Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Gomari që bëri patriotin në Pejë

    Kjo ishte e tëra nga cirku i ditës së sotshme.

    Erdhi Edi nga Tirana në Pejë për të na thënë që ai që e quan Hashim Thacin tradhtar është gomar.

    Kurse njeriu që e thotë këtë, e thotë me një siguri të tillë, sa të mbushet mendja që ai personalisht ka luftuar në Drenicë dhe Dukagjin, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni. Dhe kur e thotë Edi këtë, nuk na mbetët asgjë tjetër përvecse ta mbyllim debatin për kufijtë, t’i kërkojmë falje Thacit për dyshimet tona të padrejta, naive po se po, dhe të vazhdojmë të punojmë, sepse shpinën e kemi të sigurt.

    Kryeministri i Shqipërisë, erdhi në Pejë, i shoqëruar me shërbëtorët e tij, ata të cilëve në fund të ditës do t’ua ua numëron llajkat dhe sherat në FB, për të na treguar se kush është gomar, kush është tradhtar dhe kush është patriot.

    Gjatë ekspozesë së tij, plot pështymë, me një jostabilitet të theksuar fizik dhe mendor, Kryeministri shqiptar, sillej me një arrogancë të tillë, sikur brenda tij të ishin riinkarnuar Skenderbeu dhe Ismail Qemali.

    Gati e rrëzoi Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, kur e tërhoqi për dore për t’ia vënë dorën mbi shqiponjë, kinse për t’u betuar. Për t’u betuar për cka? Që Shefqet Kastratit t’ia paguajnë kosovarët taksën e rrugës, apo që të njëjtin ta rrisim edhe pak, nga pesë euro njëri drejtim në 10 euro?

    Por le te kthehemi edhe pak te tallavaja nacionaliste në Pejë.

    Javën që e kemi lënë prapa, zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Shqipërisë kritikuan Kosovën për taksën prej 100 për qind për produktet serbe, u zotuan në Beograd për t’i intensifikuar raportet tregtare dhe ekonomike, kurse sot, të njëjtit vërshuan për në Kosovë me shqiponja të mëdha, të bindur, me plot të drejtë, që kosovarët, edhe këtë herë, si shumë të tjera, do të tregohen mjaftueshëm idiot sa për t’u joshur nga ngjyrat kuq e zi.

    Kaq.

    Këta të Kosovës, të mangët nga goja dhe truri, dukeshin mjaft të kënaqur që Edi nuk po shkonte edhe më larg. Ai, ta zemë, edhe do të mund të tallej me ta. Prandaj, për sa kohë që Rama atyre ua ofronte atyre njërën dorë, që me të ta formonin një shqiponjë, ministrat e Kosovës, të shndërruar në tifoz, ishin të kënaqur. Ata dukeshin si ca mjeran të kompleksuar, të paditur, të paedukuar, të pakulturuar, dhe cdo gjë tjetër që fillon me PA, përball udhëheqësit të Shqipërisë. Kush guxonte që t’i thoshte atij për taksën e rrugës? Kush guxonte t’i thoshte atij që ai, dhe kabineti i tij, ndryshe flet në Beograd e ndryshe në Prishtinë? Kush guxonte t’i thoshte atij që nën udhëheqjen e tij, ekonomia e Shqipërisë cdo ditë e më tepër po afrohet më Beogradin, e cdo ditë e më tepër po i bën pengesa Prishtinës.

    Shikoni vetëm të dhënat në sajtin e CEFTA’së, të cilat flasin shumë më shumë se sa secila shqiponjë e bërë në Pejë. Shqipëria, vitin e kaluar ka shitur në Kosovë më shumë se sa në secilin vend në rajon, dhe ka konsumuar prodhime serbe më shumë se sa nga secili vend tjetër në rajon. Pra, Shqipëria blenë mallra në Serbi (186 milionë euro) dhe shet mallra në Kosovë (në vlerë 156 milionë euro). Ndërsa Kosova, vitin e kaluar ka shitur në Shqipëri, pak më shumë se sa ka shitur në Serbi. Pastaj mos të harrojmë kontributin e miliona turistëve të Kosovës që për cdo vjet i çojnë në Shqipëri miliona euro të tjera për turizëm, ani pse, Rama, prej kur u bë Kryeministër i Shqipërisë, atë pjesë të rrugës së kombit që kishte mbetur e papërfunduar nga koha e Berishës, e la në atë gjendje që e gjeti. Vetëm se, bakshish, e shtoi edhe taksën prej 10 eurove.

    Mos me keqkuptoni, unë nuk kam kërkesa për Edi Ramën. Ai është kryeministër i Shqipërisë, i zgjedhur nga qytetarët e Shqipërisë, për të punuar për qytetarët e Shqipërisë. Mirëpo, kur i njëjti zbarkon në Kosovë, na tregon se kush cfarë guxon e cfarë jo t’i thotë Presidentit Thaci, kur na tregon kush është e kush nuk është patriot, kush bëri dicka e kush nuk bëri asgjë për shqiptarët, atëherë e konsideroj legjitime që edhe ne t’i themi hapur disa gjëra.

    Ta zemë, unë mendoj që është gomar kushdo që i thotë puna e mbarë Hashim Thacit, kur ky i fundit bën përpjekje që ta ndajë vendin e vet në dysh. Unë mendoj që është gomar, gjithashtu, ai që vjen në Kosovë dhe ofendon gazetarët e vendit tonë, duke i quajtur kazan, vetëm pse gazetari ia ka drejtuar një pyetje normale një personi jonormal.

    Kjo cfarë ndodhi sot në Pejë, ishte cdo gjë tjetër përvec asaj për të cilën ishte thirrur. Kryeministri i Shqipërisë kishte ardhur në Kosovë për t’ia rrahur shpatullat Hashim Thacit, për t’i intimiduar politikanët tjerë të Kosovës, për t’i intimiduar gazetarët e Kosovës, për të ushtruar terror medial mbi qytetarët e hutuar – kuptohet i përkrahur nga gazetarët personal.

    Ky ishte një lloj vandalizmi i paparë deri më tash në Kosovë. Një kryeministër, qoftë ai edhe i Shqipërisë, që kerset dhëmbet, hakërrehet, shtrëngon grushtët, sikur të jetë disa sekonda larg krizës së radhës epileptike, nuk mund të jetë ylli ynë polar. Një kryeministër që ofendon, sulmon, të vegjlit, dhe i kthen kurrizin oligarkëve, nuk është shembulli për t’u ndjekur.

    Kushdo që pret që ekonomia e dy vendëve, pas këtij cirku, do të sheh ditë më të mira, shpejt do të deshprohet. Për ekonominë tonë nuk vendosin këta. Për ekonominë tonë, për taksat tonë vendosin devollët, kastratët, vilmanushët etj., etj.

    Prandaj, më zgjoni nga gjumi kur këta oligarkë vendosin që ta mbajnë një samit mbarëkombëtar. Deri atëherë, z. Rama, **** Off.

    Gazeta Express
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Gomari që bëri patriotin në Pejë

    Qe gomari shiti vetem "pordhe" ne Peje kjo nuk ka dyshim.Eshte bere person banal qe mashtron ne çdo gje qe shpreh....

    Po nuk eshte vetem faji i Rames,fajin me te madh ne kete rast e ka qeveria e Kosoves qe nuk i kerkoi llogari per taksen e rruges. Eshte nje skandal qe asnje ne Kosove nuk kembngul ne kerkimin e llogarise per kete haraç ! Plus qe kishte dhe gomarin tjeter te ministris se financave qe ishte kunder ngritjes se takses 100 % ndaj Serbise.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: Gomari që bëri patriotin në Pejë

    Heqjen e takses per rrugen e kombit pajtohem me nderhyrjen tuaj SERAFÍN. ..Por nganjehere duhet treguar dhamt. ...Bashkimi për zhvillim eshte moto jo e keqe ne interés të shqiptarve ne ballkan pse jo mos te nenshjruhej një marrveshje e tillë per zhvill ?
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Gomari që bëri patriotin në Pejë

    Kreksi;dhamt Rames ja kan hek qe ne vegjeli,tani as proteza nuk ka mo.Ben gam-gam kot. Bashkimi nuk behet si Rama duke ven haraçe rrugesh dhe duke bere pazare me Serbin.

    Megjithate Rama nuk duhet marre serioisht,se ndryshe mendon,ndryshe flet dhe ndryshe vepron. E pa qe taksa 100 % pati sukses ne publikun shqiptar dhe per kete edhe Rama ju bashkua por ne te vertete e mendon si ministri i financave....Sa per dijeni hapi i pare i Rames kur edhi ne qeveri ishte lidhja e nje kontrate me Fazlliçin....Ne qeveri se kur ishte ne opozite nuk la gje pa thene kunder Fazlliçit,te njejten gje edhe per kufirin detar me greqine e me radh... Nuk ja vlen te meret seriozisht,sidomos kur nuk ben pazare.

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Gomari që bëri patriotin në Pejë

    Ka ndonje vend te botes se shumica nga ju jetoni jasht, rruget nuk mirembahen me taksa?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Gomari që bëri patriotin në Pejë

    Natyrisht qe jo vetem rruget por edhe pyjet,malet,lumenjt,muzet etj etj mirmbahen nga taksat... dhe me duket se pikerisht per mirmbajtjen e rrugeve ne Shqiperi shteti ka vendosur nje takse tek karburantet nga me te lartat ne Europe.
    Megjithate problemi i kesaj "takse" eshte se demton ekonomine,i shton tregtise, ne ate rruge strategjike,nje kosto plus te panevojshme,sidomos ne kete moment ku mundet te perfitohej nga nje situate e tille.... Pastaj nuk eshte vet gomari qe premtoj ne Peje se do kete zero taksa midis Shqiperise dhe Kosoves...Apo thuaj gomar eshte,qe nuk di as taksat qe vendos vete

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gomari që bëri patriotin në Pejë

    Personalisht nuk e kam kuptuar kurre arsyen e vertete te mbledhjeve te perbashketa midis qeverise shqiptare dhe asaj kosovare.

    Nuk gjindet asnje proçes-verbal se cilat jane marreveshjet e perbashketa te nenshkruara?
    Çfare benefitesh kane sjellur keto marreveshje?
    Cilat jane planet e perbashketa ekonomike ne plan afatgjate? Etj, etj...
    Zero, asgje nuk behet publike, perveç fotove ne sfond me flamuj e simbole kombetare..

    Shto ketu faktin qe emigracioni si ne Shqiperi por edhe ne Kosove po ben kerdine, tregon se ky lloj butaforizmi nuk sjell as perfitime elektorale dhe as pastrim imazhi.

    Dhe per turpin tone jane te njejtet burra qe mbasi rane dakort qe shqiptaret andej dhe ketej kufirit te paguajne nga 10euro per t’u takuar, qe mbasi bejne gjithe diten pazare me Vuçiçin per plan-ndarje te kufijve shqiptare sipas endrres se Milosheviçit, nuk kane fonde te ngrejne nje cop maternitet ne Presheve (premtim i bere ne mbledhjen e perbashket te vitit 2014). Por u mjaftuan me shifren qesharake 50mije euro secili per shqiptaret e Lugines...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: Gomari që bëri patriotin në Pejë

    SERAFIM, à do kishteundesi që edhe Edi Rama t'ua kripte taksen 100% edhe Serbis e Fazliçit në shenjê solidariteti që derisa keta mos ta njohin Kosovën e pamvarun edhe Shqiperia të veproje njesoj. ...pse jo ?
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Gomari që bëri patriotin në Pejë

    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    SERAFIM, à do kishteundesi që edhe Edi Rama t'ua kripte taksen 100% edhe Serbis e Fazliçit në shenjê solidariteti që derisa keta mos ta njohin Kosovën e pamvarun edhe Shqiperia të veproje njesoj. ...pse jo ?

    Ne qofte se Rama do te flasi edhe ne emer te Kosoves patjeter qe duhet te merte ndonje mase reale ne shenje solidariteti,me vepra jo me fjale.

    Kreksi pushtetaret si Rama,qe pak a shume jane hajdut ordiner,nuk munden te bejne asnje veprim praktik sepse jane politikane te shantazhueshem. Bota i toleron pikerisht se jane te shantazhueshem dhe i duhen per kompromise.

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gomari që bëri patriotin në Pejë

    Kosova dhe Edi Rama, ky monstër që një ditë do të hajë fëmijët e vet

    Para disa ditësh në Pejë ndodhi diçka që nuk kisha dashur të isha bashkëkohës i saj: një gënjeshtër monumentale, e pashembullt dhe e papërsëritshme, e tillë që me hijen e saj të shëmtuar nxin dhe errëson çdo akt të virtytshëm dhe çdo sakrificë sublime për shtetin dhe idealet kombëtare. Që gënjeshtra patriotike panshqiptare të merrte atribute historike, për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, u zgjodh vendi, ku 119 vjet më parë u mbajt Lidhja e Pejës dhe prag-festa e 28 Nëntorit, duke ua lënduar shqiptarëve sentimentin me këtë cirk të shëmtuar, duke ua tallur historinë dhe duke hedhur mbi vlerat e trashëgimisë sonë groteskun morbid të politikës arriviste.

    Ikonografia e mbledhjes, siç u pa, e mbingarkuar me simbole kombëtare, me pompë dhe akte solemne, përveç se duhej të dëshmonte atë që nuk kishte nevojë të dëshmohej, më shumë duhej të fshihte diçka të madhe, diçka tronditëse për ata që duan të shohin përtej perdes së kuqe dhe hijeve të errëta mbi të: duhej t’u dërgohej një mesazh shqiptarëve, veçmas atyre të Kosovës, që ende besojnë në “dizajne” të këtilla krejtësisht të rreme, se punët e kombit shkojnë mbroth dhe se për këtë kujdesen dy qeveritë, me angazhimet e tyre thellësisht kombëtare.

    Nuk do mend, mjeshtri i ikonografisë dhe propagandës ishte Edi Rama, një dizajnator me biografi të manipuluar artistike, i cili në shtetin e vet ka dhënë prova bindëse se propagandën e bën më mirë se çdo punë tjetër. Gjithkush e di se mbledhjet e këtilla të përbashkëta të dy qeverive që pesë vjet e këndej as kanë sjellë rezultat dhe as kanë për të prodhuar ndonjë efekt real kombëtar: atyre nuk u besojnë as vetë pjesëmarrësit, por nuk del njeri që t’i ndalë, sepse të gjithë duan të përfitojnë prej tyre, ndonëse po të gjithë e dinë se ky marketing i çmendur i Edi Ramës është vetë keqqeverisja e manipuluar.

    Në këtë grackë, në grackën e Edi Ramës si mjeshtër i propagandës tashmë ka rënë edhe Qeveria e Kosovës, jo pse kjo qeveri është gjë më e mirë se ajo e Shqipërisë, por thjesht sepse promovimet publike nuk janë specialitet i saj (është më e ngathët, pa elokuencë dhe pa sensin e komunikimit publik), teksa dëshirës për t’u përfshirë në këtë formë të promovimit të gënjeshtërt nuk i reziston dot.

    Që Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një kala gënjeshtrash, këtë kanë filluar ta pohojnë zëshëm edhe ata që deri dje e kanë mbështetur dhe i kanë kryer shërbime nga më të ndryshmet. Në të vërtetë, kjo do të duhej të ishte çështje “e brendshme” e elektoratit të Shqipërisë, i cili, duke ia mbushur kutitë me dy të tretat e votave, duhej ta kishte në vëmendje se është duke prodhuar një monstër politike, që në një ditë jo të largët do të hajë edhe fëmijët e vet. Por tani ndodhi që ambiciet e kësaj monstre janë më të mëdha se vetë Shqipëria: i trimëruar nga vota gati plebishitare e Shqipërisë, ai tashmë synon ta shtrijë marrëzinë dhe papërgjegjësinë e vet tej kufijve të saj, natyrisht as në Greqi dhe as në BE, por aty ku dënglat e tij shiten, qoftë edhe me një çmim dosido, pra në Kosovën e traumatizuar nga frustrimet e saj historike dhe politike.

    Natyrisht, në rastin e takimit të Pejës, Edi Rama dëshmoi se nuk njeh sovranitetin e Kosovës, nuk e njeh traditën e popullit të vet, nuk di gjë për mirësjellje dhe punën e parë që bëri, shqelmoi derën e shtëpisë mikpritëse dhe, sipas prirjes së tij tashmë të njohur, me këmbët e tij me llucë dhe pëgëra, vandalizoi Kosovën e brishtë dhe fragjile në të gjithë përbërësit e saj. Përballë një Edi Rame të këtillë, që ndihet Zot në Kosovë dhe bëhet pulë para Serbisë dhe Greqisë, qeveritarët e Kosovës, të padijshëm dhe të pazot, të squlltë dhe inferiorë, pa autoritet dhe pa mbështetje elektorale, nuk kanë as guxim e kurajë, por nuk kanë dije dhe as vullnet politik që këtij vandali plangprishës t’i tregojnë derën. Kjo duhej të ndodhte, sepse Edi Rama, sikundër secili lider i Shqipërisë, edhe nëse është ithtar i madh i bashkimit kombëtar, së pari duhet ta respektojë sovranitetin e Kosovës, sepse në të kundërt bashkimi me të është aneksim (anschluss!). Por, sikundër tashmë e dimë fare qartë, Edi Rama nuk erdhi në Kosovë për gjepurat e tij rreth bashkimit kombëtar dhe as për ta mbështetur Kosovën përpara BE-së, por erdhi për të promovuar “partneritetin strategjik me Serbinë”, të Kosovës dhe Shqipërisë, një agjendë kjo e marrë me ngut edhe nga miqtë e tij, Thaçi dhe Vuçiq. Duke proklamuar një partneritet të këtillë, Edi Rama, bashkë me Qeverinë e Kosovës, që nuk u distancua prej tij, shkelën vlerat dhe arritjen më të madhe të historisë njëqindvjeçare të Kosovës: nëpërkëmbën partneritetin me Perëndimin, me SHBA dhe NATO-n, duke shpallur aleancën e frikshme me Serbinë dhe Rusinë si mecen i saj.

    (Kjo fyerje që i bëhet Kosovës është e pashembullt, është fyerje ndaj historisë së saj të vjetër dhe më të re, është fyerje për dëshmorët dhe heronjtë e saj, për idealet dhe për ardhmërinë e saj. Njeriu habitet, si mund të prodhojë ky vend me një histori të këtillë politikanë kaq të padinjitetshëm, kaq luajalë dhe të nënshtruar ndaj Serbisë, në kohën kur ajo, pasi ka vrarë dhe ka prerë, ka shkatërruar dhe masakruar, ka dhunuar dhe ka turpëruar, pa kompensuar dëm dhe pa kërkuar falje, sërish kërcënon me zhbërjen e pavarësisë së Kosovës. Si është e mundur, pse kaq shpirtgjerë janë politikanët shqiptarë ndaj Serbisë, kur luftën politike mes veti e kanë aq të egër, si askush tjetër?!

    Atëherë, duhet të jetë diku një interes i tyre suprem, që ua mpin trurin politikanëve tanë, të cilët, edhe pse disa prej tyre dikur kanë luftuar kundër Serbisë, tani bëhen qengja përballë saj. Dihet, përsëritja e historisë te ne është një sindrom që ndjek një cikël fatal dhe se arrivistë dhe bukëshkalë të këtillë ka pasur gjithmonë në të kaluarën tonë: njëqind e ca vjet më parë, Esat Pasha ia dorëzoi Shkodrën Malit të Zi e Serbisë, dhe Rusisë që u rrinte prapa, të cilën më pas mezi ua hoqi nga dora bashkësia e atëhershme ndërkombëtare. Por ky shpjegim patetik- historik nuk mjafton, sikundër nuk mjafton shpjegimi i zakonshëm për mungesën e një reagimi popullor dhe qytetar, i cili do të mbronte vlerat historike dhe demokratike, mungesën e një zëri të fuqishëm që trondit nga themelet dhe shkundullon në gjenezë vetë origjinën e idesë.)

    Sido që të jetë, tashmë është krejt e qartë se dy qeveritë, të cilat në Pejë nuk arritën të bënin asnjë gram histori, ia dolën të realizonin një agjendë (të tymtë!) të përbashkët. Qeveria e Kosovës me masat populiste ndaj Serbisë dhe me ndihmën e ikonografisë patriotike të Edi Ramës është duke u përpjekur t’i përballojë pasojat e mosliberalizimit të vizave, të cilat nuk do të hiqen as kësaj radhe, jo vetëm për shkak të qëndrimit cinik të BE-së, të cilin gjithsesi e kemi merituar, por më shumë për shkak të dështimeve lapidare në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Klasa politike e Kosovës, pozitë dhe opozitë, jo vetëm kësaj radhe, ka dështuar me krejt agjendën e saj evropiane dhe, ç’është akoma më keq, ajo pandeh se duke ikur nga seancat e parlamentit, duke vonuar dhe duke mos votuar ligjet arrin t’ua hedhë pa u lagur masave shtrënguese të BE-së dhe njëkohësisht të mjegullojë ose të davaris disi bindjen tashmë të ngulitur te secili qytetar i Kosovës, se epiqendër e krimit të organizuar dhe korrupsionit është pikërisht klasa politike.

    Më anë tjetër, Qeveria e Shqipërisë e Edi Ramës, duke i dalë zot Kosovës me “kërcënime” populiste ndaj BE-së (teksa tashmë ia ka caktuar Serbinë si partner strategjik!), përpiqet të përballojë përmes nacionalizmit të zvjerdhur refuzimin gati të sigurt të çeljes së negociatave me BE-në. Ky dështim politik i të dy palëve edhe në të ardhmen pritet të prodhojë bashkime kombëtare, unifikime doganash, heqje taksash, vënie taksash dhe kaçapordhica të këtilla tipike për estradën tonë politike, derisa të kuptohet një herë e mirë se dy shtetet tona ballkanike, përveçse histori dështimesh, ndoshta mund të prodhojnë një ditë edhe ndonjë “histori suksesi”, siç ishte ajo e Sanaderit apo Grujevskit!

    Një çështje tjetër, që u duk sikur u vërtit në margjina të takimit të Pejës, por që e dominoi atë me hijen e errët dhe të frikshme, ishte korrigjimi i kufirit ose këmbimi i territoreve me Serbinë, ose e ashtuquajtura marrëveshje historike me Serbinë. Disa analistë dhe medie të Tiranës, akoma luajalë ndaj Edi Ramës, duke dashur ta mbitheksojnë supremacinë intelektuale të kryeministrit të Shqipërisë kundrejt mendjeve të kufizuara të politikanëve kosovarë dhe duke marrë mësim nga paternalizmi historik i Shqipërisë ndaj Kosovës, nuk ngurruan të thoshin se Shqipëria, më në fund, arriti ta merrte në dorë çështjen e Kosovës, jo pse këtë ia besoi vetë Kosova, as pse mund t’ia ketë besuar SHBA-ja dhe BE-ja, siç u përpoqën të gënjenin, por sepse Serbia mund ta ketë zgjedhur si partner të besueshëm Shqipërinë, për ta mbyllur një herë e mirë çështjen e Kosovës, në një kohë që faktori i politik i Kosovës, ose nuk ka mbështetje të brendshme, ose nuk shfaqet i besueshëm kundruall faktorit ndërkombëtar.

    Ashtu sikundër pritej, Rama u shfaq i paepur, agresiv, arrogant, fjalëpistë në mbështetje të Thaçit dhe Vuçiqit, por pa treguar as kësaj radhe pse është kaq pasionant në mbrojtje të asaj kauze. Në të vërtetë, askush nuk e ka të qartë, ç’i hyn në punë Edi Ramës veriu i Kosovës, pse do me çdo kusht t’ia japë Serbisë këtë pjesë të saj? Që t’i hapë rrugën bashkimit kombëtar? E pabesueshme! Pse, aq naiv dhe i kufizuar të jetë Rama, dhe të mos i ketë dhënë aq mend edhe Thaçit, sa të besojnë që të dy se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të bëhet me ndihmën e Serbisë? Aspak. Fundja, pse ai nuk i shikon punët e veta me Greqinë, që të mos i shkelet sovraniteti orë e çast nga ultranacionalistët grekë, por vjen në Pejë e Prishtinë dhe i fut shkopinj nën rrotë Kosovës që mezi çapitet.

    Askush në Kosovë nuk e beson se Rama dhe Thaçi nuk kanë një llogari të fshehtë politike, se angazhimi i tyre nuk është, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pa prapavijë dhe i motivuar nga ndjenja të sinqerta. Për këtë të gjithë janë të vetëdijshëm. Vetëm se, pikërisht vetëm se, doli krejtësisht e paqartë, si ndodhi që, derisa Rama po përgatitej të promovohej si lider kombëtar, ndoshta pak i turbullt nga mendja, pak i gënjyer dhe euforik nga mbështetja e bashkëmendimtarëve të tij në Prishtinë, derisa kolovitej korridoreve të Klan Kosovës, Hashim Thaçi, mbase edhe i shantazhuar vërtet nga Gjykata Speciale, me takimet në Uashington tashmë shfaqej i paarritshëm për Edi Ramën: për mirë ose për keq, me lobim të paguar shtrenjtë ose lirë, që të ndahet ose të mbetet e bashkuar, në kancelaritë amerikane Kosovës nuk i referohet më askush përmes Serbisë ose Shqipërisë dhe as përmes Edi Ramës, natyrisht.

    Ndërkaq, nëse është për të besuar se para 25 vjetësh, bashkë me Dobrica Qosiqin e Serbisë ishte angazhuar pa sukses për ndarjen e Kosovës edhe një ambasador i fuqishëm i SHBA-së, Uoren Cimerman, është krejt e besueshme se edhe Thaçi dhe Vuçiqi, pas pak kohe, do të dalin të pikëlluar nga kjo histori.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #11
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Gomari që bëri patriotin në Pejë

    Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Evropë është një sukses personal i Kryeministrit Rama. Laku në grykë mafies 28 vjeçare po i afrohet, prandaj duhet që të ngrihen të gjithë Shqiptarët për ta rrëzuar me çdo kusht këtë qeveri. Urdhri nga Athina është i qartë, Rama duhet të iki që ne të ngelemi përsëri në duart e mafies dhe shërbimeve sekrete.. Ardhja e bashes në pushtet do të shënonte marrëdhënie të shkëlqyera me Greqinë, por me një kosto të "vogël", me më pak det, më pak tok, më pak dinjitet... E po helbete jemi mësuar ne Shqiptaret me këto lloj mostrash qeverisëse, prandaj Rama duhet të iki sa më parë...

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Gomari që bëri patriotin në Pejë

    Kalojn kohet dhe kalojne vitet dhe politika shqiptare eshte vetem nje,e njellojte dhe e perbashket pothuajse gjate gjithe ketyre 28 vjetesh.

    Po te shikosh sot Ramen te duket njesoj si Berisha,nuk kane asnje ndryshim as ideologjik e as politik ose ekonomik,as thelbesor dhe as parimor. Po ti heqesh Rames dhunen dhe rahjet,qe deri me sot se ka sepse mbase ka menyra te tjera shantazhi dhe frike,por qe Berisha i kishte qef si tradite e Sigurimit,ne asgje tjeter nuk ndryshojne. Duke filluar nga premtimet,nga koncesionet,nga vjedhja dhe krimi,nga bisedimet e mshefta me greqine dhe sjellja si patriot per te terhequr vemendjen nga problemet ekonomike etj etj.te duket se asgje vertete nuk ka ndryshuar aq sa çdo veprim te Rames mund ta zevendesosh me ate te Berishes dhe anasjelltas.
    Jane aq te ngjashem sa edhe Rama ka filluar te spiunoje fukarenjt se ku pin rakine e ku luajn bixhozin.Siç duke ka edhe Rama nostalgji per ate te shkrete Sigurim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 05-12-2018 më 19:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •