Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 42
  1. #21
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

  2. #22
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    “Rama më keq se Ramiz Alia e Lal Hekri në ’90, marrëzia me kallëzimin ndaj profesor Tupes”

    Sapo doli lajmi qe profesori dhe përkthyesi i njohur Edmond Tupe është proceduar nga policia si zaptues i hapësirës publike, u duk si shaka nga ato që shpërthejnë në rrjet në raste si kjo.

    Protesta e studentëve, e cila i ka zënë në befasi të gjithë me risitë e veta nuk zhbëhet me metodat e vjetra të reagimit të politikës dhe të shtetit. Ajo u ka dhënë shah mat faktorëve të përdalë të kësaj shoqërie.

    Thelbi i saj është mungesa e perspektivës dhe dinjitetit në një vend të sunduar nga kasta ku 7-8 politikanë e po kaq biznesmenë me rrethet e tyre kanë marrë peng vendin, përfaqësimin dhe standardet.

    Vetë ligji i Arsimit të Lartë u bë për interesa klienteliste në shërbim të plotë të atyre që u thahet gjuha tu lëpi këpucët e çdo Kryeministri. Por policia dhe prokuroria nuk reagon kurrë ndaj tyre. As nuk pritet të reagojë. Ato e kanë gjetur armikun. Ai është Edmond Tupe, 75 vjeç, përkthyes brilant e po kaq i tillë si pedagog e publicist. Profesori doli në rrugë dhe mbështeti studentët.

    Ai është akuzuar si zaptues i hapësirës publike. Në fakt ai është shumë më tepër se kaq! Ai ka qenë shef komisariati kur mbartej kanabis në kurriz dhe kur kërcënohej Xhisiela. Ai është përfshirë me gjasë në trafik kokaine të fshehur mes fjalorësh kur përkthente kodet e fshehta të Babales të mbetqefur.

    Tupja ka faje të rënda për ato koncensionet në mjekësi duke yshtur si djall Beqen dhe Manastirliun sidomos për këto të fundit 20 milionë euro për kilometër rruge. Frankofoni në fjalë duhet hetuar në vend të qeverisë dhe Damjan Gjiknurit për ato 30 milionët euro që i dhanë asaj firmës fantazmë me 1 mijë lek te vjetra në arkë e që ja hoqën me dhembje në shpirt kur një emision televiziv e zbuloi gjëmën!

    Meqë ra fjala një pyetje për Damjanin? Sa jetë ke Damjan? Sa mijëra vjet do jetosh që të duhen kaq allishverishe dhe kaq kurajë për t’i mbrojtur? Gruaja e ministrit i puthte këmbët një delenxhiu nga India që hiqet si shenjtor megjithëse i dënuar në Gjermani për mashtrim, Ministri le t’ja puthë Ramës për t’i mbijetuar këtij skandali të turpshëm.

    Por edhe për këto Edmond Tupja e ka fajin. I duhet zbutur shpina qerratait, duhet bërë terbiet. Ai si koleg i frengjishtes me Kumbaron duhet të ketë dorë në planet për shembjen e Teatrit dhe tek Veliera e Dakos në Durrës. Në burg, në hapsana, aty e ke vendin. Faje të rënda ka mbi kurriz.

    Në këtë dekadencë, në këtë shthurje, në këtë panik që protesta e studentëve ka venë Qeverinë, ajo e gjora po sillet me keq se byroja politike vitit 1990, Rama me keq se Ramiz Alia e shumë më tepër qesharak në gjeste.

    Ende pak kush ka kurajë të besojë procedimin e profesor Tupes. Mes marrëzisë dhe qesharakes vërtitet ky fakt. Kryeministër trego dhembët, përçaj e sundo, bëj ç’të duash, po je deri këtu, mos bjer më poshtë se lal Hekri (Hekuran Isai).

    Më procedoni edhe mua se dje kam qenë në protestë dhe sot kam kaluar nga bulevardi para Kryeministrisë. Që t’i bëj shoqëri Tupes në burg!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #23
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Tjetër fitore për studentët, dorëhiqet “Kumbari” i Arkitekturës

    Rrëzimi i pikës 4 në VKM-në mbi arsimin e lartë, që i tarifonte për provimet e bartura, duket se nuk është vetëm një nga fitoret që kanë arritur studentët me protestën e tyre, e cila vijoi deri një ditë më parë e ndarë në dy fronte, para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.

    Studentët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, ku përfshihen ulja e tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve në konvikte, etj., por në Fakultetin e Arkitekturës është shënuar një tjetër fitore.
    Studentët janë entuziazmuar pasi në mbrëmje iu është komunikuar dorëheqja e pedagogut të Universitetit Politeknik, Thanas Nushi.
    Emri dhe fotoja e këtij pedagogu janë nxjerrë nga studentët në pankartat e tyre para MASR-së dhe ai cilësohej si “Kumbari” (Il padrino), ndërsa akuzohej gjithashtu se kërkonte favore seksuale nga vajzat në këmbim të notës.

    Në pankartën ikonë kundër pedagogut Thanas Nushi, duke nxjerrë në pah një nga anët e errëta të tij, shkruhej: Ti vajzë do ta marrësh provimin kur ta shohësh tavanin me mua!
    Thanas Nushi mësohet se ka dhënë dorëheqjen pas mbledhjeve pedagogë-studentë, që janë zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në Fakultetin e Arkitekturës dhe atë të Ekonomikut.
    Top Channel

  4. #24
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Tjetër fitore për studentët, dorëhiqet “Kumbari” i Arkitekturës

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin

    Keta studentat Lazo mos jane gje ata te forumeve rinore te partise qe i zbuloi media me emra dhe foto?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #25
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Leje medien jasht kesaj pjese mos e kamufloni protesten me politizime te tilla, kerkesat jane te pranueshme, negociata nuk kerkon askush dhe si ne cdo vend demokratik cdo gje behet permes dialogut dhe jo oltimatumeve dhe parrullave qofte edhe nje pjese te forumeve partiake.

    Une jam i bindur qe kjo proteste do kete rezultate ne menyren e Rames sepse eshte me ta ndryshe nga keta, qe duan kaosin dhe zhvarrosjen e qeverise.

  6. #26
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    O Lazo nga cili planet je duke folur mor aman? A je noi çik ne brendesi te situates apo jo?

    Ma shpjego pak ‘ kjo proteste do kete rezultate ne menyren e Rames’, ça do me thene?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 13-12-2018 më 19:48
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #27
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Degjon lloj lloj sugjerimesh « briljante » keto dite :

    Gjergj Bojaxhi: Studentët të negociojnë me Ramën, por të ruajnë integritetin

    “Është e mrekullueshme protesta e studentëve. Është një ushtrim shumë i mirë dhe një heqje ndryshku ose heqje e idesë që këtu nuk ndodh asgjë kundër sistemit.

    Unë mendoj që studentët duhet të krijojnë një përfaqësi dhe kjo nuk do të thotë që duhet një kryetar mund të jenë dhjetë apo 15 të tillë.

    Ne nuk kemi të bëjm vetëm me një kryeministër dhe përballja nuk mund të jetë vetëm me të, por me gjithë sistemin.« - deklaroi Gjergji Bojaxhiu
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Rama thote kot qe kerkesat jane te pranueshme. Sikur vertet Rama te pranoj kerkesat e studenteve o duhet qe mos vjedhi asgje ose duhet ta ngreje borxhin akoma me shume. Nga ana ekonomike si eshte ndertuar sistemi shkollor ne Shqiperi dhe ai politik do te duheshin shume leke,pra do ishte nje shume e madhe qe i hiqet politikes

    Studente po negocjuan me Ramen jo vetem qe do mashtrohen por do humbin te gjithe mbeshtetjen qe kane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 13-12-2018 më 19:54

  9. #29
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    O Serafim po na kane ik nji miliard per konçensionet ne shendetesi. E kur vjen puna per nje operacion rutine shkojme tek spitalet e « armiqve » ne Greqi e Maqedoni!
    Eshte bere kjo historia e borxhit publik si senduku me flori i trasheguar nga stergjyshi, o burra kush ta fusi sa me shume doren se mban ky milet!

    Dhe sot qe kjo rini kurajoze po ndez pak shpresen tek njerezit, dalin lloj lloj dallkaukesh, me lloj lloj menyrash per ta dekurajuar si revolte. Frika ime e madhe eshte se po e rrezuan dhe kete kauze, do na kthehet si revansh te gjitheve akoma me keq!!!
    Jemi ne nje moment, ku nje fije e holl peri e ndan te miren nga e keqja. Uroj qe studentet te mos demoralizohen!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    SERAFIM DILO (13-12-2018)

  11. #30
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Leri koncesionet,se me ata koncesione dhe per ata koncesione jeton politika, ti heqesh koncesionet eshte sikur ti ndalosh vjedhjen politikes.
    Sa per protesten,kjo proteste deri tani eshte nje zgjim per popullin dhe sido qe te perfundoje do tregoje se nje proteste e drejte e vendos qeverine me shpatulla pas murit. Deri me sot qeveria jo me lloqe e jo me pazare e kishte aritur ta fshinte varferine si problem,kjo proteste jo vetem qe e nxorri ne pah si problem por e lidhi edhe me te ardhmen e vendit...sepse ne ate vend po vdes shpresa,po vdes e ardhmja.

    Mos perçahen nga partite eshte problemi,(dhe sipas meje do fillojne pazaret mes partive) se per tu demoralizuar nuk kane sepse,nuk kane çfare te humbin.

  12. #31
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Eshte revolte qe buron nga halli, skamja, perbuzja, keqtrajtimi, kjo e studenteve. Jane nje brez qe u linden e rriten ne kete shkerdhatokracine tone e fillim viteve 90. Kane degjuar qe ne vegjeli per emigracion, sahanlepirje, varferi, halle nga me te ndryshmet. Dhe sot qe mosha i perplas me te tilla fenomene, kane kurajon t’i thone STOP kesaj maskarade.

    Ndryshe nga ne brezi pararendes, qe jemi bere imun nga e keqja qe na eshte kalçifikuar ne trup e s’dijme me te reagojme, kjo rini na dha nje leksion e shuplake te gjitheve, duke filluar nga politika, media, shoqeria civile, etj.. Dhe jemi po prape ne qe me lloj lloj menyrash ne vend qe ta mbeshtesim masivisht, behemi tifoz partish, apo interesash te ulta personale.
    Prandaj uroj qe kete beteje jo te lehte kundra te keqes, ta fitojne studentet!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #32
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    O Lazo nga cili planet je duke folur mor aman? A je noi çik ne brendesi te situates apo jo?

    Ma shpjego pak ‘ kjo proteste do kete rezultate ne menyren e Rames’, ça do me thene?
    Nuk e dime kush eshte me ne brendesi te kesaj revolte, ti nga Belgjika apo une qe jetoj ne Shqiperi..

    Apo harrova une qe nuk te le lapsi.al te jesh i painformuar..

  14. #33
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Qenke lodh shume shoku Lazo per te kthyer nje pergjigje..
    IP momentale imja s’do te thote asgje. Jeta bashke me punen ka bere qe te jem shpesh ne levizje. Pak e çuditshme qe moderatori i nje forumi merret me keto detaje, kur i mungon pergjigja..

    Lapsi, Syri, Hashtag, Exit.al, etj, jane portale qe Rama akoma s’ka arrit t’i bleje dhe megjithese edhe tek to, has analiza pro-qeverise, une tek to i marr citimet.

    Ama Lazo nqs me sqaron pak ça ke dash me thene me kete « kjo proteste do kete rezultate ne menyren e Rames », te jap fjalen qe s’te kundershtoj me, edhe kur ja fut komplet kot!!!
    E kam lexu disa here po zor se e kuptoj.
    Na e sqaro te lutem. Se dy postime me lart na le te kuptosh qe studenten protestojne pa shkak dhe pak me poshte flet per demostrat.
    Demostratat ndodhin kur ka pakenaqesi dhe jo kur ka kerkesa subjektive..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 15-12-2018 më 21:09
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  15. #34
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Duke, kërkuan pavarësi të universiteteve dhe ja u dha... Këta dembela që kërkojnë vetëm kafe dhe qejf, duhet ta dinë se Shkolla nuk merret me pare? Deri dje paguanin për provime këta... Përse u kujtuan tani? Përse me thuaj ti??

    P.S Edi kujdes mos e kruaj shumë me injorantët se do ta pësosh.. Janë shumica ata...

  16. #35
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Duke, kërkuan pavarësi të universiteteve dhe ja u dha... Këta dembela që kërkojnë vetëm kafe dhe qejf, duhet ta dinë se Shkolla nuk merret me pare? Deri dje paguanin për provime këta... Përse u kujtuan tani? Përse me thuaj ti??

    P.S Edi kujdes mos e kruaj shumë me injorantët se do ta pësosh.. Janë shumica ata...
    « Kerkuan pavaresi dhe ja u dha ».. Si ju a dha? Se une sdi te kene marre gje..
    Apo « ne menyren e Rames ».. Je i madh o Lazo djali!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  17. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Studentet duhet te dialogojne. Edhe perfaqesuesi i BE pohoi qe studentet duhet te pranojne dialogun ( dhe jo monologun).

  18. #37
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Degjoni nderkombetaret qe ne 5 vjet s’thane asnje fjale per drogen, sugjeron Pirro.
    Dialog me ate qe e miratoi ligjin pa pyetur askend dhe duke perbuzur e tallur cilindo qe e kritikonte.

    Sa per t’i mbajtur ISO batutes tende shoku Pirro, Naltgjatesia meqe dialogoj me studentet 50-60 vjeçar te gjeologjiku, meqe dialogoj me freshistat te Top Channel, tani le t’i plotesoj kerkesat. Se i paska konsumu dialogjet, gjithmone sipas pretendimeve te kryeministrit..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  19. #38
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Studentet duhet te dialogojne. Edhe perfaqesuesi i BE pohoi qe studentet duhet te pranojne dialogun ( dhe jo monologun).

    Dialog:
    Rama - Me cfare lekesh e bleve tabletin qe ke ne dore?
    Studenti - E fitova ne nje konkurs (i vertetueshem).
    Studenti - Me cfare lekesh e ndertuat vilen ne Surrel?
    Rama - Me leket qe fitova ne emigracion (wtf.....)

    Ja Pirro, ky ishte dialogu...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  20. #39
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Duke, kërkuan pavarësi të universiteteve dhe ja u dha... Këta dembela që kërkojnë vetëm kafe dhe qejf, duhet ta dinë se Shkolla nuk merret me pare? Deri dje paguanin për provime këta... Përse u kujtuan tani? Përse me thuaj ti??

    P.S Edi kujdes mos e kruaj shumë me injorantët se do ta pësosh.. Janë shumica ata...

    Lazo, te t'vije turp per ato qe ti mendon...

    Un ndihem shum krenar (dhe keshtu duhet te ndihet cdo shqiptar) per studentet e protestes.

    Studentet e kane fitu betejen e tyre or mik, por ju s'doni te kuptoni... sado qe majtas e djathtas mundohen ta bejne pis...

    Asnje xham i thyer, asnje lule e shkulur, e lene bulevardin me te paster se ce gjejne...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  21. #40

    Për: Politikanë të korruptuar - larg duart nga Studentët

    Ky forum ja ka bere me kohe radiografine Edi Rames dhe ka paralajmeruar shqiptaret, per rreziqet qe mbart ai si person dhe rrethi qe ai perfaqeson.
    Studentet dhe bashke me ta dhe te gjithe shqiptaret duhet ta rrezojne regjimin e "qelbesirave te bashkuara" te kryesuar prej tij!
    Me diktatoret dhe regjimet e tyre nuk mund te kete kurre dialog! Dialogu ne keto kushte eshte oksigjen per Ramen dhe nje humbje kohe, sepse ai nuk ka se çfare te ofroje me!
    Edi Rama dhe qeverisja e tij duhet te detyrohen te japin doreheqje! Pas kesaj do te mund te dialogohet!
    PS duhet te çlirohet nga pengmarrja e trustit te shesheve te ndertimit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-12-2018 më 17:52

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •