Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Të gjithë të zhgënjyer me Bashën

    Të gjithë të zhgënjyer me Bashën
    Një pjesë e mirë e PD-së, kryesisht “garda” e vjetër e opozitës dhe qeverisjes 8 vjeçare Berisha, ka qënë përherë e pakënaqur me zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së. Këto pakënaqësi janë shtuar gjatë dy viteve të shkuara për shkak të mënyrës së drejtimit të opozitës nga Basha që për shumë figura të larta por edhe anëtarë të thjeshtë të PD-së është anemike dhe e paqartë.

    Kohët e fundit, ndërsa rritet përditë perceptimi publik për dështimin e qeverisjes Rama, kritikat ndaj Bashës po bëhen më të forta dhe aftësia e Bashës për të krijuar një alternativë reale e të besueshme përballë mazhorancës aktuale aq më shumë po vihet në dyshim edhe nga figura jashtë PD-së.

    Vetëm ditën e djeshme ka patur tre zëra të njohur publikë që kanë kritikuar hapur dhe ashpër, në pronocime të gjata publike, aftësinë udhëheqëse të Lulzim Bashës.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, deputeti demokrat Eduart Selami, themelues dhe ish-Kryetar i PD-së, është shprehur se “udhëheqja e re e Partisë Demokratike, më ka zhgënjyer mua dhe pjesën më të madhe të partisë që duan ta shikojnë edhe një herë PD-në si parti e shpresës për shqiptarët”.

    Selami ka deklaruar se ai dhe shumë të tjerë kanë patur shpresa të mëdha se përballë keqqeverisjes Rama-Meta, si një nga qeverisjet më të këqija që ka patur ndonjëherë vendi, Pd duhet të kishte ndjekur një drejtim tjetër, por Basha nuk ka mundur të ngjallë besim dhe shpresë në krye të PD-së.

    Ndërsa Blendi Fevziu, në një artikull me titull “A ka kurajo Basha të bëjë opozitë?” e ka vënë theksin tek dështimi i Bashës për të krijuar një grup të ri dhe të aftë opozitarë. Ai thekson se i gjithë debati dhe aktiviteti publik i PD-së është përqëndruar në një grup shumë të voglë personash, kryesisht ish qeveritarë të periudhës 2005-2013 dhe disa të rinj të sjellë nga Basha në PD pas zgjedhjeve të vitit 2013. Sipas Fevziut, shumë potenciale ekzistuese në PD nuk po shfrytëzohen, ndërsa nuk po tërhiqen potenciale të reja.

    “Ndaj ai duhet të zgjedhë të ndërtojë një grup që beson tek opozita dhe të ecë para, ose të vijojë një opozitë të gjatë, për të cilën do jetë përgjegjës vetëm ai,” është shprehur Fevziu.

    Edhe më i ashpër ka qënë Mero Baze në një editorial të tijin. Problemin e Bashës ai nuk e sheh thjesht tek qëndrimet e tij, por tek ai vetë, e shkuara politike dhe personaliteti i tij. Sipas Bazes, Basha nuk mund të frymëzojë e as të ngjallë shpresë për shkak se mënyra e zgjedhjes së tij e bëri atë udhëheqës “të vdekur” që ditën që erdhi në krye të PD-së.

    “Berisha u kujdes që Basha të shkonte në krye të partisë, por jo si një i zgjedhur dinjitoz dhe frymëzues, por si një i emëruar i tij. Në këtë mënyrë, Basha nuk u bë kryetar i PD si një shpresë për të ardhmen, por si një ngushëllim për ikjen e Berishës. Ai shikohej dhe shikohet gjerësisht si një kryetar dezhurn,” shprehet Baze.

    Më tej, Baze arsyeton se në krye të PD-së Basha është kujdesur që të krijojë një kastë burokratike për t’u mbrojtur nga sulmet që mund t’i vinin nga brenda partisë prej të pakënaqurve.

    Sipas tij, Basha është përpjekur të imitojë stilin e ashpër dhe akuzator të Berishës dhe jo të jetë vetvetja dhe të bëjë një opozitë moderne dhe të sinqertë. “Lulzim Basha nuk ka shumë për të bërë në opozitë, se për të bën plot punë qeveria. Ai ka rëndësi të jetë vetvetja, të jetë i qartë dhe të mos jetë i kapur nga klientelistët e gjithë pushteteve, të cilëve nuk u zë dot emrin në gojë dhe kur kërkon të bëjë sikur denoncon.”/exit.al

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Të gjithë të zhgënjyer me Bashën

    Sikur te behej nje referendum sot midis politikaneve shqiptar Basha do te zgjidhej si politikani me i pershtatshem per te qeverisur vendin,deri diku do hahej me Ilir Meten edhe sepse eshte me i paqshem se Meta. Do ta zgjidhnin se ka dy cilesi qe i pershtaten momentit dhe kohes. Njera eshte qe korruptohet lehtesisht dhe gjithesisht,pra edhe kur del te denoncoj diçka te gjithe mendojne se po vendos gjoben ose e ben per pazar. Por jo si Meta qe i vendos personalisht por jane gjoba e pazare te nje rethi me te gjere se vet Basha. Dhe cilesia tjeter qe eshte me e çmuara eshte se nuk vepron simbas mendjes se vet,arsyeton gjithmon i ndikuar dhe i drejtuar nga te tjeret.

    Ka keto "kualitete" qe edhe ne nje popull super te korruptuar siç eshte ai shqiptar e bejne prap te pamundur qe te vi me pushtet me ane te votes. Mbas Metes eshte politikani i dyte qe i ka dalur boja me teper. Dhe keto kualitete e bejne pothuajse te pazevendesueshem per politiken e sotme, edhe me e per humbjet e sigurta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 20-11-2018 më 13:51

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Të gjithë të zhgënjyer me Bashën

    Per nje gje flas me bindje qe shume militante te PD jane me shume se te zhgenjyer nga Basha, deri diku te pashprese.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Të gjithë të zhgënjyer me Bashën

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Per nje gje flas me bindje qe shume militante te PD jane me shume se te zhgenjyer nga Basha, deri diku te pashprese.
    E ke gabim. Militantet e PD jane bere me keq se militantet e PPSH se dikurshme, qe per ta egzistonte vetem Enveri. Deri sa Berisha te thote qe Basha shkon mire per PD asnje militanti nuk i shkon ndermend ta vendosi ne diskutim Bashen. Edhe ata qe e shajne Bashen e shajne me shpresen se nje dite edhe Berisha do ndryshoj mendim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 20-11-2018 më 13:51

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjithë të zhgënjyer me Bashën

    Te analizosh Bashen nepermjet Fevziut, Selamit dhe mediokrit Baze, eshte njelloj si te kritikosh Ramen nepermjet Veliajt.

    Megjithate ajo qe vlen eshte fakti se votuesit e djathte refuzuan te votojne diten kur Basha beri nje marreveshje jashte kontekstit me Ramen. Thene ndryshe, e ka ne dore Basha nese marreveshjen kesaj rradhe do e beje me Ramen apo me votuesit..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Të gjithë të zhgënjyer me Bashën

    Basha,,,,,,,,,,,,,,, per sa kohe nuk jep prova bindese qe do vazhdoje politiken Sorosiane te kapitalizmit selektiv nuk merr pushtetin

  7. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Të gjithë të zhgënjyer me Bashën

    Po si do ta marre pushtetin kur del edhe kundra ligjit, ka proteste leshohet i pari me deputetet e tij mqse disa prej tyre kane imunitet ndaj shtetit..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •