Pėrse KOASH duhet tė vlerėsojė zyrtarisht Figurėn e Gjergj Kastrioti-Skėnderbeut

Postuar: 22/11/2018 - 07:13

Viti i Gjergj Kastrioti-Skėnderbeut, i lanēuar nga shteti me rastin e 550 vjetorit tė vdekjes sė Heroit Kombėtar, ka shėnuar shumė konferenca, mbledhje e takime pėrkujtimore pėr tė pėrkujtuar veprėn e pavdekshme tė Heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Madje edhe nė Itali, tek Arbėreshėt, kėtė muaj ėshtė pėrkujtuar Heroi Kombėtar. Nė kėtė aktivitet mori pjesė edhe Presidenti shqiptar.

Pėrkujtimore nė respekt tė Heroit, takime dhe mbledhje janė bėrė edhe nė Kosovė, Prishtinė, ku ėshtė Busti i Heroit Kombėtar, por edhe nė trevat dhe diasporėn shqiptare. Njihet gjithashtu kontributi i Kishės Katolike, e cila e vlerėsoi Gjergj Kastriotin-Skėnderbeu me titullin `Atlet i Krishtit`.

Shumė vende tė tjera ku ka komunitete shqiptarėsh, Heroi ynė pėrkujtohet me respekt tė madh. Madje edhe shtete tė tjera si Franca, Austria, Polonia, madje dhe Rusia, kanė edhe skulptura dhe pėrmendore tė Heroit tonė Kombėtar. Shumė autorė dhe historianė tė vendit dhe tė huaj kanė shkruar pėr kontributin e jashtėzakonshėm tė Heroit Kombėtar nė ruajtjen e lirisė dhe pavarėsisė sė popullit Arbėror dhe Epirot, si dhe pėr mė tepėr, nė pėrpjekjet pėr tė ruajtur vlerat e Kristianizmit nė Arbėri-Epir. Ballkan, dhe nė Europė.

Dihet qė Shteti Shqiptar i ka dhėnė kėsaj figure tė madhėrishme, e cila ėshtė ndoshta e vetmja figurė pėr tė cilin tė gjithė komunitetet fetare, i gjithė populli shqiptar, tė gjitha trevat jashtė Shqipėrisė tė banuara mė shqiptarė, e gjithė diaspora shqiptare, e njohin, e pranojnė dhe e respektojnė pėr kontributin e tij tė jashtėzakonshėm nė ruajtjen e identitetit Arbėror dhe tė fesė kristiane. Shteti Shqiptar i ka dhėnė titullin Hero i Popullit. Shteti Shqiptar ka bėrė flamurin e familjes Kastrioti me shqiponjėn e zezė dhe me sfondin e kuq si flamur kombėtar tė shtetit shqiptar, por edhe tė gjithė shqiptarėve. Ishte kontributi i jashtėzakonshėm i Rilindasve, kontribut i cili u shpėrblye me ngritjen e flamurit nė Vlorė mė 28 Nėntor 1912, pasi Ismail Bej Vlora e mori flamurin pas rekomandimit nga shoqėria shqiptare e Bukureshtit, dhe pasi Marigo Posso (Poēi) i qėndisi thekėt e flamurit tė familjes Kastrioti (tashmė Flamur Kombėtar por pa diellin me gjashtė cepa), tė sjellė nga Bukureshti.

Nė tė gjithė botėn pėr figurėn e Skėnderbeut janė shkruar rreth 600 libra. Mes tyre janė dhjetra romane, libra historikė, studimorė dhe legjenda. 

Papa Kalisti i dha titullin e Lartė qė kur Gjergj Kastrioti ishte gjallė `Atlet i Krishtit`nė vitin 1457dhe kėtė e dėshmon ky pasazhi shkruar nė revistėn “Njė Komb” nė shkrimin `Koalicioni antiosman i Papa Kalistit tėII dhe Skėnderbeu (1455-1458)`: ngaNdėrmarrja e kryqėzatės antiosmane nga ana e Kalistit iII dhe pėrfshirja e Skėnderbeut nė tė, hodhi bazat e politikės konsekuente tė Heroit shqiptar, i cili deri nė fund tė jetės nuk ndėrmori paqe me Europėn dhe mbeti ashtu si e kishte cilėsuar Papa Kalisti III nė 23 dhjetor 1457, “fortis athleta et verus propugnator fidei Cristianae” – Atlet i fortė dhe mbrojtės i Krishtėrimit http://www.njekomb.com/?p=14445dhe h...p-in-albanese/.

Po Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipėrisė pėrse nuk ka ndėrmarrė asnjė hap gjatė kėtyre 98 viteve Autoqefali, duke patur parasysh se Kisha Katolike e ka respektuar figurėn e Heroit Kombėtar qė nė vitin 1457? Si ka mundėsi qė njė Hero Kombėtar, familja e tė cilit dhe vetė Heroi ishin tė ritit lindor orthodoks, qė kishin si stemė tė familjes njė flamur me shqiponjė bizantine dhe mė diellin maqedonas sepse Heroi Kombėtar e quante veten si banor tė Epirit maqedonas, troje tė cilat ishin arbėrore?

Le tė hidhemi tek Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipėrisė dhe pėrse KOASH duhet tė vlerėsojė kontributin e jashtėzakonshėm tė Heroit Kombėtar, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu dhe ta vendosė atė jo vetėm nė Kalendarin Orthodoks, por edhe nė ditėt pėr tė pėrkujtuar ēdo vit heroizmin e tij dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij qė dhanė jetėn pėr tė ruajtur atdheun dhe religjionin. Nė fakt, KOASH nėpėrmjet Lidhjes sė Intelektualėve dhe me kėrkesėn e intelektualėve, ka bėrė nė vite vetėm dy takime pėrkujtimore (njė nė 2016 dhe njė 2018) pėr tė kujtuar Heroin Kombėtar, dhe takime tė tilla janė bėrė edhe nė tė kaluarėn me pėrpjekjet e intelektualėve orthodoksė.

Por kjo ėshtė farė pak nė raport me atė qė ka dhėnė Heroi Kombėtar jo vetėm pėr lirinė e atdheut por e rėndėsishme pėr komunitetin orthodoks ėshtė vlerėsimi i kėsaj figurė nga KOASH sepse familja Kastrioti njihet si njė familje ortodokse, e cila sė bashku me popullin e saj me princėrit e asaj kohe luftuan kundėr pushtuesit osman dhe u pėrpoqėn fort pėr tė ruajtur atdheun dhe fenė. Si ka mundėsi qė Kisha Orthodokse Autoqefale nuk vlerėson figurėn e birit tė saj, i cili luftoi me burrėri me ushtarėt dhe me tė gjithė popullin e Arbėrisė dhe tė Epirit kundėr pushtimit osman, banorė qė ishin me shumicė dėrrmuese tė ritit lindor, ēka e konfirmojnė arbėreshėt e Italisė, arb-arvanitasit e Moresė pra tė Greqisė sė sotme, arbėrit dhe shqiptarėt e Rumanisė dhe tė Ukrainės tė tėrė tė ritit lindor orthodoks.

Si ka mundėsi qė Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipėrisė tė hezitojė pėr tė vlerėsuar nė rrugė religjioze ashtu si veproi para 550 vitesh Papa i Romės, Heroin Kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, babai i tė cilit, Gjon Kastrioti, vėllezėrit Reposh dhe Kostandin Kastrioti, janė varrosur nė Manastirin e Hilandarit nė Malin Athos (Mali i At-it)?

Vetė Varri i Heroit Kombėtar, ndonėse ėshtė vendosur fiktivisht nė Lezhė, aktualisht nuk dihet se ku janė tė vendosura eshtrat e tij sepse sipas historiografit tė shquar Dhosi Lipe, janė zhvendosur nga familja dhe legjenda e Marin Barletit se varri u hap nga osmanėt ka shumė mundėsi tė jetė jo e vėrtetė. Kėtė fakt e konfirmojnė dhe historianėt osmanė tė asaj kohe. E vėshtruar nga kjo pikėpamje KOASH nuk ka bėrė shumė madje mund tė themi se ka bėrė pak pėr kėtė Hero Kombėtar, i cili ėshtė edhe i komunitetit orthodoks shqiptar.

Pėr kėtė arsye, disa intelektualė orthodoksė kanė bėrė njė Promemorie drejtuar KOASH dhe Komunitetit Shtetėror tė Kulteve pėr tė krijuar njė Komision i cili do tė vlerėsojė figurėn e tij nga ana religjioze orthodokse me qėllim qė ta vendosė kėtė Hero Kombėtar nė vėndin qė meriton: nė Kalendarin Orthodoks.

Argumenti ėshtė se secili respekton njeriun e tij dhe jo t’ua lėrė vetėm tė tjerėve. Nė kėtė aspekt, shumė vende tė tjera tė Lindjes dhe tė Perėndimit kanė vlerėsuar figurat religjioze si nga ana shtetėrore, pra si tė themi laike, ashtu dhe nga ana religjioze, pėrsa i pėrket anės shpirtėrore tė tė cilėve u pėrkasin heronjtė.

Komuniteti orthdoks shqiptar, por dhe ai i huaj presin tė ngrihet njė Komision pėr tė vlerėsuar dhe vendosur nė Kalendarin Orthodoks emrin e lavdishėm e Heroit Kombėtar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, sepse figura e tij nė mos ėshtė totalisht e barabartė me shenjtorėt, martirėt, dėshmorėt bizantinė tė orthodoksisė, mendoj se ua kalon ēdo njėrit nga ata pėr nga vepra e tij madhėshtore dhe heroike.

Vlerėsimin e tij e presim me padurim ndryshe do tė vėrtetohet thėnie e Testamentit tė Ri se: ``Heroi vlerėsohet gjithkund, pėrveēse nė vendin e tij``, dhe kėtu bėhet fjalė pėr bashkėsinė orthodokse tė Shqipėrisė.

Shpresojmė se nė kėtė 550 vjetor, KOASH do tė dijė tė dalė mbi ngurtėsinė 98 vjeēare tė tė lėnit nė harresė tė klerikėve, patriotėve orthodoksė, por mbi tė gjitha tė anashkalimit tė Birit tė dashur tė Orthodoksisė, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.