Vllahutini bashke me ndonje llogari neper parajsa fiskale. Keta lloj te huajsh qe na i paraqesin si Mesiah, qe i lejojne vetes te flasin me prepotence e arrogance per gjithçka, sot nuk japin asnje shenje jete.

    E gjithe kjo ushtri urrithash, hajdutesh, karagjozesh, sahanlepiresish, qe kishin kurajon ta perçmonin e ofendonin cilindo qe protestonte per padrejtesi, sot nuk kane kurajon t’i kundervihen te rinjve.

    Prandaj per te miren tone, kjo proteste duhet çuar deri ne fund, nese s’ndodh bumerang do na kthehet te gjitheve nga hienat e pushtetit..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Aurel Plasari: Rama në aleancë me oligarkët, nuk mund të bashkëqeverisë me studentët

    E vertete nuk eshte shuplake vetem per politiken por per te gjithe qe i sillen rotull saj.

    Ta çojn deri ne fund,ne qofte se me fund kuptojme diçka me te madhe se sa vetem kerkesat arsimore, se fundi eshte rrezimi komplet i sistemit qe eshte diçka e veshtire...por edhe sikur te fillohet nga dorheqja e Rames dhe qeverise nuk do ishte keq. Pra duhet te prodhoje diçka konkrete jo vetem thjeshte realizim kerkesash te studenteve,qe prap mundet te jete nje fitore por eshte fitore dhe per sistemin dhe qeverine.

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Aurel Plasari: Rama në aleancë me oligarkët, nuk mund të bashkëqeverisë me studentët

    Sikur vetem kerkesat arsimore te arrihen, prape tronditje sistemi mbetet. Shume rralle ka ndodhur qe kauza kaq te rendesishme te fitohen, sepse miklohen, perçahen, intimidohen apo blihen nga pushteti.
    Prandaj per momentin menjane doreheqjen e Rames dhe fokusimi te kerkesat e studenteve, qe i hapin rruge shume protestash te tjera legjitime, duke filluar qe nga Teatri, projekti i Unazes se Astirit, taksa e rruges se kombit etj etj..

    Nqs vazhdon ky trend, Rama bashke me ata qe aspirojne te qeverisin si puna Rames, do bihen vete!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Aurel Plasari: Rama në aleancë me oligarkët, nuk mund të bashkëqeverisë me studentët

    Gjeja e mire e kesaj proteste eshte sepse degjohet nga qeveria dhe ju plotesohen kerkesat dhe ketu eshte dallimi i kesaj qeverie me ate qe vrau 4 veta ne bulevard..

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Aurel Plasari: Rama në aleancë me oligarkët, nuk mund të bashkëqeverisë me studentët

    Qeveria flet perçart e ben nje vesh shurdh. Nje dite iu thote ngelsa, pastaj i therret per negociata, e ne fund ngrihet krye-kadriu duke i share te gjithe ministra, pedagoge, dekane, inspektore arsimi etj, se gjoja tek ata qendron problemi i situates alarmante ne arsim, pavaresisht se krye-kadriu eshte mburrur jo pak here se bem reformen ne arsim.

    Ndaj edhe studenten jane mosbesues Lazo dhe s’i kane pranuar as ballafaqimin krye-kadriut. Ata kane dal aty jo per te protestuar kundra historise, por kundra barres se rende financiare qe rilindja iu a ka thelluar te rinjve qe duan te studiojne!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Aurel Plasari: Rama në aleancë me oligarkët, nuk mund të bashkëqeverisë me studentët

    Duke pse e ke zakonin te genjesh dhe te shtosh gjera qe nuk jane thene, kush ka fol per negociata?
    Ke pare ti ne ndonje vend demokratit te zgjidhen hallet pa diskutime po vetem santazhe dhe propagande politike?

  11. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Aurel Plasari: Rama në aleancë me oligarkët, nuk mund të bashkëqeverisë me studentët

    O Lazo a ma gjen dot ku genjeva?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Aurel Plasari: Rama në aleancë me oligarkët, nuk mund të bashkëqeverisë me studentët

    Diten qe studentet ulen dhe bisedojne me Ramen eshte dita kur protestes i bie mbeshtetja nga populli.

    Dy gjera e bejne kete proteste nje proteste ndryshe nga protestat e tjera ;nje eshte mos pranimi i dialogut me Ramen dhe e dyta mos-pranimi ne proteste i PD dhe LSI. Po ra nje nga keto dy qendrime protesta pothuajse nuk ka me mbeshtetje.

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Duke_Of_Arberia (11-12-2018)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •