Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re,falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të Delaware SHBA

    Emisioni “Të Paekspozuarit”, ka arritur të zbulojë një mega skandal, lidhur me kompaninë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe. Kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998.

    Por, “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se ky dokument është i falsifikuar.

    Ne kontaktuam Departamentin e Shtetit të Delaware, për të vërtetuar autenticitetin e dokumentit që ka depozituar në Shqipëri, kompania offshore. Përgjigja që morëm prej tyre ishte shokuese.
    Ja cila është ajo:

    “Pas konsultimit me Departamentin e Korportave të Delaware, unë mund t’ju deklaroj se dokumentat që ju na keni dërguar, nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware.
    Nga të dhënat e gjurmimit të brendshëm, nuk u gjet asnjë dokument për vërtetimin e gjendjes së entitetin në Delaware të cilit i referoheni (Dunwell Haberman LLC), që të jetë lëshuar në datën ose rreth datës së shënuar në dokument.
    Për më tepër, vërtetimet për gjendjen e kompanive të cilat Departamenti i Korporatave lëshon, nuk kanë përmbajtje të njëjtë me dokumentat të cilat na keni dërguar.
    Gjithashtu, dokumentat që ju na keni paraqitur, theksojnë se Dunwell Haberman LLC, është krijuar në 25 Qershor 1998. Të dhënat e Departamentit të Korporatave, tregojnë se ky entitet është krijuar në 25 Qershor 2018, sipas të dhënave publike, bashkëngjitur kësaj letre.
    Datat dhe numrat e verifikimit, gjithashtu janë ndryshuar në disa vende në dokumentat që ju keni dërguar.
    Brenda mundësive tuaja, ju lutem më dërgoni informacion lidhur me burimin e këtij informacioni mashtrues. Faleminderit për kërkesën tuaj.
    Sinqerisht,
    Doug Denison
    Drejtor i Mardhënieve me Komunitetin
    Departamenti i Shtetit të Delaware “
    Njëkohësisht emisioni “Të Paekspozuarit”, i dërgoi Departamentit të Shtetit të Delaware, aktin e themelimit të kompanisë, dorëzuar në QKB-në shqitpare, ku sërish pretendohet se data e themelimit të kompanisë është 25 Qershor 1998.

    Përgjigja e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të Delaware, qe e njëjtë. Edhe ky dokument ishte falsifikuar.

    Akti i themelimit të kompanisë, i dorëzuar në QKB, i falsifikuar:

    Për të vërtetuar këtë fakt, zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware, i dërgoi emisionit “Të Paekspozuarit”, çertifikatën origjinale të themelimit të Dunwell Haberman, ku duket qartë se data e themelimit është pikërisht 25 Qershor 2018.

    Nëse i krahason dokumentat, ata janë thuajse identikë, me përjashtim të datës.

    Vini re se dokumenti origjinal, lëshuar nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware, konkretisht Divizioni për Korporatat, është depozituar në orën 11:37 të paraditës, në datën 25 Qershor të vitit 2018. Ndërsa në dokumentin e falsifikuar dhe të dorëzuar nga kompania offshore në QKB-në e Shqipërisë , figuron se depozitimi i dokumentit të themelimit është bërë në orën 11:37 të paradites në datën 25 Qershor të vitit 1998.

    I njëjti falsifikim është bërë në fund të dokumentit. Vini re se origjinali ka të shënuar si datë të themelimit të kompanisë vitin 2018, ndërsa dokumenti i falsifikuar mban vitin 1998.

    Ky falsifikim shokues, e ka ndihmuar kompaninë Dunwell Haberman, të fitojë lotin prej 18 milionë euro të tenderit për rindërtimin e Unazës së Madhe, duke krijuar imazhin e rremë se kjo është një kompani 20 vejcare dhe me eksperincë në projektet e infrastrukturës. E vërteta është se kjo kompani është themeluar në 25 Qershor 2018, vetëm dy muaj përpara zhvillimit të tenderit, pra qartazi, ajo është krijuar enkas për të fituar këtë tender.

    /TPZ.AL/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re,falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të Delaware

    Nje qeveri qe me teper harton konçensione sesa projekt-ligje, nuk ofron as 5 milion euro demshperblim per shtepite e banoreve edhe pse eshte duke vjedhur haptazi 25milion euro nga taksat tona per kete projekt!!!

    Te kontribuosh qe te te shembet shtepia, kjo eshte ajo qe po ndodh.
    Absurditet, çmenduri qe as ne afrike nuk konceptohet..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re,falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të Delaware

    ‘Shembull’ për tu marr në biznes, recepsionisti i një spitali privat fitoi tenderin 18 milionë euro te Unaza e Re. Emri

    Pas publikimit të fakteve për skandalin me tenderit korruptiv të Unazës së Re, zbulohen detaje të reja, për përfaqësuesin shqiptar, të firmës së huaj. Avdjol Dobi, 26-vjeçari shqiptar, përfaqësuesi ligjor i kompanisë “D Haberman”, e regjistruar në shtetin Dalaware, është “shembull çudibërës” se si falë përvojës së tij të vetme profesionale si recepsionist në një spital privat në Tiranë, ku gjatë dy viteve të fundit ka shërbyer si pritës e përcjellës i klientëve. ky djalosh, në emrin e të cilit është ngarkuar tenderi multi-milionësh, “gdhihet” si fitues tenderi me 18 milionë eurosh.

    Natyrisht, “suksesi” i Avdjol Dobi, përfaqësuesit të firmës “Dunwell Haberman”, e cila ka fituar tenderin 18 milionë eurosh për Lotin 1 të Unazës së Re, lidhet me faktin se ai ka qenë pjesë e stafit elektoral të Gjiknurit.

    Si përfaqësues i “Dunwell Haberman” në Shqipëri, Avdiol Dobi është pronari i DH Albania.

    Sipas dokumenteve të bërë publikë, të cilët i referohen Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania DH Albania është degë e kompanisë Dunwell Haberman, themeluar në shtetin Delwëere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të vitit 1998. Për këtë ajo ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaweare, Jeffrey Bullock, që vërteton aktivitetin e saj në këtë shtet dhe po ashtu dhe datën e themelimit 20 vjet më parë.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re,falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të Delaware

    Ne Shqiperi, eshte vjedhur po vidhet dhe me shume propabilitet do vidhet akoma edhe ne te ardhmen,por nje vjedhje te tille nuk ka bere vaki. Nje vjedhje,te tille, ku mashtrohet me letra fallco ne regjistrim dhe kur ne tender dalin kompani vetem si numer (ku nuk ben oferte per te fituar tenderin) tregon se ne çfare pike ka aritur degradimi i sistemit.Degradim ku dhe ata qe vjedhin si edhe ata qe duhet te kontrollojne vjedhjet nuk kane as nje minimum frike,as nje minimun pergjegjsie. Ne nje vend tjeter,te pakten edhe per te mbuluar skandalin do kishim nja 10 a 15 te arrestuar.
    Edhe pastaj thone ;jo po bejme shtet,jo po bejme reformen ne drejtesi !

    Pritej,simbas llogjikes,qe te pakten ne vjedhje te kishte nje evolim gjate ketyre 25 viteve. Pritej qe vjedhja te behej me e sofistikuar edhe me e fshehte,pritej njefare evolimi edhe ne kete fushe (fushe qe perfaqson pothuajse se 80 % te ekonomise si shume),pritej qe mos vidhej keshtu hapuar fare. Dhe ne fakte njefar evolimi nga e kaluara ka ;asnje nuk ka frike me nga vjedhja sepse vjedhja sa vjen e po behet sistem. Nje sistem ku po mos te ishte vjedhja nuk do kishim asgje qe ndertohej.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re,falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të Delaware

    Pesë orët e studentëve që rrëzuan 5 vitet e Rilindjes

    Eshtë hera e parë në këto 5 vite që levat mediatike dhe veglat propagandistike të Edi Ramës,
    kanë heshtur me bisht ndër shalë përballë protestës së mijëra studentëve, që tashmë e kanë
    shpalosur në rrugë të vërtetën therrëse të një vendi në mjerim, që ato me aq zell janë munduar ta
    fshehin nën dritat e rreme të Rilindjes, batutave bajate të kryeministrit apo kasetave të montuara
    të lalës.

    Sot, të gjithë kurrizshtrembëruarit nga përulja e shërbimit, kanë heshtur.

    I gjithë vetmohimi disa vjeçar për të mbuluar skandalet korruptive, vjedhjet spektakolare, kanabizimin e
    vendit, lidhjet me krimin e organizuar, me ngjyrat e spoteve 3D dhe akuzat ndaj opozitës, është
    tretur brenda harkut kohor të disa orëve. Studentët në rrugë janë sot Shqipëria e vërtetë.

    Pati tentativa në ditën e parë për ta skualifikuar edhe këtë protestë si të mëparshmet. Diversionet
    tipike se aty përsëri ishte opozita dhe jo stundetët; përçarja emblematike e llojit ngelës dhe
    ekselentë, shpellarë dhe qytetarë; pastaj zbythja tinzare dhe maska e tolerantit që zëvendëson në
    sekondë, sipas nevojës, atë të arrogantit; të gjitha këto taktika meskine dështuan përballë lumit të
    protestës. Sepse ajo është reale, e vërtetë, e natyrshme, shprehje e një revolte që ka mbërritur
    kulmin dhe, si e tillë, e bën zero edhe propagandën më të sofistikuar.

    Prandaj edhe ata që janë të gatshëm t’i gjenden shefit të madh sa herë është në hall, sot kanë heshtur. Veshët dhe sytë e shqiptarëve kanë shpëtuar nga neveria e stilit erionveli që shumëfishohet nga përfituesit e
    pushtetit. Protesta e studentëve jo vetëm i ka çarmatosur nga demagogjia dhe mashtrimi i shpifur,
    por edhe i ka trembur.

    I ka trembur sepse i ka goditur pikërisht në momentin kur besonin plot arrogancë dhe vetësiguri
    se mund të bënin çfarë të donin dhe nuk i jepnin askujt llogari. Se mund të merrnin vendime për
    3 milionë njerëz, pa e përfillur aspak mendimin e tyre. Se mund t’i bënin paratë e shqiptarëve
    rrush e kumbulla, nëpër shatërvanë, veliera, gurë e shkurre thjesht me argumentin se kështu na
    duket ne më bukur. Se mund të shembnin stadiume, teatër, trashëgimi qindra vjeçare, shtëpi
    fukarenjsh, për të ngritur kulla sepse kryeministri kishte marrë votat e shqiptarëve dhe mund të
    bënte çfarë të donte. Madje edhe t’i ngrinte ata që e kishin votuar e me detyrim t’i çonte të bënin
    analizat sepse kishte menduar se disa dhjetra milion euro i rrinin mirë një mikes së tij
    biznesmene.

    Kryeministri dhe organizata e Rilindjes, ndjenin se kishin fituar fuqinë që të drejtën e popullit
    për të qenë i përfaqësuar në një sistem demokratik liberal, t’ia delegonin banditëve, trafikantëve,
    vrasësve e përdhënuesve që i ulën në Kuvend. Këtë të drejtë ua falën edhe injorantëve, gdhëve e
    dallkaukëve që sot drejtojnë qytetet kryesore të Shqipërisë. Këta të organizatës vendosën edhe
    për taksat, tarifat, gjobat, çmimet e energjisë, të ilaçeve, karburantit, rrugëve, spitaleve,
    shkollave, pa pyetur kurrë grupet e interesit, sindikatat apo përfaqësuesit e shtresave të
    popullsisë. Duke e deformuar kështu demokracinë nga vendimarrja përfaqësuese tek vendimarrja
    vertikale, pa asnjë lloj ndërmjetësimi.

    Këto deformime u kamufluan për vite me radhë nën zhurmën e shfaqjeve populiste si ndarjet e
    tapive apo skeçet e bashkëqeverisjes. Në disa raste ato iu mveshën aleatit në qeverinë e mandatit
    të parë dhe në raste të tjera, kur tepsia u mbeti e gjitha në dorë, u kapërcyen duke u marrë me
    opozitën. “Shikoni kë keni përballë, doni prapë Berishën dhe Lulin, ata janë të paaftë, ata nuk
    fitojnë dot”, përsërisnnin solistët e Rilindjes dhe kori i laraskave mediatike që çukiste thërrimet
    nga orgjia e pushtetit.

    Dhe, kur ndiheshin më të sigurtë se kurrë (me një opozitë të fjetur apo të kapur, me media të
    blera ose media kazan, me njerëz të frikësuar që donin vetëm të iknin, me protesta që shuheshin
    pa lindur mirë) në rrugë u dolën studentët.

    Protesta e studentëve sigurisht nuk ka lidhje thjesht me tarifat e Linditës apo reformat e Edit. Ajo
    mbi të gjitha është një lëvizje në emër të atyre që sot nuk janë të përfaqësuar nga pushteti që
    kanë zgjedhur me votë. Të atyre që ndihen të margjinalizuar dhe pa asnjë vlerë edhe kur merren
    vendime që prekin direkt jetën e tyre. Të atyre që janë të tradhëtuar në besimin e tyre se një ditë
    Shqipëria do të ndryshonte.

    Kjo protestë është një detyrim i fëmijëve për t’u kthyer prindërve të tyre krenarinë e munguar
    dhe dinjitetin e lënduar. Dikur e pranuan nënshtrimin nga dhuna e diktaturës, tani po pranojnë
    përçmimin nga nevoja për të mbijetuar, kjo është drama e dy brezave që studentët sot mund ta
    thyejnë.

    Ata i kanë parë familjet e tyre që nuk bëzajnë nga frika se humbin vendin e punës, që
    ulin kokën sa herë u ngrihen çmimet bashkë me taksat, që preferojnë t’u japin fëmijëve tesera
    partie për të blerë të ardhmen, që mezi mbyllin muajin dhe janë të detyruar të dëgjojnë 10 orë në
    ditë kryeministrin që flet për rritje ekonomike, që i kap ankthi kur kanë një sëmundje dhe duhet
    të durojnë edhe kasetat e lejfenit që tregon lumturinë e qytetarëve që u gëzohen dritave dhe
    qofteve të krishtlindjeve.

    Protesta e studentëve është për të gjitha këto.

    Dhe edhe nëse nuk e kuptojnë, organizata dhe veglat e saj mediatike, e ndjejnë, se ajo që po ndodh këto ditë nuk është çështje pagese për provimet e mbartura, por çmimi që pushteti duhet të paguajë për mbrapshtinë me të cilën ka
    drejtuar vendin.

    Prandaj nuk flasin dot më, as me kaseta, as me biçikleta, as me pirueta e as me
    video selfie. Prandaj ajo që ka nisur nuk ndalet dot as nga zemërgjerësia e Linditës dhe as nga
    dëshira e Edit për të qenë prapë student protestues. Sot ata janë lënë vetëm edhe nga ata që
    paguhen për t’u bërë shoqëri në ditë të këqija. Dhe është vetëm dita e tretë…

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re,falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të Delaware

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne Shqiperi, eshte vjedhur po vidhet dhe me shume propabilitet do vidhet akoma edhe ne te ardhmen,por nje vjedhje te tille nuk ka bere vaki. Nje vjedhje,te tille, ku mashtrohet me letra fallco ne regjistrim dhe kur ne tender dalin kompani vetem si numer (ku nuk ben oferte per te fituar tenderin) tregon se ne çfare pike ka aritur degradimi i sistemit.Degradim ku dhe ata qe vjedhin si edhe ata qe duhet te kontrollojne vjedhjet nuk kane as nje minimum frike,as nje minimun pergjegjsie. Ne nje vend tjeter,te pakten edhe per te mbuluar skandalin do kishim nja 10 a 15 te arrestuar.
    Edhe pastaj thone ;jo po bejme shtet,jo po bejme reformen ne drejtesi !

    Pritej,simbas llogjikes,qe te pakten ne vjedhje te kishte nje evolim gjate ketyre 25 viteve. Pritej qe vjedhja te behej me e sofistikuar edhe me e fshehte,pritej njefare evolimi edhe ne kete fushe (fushe qe perfaqson pothuajse se 80 % te ekonomise si shume),pritej qe mos vidhej keshtu hapuar fare. Dhe ne fakte njefar evolimi nga e kaluara ka ;asnje nuk ka frike me nga vjedhja sepse vjedhja sa vjen e po behet sistem. Nje sistem ku po mos te ishte vjedhja nuk do kishim asgje qe ndertohej.
    Drama mbrenda drames jane ata mijera qytetare qe do mbesin pa shtepi, qe i etiketojme si shpellare, qe i vejme nje kryq te kuq para deres sikur te jene kafshe e jo njerez..

    Vjedhja ne kete rast eshte njera ane e medaljes, por jo me problematikja..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •