Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Largohet befasisht Fatmir Xhafa. Rama e zëvendëson me këshilltarin e tij Sandër Lleshi

    Cilat janë versionet pse iku Fatmit Xhafa? Me sa duket manipulimet e bëra me dosjen “Babalja”, mosbindja e publikut me dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti dhe rënia drastike në sondazhe e kanë detyruar Kryeministrin Edi Rama ti ka kërkojë largimin ministrit të rendit. Ka dhe nje version të dytë që po qarjullon nga burime më pranë ministrit të larguar. Dy ditë parra operacionit të madh për arrestimin e bandës së Avdylajve Xhafa ka thirrur në zyrën e tij prokurorët e krimeve të rënda. Ata kanë qenë të mendimit që goditja duhet të shkonte deri tek Vangjush Dako, gjë që nuk i ka pëlqyer kryeministrit. Sot ai vetë ka njoftuar në një Tëitter të zbehtë “se Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen dhe ai e ka pranuar këtë”. “Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.” Kuptohet lehtësisht se ky njoftim i vendosur për tu shpallur mëngjesin e së shtunës, megjithëse zërat qarkullonin që dje, dhe zëvendësimi i atypër atyshëm me emrin e ri të Sandër Lleshit, kanë pasur si qëllim të shmangin sa më shumë efektin e një boomi mediatik.

    Sandër Lleshi ka shërbyer deri më tani si këshilltar për sigurinë i Kryeministrit Edi Rama. Në vitin 2012 ai ishte propozuar nga Ismail Kadare te Edi Rama edhe si kandidat për President i Republikës.©lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Largohet befasisht Fatmir Xhafa. Rama e zëvendëson me këshilltarin e tij Sandër Lleshi

    Kunja e hidhur e Xhafës për Ramën dhe Tahirin në deklaratën e largimit

    Largimi, ose zyrtarisht dorëheqja e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendëshëm u shoqërua nga një deklaratë në dukje amorfe, ku nuk shpjegohej asnjë nga arsyet konkrete të “përfundimit të parakohëshëm të misionit”. Por gjithësesi, po të kalohet në filigran teksti i ish ministrit, përmban një mesazh të nëndheshëm për publikun. Ai deklaron se në krye të një ekipi me integritet dhe profesionalizëm “kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra”. Xhafa nuk e specifikon se cilat janë këto suksese po e rëndësishme në këtë frazë është fakti që ai theskon se ato konsideroheshin të pamunduara edhe në kohën që drejtonte ministri i brendëshëm më jetgjatë i demokracisë, Tahiri, me mbështetjen e plotë të Ramës. Pra kjo dyshe që ka drejtuar rendin 3-fishin e periudhës që e udhëhoqi Xhafa, sipas tij, ashtu si paraardhësit, ka dështuar.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Largohet befasisht Fatmir Xhafa. Rama e zëvendëson me këshilltarin e tij Sandër Lleshi

    DOKUMENTI/ Si Fatmir Xhafa ndërroi mendje për ditën e shkarkimit

    12:42, 27/10/2018
    Fatmir Xhafaj është shkarkuar nga detyra që mbrëmjen e të enjtes.

    Por Edi Rama e ka mbajtur të fshehtë këtë gjë.

    Vendimi i shkarkimit është zbuluar në mënyrë ‘rastësore’ nga vetë Fatmir Xhafaj.

    Ai ka bërë deklaratën e parë në Facebook ku kishte shkruar se ishte shkarkuar pardje.

    Por më pas e ka modifikuar duke lënë vetëm pjesën e dorëheqjes.

    Shih dokumentet më poshtë:

    Emri:  16ED558B-EC0C-4116-8453-D9DB4393DA45.jpg

Shikime: 231

Madhësia:  53.7 KB

    Emri:  B180DD04-B4B7-4DAB-BD78-ADD579C8B53D.jpg

Shikime: 174

Madhësia:  53.5 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Largohet befasisht Fatmir Xhafa. Rama e zëvendëson me këshilltarin e tij Sandër Lleshi

    Mesazhi i ministrit Xhafaj pas dorëheqjes nga detyra:

    Pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme.

    Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve.

    Sfidat kanë qenë tepër të mëdha, por jam krenar se në krye të një ekipi me integritet e përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra.

    Falënderoj të gjithë ekipin, kolegët, miqtë e mi dhe veçanërisht familjen time, si dhe të gjithë ata që më vlerësuan, besuan dhe më mbështetën gjatë gjithë kësaj periudhe.

    Vlerësim dhe mirënjohje nga zemra për të gjithë ata gra dhe burra në uniformë, për gjithçka bënë gjatë kësaj periudhe në luftë me krimin dhe paligjshmërinë.

    Një falënderim i veçantë edhe për partnerët vendas dhe ata të huaj, agjencitë ligj zbatuese vendase e ndërkombëtare, mbështetja e të cilëve ka qenë një inkurajim shumë i rëndësishëm.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Largohet befasisht Fatmir Xhafa. Rama e zëvendëson me këshilltarin e tij Sandër Lleshi

    Eshte turp per nje minister por edhe si person per moshen qe ka te mos tregoje arsyen e doreheqjes. Vetem tek njerezit pa karakter mundet ti jepet publikut nje lajm i tille,pa asnje lloj argumentacioni. Turp. Vazhdon kjo tradita e shkerdhyer komuniste ku çdo gje duhet mbajtur sekrete se na demtohet partia.Dhe per nje minister qe ja futi dhe vellait per partine nuk eshte pak.

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Largohet befasisht Fatmir Xhafa. Rama e zëvendëson me këshilltarin e tij Sandër Lleshi

    Del nje figure e diskretituar ne publik si ish-ministri i brendshem dhe therret te nesermen konference shtypi me gazetaret! Arsyeja, shkaku, koha, etj jane pikepyetje.

    Te nesermen pa gdhire mire jep doreheqjen ministri aktual. Prape, arsyeja, shkaku, ngelen enigme.

    Pak pas doreheqjes se Xhafes anullon konferencen Tahiri!

    Nderkohe publikut i servirim se kush eshte biri i kurves..

    Megjithate nqs duam te kuptojme arsyen e doreheqjes se Xhafes, mjafton te gjurmosh lekun..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Largohet befasisht Fatmir Xhafa. Rama e zëvendëson me këshilltarin e tij Sandër Lleshi

    Eshte kjo shkerdhatesia komuniste qe ka krijuar njerez pa shtylle kurrizore,ku burri 60 e ca vjeç si Xhafa behet thjeshte nje lolo ne duart e partise,behet si debil i thjeshte rrugesh qe ka frike nga hija e tije. Mungese totale integriteti.
    Lere pastaj kur shantazhojne njeri tjetrin me mesazhe anonime (si me letrat anonime ne kohen e partise se tyre). Nuk hoqen dore nga kurva parti dhe per kete çdo here permendin qe nuk ka "bir kurve" se e dine se bijte e kujt jane.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    murik (30-10-2018)

  9. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Largohet befasisht Fatmir Xhafa. Rama e zëvendëson me këshilltarin e tij Sandër Lleshi

    Xhafaj, viktimë e përplasjes së bandave brenda Rilindjes

    Dorëheqja e Fatmir Xhafës do të kishte vlerë nëse do të ndodhte në maj, kur akuzat për vëllain e detyruan ta dorëzonte në Itali. Atëherë, do të ishte një akt moral, një precedent përgjegjësie politike. Mund të kishte vlerë edhe kur çështja e vëllait të tij, i rithirrur në skenë nga Rama me Babalen dhe Alizotin, për t’u kthyer me turp në boomerang, që tregoi qartësisht implikimin e prokurorisë, qeverisë dhe me gjasë, atij vet. Mund të kishte vlerë kur Arben Isaraj dha dorëheqjen, menjëherë sa filloi një proces ndaj vëllait të tij, megjithëse detyra që mbante nuk e lidhte me hetimin.

    Megjithëse e pavlerë, dorëheqja e Xhafës prodhoi zhurmë. Meqë nuk u gjet morali, u kërkuan arsyet. Disa i kërkuan tek Gjushi, tek dosja e Shijakut, megjithëse Kryeministri u mundua t’i orientojë tek një aferë private. Edhe kur ai vetë shpjegoi më në fund se iku për arsye parimore, versionet e tjera nuk u zhytën në errësirë. Mes varianteve që kundërshtojnë njëri- tjetrin, ka megjithatë një gjë të përbashkët: ikja e Xhafës ishte pasojë e luftës së brendshme brenda Partise Socialiste. Tepsia e Rilindjes e gjitha për vete, shkaktoi më shumë pasoja se tepsia e ndarë me LSI. Alibia e aleatit që merr pushtetin dhe abuzon ra, për t‘i hapur rrugë përplasjes brenda organizatës.

    Nuk është hera e parë që nën siglën e PS, lufta për pushtet sjell përplasje të mëdha, me pasoja për figurat kryesore. Në 1996, Nano shkarkoi nga burgu gjithë drejtuesit e PS, me mocionin që fitoi Kongresin, ne 1999 Nano i dorëhequr rifitoi partinë duke larguar Majkon dhe duke mbajtur Ilir Metën për ta rihapur betejën me këtë, në 2001. Një betejë që nuk kurseu askënd. Katarsisi i Nanos, nisi si ortek shkërrmoqës dhe u baltos sapo ia mori pushtetin Metës. Akuzat e atëhershme, nëpër mbledhje të hapura për mediat, përdoren akoma sot. “Muci, Naci, Baci” ishin trinia e korrupsionit, ndërsa mbështetësit e tjerë të Metës, ishin përfitues emërimesh.

    Lufta e brendshme është rikthyer edhe një herë, por nuk ngjan fare me të shkuarën. Jo për debatet e hapura, as për klimën liberale deri në kaotike. Diferencën e bëjnë akuzat.

    Nuk flitet më për korrupsion, as për favore emërimesh, bëhet fjalë për trafik droge dhe armësh, për lidhje me bandat më të rrezikshme që i kalojnë kufijtë e Shqipërisë, për vëlla dhe kushërinj të arrestuar dhe të dënuar për trafiqe, për përdorimin e kriminelëve në zgjedhje, për blerje votash dhe deformim të rezultatit.

    Lufta brenda Rilindjes nuk ngjan fare me luftën e dikurshme brenda PS. Ajo ngjan me një përplasje bandash kriminale. Faktet nuk dalin nga dyert e PS, por nga dyert e Prokurorisë. Prokuroria është bërë Kisha e Rilindjes, që i mban në fshehtësi rrëfimet kriminale, në vend që t’i hetojë. Dosjet që prekin njerëzit e Ramës janë fshehur nëpër bodrume. Ata që duhet ta luftojnë krimin, janë tashmë ata që po e fshehin nëpër fashikuj të arkivuar që mund të harrohen, të vidhen (si në Durrës kur prokuroria drejtohej nga Donika Prela), apo të shkatërrohen në letërprerëse si të pavlerë pas disa vitesh.

    Zgjedhja e Aleksandër Lleshit e konfirmon këtë. Ish kandidati për President, i propozuar nga Ismail Kadare si njeri mbi palët, të shtunën u propozua nga Rama si njeri mbi bandat, i papërfshirë në luftën e brendshme. Lleshi mund të shërbejë për një paqe të përkohshme, por nuk mund të pastrojë korridoret e Rilindjes, ku po zhvillohet tashmë prej disa vitesh, beteja e bandave për kontroll. Habilajt, Bajrat, Rrajat, Avdylët dhe grupe të tjera të skeduara në Perëndim po luftojnë brenda Partisë Socialiste, nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

    Ndërsa Edi Rama shkruan pjesën e dytë, të tretë e me radhë të Kurbanit, shton kurbanët për secilën palë, i ushqen herë njërën, herë tjetrën që të shpëtojë veten. Deri kur të mos ketë më Kurbanë dhe Saga e Rilindasve te arrijë fundin. (Shkruar për Lapsi.al)
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #9
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Largohet befasisht Fatmir Xhafa. Rama e zëvendëson me këshilltarin e tij Sandër Lleshi

    ore ju jeni interesant fare, deri dje nuk late me gje pa permendur per heqjen e tij, ndersa dot ju duket e cuditshme!?

    Rotacioni esht zhvillim dhe progres . Fjalet e tjera te kota qe gatuhen ne kazanin e shqupit jan fukarallek fiks sic esht opozita e sotme . Faleminderit xhafaj suksese lleshi!

  11. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Largohet befasisht Fatmir Xhafa. Rama e zëvendëson me këshilltarin e tij Sandër Lleshi

    Si na tha Xhafaj mo Lazo? Mbani frymen, se do kete surpriza nga policia!
    Dhe surpriza e pare, ishte largimi Xhafes. Qe sipas Lazos u rrotacionua me nje tjeter sepse kishte punuar mire?!
    Standarti i rilindjes eshte: kush punon mire, largohet!!

    I bie more Lazo qe Rama me Ditmirin, te vetmit qe s’kane nderru karrige, te kene punuar keq, shume keq...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 28-10-2018 më 20:26
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •