-
Dhunuan deri në vdekje 21-vjeçaren, i kishte refuzuar për seks
Një grek dhe një shqiptar, të moshave 21 dhe 19 vjeç respektivisht, kanë pranuar autorësinë e një krimi makabër në ishullin Rodos të Greqisë, të ndodhur më 29 nëntor. Ata ishin ekzekutorët e një studenteje 21-vjeçare, që sipas burimeve lokale, kishte refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me ta.
Të rinjtë, të cilët ishin në efektin e alkoolit, nuk e kapërdinë këtë refuzim dhe nisën ta dhunonin atë deri në vdekje. Më e rënda vijon më tej, kur trupi i pajetë i 21-vjeçares është transportuar me një automjet, për t’u braktisur në një plazh të izoluar të ishullit turistik në Egje.
Dy të rinjtë ishin të dyshuar që në momentin e parë që u gjet trupi i 21-vjeçares Eleni Topalidhu, pasi ishin filmuar nga kamerat e sigurisë në qendër të qytetit të Rodosit. Këtë ngjarje makabre ata e pohuan edhe para hetuesve, pas gati 24 orësh marrje në pyetje intensive.
Tashmë, dy autorët e krimit monstruoz do të dërgohen në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë. Ngjarja tronditi të gjithë Greqinë, madje mori edhe nota politike, pasi anëtarët e “Agimit të Artë” nisën një fushatë akuzash në rrjetet sociale ndaj të huajve në vend.
Megjithatë, kanë qenë vet familjarët e viktimës që kërkuan që ngjarja të mos përdorej politikisht, por të marrë vetëm zgjidhjen e duhur në aspektin penal.
Top Channel
-
-
i/e regjistruar
Për: Dhunuan deri në vdekje 21-vjeçaren, i kishte refuzuar për seks
Paska ndodhur si me ate 22 vjecaren nga maqedonia qe e perdhunonte nje komshiu i vet i cili ishte manjak seksual dhe perdorte drogen rendshem. Ai e adhuronte dhe e pergjonte prej kohesh mirepo kur ajo u martua me nje 'mikun' e vet ai e vrau dhe trupin ia varrosi prane nje liqeni. Policia e kishte gjetur me pas dhe autori u denua nga organet maqedonase.
-
-
Për: Dhunuan deri në vdekje 21-vjeçaren, i kishte refuzuar për seks
Carli, cmendurirat skane fund...
-
-
Për: Dhunuan deri në vdekje 21-vjeçaren, i kishte refuzuar për seks
Cfare nuk na degjojne veshet o Zot nga keto monstra qe rrojne e bejne hije mbi dhe!
-
-
i/e regjistruar
Për: Dhunuan deri në vdekje 21-vjeçaren, i kishte refuzuar për seks
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt