-
Tregimet e mia
sot celi syte per here te pare lulja.
Shikoi per rreth shume lule,te medha ,te kuqe,me arome.
Pas disa ditesh sheh nje lule te sapo celur
O ,po ti sot hape syte?- E pyeti lulja e madhe
Lulja e vogel shikoi andej ketej nuk kuptoi kush I flet.
Hej,ja ku jam!- Vazhdoi lulja e madhe
Qeshi e hutuar lulja e vogel
Sot cele syte?perseriti pyetjen lulja e madhe
Po sa mu celen petalet.sa bukur qenka ketu!tha lulja e vogel gjithe gezim
Po shume bukur .dje zonja e shtepise na lau me uje na pastroi , pime uje.
Pastaj dielli na ngrohu.
Edhe une du ate lahem! Tha lulja e vogel
Neser ndoshta! Me dyshim ia ktheu lulja e madhe
dje erdhi nje vogelushe u gezua qe me pa me foli me mori ere.
po mua me pa?pyeti lule vogela
jo, por ajo I do lulet I pershendet I merr ere.
Por motra e vogel eshte vec sherr
Deshi tme kepus me kapi per qafe me shtrengoi forte,tha lulja e madhe
O sa keq u trembe?pyeti lulja e vogel e trishtuar
Po por per fat erdhi nena e ndali;
Mos zogu I mamit!ne lulet I kemi per bukuri I tha
Vogelushja u qetesua tha; me fal mami nuk e be me.
Naten nen driten e henes dy lule kenaqenduke folur deri sa mami trung u tha;
Flini se u be vone gjumit ju rriten petalet me shume,
me ngjyra me te bukura dhe do tju duan te gjithe.
Lulet mbyllen syte te gezuara.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fara : 05-11-2018 mė 06:39
-
-
Pėr: Tregimet e mia
Ndodhi vjeshte
Vjeshta eshte stine kur lulet fillojne te vyshken thahen, zverdhen u humb ngjyra,u ik bukuria.
Por ndodhi qe ne nje kopsht nje lule kishte celur me vone,
Derisa shoqet I kishte te vyshkura, ajo ishte plote jete elasticitet dhe deshire per t’i ngacmuar miket;
O, sa keq me vjen qe te ra dhe nje petale,edhe disa dite do te mbetesh tullace! I tha njeres.
O, sa je vyshkur,sa rrudha,sa u shemtove!- nisi t’I thoshte tjetres
O, po ti,nuk e mban trupin me drejt diellit,je kerrusur fare?- Gjuante fjale therrse.
Ti me nuk ngjan me lulet,se ke ngjyre te shpelare!-flet e flet,qesh e gezon.
Keshtu bente perdite,u thoshte luleve qe vetem dite me pare ishin mire, po vjeshta I veshi me keto cilesi.
Lulet e shkreta nuk kishin cka t’i thonin kesaj mikeje qe sillej kaq ashper.
Sa zgjohej niste kete kenge lulja e re .
Por nje dite kaloi afer zonja e shtepise qe percillte miken, degjohej duke i thene;
Me duhet te pastroj kopshtin, se luleve u iku koha ,ta bej gati dheun per pranvere.
Ohoho… degjove dhe ti si ne, c’tha zonja ?- Nisen miket qe dite me pare u ndien keq.
Lula e re nisi t’i thoshte zonjes se shtepise, me ze lutes;
Prit edhe nje jave te pakten se dua te jetoj edhe pak!
Por zonja nuk kupton gjuhen e luleve,andaj lules ju desht te degjonte vazhdimin e lojes qe nisi vete.
Nje dite zonja shkuli lulet me rrenje dhe I gjuajti ne kontenjer .Mes tyre ishte edhe lulja e re.
Sepse lulet nje vjecare mbillen ne pranvere dhe u mbaron jeta ne vjeshte
12.11.2018
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Tregimet e mia
Pershendetje Fara! Te lexoj me kenaqesi zemer!
-
-
Pėr: Tregimet e mia
Pershendetje ehde ty e dashur!
Me vjen mire qe me lexon, te dehsiroj dite te mire.
-
-
Pėr: Tregimet e mia
Kotelja rebele
Kur u zgjua nga gjumi mami mace ,vuri re se kembet e tre kotele
ishin te ftohta .
Tha me ze; Me duhet te gjej nje vend me te mbyllur,me nxehte se zemrat e mia do semuren ketu.
Degjoni mire,mos levizni nga ketu tju ndodh ndonje e keqe!
Sa te gje nje vend me te mire,do te kthehem tju marr.
Mire mami! Thane njezeri tre kotelet e vogla.
Doli mami mace, nisi te kerkoj. Ne nje shtepi te braktisur,diktoi barishte te thata ne nje koridor .
Ky do jete ideal!-tha e gezuar.
U kthye te kotelet ,ia vuri njeres dhemb ne qafe, dhe iku te shtepia e re.
Kur u kthye njera nga kotelet tha;
Une nuk dua tme kafshosh me dhemb, kam frike se dhemb me del gjak!
Jo nuk ka dhembje fare, kujdesem une zemer! tha mami gjithe embelsi.
Prape nuk dua! U rebelua kotelja.
Dua tme mbash ne krah, sic mban mami Ximin e vogel!tha kotelja ckish pare.
Mami mace e hutuar tha;ne nuk ecim me dy kembe si njerzite.
Por per deshire te vogelushes provoi.
Ngritej dhe shpejt ulte kembet e para ne toke duke I thene
E sheh nuk ben, po mos ke frike nuk eshte kafshim I vertete.
I vuri piken mami mace bisedes.
Nese nuk do,atehere ec vete! Tha mami.
Mami mori per qafe kotelen e dyte ,kurse macja rebele nisi te ec vete
Ngadal se ende nuk eshte e forte te ec se eshte e vogel ne moshe por ia doli.
Kur arriten ne vendstrehim te ri mami u shtri kurse tre kotelet iu turren afer qe te pinin qumesht,
Ishin nje familje e lumtur.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fara : 24-11-2018 mė 06:40
-
-
Pėr: Tregimet e mia
Oaze lumturie
Ne nje lagje fund qytetit,ne dhome te ngrohte rrinin nipi dhe gjyshi.
Nipi bente detyrat kurse gjyshi I ndihmonte.Nje cast nipi I tha gjyshit;
Pse ne sna do babagjyshi I vitit te ri?
Kush te tha se sju do?
Ska njeri ne bote qe sdo femije.Vecante kur jane; te bukur, mire,zgjuar shendetshem.
Po pse nuk vjen kurre te ne atehere? Pyetjen perseriti nipi.
Babagjyshi eshte I moshuar,e ketu ska asfalt.Para vitit te ri zakonisht ka bore dhe eshte veshtire te ec.
Kete vit nuk ka bore,thua do vije kete vit?
Sigurt do vije ! tha gjyshi.
Oh sa mire, gjysh! Ju hodh ne perqafim .
Ika tu tregoj shokeve te lagjes! Tha nipi.
Gjyshi mbeti I zen ngusht mos e mashtroi nipin pastaj deshperohet me keq, nese nuk ndodh asgje.
Po sikur te behem une babagjysh? I lindi ideja.
Keshtu beri ,bisedoi me shok gjysher te tjere, blen veshjen e njohur dhe dhurata.
Ate dite u vesh, mori thesin plote dhurata iku nga shtepia qe ne mengjez mos a shihte kush
Kur u be mesdite erdhi ne lagje ku kishte dy tre femije. Kur e pane I shkuan afer vrap.
Sdi si u hap lajmi po per pak minuta erdhen te gjithe.
Babagjyshi u ndante dhurata,femijet gezonin e falenderonin e perqafonin , benin foto kujtim se per here te pare ne lagjen e tyre erdhi babagjyshi.
Femijet mbushen duart me lodra e embelsira,ne keto caste gezimi nuk kishte kufi.
U be oaze lumturie lagja.
7.12.2018
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Tregimet e mia
Era dh shiu
Zgjohu e dashur ere! Shkojme pak ne qytet te luajme.- e ftoi shiu
Me le rehat se kam gjume
tha era
Eja eja do kenaqemi! Ngritu! insistoi shiu
Mire , ja erdha! U dorezua era
Shiu nisi me furri te zbrese, qytetit,era poashtu shtriu krahet.
U fut ne nje dhome ku gjeti dritaren hapur.
Shpejt mbylle dritaren,se era e forte e shtyne shiun ne dhome na lagen sendet.-nena thoshte vajzes,kurse era kenaqej dhe vazhdonte me loje.
Nje vajze mbante me dore te dyja skajet e fustanit se era I ngiti perpjete do t'i dalin breket eshte turp.here qonte doren tek floket qe I frynte era kah syte,
Opopo sa u lodhe vajza!- qeshte era.
Luante me njerez,me flet, qelloi nje frut ne dege qe gati nuk rra nga forca e eres
Oj ere mos me mbyt! Thirri I deshperuar fruti.
Era ndjeu keqardhje iku tek nje grua me cader.
Gruaja shtengonte cadren era I jepte force dhe fitoi era cadra I iku nga dora.Gruaja u dorzua, mori cadren vec kur u ndal era.
Era tani ishte disponuar e luante kur degjoi zerin e shiut;
Mjaft me kaq per sot ere mikja ime!
O jo sa ia nisa ,eshte shume qef e gezim!
Rri edhe pak!- u lut era
Jo jo nje dite tjeter do te therrase prape -shiu vendosi.
Iken te dy shiu dhe era,Qyteti u qetesua.
15.8 2018
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Tregimet e mia
Rea ne pazar
Rea dhe une sot ne mengjez shkuam ne pazar per te blere gjera ushqimore;Duke ecur shohim pula fshati te lidhura ne kembe .
Pse i kane lidhur ne kembe pulat?pyet Rea.
Te mos levizin ,t'i ikin.
I ka nxjerr per t'i shitur.behet gjelle e mire me pule fshati-them.
Bleje nje pule fshati!!Me gezim propozoi Rea.
Jo moj C'na duhet!Do pune per ta rregulluar.
Te lutem blej! Ngulmoi
Bartja e pules ishte me shakat e Reas.
Pula rri me koke poshte Rea e ngacmon.
Pula leshon ze :krakrakra dhe i turret me sqep,
REa ulerine nga frika do ta gici pula.
Rri urte rruges se gjithe kthejne koken e shikojne cka po ndodh.
Kur i thashe kete nisi ta ngacmoi me shume.
Kur erdhem ne shtepi gjyshja behej gati t'ia priste koken pules por kur degjoi Rea kete u trondit shume
Jo nuk dua t'i prisni koken pules gjynah!tha gati duke qare.
Po si do bejme gjelle?
Si do hashe kofshen ti?
Po ato tjera qe hanim nuk i prisnim ,tha Rea.
Ato i presin ne fabrike ne i marrim gati,thashe.
Derisa gjyshja beri pune Rea ishte mbeshtetur ne dere , here shikonte nga gjyshja here fshihte syte nga koridori.Kur shikoi qe pula kerceu disa here pa koke iku ne dhome.me nuk tha gje.
Ne dreke mezi u bind te hante kofshen e preferuar.
Heren tjeter do blejme pule fshati dhe nuk do e presim po do luaj me te -tha e bindur.
13.7.2019
FaraPallqa
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Ruaj Lidhjet