Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    1,684
    Faleminderit
    35
    91 falenderime nė 85 postime

    Jusuf Buxhovi

    Jusuf Buxhovi (lindur mė 1946) ėshtė gazetar,shkrimtar dhe historian shqiptar.

    Jeta
    Jusuf Buxhovi lindi nė Pejė mė 4 gusht tė vitit 1946. Mėsimet e para dhe shkollėn e mesme i kreu nė Gjakovė. Studioi Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe nė Universitetin e Prishtinės, ku u diplomua nė vitin 1968. Studimet posuniversitare i kreu nė degėn e historisė sė Univeristetit tė Kosovės nė vitin 1979, me ē'rast , me temėn "Lidhja shqiptare nė dokumentet gjermane",mori titullin e magjistri tė shkencave tė hisitorisė. Karrierėn e shkrimtarisė e nisi si poet dhe gazetar i kulturės nė gazetėn “Rilindja” nė vitin 1967, tė cilėn e vazhdon si korrespondent i saj nė Gjermani, deri nė fund tė vitit 2008. Kėtu nis cikli i romaneve triologjikė pėrpunuar vitet e fundit dhe ku prozatori nė mbi dy mijė faqe pėrcjell dramėn e mbijetesės, vazhdimėsisė dhe jetės. Rreth krijimtarisė letrare tė viteve tė fundit tė autorit, mund tė thuhet se me romanet "Prapė Vdekja I, II, III" (1991-1995) pastaj me "Letrat pėr Kryeprincin" (2002), "Vera e fundit e Gjin Bardhit" (2003), si dhe "Trilogjinė Gjermane" (Vdekja e Kolonelit, Kujtimet e zonjės Von Braun dhe Kodi i Dashurisė) tė botuara nė vitet 2004-2006, krijon njė cikėl tematik tė eposit tė prozės shqipe, i cili mbėshtetet mbi qenien ekzistenciale tė popullit shqiptar qė nga antika e deri nė ditėt tona. Nė kėtė mėnyrė autori shfaqet me njė prosede letrar qė ėshtė i ndėrthurur dhe i ndėrlidhur organikisht, ku historia kthehet nė njė fakt letrar. Kėtij kundrimi nuk i kanė shpėtuar as ngjarjet e fundit, vecmas ato tė viteve tė tetėdhjeta dhe nėntėdhjeta, tė cilat gjetėn njė pasqyrim tė denjė nė romanin "Kodi i dashurisė" i cili nė vitin 2006 u nderua me cmimin kombėtar "Azem Shkreli", si vepra mė e mirė e vitit.

    Nė vazhdėn e ktij angazhimi duhet parė edhe pjesėn e parė tė trilogjisė "Libri i Bllacės" qė doli nga shtypi nė janar tė vitit 2007, dhe pritet qė pjesa e dytė dhe e tretė e kėtij libri tė botohet gjatė kėtij viti, pasiqė, sipas autorit ato, si tekste letrare, tashmė janė kryer dhe gjenden nė fazėn e fundit tė daljes nga shtypi.

    Nė vitet nė vazhdim Jusuf Buxhovi vazhdoi veprimtarinė e sukseshme si romansier. Botoi romanet: "Libri i Gjakovės" (2008), "Lufta e fundit e Bashkim Kosovės" (2011), "Dosja e hapur" (2012), "Jeniēeri i fundit" (2013) dhe "Dosja B" (2016).

    Krahas letėrsisė, Jusuf Buxhovi shėnoi suksese edhe si historian. Pas punės sė gjatė hulumtuese nė arkivat gjermane publikon monografitė "Kongresi i Berlinit 1878" (2008) dhe "Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare" (2012), si dhe "Nga Shqipėria Osmane te Shqipėria Europiane" (2010). Suksesin mė tė madh si historian Buxhovi e shėnon me veprėn pesė-vėllimėshe "Kosova" (2012-2015), e cila pati shtatė botime.[Cito burimet] "Kosova" nė tri vėllime u botua edhe nė anglisht nė SHBA nga botuesi "Jalifat Publishing" (2015).

    Pėr merita shkencore nė historiografi, nė vitin 2017, Ministria e Kulturės dhe Sportit e Qeverisė sė Kosovės ia ndau ēmimin "Historian i Vitit".[Cito burimet]

    Vepra
    "Cirku", tregime, "Rilindja" – 1972
    "Pioni", tregime , "Rilindja" - 1975
    "Matanėkrena" – roman, "Rilindja" - 1976
    "Ēaste" - vėshtrime letrare, "Rilindja" -1978
    "Dinozauri" – dramė, "Rilindja" - 1979
    "Shėnimet e Gjon Nikollė Kazazit" – roman, "Rilindja" - 1982
    "Ura e Fshejit" – novela, "Rilindja" - 1983
    "Pranvera e zhveshur" - dy drama, "Rilindja" - 1984
    "Nata e shekujve" - roman, "Rilindja" - 1985. (Fitoi Ēmimin vjetor tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės)
    "Galeria e tė vdekurve" - roman, "Rilindja" - 1987
    "Libri i tė mallkuarve"- roman triptik , "Rilindja" -1989. ( Fitoi ēmimin letrar "Hivzi Sulejmani")
    "Prapė vdekja 1" - roman, "Rilindja" - 1991 (Fitoi Ēmimin vjetor tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės)
    "Prapė vdekja 2" - roman, "Rilindja" -1993
    "Prapė vdekja 3" - roman, "Rilindja" - 1995
    "Qyteti i dėnuar me vdekje"- roman, "Faik Konica" - 2000
    "Letrat pėr Kryeprincin"- roman, "Faik Konica" - 2003
    "Vdekja e Kolonelit" – roman, "Faik Konica" - 2004
    "Vera e fundit e Gjin Bardhit" – roman, "Faik Konica" - 2004
    "Kujtimet e zonjės Von Braun"- roman, "Faik Konica" - 2005
    "Kodi i dashurisė"- roman, "Faik Konica" - 2006. (Fitoi ēmimin kombėtar "Azem Shkreli", si vepra mė e mirė e vitit)
    "Udhėtimi i Mendim Drinit"- roman, "Faik Konica" - 2006.
    "Libri i Bllacės 1 - Shėnime nga psikiatria" – trilogji, "Faik Konica" - 2007.
    "Libri i Bllacės 2 - Bota e pėrmbysur e Urtakut" – trilogji,"Faik Konica" - 2007.
    "Libri i Bllacės 3 - Etėr e bij" – trilogji, "Faik Konica" - 2007.
    "Fletėza gjermane" – publicistikė, "Faik Konica" - 2008.
    "Kongresi i Berlinit 1878" – historiografi, "Faik Konica" - 2008.
    "Libri i Gjakovės" – roman, "Faik Konica" - 2008.
    "Kthesa historike 1 - Vitet e Gjermanisė dhe Epoka e LDK-sė” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2008.
    “Jeta lakuriqe”, tregime. Botoi “Faik Konica” – 2009.
    "Kthesa historike 2 - Shteti paralel dhe rezistenca e armatosur” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2009.
    ”Kthesa historike 3 - Lufta e Perėndimit pėr Kosovėn” – historiografi. Botoi “Faik Konica”, 2009.
    "Nga Shqipėria Osmane te Shqipėria Europiane”, historiografi. Botoi “Faik Konica”,Prishtinė, 2010.
    “Kosova” I,II,III – historiografi. Botoi “Faik Konica” Prishtinė – “Jalifat Publishing” Houston, 2012.
    “Jeniēeri i fundit”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinė – “Jalifat Publishing” Houston, 2013.
    “Dosja e hapur”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinė –“Jalifat Publishing” Houston, 2014.
    “Kosova” I-V, historiografi. Botoi “Faik Konica”- Prishtinė dhe “Jalifat Publishing”, Houston, 2015.
    “Dosja B”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinė – “Jalifat Publishing” Hosuton, 2016.
    Pėrkthime nė gjuhėt e huaja
    “Zapisi Dzona Nikolle Kazazija”, “Jedinstvo”, Prishtinė, “Nolit”, Beograd, 1986.
    “Beleske Dzona Nikolle Kazazija”,Maribor, Slloveni, 1989.
    “Qui resiste a la peste resiste au diable”(Le Journal de Gjon Nikollė Kazazi), botoi “L’Harmatann”, Paris, 2010.
    “Kosova”I,II,II anglisht. Botoi “Jalifat Publishing”, Houston 2013.
    Veprimtaria
    Mė 15 korrik 2011, si shkrimtar i jepet posti nė Kėshillin Drejtues tė Teatrit Kombėtar tė Kosovės.[1] BESIM ODAI

    Wikipendia
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 07-11-2018 mė 15:05

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    1,684
    Faleminderit
    35
    91 falenderime nė 85 postime

    Pėr: Jusuf Buxhovi

    ”DOSJA B” e J.Buxhovit roman qė trajton ”tema tė anatemuara” dhe aso ”tė ndaluara”
    mėrkurė, 07 nėntor 2018

    Nga Esad Dujaka

    Romani ”Dosja B” e shkrimtarit dhe historianit nga Prishtina, Jusuf BUXHOVI, qė kaloi njė vit qėkur doli para lexuesve, ishte dhe ngeli ndėr librat mė tė kėrkuara jo vetėm nė Prishtinė por edhe mė gjerė . Autori i mbi 35 librave tė zhanreve tė ndryshme, qė nga novela, monografia, studime historike qė nga Kongresi i Berlinit dhe Shqiptarėt e deri te tetė vėllimet pėr Historinė e Kosovės e tri prej tė cilave tė pėrkthyera edhe anglisht e qė tanimė janė nė bibliotekat mė prestigjioze nė universitetet e SHBA-ve e deri nė Ankara tė Turqisė, me “Dosjen B“ ka bėrė njė hap mė tej duke u marr me fenomenin e luftės, pėrkatėsisht tė njė segmenti tė vrasjeve qė kanė ngjarė nė Kosovė nė vitet e para, gjatė dhe menjėherė pas luftės nbė Kosovė e tė cilat si tė tilla cilėsohen si vrasje me motive politike qė fatkeqėsisht hetuesia nuk i ka ndriquar e as hulumtuar “pistat“ qė qojnė kah vrasėsit dhe urdhėrdhėnėsit. Buxhovi e pranon se fillin e shtjellimit tė kėsaj teme pėr romanin e tij “Dosja B“ e ka marr nga rrėfimi i pazakonshėm i njė ish luftėtari me emrin Nazim Bllaca, i cili ditėn pėr drekė ka dalė para ca viteve nė njė nga sheshet e Prishtinės dhe ka pranuar se ka qenė njėri nga vrasėsit…

    Lidhur me temėn dhe efektin qė ka dhe do ta ketė “Dosja B“ nė Kosovėn e kėtyre ditėve, zhvilluam njė intervistė me autorin e romanit “Dosja B“, z. Jusuf BUXHOVI.

    – Romani “Dosja B” shtjellon ngjarjet e hidhura para, gjatė dhe pas luftės nė Kosovė qė emrin e kanė hapur VRASJE ME MOTIVE POLITIKE. Pse e zgjodhėt mu kėtė temė e cila ėshtė e ndjeshme madje edhe e rrezikshme pėr nga pėrmbajtja?

    J. Buxhovi: Letėrsia dhe arti nė pėrgjithėsi nuk njeh tema “tė rrezikshme” dhe “tė parrezikshme”. Cilėsimet e tilla janė jashtėletrare dhe jashtėkrijuese. Ato i ka krijuar mendėsia e censuruar ose e vetėcensuar nė rrethanat e shoqėrive tė shtypura nga ideologjia ose dhuna e religjioneve.

    – Nė ēka e mbėshtetni trajtimin e kėtyre ngjarjeve tė cilat si tė tilla, me apo pa qėllim, nuk janė hetuar nga organet gjyqėsore ndėrkombėtare nė radhė tė parė por as nga ato vendore?

    J.Buxhovi: Si shkrimtar mė kanė “provokuar” dy ngjarje. E para, shfaqja e N. Bllacės, i vetėquajtur agjent i SHIK-ut nė njė shesh tė Prishtinės, kur para gazetarėve pranon se ėshtė vrasės. Me leje tė njoftimit nė dorė, zbulon identitetin e njė vrasėsi. Me kėtė rast ai tregon edhe emrin e personit tė vrarė si dhe hollėsi tė tjera rreth pjesėmarrjes nė komandon vrastare nga viti 1999 deri nė vitin 2008. Pas kėsaj dalje nė publik, Bllaca del edhe nė TV dhe rrėfen pėr veprimtarinė e vrasėsit dhe kėrkon proces! Ēdo gjė do tė ishte nė rregull (meqė njeriu pendohet, qoftė edhe krimineli), por i pabesueshėm ishte reagimi i ambientit tonė, me ē’rast ai u cilėsua “i ēmendur”, “agjent i Serbisė” e ēmos ! Reagime tė tilla pati nga “luftėtarė”, veteranė dhe “patriotė” tė shumtė tė tė gjitha kategorive qė u kthyen nė njė korife. U desh qė EULEX-i, pas reagimeve tė shtypit tė jashtėm, ta hetojnė dėshminė e Bllacės dhe tė nisin procesin nė pėrputhje me vetėdenoncimin. Doli se njeriu jo vetėm qė nuk ishte i ēmendur, se jo vetėm nuk kishte gėnjyer, por ai po e fliste tė vėrtetėn, dhe se, brenda dy vitesh, nė tri procese tė quajtur “Rasti Bllaca”, u dėnuan tri grupe tė SHIK-ut, qė ishin marrė me vrasje tė porositura gjatė dhe pas luftės.

    Dhe, provokimi i dytė, qė mė ka motivuar pėr ta trajtuar kėtė problematikė, lidhet me gjyqėsorin ndėrkombėtar (UNMIK-n dhe EULEX-in) dhe strukturave tė hetuesisė nė kėtė zinxhir (atyre policore), tė cilat kanė marrė pjesė nė eliminimin dhe vrasjen e dėshmitarėve tė mbrojtur nė mėnyrė qė t’u fshihen gjurmė e bashkėpunimit tė grupeve kriminale me ndėrkombėtarėt, qė kanė vrarė gjatė dhe mbas luftės pėr qėllime politike, ekonomike dhe tė tjera! Nga tė dhėnat e vet gjyqėsorit ndėrkombėtar del se nė Kosovė janė vrarė disa dėshmitarė tė mbrojtur, kyē pėr zbardhjen e shumė vrasjeve (pėrfshirė kėtu emra tė rėndėsishėm nga jeta intelektuale dhe politike ) si dhe janė vrarė disa kryes tė vrasjeve nga radhėt e formacioneve qė janė marrė me vrasje! Kėto veprime “pastruese”, pra kur edhe vrasėsit vriten, nga strukturat e caktuara paramilitare, qė tė humben gjurmėt, doemos se shtetin e kthejnė nė vrasės!

    Shfaqja e Bllacės dhe reagimi i pjesės mė tė madhe tė opinionit pėrkujton atmosferėn latinoamerikane tė vrasjeve tė paralajmėruara siē ndodhin nė Makondon e Markezit dhe identifikimin e tė tjerėve me tė. Ky identifikim te ne, tė shumtėn mbėshtetet mbi stereotipet “e tradhtarit”, qė, nė emėr tė “njė kodi moral” kushdo mund ta shpall dhe kushdo mund ta vrasė dhe pėr kėtė tė shpallet madje edhe patriot!

    Natyrisht, se romani im shfrytėzon kėtė temė dhe kėtė moment pėr tė nxjerrė nė pah gjenin kriminal tė individėve po edhe tė shoqėrive nė rrethanat e caktuara shoqėrore, veēmas tė atyre kur kodi moral zėvendėsohet me atė kriminal, siē ndodh rėndom nė kohėt e trazicioneve me tė cilat po ballafaqohemi prej njėzet e sa vitesh.

    – Romani juaj “Dosja B” ėshtė pėrkthyer edhe nė gjuhėn angleze, pse dhe a mendoni se do t’ iu shėrbej tė huajve tė njoftohen me njė periudhė tė pazbardhur tė historisė mė tė re tė Kosovės kur bėnte luftė pėr pavarėsinė e saj?

    J. Buxhovi: Romani “Dosja B” pati njė sukses tė jashtėzakonshėm nė Kosovė , ngaqė shprishi stereotipet rreth kategorive “tė heronjve” dhe tė “tradhtarėve” nė planin shoqėror dhe politik, tė koduara nga struktura kriminale, tė cilat e kanė keqpėrdorur edhe luftėn qėllime tė tilla, siē demitizoi edhe mitin “e ēlirimtarėve” tė ngritur mbi “merita e luftės” nė dėm tė paqes dhe tė lirisė, fuqia e tė cilėve, nuk do tė ishte e tillė po qese njė pjesė e tyre, pėr arsye “sigurie” e tė ngjashme, nuk do tė ktheheshin nė “partner” tė ndėrkombėtarėve, gjė qė ata edhe u morėn nė mbrojtje! Kjo dhe ēėshtje tė tjera qė u shtruan nė roman, bėnė qė vepra, ndonėse u mundua qė nga mediat “tė anashkalohet” ose edhe “tė injorohet”, brenda njė kohe tė pėrjetojė disa botime dhe pėr njė vit tė tėrė ishte nė krye tė top listės sė librave mė tė shitur tė vendit, gjė qė edhe sot e gjithėditėn, mbetet ndėr librat mė tė kėrkuar. Natyrisht, se pasqyrimi i njė problematike tė tillė me sy tepėr kritik, intrigoi edhe botuesin amerikan (Jalifat Publishing), qė ta pėrkthejė nė gjuhėn angleze. Romani u botua nė anglisht para njė muaji dhe tashmė gjendet nė shitje. Nga fundi i muajit do tė bėhet promovimi nė disa qytete amerikane (Uashington, Ēikago, Nju Jork, Houston e tė tjera), ku tashmė ekziston interesim i dukshėm. Natyrisht se botimi i tij nė gjuhė tė huaj, aspektit letrar (tematika e pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė dhe bashkėjetesa e tij me krimin e organizuar), do t’i shėrbejė edhe pasqyrimit tė njė tė vėrtete tashmė tė njohur ndėrkombėtarisht se misionet humanitare apo politike siē ishte edhe ai i OKB-sė nė Kosovė pėr t’i ngritur institucione vetėqeverisėse demokratike, jo gjithnjė ruajnė kornizat e tyre tė njėmendta, gjė qė shumė prej tyre kthehen nė njė strehė tė krimit tė organizuar tė pėrmasave globale, paēka se ato i sjellin damė tė mėdha vetė angazhimeve tė tilla.

    – A keni pasur presione, shantazhe dhe gjėra tė ngjashme dhe nėse po , atėherė a keni kėrkuar ndihmėn e organeve shtetėrore tė vendit apo edhe tė atyre ndėrkombėtare?

    J. Buxhovi: Krijuesi i pavarur dhe i pėrkushtuar qė tė mbajė pėrgjegjėsinė pėr veprėn, nuk ua vė veshin atyre qė quhen “presione” e tė tjera. Nė tė kundėrtėn, duhet tė hesht. Natyrisht se trajtimi i temave tė tilla “tė ndaluara” ose “tė anatemuara” pėrcillet me shqetėsime dhe trysni nga jashtė. Por, ato janė sfiduese. Tė tilla i shoh dhe tė tilla i marr…

    – Dhe, pyetja e fundit: Si intelektual qė u angazhuar nė lėvizjen shtetndėrtuese nė vitet e 90-ta nė Kosovė (ishin ndėr themeluesit e LDK-sė dhe sekretar i parė gjeneral i saj), si shkrimtar, gazetar dhe historian, me njė fjalė si qytetar i kėtij vendi, qė ende po pėrballet me mvetėsinė e vet tė vėrtetė, mendoni se do tė stabilizojė gjendjen apo do ta pėrkeqėsoj situatėn politike dhe stabilitetin nė Kosovė Gjykata Speciale e Hagės me punėn qė i ka vėnė vetes pėr detyrė nė ndriēimin e vrasjeve me motive politike nė Kosovė nė vitet 1998,1999 dhe 2000?

    J. Buxhovi: Kėsaj pyetje qė ėshtė politizuar as shumė te ne dhe po vazhdon tė mbajė “tė ndezur” njė pjesė tė opinionit tonė gjithsesi se njė pėrgjigje ia jep edhe “Dosja B”, e cila merret me tė keqen, ose pjesėn e errėt tė njė lufte tė drejtė, siē ishte ajo e fundit, por nė tė cilėn, si nė ēdo luftė, krahas patriotėve dhe idealistėve qė janė nė gjendje ta japin edhe jetėn, futėn matrapazė, kriminelė dhe gjithfarė tyxharėsh, tė cilėt kalkulojnė qė “meritat” e saj t’i kthejnė nė “kapital paqe”. Shoqėria jonė, dėshtimin mė tė madh e ka treguar pikėrisht te mosdiferencimi i idealistėve dhe luftėtarėve tė njėmendė nga tyxharėt dhe kriminelėt, me ē’rast, kėta tė dytėt, me oreolin e “ēlirimtarėve” iu kanė kthyer nė problem paqes dhe gjithė shoqėrisė sonė. Tė tillėt me demagogjinė e “meritave tė luftės”, kanė shkuar aq larg saqė ēfarėdo shqyrtimi kritik i kėtij kėsaj ēėshtje ėshtė kualifikuar “luftė kundėr vlerave tė luftės”!

    Meqė gjatė dhe pas luftės, nga grupe kriminale, janė vrarė shumė intelektualė (shumė prej tyre emra tė njohur tė lėvizjes institucionale) dhe se ky trend ka vazhduar edhe mbas luftės; meqė gjyqėsori nė Kosovė (ai ndėrkombėtar po edhe vendor) gjatė kėtyre njėzet viteve, nuk ka deshtė tė merret edhe me anėn e errėt tė luftės, pra tė keqpėrdorimit tė saj nga elementėt kriminelė dhe, meqė kjo klasė politike, tė shumtėn ėshtė identifikuar me zullumqarėt e tillė, qė shtetin e kanė kthyer nė plaēkė, ėshtė e drejtė qė nė mungesė tė njė instance juridike, gjyqėsori ndėrkombėtarė ta thotė fjalėn e vet. Tek e fundit, njė shoqėri mund tė ketė probleme jo nga drejtėsia “e tepėrt”, qoftė edhe ndėrkombėtare, por nga mungesa e saj, siē ka ndodhur pėr vite te ne…

    Fare nė fund, si krijues qė pėrherė mbron anėn e viktimave, them se tė pamoralshme janė ato shoqėri, qė nuk lejojnė qė drejtėsia t’u japė pėrgjigje krimeve, veēmas kur kjo bėhet me sloganin “nė mbrojtje tė vlerave tė luftės”! Shoqėritė e tilla, jo vetėm qė mbesin tė robėruara, por edhe thellėsisht kriminale…

    Fjalė kyēe: Jusuf Buxhovi, Dosja B, rrėfimi i pazakonshėm, agjent i SHIK

    https://www.voal.ch/dosja-b-e-j-buxh...o-te-ndaluara/
    Komentet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 07-11-2018 mė 15:12

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •