Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Zgjerimi i Unazës së Re: 11 herë më i shtrenjtë se një autostradë e re në SHBA

    Kostot marramëndëse me të cilën qeveria ka planifikuar të ndërtojë dhe rindërtojë disa rrugë janë kthyer në shqetësim të madh publik. Edhe më problematik është fakti se për asnjë nga projektet e shumëpërfolura të rrugëve nuk ka asnjë transparencë nga qeveria.

    Rasti më ekstrem duket se është ai i zgjerimit të Unazës së Re, në një gjatësi prej 2,2 kilometra. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë punime rindërtuese janë planifikuar, pasi qeveria nuk ka botuar asnjë projekt dhe informacion mbi projektin—unaza aktualisht ka tre korsi në të dyja kahet dhe nuk është e qartë se çfarë zgjerimi ka parashikuar qeveria. Gjithsesi, ajo që është e qartë është se qeveria ka planifikuar të shpenzojë €40 milionë për zgjerimin e këtyre 2,2 kilometrave rrugë, pra afërsisht €19 milionë për kilometër.

    Shqetësimit të qytetarëve dhe akuzave për korrupsion, kryeministri Rama iu përgjigj dje me një gjuhë përçmuese dhe raciste me anë të pohimit të mëposhtëm:

    “Dikush duhet t’u shpjegojë inxhinierëve të PD dhe LSI, si dhe të kazanit plot me kadrinj se kilometrat e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre! Vlerat për kilometër variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin denbabaden nga një manual standard.”

    Është e paqartë se çfarë manuali standard inxhinjerik i referohet Kryeministri, ose më saktë si janë llogaritur dhe nga kush janë llogaritur kostot ndërtimore sipas këtyre standarteve të supozuara. Por në mungesë të transparencës qeveritare, ne mund të bëjmë krahasim me ndërtime të së njëjtës natyrë në vendet perendimore.

    Për këtë ne ju referuam kostove sugjeruese të llogaritura dhe të bëra publike nga Shoqata amerikane e Ndërtimit të Rrugëve dhe Transportit, për në vitin 2017.

    Sipas standardeve amerikane ndërtimi i një rruge me shtrat krejtësisht të ri, me dy korsi të ndara në secilin kah, në zona urbane kushton nga $3-5 milionë për milje ose afërsisht nga $1,9-3,1 milionë për kilometër. Në euro kostot standarde të ndërtimit të rrugëve të reja urbane janë: €1,8-2,7 milionë.

    Është e qartë se kostoja ndërtimore e zgjerimit të një rrugë ekzistuese është shumë më e ulët se sa kaq.

    Kjo do të thotë se edhe sikur të ishte ndërtim krejtësisht i ri, kostoja e planifikuar për 2,2 kilometra zgjerim të Unazës së re është rreth 7-11 herë më e lartë se kostot standarde amerikane.

    Ky fakt është i vërtetë për të gjitha kontratat e ndërtimit të rrugëve përmes të ashtuquajturave skema të partneritetit publik-privat. Për të krijuar një ide mbi abuzimet e mundshme të këtyre PPP-ve mjaftohen të shikohen kostot për njesi të disa prej tyre (në shifra nuk përfshihen tatimi mbi vlerën e shtuar):

    — €10,8 milionë euro për kilometer për rrugën Thumanë-Kashar—rruga me gjatësi 20,8 kilometra është planifikuar të kushtojë €225,8 milionë;

    — €9 milionë për kilometër për rrugën Milot-Balldre—rruga me gjatësi 7,2 kilometra është planifikuar të kushtojë €162 milionë;

    — Afërsisht €6 milionë për kilometër në rrugën e Arbërit—rruga është rreth 40 kilometra e gjatë dhe është planifikuar të kushtojë €240 milionë.

    — €3,8 milionë për kilometër për rrugën Orikum-Dukat—rruga me gjatësi 15 kilometra është planifikuar të kushtojë €58 milionë.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Zgjerimi i Unazës së Re: 11 herë më i shtrenjtë se një autostradë e re në SHBA

    Cmimet riten natyrisht se ka korrupsion por nje pjese e mire e ritjes eshte edhe fakti qe PPP nuk jane ekonomike sepse firma private e vetfinancon projektin. Keshtu qe firma private eshte e detyruar te mari borxh ne banke. Ky borxh qe duhet te kete kamate reth 5 % kur supozohet se firma jep garanci edhe shteterore per kthimin e borxhit,sepse mundet te jete edhe me i larte pa garancite e duhura...perfundon i gjithi ne koston e projektit a ndertimit te rruges. Edhe ketu ma ha mendja,edhe meqenese Shqiperia nuk ka nje treg financiar etj etj,dhe marja e borxhit duhet te kete koston e korrupsionit te vete. Dmth nje 5%-10 % eshte vetem kosto ekstra financiare,ne rastin me te mire.

    Sa per banoret,shteti eshte i detyruar te garantoje edhe banoret qe kan shkelur ligjin.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zgjerimi i Unazës së Re: 11 herë më i shtrenjtë se një autostradë e re në SHBA

    Keto PPP-te apo konçensionet jane afera te pastra korruptive.
    Behen pa transparence dhe s’jane funksionale.
    Nuk e kupton cili eshte privati, nepermjet ciles banke merret borxhi, cilat jane garancite qe shteti merr nga privati etj. Jane te gjitha « detaje te vogla » qe i zbulojme nga ndonje portal qe akoma s’eshte blere nga qeveria.

    Psh, rasti i skanerit te doganave qe beri shoku Ridvan Bode, tregoi se nga Shqiperia hyne e dolen tonelata droge nderkohe qe skaneri flinte gjume! Duket sikur ja beri dhurate rilindjes qe vazhdon edhe sot ta mjeli mire e mire kete konçension!

    Dhe ç’eshte me e rendesishmja, fale PPP-ve borxhi publik ne parim duhet te ishte ulur e jo te rritej me 12%. Sepse me rilindjen s’ka rritje pagash, ka rritje taksash dhe çdo investim behet ne bashkepunim me partneritetin privat.
    Me pak fjale e kane legjitimuar grabitjen si diçka normale.
    Perveç kesaj te nxjerrin nga shpia se do behet unaza, te shemb shtepite ne jug se do kaloj lungomare ku vetem « filantropi » Mane ka te drejte te ndertoj hotele me 7-8 yje, etj etj...

    PS: Xhungel hesapi...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Zgjerimi i Unazës së Re: 11 herë më i shtrenjtë se një autostradë e re në SHBA

    Qe ketyre PPP do tju degjohet krisma asnje nuk e ve ne dyshim,se do jete krisme pushke apo topi o bombe kjo eshte per tu pare. Gjithe zullumi eshte se do jene para te zeza-pastrim parash ku do fokusohet problemi tek ndonje banke apo do plasi direkt ne shtet si problem i ekonomise politike. Pastaj per gjerat e tjera vahdon trendi 28 vjeçar ku ne munges moralit,etikes dhe ligjit gjerat do vine gjithmone duke u perkeqsuar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •