Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 42
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Greva në dukje e papritur dhe jo normale e studentëve të disa fakulteteve të Universiteteve Politeknike, të Tiranës, Universitetit Mjekësor, Universitetit të Kamzës, e ndonjë tjetri publik, për probleme të përmirësimit aktivitetit të tyre mësimor, të kushteve të jetesës në konvikte, dhe për heqjen e tarifës së Riprovimeve ngjalli jo vetëm kureshtje por edhe shqetësim në opinionin public në Tiranë dhe në vënd..
    Të Tre Kërkesat e tyre të shkruara me shkrim dore paraqesin shqetësimin të cilat MASR duhet ti zgjidhë në bashkëpunim me Universitetet publikëe dhe ato private duke patur parasysh që në Senatet e këtyre Universiteteve ka përfaqësues të studentëve të cilët sot duhet të kishin paraqitur kërkesat përkatëse të studentëve bazuar në Universitetetqë kanë bërë grevën, por fatkeqësisht asnjë kërkesë nga Këshillat Studentore të studentëve të Universiteteve Publike përkatëse nuk ka. VKM ka dalë që mnë Maj dhe asnjë nga Këshillat studentore nuk ka bërë ndonjë kërkesë as për Tarifën dhe as për përmirësimin e kushteve në Konvikte apo për përmirësimin e kushteve të Leksioneve, Seminareve dhe Praktikave Mësimore. Kjo ngre një hije të qartë dyshimi se demostrimi i studentëve në dhjetor, pesë muaj pas daljes së VKM Nr. 288, tregon se demostrimi dhe greva e studentëve është e manipuluar nga disa Politikanë të korruptuar të LSI ndoshta dhe të PD
    https://ëëë.balkanëeb.com/live-stude...et-per-mediat/.
    Shihet qartë se VKM - Vendim Nr. 288, datë 21.5.2018 në pikën 4 thotë: Pika 4. ``Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studime``t.
    Kërkesa për anulimin e kësaj pike është e pabazuar, sepse mbetësit në një ose më shumë lëndë duhet të paguajnë Riprovimin për arësye se kështu motivohen që të studjojnë, dhe të mos mbesin dhe kjo Tarifë egziston dhe në të gjitha Universitetet Publike dhe Private në të gjithë botën.
    Përse duhet të bëjë përjashtim Shqipëria?
    Nëse bëhet fjalë për të ulur nivelin e pagesës për Kredit nga 600 lekë të reja në më pak p.sh. se 300 lekë të reja për Kredit ECTS, atëhere shumë mirë. Le të ulen dhe të diskutojnë uljen por jo heqjen e Tarifës. Të gjithë paguajmë Taxat, edhe Studentët e Shkollave të Larta duhet të paguajnë. Nuk ka Shkollë ë Lartë falas në asnjë vënd të Botës. Shkolla falas janë Shkollat Elementare, dhe pjesërisht ato të të mesme bazuar në lëndë të veçanta.
    Shkolla të Larta Falas ka deklaruar vetëm Lenini kur debatoi në vitin 1922 për Hapjen e Universiteteve të cilat i quajti `Universitete të Punëtorëve dhe të Fashatarëve`. Ky element social është plotësuar nga Bota Perëndimore dhe ajo e `Botës së Tretë`, por Tarifat mbeten.
    Problemi i Dytë ai i përmirësimit të Kushteve në Konvikte është i drejtë, por Problemi i Konvikteve mbetet i pranishëm vetëm në Tiranë, sepse shumica e Universiteteve Private dhe Publike në Tiranë dhe në Rrethe e kanë zgjidhur duke marrë më qira apartamente deri në momentin kur Universtetet përkatëse të kënë mundësinë që të ofrojnë kushte të mira në Konvikte. Madje duhet të them që Konviktet në Tiranë nuk duhet të egzistojnë deri sa Fondet e Universitetit publike nuk mjaftojnë.
    Së Treti studentët nuk thanë asnjë fjalë në të gjitha tubimet e tyre për përmirësimin e Praktikave , Laboratorëve, madje dhe të kushteve të punës për Pedagogët dhe Rrogat e tyre, dhe kjo është një minus i madh për këta student të cilët dalin rrugëve duke lënë mësimin pikërisht për tu bërë mashë apo levë e tjetër kujt të cilit i interson anarkia dhe destabilizimi i vëndit. MASR duhet të jetë fleksibile ndaj këtyre këresave.
    Le të lëmë anën teknike dhe të hidhëmi tek thelbi i çështjes. Përse Studentët bëjnë tubimë, greva dhe demonstrata pesë muaj pasi VKM ka dale, duke mos bërë asnjë ankesë me shkrim apo Kërkesë nëpërmjet Këshillave studentore?
    Kjo nuk do shumë mënd po të shohim se Universitetet publike më të korruptuara publike në vënd janë Universitetet e Tiranës dhe të Kamzës, përfshi dhe atë të Elbasanit, dhe kuptohet fare lehtë që studentët mbetës janë më të prirur që të përdoren nga politikanët më luftën politike kundër vendosjes së ligjit dhe të Vettingut.
    Kjo e bën protestën e Studentëve të dyshimtë dhe aspak studentore, por politike e të nxitur nga kolona të caktuara politike si ato të LSI dhe të PD të cilat përdorin këtë element proteste për të nxitur destabilizimin sepse mesa duket , protestat e studentëve kanë marrë ngjyrosjen politike.

    Vazhdimi i protestave tregon fare qartë përdorimin e këtyre studentëve mbetës për arsye politike me qëllim të mbajtjes së rritur të tensionve politike, pas përfundimit të problemeve me banorët e Astirit.
    Përdorimi i studentëve kryesisht atyre që janë prapambetës në këtë mënyrë duke i ngritur në protesta me kamuflazhin e problemeve studentore në një kohë kur kërkesat e tyre janë tërësisht të rregullueshme përfshi dhe VKM Nr.288 pika 4 e cila nuk duhet anulluar - por korrigjuar.
    Shpresojmë që studentët të kuptojnë djallëzinë e disa politikanëve të korruptuar të cilat kërkojnë të përdorin Studentët për të zgjidhur hallet e tyre duke hedhur gurin e duke fshehur dorën.

    priftipirro2017@gmail.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Shkolla duhet te garantoje dy gjera ;cilesine dhe barazine. Shkolla po nuk vleresoj te aftin dhe po nuk i dha mundesi te barabarta te gjitheve per tu "ngritur" si shkalle ne zhvillimin e shoqerise ose ajo qe quhet "ashensori social" nuk eshte se sherben dhe aq shume jashte ketyre dy pikave. Dhe duam apo nuk duam,sidomos ne shtetet e varfera, shkolla behet vetem me politika e para shteterore,ku duhet ti garantohet arsimi falas te pakten studenteve me te mire dhe sigurisht edhe atyre qe nuk kane mundesite.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Arsimi publik eshte quasi-falas ne vendet kryesore perendimore. Rreth 100€-200€ eshte shuma vjetore qe paguan nje student ne universitet, i cili ne varesi te te ardhurave te prinderve subvencionohet nga shteti me nje shume vjetore afro 1500€-3000€.

    Garantimi i shkollimit perveç se detyrim eshte edhe domosdoshmeri per te ardhmen e çdo vendi.
    Madje ne vend qe debati per arsimin te fokusohej tek permiresimi i cilesise, sot ka degraduar nese nje student qe ka 1 apo disa lende per vjeshte, duhet te hapi kuleten ose ta rifilloj vitin nga e para.

    Jane keto arsye qe nder te tjera, sjellin nje zinxhirr shkak-pasojash qe detyron jo vetem studentin te emigroje per nje arsim e trajtim me dinjitoz, por edhe prinderit qe duan te shkollojne femijet e tyre.

    Ky eshte problemi real dhe jo binomi i partis iks me ate ypsilon, qe nje militant i zellshem si shoku Pirro, i ka shume per zemer...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Uroj qe studenteve tu plotsohen kerkesat nje ore e me pare.

    P. S.:
    Kjo protest na jep shprese te gjitheve. Me dha nje ndjesi qe ai vend esht akoma gjalle.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Për ditën e tretë radhazi studentët vijojnë protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me përgjysmimin e tarifave dhe përmirësimin e kushteve.

    Një student me megafon lexoi emrat e pedagogëve që ata i denoncojnë se marrin lekë për provimet.

    Madje ngjitur me emrin ata kanë vendosur dhe shifrën që duhet paguar që variojn nga 100- 1000 euro.

    "Pedagogë të korruptuar jeni murtaja e shoqërisë" - thërrasin studentet

    Thanas Xhillari 500-1000 euro FSHN

    Petro Zoto 150 mij lekë deri në 2 mungesa

    Andon Kume 1500 euro lënda UAMD Durrës

    Universiteti Arteve 4000 mijë euro fitim konkursi

    Gasper Kokaj 250 euro provimi Juridiku Shkodër

    Kristaq Kikina 200 euro petagog Gjirokastër

    Shkëlqim Hidri 250 euro Gjirokastër

    Arben Bocari UBT 100 mijë lekë provimi i matematikës

    Nirvana Shkëlzeni 300 euro 2 provime në Elbasan

    Uk Bucpapa 50 mijë lekë Gjuhët e Huaja

    Arjana Fejzo 5000 lekë për të kaluar UBT

    Kledi Xhaxhiu 500 euro kimia FSHN

    Alketa Lame 150 euro kimia FSHN

    Sabri Hoxha 100 euro provimi te mjekësia

    ORANEWS

    -------------------
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    SERAFIM DILO (08-12-2018)

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    E vertet Skender keto protesta japin shprese. Nuk i dihet si do perfundoj si proteste por te pakten theu nje tabu ate qe tregoj se ka jete edhe jashte partive te politikes.

    Pastaj kjo lista e profesoreve hajdut eshte fantastike fare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 08-12-2018 më 08:53

  9. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    8 dhjetor 1990. Studentët kërkonin një Shqipëri si gjithë Europa, me një sistem kapitalist.
    8 dhjetor 2018. Studentët kërkojnë rikthimin e sistemit komunist, pa taksa dhe tarifa, ndryshe nga Europa!!!!

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Eshte disinformim te thuhet qe Europa e ka arsimin me taksa dhe tarifa dhe eshte turp te krahasohet sistemi i arsimit te Shqiperise me ate te Europes,jo vetem nga ana cilesore por nga ajo financiare qe eshte me vite drite larg...

    Boll me kete budallikun qe kur duhet te vidhet meret si justifikim sistemi komunist... se as edhe ne komunizem shkolla ishte falas sepse "paguhej" nga i gjithe populli.Nuk ka gje publike falas,rrogat,shpenzimet-financimet publike ose nga tarifat o nga taksat do dalin.

  11. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Ngjashmeria e dy dhjetoreve eshte fakti se Shqiperia atehere ishte vendi me i varfer i globit, e sot me i varferi i Europes!!!
    20 vjet me perpara te rinjte kerkonin lirite e munguara, 20 vjet me pas te rinjte kerkojne lirite e zaptuara me ligj!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Ngjashmeria e te dy dhjetorave eshte fakti qe si atehere e si tani ka aritur aty ku nuk mban me... sidomos nga ana ekonomike.
    Dhe kjo eshte diçka shume negative sepse na ben nje popull shume "materialist" ;ngrihemi vetem kur na mungon buka.

  13. #12
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Sero,

    I gjati i ka ftu per dialog.
    Ti a mendon se duhet te pranojn?

    Un jam pro. Sepse nuk esht i gjati qe i fton ne fakt, por kryeministri, atje pastaj t'ja numerojn tak e tak e tak...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Sero,

    I gjati i ka ftu per dialog.
    Ti a mendon se duhet te pranojn?

    Un jam pro. Sepse nuk esht i gjati qe i fton ne fakt, por kryeministri, atje pastaj t'ja numerojn tak e tak e tak...
    Nuk ka pse te pranojn dialog sepse dialogu ne kete rast i sherben vetem Rames. Sa me pa kompromis te jete protesta aq me shume do fitojne dhe vet studentat. Deri tani studentet kane vendosur kushtet e tyre Rama te shprehet keto realizohen ose keto nuk realizohen dhe pike,nuk ka pse kerkon dialoge dhe pazare te tjera per te zbehur dhe perçare protesten.

    Ne qofte se studentet duhet te shkojne per dialog me Ramen duhet te shkojne me nje kerkese te vetme ;dorheqjen e Rames nga qeveria.

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Nje kerkese kisha, po pati mundesi,se e kerkova por nuk e gjeta,(se edhe nuk di se si kerkohet..) ka hapur dikur Pirro ne mos gaboj nje teme per reformen ne arsim,do ishte interesante sot ta lexonim shkrimin e Pirros. Po mori ndonjeri mundimin ta gjej e ta ripostoj nuk do ishte keq...flm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 10-12-2018 më 20:56

  16. #15
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Ne sot jemi perballe nje situate jo-normale qe sigurisht nevojitet dialog per te dalur nga kriza.
    Mirepo dialog vetem nese shfuqizohet ligji per arsimin! Se reforma aktuale arrnon ketu e gris atje eshte bere.
    Eshte folur kaq shume sa s’ke ç’te shtosh me teper.

    Personalisht me dhimbsen studenten ne nje pike: i paguajne te gjoret pafund shtetit, qe me diplomen e republikes se Shqiperise te behen argate pjatalares te Italise e Anglise.
    Ndaj keta te rinj kane sot mundesine e arte ta permbysin kete trend!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  17. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Miratimi i Ligjit të Arsimit të Lartë në Parlment është një hap përpara në reformimin e Universiteteve dhe shkollave të larta, është një hap i domosdoshëm për tu ndarë nga e kaluara dhe për të ndërtuar një strukturë universitare me standarte bashkëkohore e të njëjta me universitetet publike dhe private të BE.
    Arsyeja që më bëri të rishkruaj edhe një herë në përkrahje të Ligjit të ri për Asimin e Lartë është për të spjeguar se përse kundërshtimet ndaj këtij Ligji nga ana e disa pedagogëve nuk janë aspak profesionale, por në fakt kanë një prapavijë që synon mbajtjen e një status quo-në korruptive që vazhdon për një kohë të gjatë, pikërisht sepse ligji i vjetër jo vetëm ishte me mangësi të theksuara dhe i ndryshuar disa herë në mënyrë klienteliste, por edhe se përfituesit-klientë që në fakt janë po këta pedagogë e profesorë,- kanë vite të tëra në drejtim të universiteteve dhe kanë shkelur me të dy këmbët çdo aspekt ligjor dhe nënligjor, duke dëmtur rëndë nga ana akademike katër elemtentë bazë të arsimit të lartë:
    -cilësinë e mësimdhënies (mungesa në leksione, leksione të cunguara, programe difektoze
    dhe aspak të standartizuara, tekste mesimore të pamiratuara nga një Këshill botuesi universitetit),
    -laboratorët (për shkak të mungesës së projekteve cilësore për përmirësimin e laboratoreve aktuale dhe për krijimin e laboratorëve të rinj),
    -Praktikat mësimore dhe profesionale (për shkak të mungesës së Marëveshjeve ndërministërore
    për realizmin e këtyre praktikave),
    -mungesa e autonmisë universitare për shkak të drejtimit autokratik të Rektorëve, Dekanëve dhe
    P.Departamenteve që kanë qëndruar më shumë sa afatet kohore të përcaktuara me ligj pikërisht sepse u manipulua me ligjin e kaluar.
    Nga pikpamja politike, kundërshtimi i Ligjit të Arsimit të Lartë nga ana e opozitës është gjithashtu jo korrekte, pikërisht se ka qënë kjo opozitë dikur në pushtet që ka ndryshuar apo më mirë përmirësuar Ligjin e vjetër të 2007 rreth 3 herë, dhe pikërisht duke bërë dy gabime të rënda politike , gabime të cilat kanë dëmtuar rëndë drejtimin e Universiteteve Publike sepse me zgjatjen artificiale dhe klienteliste të qëndrimit në drejtim të drejtuesve aktualë, i kthyen këta drejtues (që janë aktualisht ë drejtim akoma), praktikisht në pronarë privatë të këtyre Universiteteve Publike, dhe duke dëmtuar rëndë autonominë Universitare.
    Së dyti nga ana politike po kjo opozitë, nëpërmjet bërjes së ligjit të vjetër më 2007 dhe tre përmirësimeve (ndryshimeve) deri në 2013, me bërjen e nën ligjeve dhe udhëzimeve të paqarta dhe kontradiktore kanë shkaktuar jo pak probleme në drejtimin e Universiteteve, në fitimin e titujve akademikë pa kritere, në mungesën e projekteve, në mungesën e kontrollit dhe të marrjes së masave nga ana e M.A.SH-it ndaj Universiteteve publike, etj.
    Pra miratimi i Ligjit të Ri për Arsimin e Lartë është pritur jo vetëm me interes por edhe me shpresë për të dalë nga bataku i shkeljeve të vazhdueshme dhe të keqmanaxhimit të drejtuesve aktualë të universiteteve publikë (sepse universitetet privatë kanë të paktën një manaxhim shumë më të mirë se sa publiket, dhe kanë qënë nën një kontroll më të rreptë financiar dhe akademik).
    Është pritur me interes dhe me shpresë nga shumica e pedagogëve , kjo nuk ka dyshim, sepse për herë të parë u realizua një ligj i cili priti 18 muaj për tu miratuar në Parlamentin shqiptar, pasi u konsultua, u morën vërejtjet përkatëse, u përzgjodhën sygjerimet më të mira dhe u plotësua për tu miratuar një Ligj i cili na afron shumë të paktën nga ana teorike (sepse do të shohim zbatimin), me standartet e vëndeve të BE, Anglisë dhe SHBA-ve, duke krijuar mundësitë më të mëdha për një reformë cilësore në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, përmirësimin e laboratorëve, realizimin e projekteve përkatëse dhe më të dobishme në mënyrë që studentët të kënë një mundësi më të madhe për tu aftësuar dhe përtë marrë informacionet më të përditësuara për programet dhe kurrikulat për të cilat ata kanë përzgjedhur.
    Probleme të mëdha të ngelura nga e kaluara mbetej dhe mbetet akreditimi i universiteteve publike dhe atyre private, si dhe shpërndarja më e mirë e studentëve fitues si në programet e universiteteve publike ashtu dhe në ato private, sepse deri tani studentët më të mirë shkonin në Universitetet publike.
    Pikërissht këtu duhen parë arsyet se përse disa individë pedagogë vazhdojnë të cysin dhe të thonë të pavërteta për Ligjin e Ri duke natemuar apo duke luajtur rolin plakave magjistare në paralajmërimet e kobshme dhe aspak profesionale.
    Dihet që neni 112 për problemin e shefave të shërbimit mjekësor duhet të rregulluar duke e ndarë shefin e shërbimit nga Përgjegjësi i Departamentit, por këto mund të bëhen me Udhëzime, ndërsa përshkrimi specifik i punës së shefit të shërbimit dhe i përgjegjësit të departamentit duhet të bëhet përkatëisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit.
    Përa i përket Kapitullit 12 nuk kam se çfarë të them më tepër se sa Kyreministri i vendit, duke patur parasysh se ky kapitull është cilësor të cilin e kundërshtojnë disa nga këta pedagogë vetëm për shkak të raportit të përqindjes në Komisionin përkatës në favor të komisionerëve nga ana e administratës se sa ato pedagogëve. Por kjo mendoj se nuk përbën një problem për të cilën duhet anatemuar.
    Sidoqoftë arsyet se përse disa nga këta pedagogë kanë një kohë të gjatë që bërtasin dhe ulurasin madje duke bërë dhe shkrime me tituj aspak të denjë për një pedagog, është se këta njerëz i kanë patur mundësitë të japë sugjerimet dhe vërejtjet e tyre por nuk i kanë bërë ose kanë dalë në tv private dhe kanë bërë kritika aspak profesionale; gjithashtu vetëm janë mjaftuar me kritika të aspektit të justifikimit politik, gjë që nuk sqarohet aspak problematika në diskurset e ndonjërit nga këta pedagogë.
    I vetmi argument që mund të justifikojë kundërshtimet e tyre ndaj Ligjit të ri, që mund të justifikojë përfshirjen e disa studentëve me disa parrulla qesharake para parlamantit, që mund të justifikojë shkrimet aspak profesionale por vetëm dis-informuese, që mund të justifikojë përpjekjet për të detyruar median dhe publikun për drejtësinë e argumenave të tij, është - varësia dhe servilizmi politik ndaj Opozitës, asaj opozite e cila dje i ka dhënë plot poste dhe lëshime këtyre pedagogëve gjatë qeverisjes së saj.
    Detyrimi për të folur pa argumente, për të debatuar me imponim, kjo ka qënë detyra kryesore e këtyre pedagogëve të përkëdhelur nga politika e djeshme që është në opozitë sot.
    Servilizmi politik i disa pedagogëve të cilët si qaramanë për të kaluarën nga e cila përfituan por që nuk kthehet më, në vënd që të flasin në mënyrë profesionale, vjellin vrer dhe përpiqen të dis informojnë për Ligjin e Ri ë sapo miratuar.
    Pikërisht, është ky servilizëm politik ai që Ligji i Ri i miratuar kërkon të rregullojë, janë pikërisht ato shkelje, abuzime, klientelizma, korrupsine, autokratizma, fitime të parregullta titujsh akademikë, të cilat mbrohen nga këta pedagogë të favrizuar nga Ligji i kaluar- por që kërkon të rregullohen nga Ligji i Ri i miratuar.
    Në përfundim mund të shpreh keqardhjen për këta kllounë të politikës të cilët derdhin lotë krokodili për të kaluarën nga e cila përfituan, por që kundërshtojnë me forcë e me keqdashje çdo ndryshim dhe reformë që shërben për të përmirësuar gjëndjen katastrofike të Arsismit të lartë, gjendje e cila ka mbetur e përkeqësuar nga ndërhyrjet pa kriter të politikanëve të djathte e të majtë të së kaluarës.
    Asnjë Ligj i Arsimit të Lartë nuk është konsultuar kaq gjërësisht brënda dhe jashtë vëndit se sa ky Ligj që mendoj se është i arrirë, për gjëndjen në të cilëm është Arsimi i Lartë sot.
    Mbetet zbatimi, i cili pas miratimit do ti japë një nxitje positive pëmirësimit të gjëndjes aktuale në Arësimin e Lartë.

    https://www.forumishqiptar.com/threa...ëve?highlight=
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  18. #17
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Eshte vertet qesharake se i perkufizoni gjerat duke nxjerr nga vorbulla e kazanit gjithe mllefin dhe e vetmja zgjidhje do ishte ikja e Rames. Po mire po iku Rama kush do ta mar luli ( Berisha) qe kurre nuk e degjuan nje proteste madje edhe vrane njerez per keto arsye.

    Dialogu i Rames nuk eshte vetem ato pika qe flitet lart, po ta crrenjos fare semundjen e universiteteve ku korrupsionin eshte masiv dhe kete e kam provuar edhe vet. Dhe sa per informimin tuaj universitetet jane autonom ne pjesen perberese te tyre dhe nese eshte dikush qe duhet te mbaje pergjegjesi ajo eshte Lindita Nikolla!

  19. #18
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Ne qofte se ka nje gje ku Rama ka falimentuar tereshisht eshte lufta kunder korrupsionit. Nuk ka asnje fushe ekonomike a sociale ku korrupsioni eshte ulur.
    Edhe ne universitete mbas reformes kostoja qe sjell korrupsioni u rrit,si ne shifra edhe per vet studentet.
    Megjithese nuk duhej ndonje magjistar per ta kuptuar se bazat e kesaj reforme (hiq mbylljen e universiteteve "fantazme" te shokut Sali) ishin te gabuara dhe do sillnin kete kolaps te sotem.
    Edhe ne reformen territoriale,qe dukej si nje reforme llogjike, ku qellimi ishte se do ulej numuri i punonjesve te administrates publike lidhur me territorin edhe aty numuri i punonjesve eshte rritur dhe natyrisht me te edhe korrupsioni.

    (Duke flm per mundimin)
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 11-12-2018 më 06:26

  20. #19
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    O Lazo eshte pak e veshtire te hysh ne negociata me dike qe firmosi nje ligj qe t’i e ke kundershtuar dhe ke marre mbrasht fyerje e etiketime per çdo kundershtim.
    Tani i njejti person i lutet studenteve hajde diskutojme se nuk isha une ai qe e beri ligjin!
    Ka nje paradoks te madh ketu.

    Rama trashegoi nje arsim aspak optimal dhe zgjidhjen si ne çdo rast e gjen nepermjet pazareve me te njejtet persona, ne kurriz te studentit te thjeshte! Pazar beri per ligjin e arsimit, pazar me reformen territoriale qe e permend dhe Serafimi, pazar me reformen ne shendetesi dhe po prape nepermjet pazarit kerkon te dali nga situata me studentet duke tentuar t’i blej me ca vende pune perfaqesuesit e tyre!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  21. #20
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Nje analize e shkurter qe ja vlen te lexohet, per te kuptuar edhe qendrimet e ndryshme ne kohe te Pirros dhe sivllezerve te tij ne lidhje me reformen ne arsim. Fatkeqsisht kjo kategori njerezish eshte shtuar goxha dhe ka uzurpuar opinion publik:

    Shejtanbudallenjtë

    Nga Artan Fuga

    E bukur se lidhur me protestat e studentëve dëgjojmë “kinezërira” nga më absurdet.

    Ka disa të “mëncur” – maskarenj të lindur, mashtruesa qysh në vezë, që thonë : aman plotësojua këto tetë pika studentëve që të na lënë rehat se përndryshe na prishet rehatia jonë! Dorëzo ca lekë të shpëtojmë të tjerat që i vjelim qetësisht në kohë paqeje!

    Jo për të riparuar gjendjen, por : të na lënë rehat!

    Ka të tjerë që shkojnë drejt kinezërirave të revolucionit kulturor kinez se kinezëve të sotëm u marrin të keqen ata, sipas të cilëve drejtimin e universiteteve duhet ta marrin studentët!!!

    Ka pallaveshë të tjerë që thonë: Hiqu mo tarifat dhe të kenë një universitet të varfër se në fund të fundit universiteti është për t’u krijuar idenë se kanë diplomë, jo për t’u dhënë dije!

    Idiotë të tjerë që nënkuptojnë që në universitet është studenti që duhet të mësojë pedagogun por jo pedagogu studentin!

    Maskarenj të ndryshëm barazojnë disa pedagogë qelbësira dhe të korruptuar me të gjithë pedagogët dhe mësuesit duke harruar se poqese analizojmë mirë pedagogu i ndershëm është edhe më i varfër sesa studenti!

    Dhe nuk bëjnë zë! Por deri kur?

    Ka ca politikanë dembela që në vend të ulin bythën dhe të përpunojnë modele alternative për arsimin, vetëm bërtasin dhe vdesin ta manipulojnë lëvizjen për të marrë vota politike.

    Plot shejtan budallenj që e trajtojnë cështjen vetëm se studentët janë të varfër, por nuk shohin se kryesorja është sesa shoqëria kërkon cilësi në formimin shkencor të rinisë dhe cfarë vendi i jep të diplomuarit në tregun e punës.

    Ca kolltukofagë bëjnë sikur nuk kuptojnë që universitetet publike janë vendosur në një gjendje që jo vetëm autonomi nuk kanë, por edhe qeverisen si burgje pîkërisht sepse ligji i ka lënë si subjekte të cmendura skizofrenike, as kështu as ashtu, as autonome, as të shtetëzuara.

    Profesori i universitetit është përdhosur, dhunuar, varfëruar, turpëruar, fyer, nënshtruar, izoluar, alienuar, keqpërdorur, degraduar, infantilizuar, pikërisht sepse ligji e kërkon të tillë dhe unë jam gati ta provoj këtë.

    Sepse shoqëria nuk e do intelektualin, politika nuk e do intelektualin, cmira e masave nuk e do intelektualin, injoranca nuk e do intelektualin, burokracia nuk e intelektualin!

    Gjendja e shoqërisë në kohë protestash prodhon dhe nxjerr në dritë llava të tëra cmendurish, budallalliqesh, shejtanlliqesh, poshtërsish, hipokrizish. Det, llavë, përmbytje!

    Mejrë qytetari, mjerë studenti, mjerë prindi, mjerë kombi, mjerë Shqipëria!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 12-12-2018 më 08:03
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •