Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Radiografia/ Lëvizjet në panik të qeverisë nga frika e protestës së studentëve

    Në ditën e parë të protestës Edi Rama reagoi si të gjithë herët e tjera ndaj atyre që e kundërshtojnë: u përpoq të vendosë një pjesë të margjinalizuar me pjesën tjetër të shqiptarëve. Ai iu drejtua këtyre të fundit: “A është e drejtë që të gjithë taksapaguesit të paguajnë për studentët ngelës”?

    Nënteksti qe i qartë se qeveria nuk do të përkulej përballë disa katranjozëve. Këtë mesazh e mori edhe Lindita Nikolla, ministrja e arsimit që i kaloi me indiferencë protestat fillestare të studentëve

    Por kjo arrogance tipike prej kleptokratësh i nxehu dhe më shumë gjakrat. Dje protesta studentore u shndërrua në uragan. U ngritën rrethet, u bashkuan fakultetet në Tiranë dhe u derdhën në rrugë duke shpallur një ultimatum me 4 pika që skadonte në ora 16 00.

    Tre orë para afatit, ministria u zbyth dhe tre orë para afatit deklaroi se plotësonte tre nga katër kërkesat, atë për heqjen e tarifave shtesë që ishte shndërruar edhe në shkrepsen që i vuri benzinë zjarrit.

    Por, kjo nuk mjaftoi. Në këmbim studentët filluan këngën” e duam Nikollën të dalë në boulevard dhe i shtuan kërkesat deri në arsim falas dhe pajise me kartën studentore.

    Ky është edhe çasti ku qeveria u fut në panik. Ku ajo kuptoi se protesta qe aq e madhe sa nuk mund të shuhej me arrnime mashtruese.

    Nga ky moment, nga arroganca rilindasit ndryshuan faqe. Ata u angazhuana në një betejë kundër kohës për ti joshur sa më shumë protestuesit.

    Rama vetë të enjten pasdite postoi një projekt 3D se si do të shndërrohen godinat e qytetit studenti. Pas tij vetë ministrja Nikolla veshi portokalli për të reklamuar rikonstruksionin e konvikteve të reja. Megjithëse këto pamje ishin antetieza e kushteve reale të jetës së studentëve që tregoi një kronikë e Top Channel, ato ishin lëvizje të dëshpëruara për të treguar një qeveri që po zbythej hap pas hapi.

    Ka edhe më vetë Rama doli në një video ku ai tha se zyra e tij nuk qe e Edit por e protestuesve dhe i ftoi ata që i kishte konsideruar si ngelës të diskutonin së bashku në kryeministri pa ndërmjetës.

    Dhe ndërkohë që kërkesat e studentëve avancuan nga 4 në 8 duke shtuar fondet për këkrkimin shkencor dhe kartën studentore aq shumë të premtuar prej vitesh, Lindita Nikolla tha menjëherë se qe e gatshme të diskutonte edhe për ato.

    Po pse Rama dhe ministrja e tij e kanë flakur tej arrogancën e treguar gjatë çdo proteste tjetër ? Pse tigrat e rilindjes po sillen si ëngjëj ? Ps ata janë gati të plotësojnë ç’do kërkesë që nuk del nga kuadri i universitetit ?

    Kjo po ndodh nga paniku se ata e kanë kuptuar se manifestimi është në prag të shndërrimit në një rrevolucion. Ata e kan kuptuar se në slloganet e hedhura, në qendrimet e mbajtura po ravijëzohet një grupim antisistem. Një grupim që denoncon vjedhjen nga të pasurit, mungesën e shpresës për të ardhmen, pengimin ekarierrës dhe ngritjen e një muri pabarazie që e bën këtë vend të pajetueshëm.

    Të ndërgjegjshëm se këto ide mund të përhapen si njolla e vajtit, Rama dhe Nikolla po tregohen të gatshëm të flakin tejë brutalitetin dhe të plotësojnë çdo kërkesë aktuale. Sepse ata e dinë se sa më shumë të zgjsin manifestimet, aq më vështirë do ta kenë të pengojnë përhapjen e tharmit që po lind brenda lëvizjes studentore.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Radiografia/ Lëvizjet në panik të qeverisë nga frika e protestës së studentëve

    Me inteligjencën, finesën dhe cinizmin rinor, që po karakterizon një nga protestat më të bukura që po e nderon Shqipërinë prej tre ditësh, dy vajza që po marshonin mes mijëra të singjashmëve të tyre, mbanin në duar një pankartë therrëse: “Mbrëmë fjeta tek konviket 3D të inxhinjerisë”.

    Gjetja ishte super seksi (në kuptimin inteligjent të fjalës). Ajo i përgjigjej flakë për flakë një postimi që Edi Rama kishte shpërndarë dje, ku tregohej se si do rikonstruktoheshin në imagjinatën e tij dixhitale konviketet e studentëve.Në vend të gjendjes së tyre të mjerë, rrjepjes që iu bëhet për të çuar paratë e tyre tek oligarkët, kryeministri i vendit u propozonte një të ardhme virtuale.

    Kjo është fabula e qeverisjes së tij: në këmbim të mizerjes të tregon kartolinën; në vend të varfërisë, projektet e gratacielave gjigande; në vend të shtëpisë që të prish, maketin shumngjyrësh të rreth rrotullimit tek shqiponja.

    Dhe pikërisht këtu, fabula e studentëve që po protestojnë i ngjan asaj të banorëve të unazës së re. Edhe me ata, e njëjta parodi. Në vend të shtëpive që po u prishnin për të fituar plot 20 milionë euro nga tenderi 40 milionësh për 2.2 km rrugë, u tregonin, ashtu si indianëve pasqyrat, projektin dixhital të unazaës.

    Zbulimi që bëri të enjtën në mbrëmje emisioni “Të paekspozuarit”, se të gjitha dokumentat e këtij tenderi ishin fallcifikime të letrave të shtetit amerikan (këtë e pranuan edhe organet vendase që e pezulluan atë) me qëllimin për të dërguar paratë e qeveritarëve në parajsa fiskale, e tregon fare qartë se çfarë prezumon kjo propagandë dixhitale.

    Ajo do të shesë një realitet virtual, në vend të një vjedhjeje reale.

    Ajo është gjithmonë e njëjta, si tek sheshi shqiponja, si tek teatri i Bjorke Ingels, si tek projektet e rilindjes urbane, si tek PPP 1 miliard euroshe dhe si tek kjo e fundit: konviket e reja të qytetit studenti.

    Ato vajza të hijshme, që mbanin atë pankartë në duar, treguan me një slogan të vetëm se e kishin kuptuar këtë butafori që mundohet t’i gënjejë shqiptarët prej 5 vitesh. Dhe prandaj ato marshuan sot në rrugë. Jo vetëm dhe thjeshtë se nuk kanë një shtrat komod për të fjetur në konvikt. Jo vetëm dhe thjeshtë se nuk kanë para për një provim të prapambetur. Jo vetëm dhe thjeshtë për të përgjysmuar tarifën e studimit.

    Zaptimi i rrugëve të Tiranës dhe protesta që ka marrë përmasa të paimagjinuara, por tregon se ata studentë kanë kuptuar shumë më shumë. Se ata janë të ndërgjegjshëm që hajduti 3D po vjedh të ardhmen e tyre. Po vjedh shkollimin e sotëm, punësimin e nesërm, të ardhmen e lirë, një shoqëri me shance të njëjta dhe me mundësi të barabarta.

    Mjafton të dëgjosh himnin e protestës së tyre, ku demaskohen ato që quhen pallavra qeverie të ardhura nga njerëz të zhytur në luks dhe me makina të shtrenjta. Mjafton të kuptosh antitezën që ata bëjnë mes këtyre pallavrave dixhitale dhe jetës së tyre të lënë “në varfëri, pa punë, pa dije, pa rini”!

    Nuk ka më dyshim se ata e kanë kuptuar se nga u vjen e keqja. Dhe këtë nuk ka më talent dixhital që ta fshehë.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Radiografia/ Lëvizjet në panik të qeverisë nga frika e protestës së studentëve

    Qe jane trembur nga kjo proteste jane trembur dhe do bejne çmos qe ta mbyllin a ta kufizojne sa me shpejt...Dhe nuk i ka trembur me teper qe eshte nje proteste e paprtitur dhe e pa kontrolluar se sa ideja qe tani e tutje çdo ngritje takse a çmimi do perballen me protesta te tilla. Si te thuash qe po e kuptojne qe qetesis te deri tanishme i ka ardhur fundi,populli po zgjohet nuk ka me filma te opozites me antikrime e antimafie dhe reforma e stereforma,tani revolta po shkon direkt tek leket,po shkon tek burimi qe mban ne kembe sistemin.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Radiografia/ Lëvizjet në panik të qeverisë nga frika e protestës së studentëve

    Eshte shuplake ndaj te gjitheve kjo proteste. E vonuar por mesazhi shkon tek te gjithe ata qe drejtojne sot por edhe tek ata qe aspirojne te drejtojne neser!

    Rilindasit kesaj rradhe jane tredhur sepse perballe kane te rinjte dhe jo shtresa te margjinalizuara apo pseudo-intelektuale qe i blen lali Eri me lloj lloj formash!

    Nese ndergjegjia qytetare nder vite do kishte qene e ngjashme me protesten e ketyrete rinjve, e them bindje se do ishim sot nje vend me i mire!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Radiografia/ Lëvizjet në panik të qeverisë nga frika e protestës së studentëve

    Ndergjegjes qytetare po nuk ju "garantua" qe rrezimi i Rames nuk perfaqson nje avantazh per kete opozite te sotme do te vazhdoje te jet keshtu edhe per nje 5-6 vjeçar tjeter,per vet faktin qe eshte idiotsi te rrezosh Ramen per Bashen dhe Berishen dhe e kunderta. Prandaj problemi i vertete i gjithe ketyre viteve nuk ka qene as qeveria dhe as ndergjegja qytetare problemi ka qene PD e Berishes. Edhe sot ne qofte se do qe ta shuash protesten e studentave mjafton te fusesh PD dhe protesta mbyllet.
    Rama meqjithe vjedhjet skandaloze dhe qeverisjen idiote prap nga populli perceptohet si ""me i miri" o me "anti-sistem" se te tjeret qe i bejne sot opozite,ky eshte problemi i vertete ne te cilen ndodhet Shqiperia dhe nuk dilet nga ky problem pa ndryshuar opoziten,ose me gjithe Ramen e PS te miret perpara dhe te permbyset dhe opozita.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •