Speciale e Ora News/

Ora News Emisione
Publicerades den 11 nov. 2018
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka një kureshtje të natyrshme për këdo viziton viset arbëreshe në Itali, ku gjendet një histori gjysmë mijëvjeçare shqiptare. Midis këtyre kodrinave ku mbretëron qetësia, fshehur mes vreshtave dhe ullishtave ngrihen shtëpitë e Shën Miter Koronës dhe Maqit, dy prej fshatrave më të njohur arbëreshe të Jugut të Italisë. Një sfond i pashtershëm, historie e melankolie, jetë e fatesh arberëshesh. Por, qetësia e Shën Mitrit sot është prishur dhe qindra arbëreshë janë mbledhur nga të katër anët e Kalabrisë për një ngjarje historike.

Në vitin mbarëkombëtar të heroit tonë Skënderbeu, presidentët Meta e Mattarella kanë zgjedhur të takohen pikërisht në Shën Miter Koron, të Kalabrisë tek Kolegji i famshëm i Shën Adrianit, atje ku studioi e dha mesim Jeronim De Dada, jo thjesht poeti që e përfaqëson botën arbëreshe, por edhe imazhi i saj, me rrënjet në humusin e një atdheu të kërkuar, idealizuar e mandej të krijuar.

"Unë jam një arbereshe, por njoh gjuhën shqipe. Jemi të kënaqur sepse është një fat i mire", tha një arbëreshe.

"Jemi të gëzuar që vjen presidenti i Shqipërisë dhe presidenti jonë", tha një tjetër arbëresh.

I pari që vjen, nën masa të forta sigurie është Presidenti Sergio Mattarella, e mandej arbëreshet i urojnë mirëseardhjen presidentit shqiptar Ilir Meta, i cili bashkë me homologun italian e mbajtën fjalën për një takim të përbashkët në vendin simbol të ruajtjes së identitetit shqiptar atëhere kur Shqiperia nuk ekzistonte.

Ilir Meta: Jam shumë i lumtur të jemi sot së bashku me mikun e shqiptarëve dhe të arbëreshëve, me Presidentin Mattarella, këtu në Kolegjin e Shën Adrianit, në Shën Mitër Korona, në djepin e arsimit dhe kulturës arbëreshe. Faleminderit i dashur President Mattarella për vëmendjen e veçantë që ju i kushtoni këtij komuniteti dhe marrëdhënieve tona. Jemi pikërisht këtu në gjurmët dhe trashëgiminë e të madhit De Rada, i cili ishte mësuesi i parë i “Katedrës së Gjuhës Shqipe” dhe një nga themeluesit e “Rilindjes Shqiptare” këndej dhe andej Adriatikut. Popujt tanë nuk i bashkon vetëm deti, por historia jonë e hershme dhe moderne. Dëshmia më e gjallë dhe modeli më i mirë i kësaj bashkëjetese të përjetshme janë arbëreshët, për të cilët jemi gjithmonë krenarë dhe mirënjohës. Në udhëtimin e përbashkët historik mijëra vjeçar, kemi një moment kulmor të marrëdhënieve tona që përkon me “Epokën e Skënderbeut”, e cila ishte përcaktuese jo vetëm për fatin tonë si popull dhe komb, por edhe për vetë fatin e Europës. Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për 25 vite me radhë, jo vetëm mbrojti lirinë e kombit tonë, por u bë dhe mburojë për mbarë krishterimin dhe qytetërimin europian.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/special...