Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Gëzuar 28 nentorin, 106 vjetorin e pavaresisë!

    Të nderuar bashkatdhetarë,

    28 nëntori është një ditë e shënuar në historinë e popullit shqiptar. Eshtë dita që ne festojmë shpalljen e pavarësisë dhe hedhjen e gurit të themelit të shtetit të pavarur shqiptar. Në këtë ditë, duhet të kujtojmë, reflektojmë e shpresojmë. Duhet të kujtojmë sakrificat mbinjerëzore që brezat para nesh kanë bërë që t'ia arrinimin kësaj dite. Gjaku i derdhur dhe sakrifica sublime është çmimi i lirisë që ne brezat e sotëm gëzojmë sot. Duhet të reflektojmë se sa të bekuar jemi si brez qe jetojmë në këtë kohë në histori. Jeta e jonë sot mund të mos jetë pa halle e vështirësi, por këto halle e vështirësi nuk mund te krahason me vuajtjet e brezave pare nesh. Ne jemi nje brez i bekuar shqiptarësh, pasi asnjë brez tjetër shqiptarësh nuk ka shijuar lirinë dhe paqen që ne gëzojmë sot. Fëmijët tanë, ata 20-vjeçarët, janë brezi i lirisë; janë brezi që nuk ka jetuar as një ditë të vetme nën diktaturë, apo nën tutelen e një pushtuesi. Lavdi Zotit që ia arritëm kësaj dite!

    Jeta e përditshme e shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë është e mbushur plot me vështirësi dhe stres. Shumë probleme ekonomike dhe sociale presin zgjidhje prej vitesh. Mos e humbni shpresën! Potenciali më i madh i këtij populli nuk është as pasuritë e mbitokës apo nëntokës shqiptare. Politikat dhe politikanët që kanë dështuar në zgjidhjen e problemeve tuaja nuk na përfaqësojnë ne si popull. Potenciali më i madh i këtij populli është potenciali njerëzor. Atë ndryshim për mirë që nuk e sjell dot shteti e politika, do ta sjellin shqiptarët e thjeshtë kudo ku ata punojnë e jetojnë në botë. Mesazhi im për të gjithë shqiptarët e diasporës është të mos e braktisin e harrojnë vendlindjen tonë por ta mbështesim atë me të gjitha mundësitë tona. Kurse për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri e Kosovë: kujdesi dhe vëmendja që ju tregoni ndaj edukimit dhe arsimimit te brezit te ri, fëmijëve tuaj, është investimi më i madh që ju bëni për një të ardhme më të mirë. Kurse për brezin e ri të shqiptarëve, vlerësoni sakrificat e prindërve tuaj dhe nderojini ata duke u kthyer në katalizatoret e ndryshimit për mirë të jetës shqiptare. Vetëm në këtë mënyrë, brezat që do të vinë pas nesh do ta gëzojnë e trashëgojnë këtë liri në përjetësi.

    Gëzuar 28 nëntorin, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-11-2018 më 21:15

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Akuamarini (29-11-2018),Neteorm (29-11-2018)

  3. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Gëzuar 28 nentorin, 106 vjetorin e pavaresisë!

    Të gjithe shqiptarëve gezuar diten e Pavaresise dhe festen e Flamurit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •