Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Të Reja nga Bota e Muzikës Shqipe

    Këtë 20 Vjetor festivali “Kënga Magjike” sjell një risi teknologjike.

    Festivali më i madh në Shqipëri, “Kënga Magjike” është gati për edicionin e tij të 20-të.
    Tashmë faza e parë e prezantimit të artistëve në spektaklin “E Diela Shqiptare” ka përfunduar, dhe gjithçka është gati për netët ‘live’.

    Së fundmi, përmes një njoftimi të bërë në rrjetin social Instagram, festivali njoftoi gjithashtu se datat për netët e finale janë 5 dhe 6 dhjetor (gjysmëfinalet), dhe finalja e madhe më datë 8 dhjetor.

    Madje, për herë të parë këtë vit, “Kënga Magjike” njoftoi edhe se ka risi në transmetim, ngase shikuesit do të kenë mundësinë ta ndjekin edhe ‘livestream’.

    “Kete 20 Vjetor festivali “Kenga Magjike” sjell nje risi teknologjike. Per here te pare ne Shqiperi Livestream ne VR. Mund te perjetoni emocionet e skenes edhe nga shtepia nepermjet realitetit virtual. Ne kengamagjike.com ne tvklan.al dhe ne welcomealbania.com! Kenga Magjike po afron”, thuhet në njoftimin e festivalit.

    Shumë këngë janë prezantuar edhe këtë vit në festival, ku ndër më të pëlqyerat nga publiku duket të jenë ajo e Fifit me MC Kreshën, Ardit Çunit me Daniela Toçin, Kanita Sumës, Ronela Hajatit e shumë të tjerëve.
    Si çdo vit tjetër, fituesin e përcaktojnë vetë artistët me votat e tyre, të cilat bëhen krejtësisht të ditura në natën finale të festivalit. /Telegrafi/


    https://telegrafi.com/zbulohen-datat...-magjike-2018/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Të Reja nga Bota e Muzikës Shqipe

    Ana Kodra provon fatin në ”Britain`s Got Talent”

    Ana Kodra ka dhënë një lajm shumë të mirë për fansat e saj. 11-vjeçarja do të konkurrojë në audicionet e ”Britain`s Got Talent” në Mbretërinë e Bashkuar.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ana ka treguar se audicioni i saj do të zhvillohet në Manchester në datën 8 dhjetor.

    E rritur në skenën e muzikës, Ana përfaqësoi vitin e shkuar Shqipërinë në ”JUnior Eurovison 2017” dhe këtë vit ishte finaliste në ”The Voice Kids of Albania”.


    http://www.kohajone.com/2018/11/30/a...ns-got-talent/


  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Të Reja nga Bota e Muzikës Shqipe

    Ermal Meta, i ftuar special në Festivalin e RTSH-së

    Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta do të jetë mysafir special i edicionit të 57-të të Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar, shkruan KultPlus.

    Ermal Meta, fitues i Sanremos dhe përfaqësues i Italisë në Eurovizion, do të paraqitet me këngët e tij në këtë festival, dhe është paraqitja e parë nëpër festivale të Shqipërisë, duke mos përfshirë koncertin e tij që e ka realizuar brenda këtij viti, nën organizimin e Bashkisë së Tiranës.

    Tash për tash është zbuluar vetëm Ermal Meta, mbetet të shihet nëse do të merr pjesë edhe ndonjë këngëtarë tjetër./KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/erma...lin-e-rtsh-se/

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Të Reja nga Bota e Muzikës Shqipe

    Zbulohen emrat e prezantuesve të Festivalit të RTSH-së

    Përmes një konference për shtyp, Radio Televizioni Shqiptar ka zbuluar emrat e dy prezantuesve të Festivalit të Këngës. Edicioni i 57-të do të prezantohet nga aktori i mirënjohur Viktor Zhusti dhe aktorja dhe këngëtarja kanadeze me origjinë shqiptare Ana Golja.

    Viktor Zhusti, aktori mjaft i dashur për publikun shqiptar, rikthehet në prezantimin e festivalit pas 47 vitesh. Zhusti ka lënë gjurmë me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Mes tyre përmendim lojën e shkëlqyer në filmat “Malet me blerim mbuluar”, “Kur xhirohej një film”, “Taulanti kërkon një motër” apo dhe në skenën e teatrit në shfaqjet “Kush ka frikë nga Virginia Ëolf”, “Të gjithë me huqe”, “Djemtë gazmorë”, etj.

    Ana Golja është një tjetër talent shqiptar që po shkëlqen në botë. Ka lindur në Toronto më 31 janar 1996 nga prindër shqiptarë. Veçohen rolet e saj në filmat “Full out” dhe “Love on ice”. Ndërsa këtë vit ka debutuar edhe me albumin e parë muzikor “Epilogue”.

    https://www.classlifestyle.com/news/...-are-revealed/

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Të Reja nga Bota e Muzikës Shqipe

    Ylli shqiptar Erza Muqolli vjen në Shqipëri

    Erza Muçolli, 13 vjeçarja e talentuar që befasoi jurinë e “France’s got talent”, do të jetë e ftuar speciale në finalen e Festivalit të Këngës në RTSH.

    Siç mësohet nga drejtorja artistike e festivalit, Inva Mula, Erza do të ngjitet në skenë për të përshëndetur publikun shqiptar me zërin e saj, shoqëruar nga një kor i madh fëmijësh.
    Në vitin 2014, atëherë 8 vjeç, talenti shqiptar me origjinë nga Kosova ngriti në këmbë publikun francez.

    Me interpretimin e këngës “Papaoutai” të Stromae, vogëlushja bëri për vete jurinë e spektaklit “France’s got talent” duke arritur deri në finale.

    https://www.kultplus.com/muzika/ylli...n-ne-shqiperi/



  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Të Reja nga Bota e Muzikës Shqipe

    Publikohen për herë të parë 6 këngë të Tefta Tashko Koços

    Këto që po dëgjoni janë pjesë nga 6 këngët e panjohura deri më sot të Tefta Tashko kocos. Në 71 vjetorin e vdekjes së “Artistes së Popullit”, këto krijime u transmetuan për herë të parë për publikun nga gramafoni, në qytetin e Korçës.

    Në vlerësim të figurës së sopranos, disqet e regjistruara nga artistja, materiale fotografike dhe dokumentarë të saj u ekspozuan ne ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit.

    Ndërkohë që sipas studiuesit te historisë Niko Kotherja këto materiale janë një dëshmi me vlerë për historinë tonë kulturore.

    3 disqe me nga dy këngë secili te regjistruar në Milano nga Tashko, në vitin 1942 në shoqërinë diskografike “Columbia” janë sjellë në Korçë dhe tashmë janë pasuri e publikut.

    Disqet e rralla janë gjetur brenda territorit te Shqipërisë, ne qytete te ndryshme./ vizionplus.tv/ KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/publ...tashko-kocos/#



  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Të Reja nga Bota e Muzikës Shqipe

    7 këngë nga Shqipëria, në 250 këngët më të mira të të gjitha kohërave në Eurovizion

    Esc Radio – Radioja e cila transmeton vetëm muzikë nga Eurovizioni – Festivali i Këngës Evropiane, ka zbuluar dje në mbrëmje 250 këngët më të pëlqyera të të gjitha kohërave në Eurovizion, votuar nga dëgjuesit e radios.

    Sikur çdo vit, edhe këtë vit kjo listë sjellë këngët më të mira dhe ato që i kanë rezistuar kohës. Neve padyshim na intereson Shqipëria në këtë listë.

    Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, i cili e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2018-të, renditet në vendin e 37-të, Rona Nishliu me këngën “Suus” në pozitën e 58-të, Elhaida Dani me këngën “I'm Alive” në pozitën 92.

    Eneda Tarifa me këngën “Fairytale” në pozitën 164, Hersi Matmuja me këngën “One Nights Anger” në pozitën 181, “Identitet” nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko në pozitën 195 dhe Luiz Ejlli me “Zjarr e ftohtë” në pozitën 201, shkruan KultPlus.


    Këngët tjera që kanë përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion kanë mbetur jashtë kësaj liste.

    Për të shtatin vit me radhë, kënga më e votuar është “Euphoria” nga Loreen. / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/7-ke...ne-eurovizion/


    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 04-01-2019 më 09:37

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Të Reja nga Bota e Muzikës Shqipe

    Noizy mysafir special i Raf Camoras, peformoi para 16 mijë adhuruesve në Koln (Video)

    Është një prej arenave më të mëdha në Evropë, por Lanxess Arena nuk arriti që të përmbushë të gjitha kërkesat për koncertin e Raf Camoras dhe Bonez MC, dy superyjeve evropianë të hip hopit dhe dancehallit.

    Dhe, mysafir special në koncertin ku u shitën të gjitha biletat ishte reperi shqiptar, Noizy.

    Ai dhe Raf Camora dallohen për miqësinë e tyre, pasi dihet se verën e kaluar sollën bashkë hitin e madh, “Toto”.

    Prezantimi i Raf Camoras që i bëri Noizyt ishte madhështor, ndërkaq reperi shqiptar performoi ‘live’ projektin “Toto”, pasi që dihet se Raf Camora i ka të gjitha koncertet “live” dhe me orkestër.

    Është kjo hera e parë që një reper shqiptar performon para një publiku të tillë në Evropë dhe pritet në këtë formë, duke performuar në gjuhën shqipe.
    Raf Camora qëndroi gjatë verës edhe në Kosovë ku performoi në lokacione të njohura si Hangover dhe Zone.

    Ai dallohet për hitet tjera të tij si albumet “Palmen Aus Plastik 1” dhe “Palmen Aus Plastik 2” me Bonez MC dhe albumin solo “Anthrazit”, kurse dallohet për historinë e tij interesante, ku nga një punëtor në McDonalds dhe repi underground, është bërë superyll.

    Raf Camora ka edhe një projekt me Azetin, “Qa Bone” që po ashtu ishte hit veror, kurse dyshja kanë edhe një projekt tjetër bashkë në albumin e ri të reperit shqiptar.
    Për Noizyn ky është sukses i ri në arenën ndërkombëtare dhe një respekt më shumë për të në skenën e hip hopit gjerman, si një artist meritor i hip hop dhe dancehall. /Telegrafi/

    https://telegrafi.com/noizy-mysafir-...uesve-ne-koln/



  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Të Reja nga Bota e Muzikës Shqipe

    Alban Skenderaj koncert madhështor në Prishtinë

    Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Alban Skenderaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka informuar të gjithë se do të mbajë koncert në Kosovë.

    Koncerti “Hapësira e një ëndrre” do të mbahet më 19 qershor në sallën 1 Tetori, shkruan rtv21.tv

    Ky koncert për këngëtarin është një ëndërr, e cila po bëhet realitet pas një pune të madhe.

    Albani këtë koncert e ka cilësuar si një moment kulmor i karrieres së tij si dhe një pikë arritje teper të rendesishme të jetës së tij. /rtv21/KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/showbiz/alb...-ne-prishtine/

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Të Reja nga Bota e Muzikës Shqipe

    Artistja që futi çiftelinë në Filharmoninë e Hamburgut

    Maj 2019

    Hava Bekteshi është një ekonomiste nga qyteti Neustadt afër Hamburgut, Gjermani. Ajo ka migruar nga Maqedonia në Gjermani, me prindërit, kur ka qenë vajzë 14 vjeçe.

    Muzika autoktone shqiptare dhe instrumenti më i njohur shqiptar, çiftelia, ka qenë gjithmonë pjesë përbërëse e kohës së lirë në shtëpinë ku Hava është rritur, shkruan albinfo.ch. Në këtë mënyrë ky instrument është bërë që nga fëmijëria e hershme mjet për shprehjen e ndjenjave, mallit e dhembjes, edhe për Havën.

    Me kohë, çiftelia e saj ka kaluar muret e shtëpisë dhe të familjes së saj, duke zënë gjithnjë më shumë vend edhe në shkolla, orkestra, mese artistësh, dhe kudo ku ekonomistja shqiptare ka gjetur mundësinë për ta bërë të njohur këtë pjesë të traditës shqiptare.

    “Kam marrë pjesë në festivale të ndryshme, në bashkëpunime me muzicientë të zhanreve të ndryshme ku gjithmonë e kam përfshirë çiftelinë. Pastaj kam zhvilluar projekte me nxënës gjermanë, projekte në teatëro, si në Teatrin Gjerman “Deutsches Schauspielhaus” por dhe jashtë Gjermanisë, në qyettet si Venedik, Lyon, etj.”, thotë Hava Bekteshi për albinfo.ch.

    Por, si kurorëzim të përpjekjeve të saj në këtë drejtim, Hava e konsideron paraqitjen në koncertin e realizuar bashkë me Filharmonë e famshme të Hamburgut (Elbphilarmonie). Kjo është realizuar të shtunën që shkoi, më 25 maj, në kuadrin e projektit “Stadtlied” (Kënga e qytetit) që u zhvillua në Hamburg.

    “Mbrëmë në Elbphilharmonie, në Hamburg jam paraqitur me çifteli nën tingujt e këngës sime të bukur shqipe "Tingellon teli i Çiftelisë“!
    Kështu, çiftelia është parë e dëgjuar për herë të parë në një koncert të tillë madhështor”, shprehet Hava Bekteshi për albinfo.ch. “Ka qenë diçka kaq e pabesueshme dhe unë jam shumë mirënjohëse që pata mundësi të qëndroj në këtë skenë gjigante së bashku me kaq shumë artistë tjerë profesionistë”.

    Ajo është zgjedhur si njëra ndër portagioistet e këtij komcerti madhështor. Për koncertin kanë raportuar edhe televizione të ndryshme gjermane, të cilat kanë bërë edhe portretin e Hava Beksteshit.

    Koncertit në fjalë i ka paraprirë një përgatitje e gjatë dhe intensive përmes provave dhe punëtorive të ndryshme. Aty kanë marrë pjesë mbi 100 persona, të gjinive, moshave, profesioneve dhe prejardhjeve të ndryshme.

    Qëllimi i këtij projekti të kurorëzuar me koncertin e madh ka qenë prezantimi i qytetit të Hamburgut si një qytet kozmopolit dhe laraman, të cilin e pasuron prania e një numri të madh komunitetesh me prejardhje të ndryshme. / albinfo.ch / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/arti...e-e-hamburgut/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 28-05-2019 më 11:06

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Të Reja nga Bota e Muzikës Shqipe

    Elvana dhe Era Istrefi po sjellin hitin e verës!

    Elvana Gjata paralajmëroi një surprizë, e cila duket të ketë të bëjë me një këngë të re.

    Përpos këngës “Fustani” me Capital T, Elvana do të publikojë një këngë të re, klipin e së cilës e ka realizuar në Stamboll.

    Megjithatë, njerëzit po mendojnë se Elvana Gjata kur thotë “surprizë” e ka fjalën për një bashkëpunim me Era Istrefin.

    Nuk e keni idenë sa shumë komentues kanë përmendur emrin e Erës si artistja krah Elvanës në projektin e ri.

    Dhe jo më kot, pasi Elvana ishte dje e ftuara speciale e Erës në ditëlindjen e saj të 25-të. Këngëtaret u puthën dhe u përqafuan, shumë të qeshura pranë njëra- tjetrës.

    Përveç kësaj, stili i Elvanës duket i frymëzuar nga vitet ’90, siç jemi mësuar të shikojmë zakonisht Era Istrefin.


    https://konica.al/2019/07/elvana-dhe...hitin-e-veres/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 06-07-2019 më 07:37

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Të Reja nga Bota e Muzikës Shqipe

    Ndryshon juria e Këngës Magjike 2019

    Sapo producenti Ardit Gjebrea lajmëroi çeljen e edicionit “Kënga Magjike 2019”, veçoi si risi këtë vit, veç votës së vetë artistëve, edhe votën e publikut. Disa javë më parë, në një postim në llogarinë e tij, Arditi shkroi: “Këtë vit në #kengamagjike, veç artistëve në netët finale, do të votojë edhe publiku. Këtë vit do të votojë edhe juria e New Artist, vetë juria këtë vit do të ketë ndryshime. Nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët. Ndaj kush mendon të jetë pjesë e magjisë 2019, le të fillojë përgatitjet që tani, të tjerat na i lini ne”.

    Menjëherë pas këtij lajmërimi, një pjesë e mirë e këngëtarëve kanë nisur të mendojnë për materialet e tyre për Këngën Magjike. Valon Shehu është një prej artistëve që do të rikthehen këtë vit në magjinë e edicionit të 21-të.

    Veç mënyrës së votimit, këtë vit do të ketë ndryshime edhe në juri. Siç ka mësuar Indeksonline, këngëtaret Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi dhe Orinda Huta nuk do të jenë pjesë e jurisë këtë edicion. Armend Rexhepagiqi dhe Arben Skënderi, të cilët ishin pjesë e edicionit të kaluar, do të vazhdojnë të jenë në jurinë “New Artist”. Po kështu, mësohet se një hyrje e re në juri do të jetë Jonida Maliqi, këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision dhe një prej vokaleve më të mirë femërorë të muzikës së lehtë shqiptare.

    Për Jonidën nuk është hera e parë që ulet në karrigen e gjykueses. Ajo ka qenë pjesë e “The Voice”, një eksperiencë që e ka shijuar shumë por është ulur në karrigen vlerësuese edhe në spektakle e gara të tjera muzikore. /Revista Class/


    https://www.kohajone.com/2019/07/10/...-magjike-2019/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •