Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    A mund ta shpëtojë Edi Ramën, Gjush- supermeni

    Nga Armand Shkullaku

    Gjushi- show i të enjtes mbrëma në Opinion, ishte dëshmia më e dëshpëruar e Edi Ramës të gjendur në një hall të madh. Katandisja e strategut të Rilindjes, nga propaganda e sofistikuar dhe e kushtueshme, tek thirrja në ndihmë e “origjinalitetit popullor” të një qerratai, me ****** e të cilit do të kalojë lumin e skandaleve, është shkalla e fundit e degradimit të një pushteti.
    Procesi i shpërbërjes së organizatës së Rilindjes, po nxjerr në pah anët më të errëta të një sistemi, që tashmë e ka të pamundur të bëjë demarkacionin e kufijve të vet nga ato të krimit. Çdo veprim i policisë apo i prokurorisë, edhe nën kontrollin politik ku gjenden ato, po çon pashmangshmërisht tek një emër i fuqishëm, anëtar i organizatës së Rilindjes, që lidhet me fije të dyshimta me botën e krimit.
    Ish deputetë që rezultojnë të implikuar në afera korruptive apo në shërbim të nevojave të trafikantëve, familjarë të tyre të përfshirë direkt në blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017, ministra dhe kryetarë bashkish të dyshuar dhe të dënuar për vepra të rënda penale, drejtues policie “kolegë” me emra të njohur të nëntokës, kudo që ta prekësh, organizata do të kutërbojë moçalin ku ka lëshuar rrënjët e pushtetit të saj. Skandal në Krujë, skandal në Vlorë, skandal në Durrës, skandal në Elbasan, skandal në ministrinë e Brendshme, skandal me deuptetët, skandal në drejtorinë e burgjeve, skandal me pronat, … Dhe të gjitha këto janë vetëm një pjesë e vogël, që ka nisur tashmë të dalë në sipërfaqe nga procesi i shpërbërjes që ka prekur organizatën.
    Kryetari i saj, Edi Rama, është i ndërgjegjshëm për këtë proces. Çdo ditë e më shumë ai po e sheh se propaganda populiste dhe “kazani politik e mediatik”, nuk i mbulojnë dot bëmat e Rilindjes që nuk dihet se nga do plasin. E provoi t’i quante shpifje akuzat për disa deputetë e kryebashkiakë të tij, por i dolën ashtu siç thoshte “kazani” dhe u detyrua t’i përcjellë në shtëpi. I cilësoi të rrjedhur ata që flisnin për shpërthimin e drogës nën mbretërinë e tij, derisa sa i ranë mbi kokë avionët dhe ministri i Brendshëm bashkë me kupolën e policisë. I bëri horra e banditë policët që denoncuan krimin e lidhur me politikën, derisa faktet e tyre u panë nga të gjithë. I mohoi pafund denoncimet se pushteti i tij mbahej nga votat e trafikuara dhe ndërveprimi me kriminelët, ndërsa dëshmitë e kundërta po i rrjedhin përditë nga dosjet që mezi po i mbajnë të mbyllura.
    E kur faktet marrin rrugët, edhe propaganda më e sofistikuar bëhet qesharake dhe e pabesueshme. Prandaj Edi Rama ka zgjedhur modelin e Gjushit për t’i zhvlerësuar ato. E nisi vetë i pari para pak kohësh, kur deklaroi publikisht se nuk ka asgjë të keqe që një deputet kapet në përgjimet e prokurorisë duke folur me një të akuzuar si kreun e një organizate kriminale. Pastaj e pasoi Taulanti kur tha se nuk kishte asgjë të keqe që ai ishte mik me një të dënuar si drejtues i një grupi kriminal, i cili në kundërshtim me ligjin përfitonte para publike nga shokët e Rilindjes. Dhe, qershia mbi tortë, Gjushi, i cili me banalitetin që të imponon për të mos e marrë seriozisht, i pranoi si normalitet lidhjet e tij me persona të akuzuar si figura të rëndësishme të botës së krimit, në emër të votave që i duheshin Rilindjes.
    Duke e ditur se procesi i shpërbërjes mund ta ekspozojë edhe më keq organizatën në sytë e shqiptarëve dhe duke mos patur më “tepsi” për t’ua lënë kopilin në derë të tjerëve, Rama duket se ka hequr dorë nga mohimi i akuzave. Ai po mundohet t’i pranojë ato si diçka normale dhe aspak kriminale. Me modelin Gjushi, ai po synon t’i bëjë shqiptarët të pandjeshëm ndaj skandaleve të tilla, që do të kishin tundur gjithë sistemin në një vend normal demokratik. Po kërkon që edhe skandaleve t’u japë formën e Gjushit, pra që ekzsitojnë por që nuk mund të merren shumë seriozisht. Në kurthin e pamundësisë për të parashikuar faktet inkriminuese dhe aferat që po i shpërthejnë përditë, e vetmja mundësi që i mbetet kreut të Rilindjes është t’i zhvlerësojë ato sipas stilit: “po mirë edhe po ka ndodhur, edhe po ka folur në telefon, edhe po ka udhëtuar me charter, edhe po i ka dhënë leje ndërtimi apo tendera, ç’të keqe ka, nuk është fundi botës, gjëra që ndodhin janë këto”.
    Dhe personazh më të goditur për ta ngritur në piedestal këtë strategji, se sa Gjushi i Durrësit nuk mund të gjendej. Sa më i madh skandali, aq më i madh edhe budallallëku për ta pranuar atë si normalitet. Sa më të rënda përmasat e ngjarjes, po aq të lehta edhe mendimet për ta justifikuar atë. Sa më me pasoja tragjike për vendin janë lidhjet e politikës me krimin, po aq komike duhet të jenë argumentat për ta zhvlerësuar atë.
    Por të mbërrish në pikën ku fatin e pushtetit ta lidhësh me akulloren e Gjushit, është më shumë se dëshpëruese. Jo vetëm se nuk mund të bindësh askënd me një inteligjencë mesatare, por u kujton shqiptarëve se modele si ai i të enjtes mbrëma në Opinion, kanë 12 vjet që drejtojnë qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë. Dhe pasojat e kësaj që po i ndodh sot organizatës, nuk janë një rastësi. Përdorimi i “supermenit” nga Durrësi si shpëtimtari i një pushteti që po rrënohet, është fundi më i palavdishëm për një politikan, që pretendoi përmasa shumë më madhështore për veprën e tij në histori.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: A mund ta shpëtojë Edi Ramën, Gjush- supermeni

    Kam pershtypjen se sikur te behet ndonje sondazh a votim sot Rama duhet te kete kulmin e votueshmerise a te votbesimit nga ata qe e votojne. Duhet te jete momenti me i mire i ketyre 5-6 viteve dhe kjo nuk eshte aspak merite e tije. Kemi sot dy skandale a probleme madhore,nje eshte ikja masive e shqiptareve qe nuk e diskuton asnjeri dhe tjetra eshte skandali me Greqine . Dy çeshtje qe do kishin tronditur opinionin publik dhe bashke me te edhe politiken shqiptare. Jo se ne thelb do ndryshonte ndonje gje a do tregonte ndonje realitet qe nuk dihej por mbase mundet te ishin tema te pakten per diskutim...se ne çfare pike ka aritur shteti dhe dipllomacia shqiptare...

    Por diskutohet per lidhjet e Dakos me krimin ! "Duhet te jet lajm i ri,lajm qe nuk e dinte asnje durrsak dhe shqiptar.lajm sensacional !" Populli e di shume mire se kush eshte Dako,dhe sado lidhje me krimin ti nxjerresh per Dakon populli mendon se keto lidhje jane shume me te medhaja se sa mediat a prokuroria i paraqet,sepse eshte realiteti. Eshte e pamundur per nje politikan shqiptar qe te mos kete lidhje me krimin,per nje politikan te thjeshte lere pastaj per nje qe ka qene disa here kryebashkiak i nje qyteti si Durresi. Populli nuk habitet edhe sikur ti thuash qe Veliaj ka lidhje me krimin (se eshte e vertete),lere pastaj ti thuash per Dakon,Ramen,Meten,Berishen e te tjere.
    E vertete lajmet e krimit jane lajme qe ndiqen, por ndiqen thjeshte per kuriozitet (e hengri apo nuk e hengri Dako kesaj radhe). Nuk jane lajme qe vlejne per nje diskutim,dhe nuk spostojne as edhe nje vote te vetme. Deri tani kane sherbyer per te mbuluar te gjitha deshtimet ekonomike dhe ndonje skandal te radhes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 27-10-2018 më 07:19

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: A mund ta shpëtojë Edi Ramën, Gjush- supermeni

    Dako pasqyron kulmin e deshperimit, degradimit, injorances e llumit ku ka arritur shoqeria shqiptare.
    Dreqi e mori s’prodhojme dot nje klase te shendosh politike, por konformohemi me te keqen duke u zhytur thelle e me thelle ne mjerimin tone.
    E si per kunderpergjigje te kesaj impotence per te reaguar, ose ndjekim shembujt e bashkepuntoreve te Dako-ve, ose marrim rruget per kurbet...

    Quo Vadis Shqiperia???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: A mund ta shpëtojë Edi Ramën, Gjush- supermeni

    Kulmi i deshperimit,degradimit,krimit dhe injorances eshte zgjedhja e Ilir Metes president. Eshte nje pike qe eshte e veshtire te tejkalohet. Dako perpara Metes e kompani eshte "engjell",ka mundesi ne te ardhmen ta shpallin dhe shenjtor.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: A mund ta shpëtojë Edi Ramën, Gjush- supermeni

    Po mor po, Meta eshte strumbullari i gjithçkaje..

    E rende eshte te shikoje dje tek emisioni STOP disa fshatra rrjesht ne zonen e kurbinit qe kishin rreth 20 vjet probleme serioze me ujin e pijshem.
    Burra e gra te moshuar, te rinj, duhet te ecnin çdo dite disa kilometra per te vajtur te mbushnin uje ne te vetmin pus te zones. Tmerr, si ne mesjete akoma. Ne nje vend normal do kishte patur reagim, do duhej t’i kishin bojkotuar ashper çdo ardhje politikanesh per fushata elektorale. Madje ne solidaritet te fshatareve duhet te kishin reaguar ne te njejten menyre qytetaret e Laçit, Lezhes, Krujes!!
    Por jo, delet vazhdojne ndjekin rutinen e perditshme me bidonin mbi shpine per te mbushur uje te pijshem çdo dite te vitit me shi, me bore e me diell pervelues...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: A mund ta shpëtojë Edi Ramën, Gjush- supermeni

    Ato jane problemet e verteta,uji,drita,varferia,puna etj etj dhe po nuk u fillua nga fshati ai vend nuk do kete ndonjehere te ardhme ekonomike.

    Eshte fatkeqsi qe nuk ka asnje diskutim per fshatin dhe braktisjen por meremi me Dakon. Qe Dako duhet te futet ne burg se luan as topi,por qe te zhvillohet gjithe diskutimi se kishte apo s'kishte Dako lidhje me krimin eshte nje budallik jashte llogjikes,si per shtypin dhe per politiken.


    Meta nuk eshte strumbullari i gjithçkaje por eshte maja e krimit,dhe garanti i krimit me PD dhe PS.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 27-10-2018 më 08:14

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: A mund ta shpëtojë Edi Ramën, Gjush- supermeni

    Pse sot e zbuluam sa te mbrapshte e kemi politiken? Nqs kjo politike qendron akoma eshte kryesisht edhe faji jone.

    Italianet e mbajten nje karagjoz si Berlusconi (qeveria me jetegjate mbas luftes), ama ne protestat e Aquilas (mbas termetit), te gjithe sebashku me gra te moshuara ne linjen e pare, u rrahen me policine sepse nuk pranonin t’ju merreshin shtepite ne menyre abuzive!!!

    Ku ke pare nje reagim te tille ne Shqiperi? Jane me dhjetera, ndoshta qindra shembuj si rasti i fshatrave te Kurbinit e asgje s’ndodh!!!
    Edhe nje proteste te denje si ajo e Kuksianeve, u shua shume shpejte me truke, blerje e intimidim, duke paguar sot 5€uro qe shiptari i shqiperise te takoje shqiptarin e Kosoves...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: A mund ta shpëtojë Edi Ramën, Gjush- supermeni

    Kam nja tre a kater vite qe them qe eshte PD qe shuan çdo lloj proteste,dhe ajo e Kukesit u shua se u fut PD-ja. Nuk ke per te pasur kurre proteste popullore deri sa te jete kjo PD,lere pastaj LSI-n.

    Ne Aquila protesta ne mos gaboj ishte per "tullat" qe te ruheshin (te ndaheshin simbas periudhes ),te mos hidheshin si mbeturinat e zakonshme. Dhe per Berlusconin Aquila mbetet nje sukses,sidomos nderhyrja e shpejte dhe sistemimi i te pastreheve....kete ja kan njohur te gjithe.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: A mund ta shpëtojë Edi Ramën, Gjush- supermeni

    Kam nja tre a kater vite qe them qe eshte PD qe shuan çdo lloj proteste,dhe ajo e Kukesit u shua se u fut PD-ja. Nuk ke per te pasur kurre proteste popullore deri sa te jete kjo PD,lere pastaj LSI-n.

    Ne Aquila protesta ne mos gaboj ishte per "tullat" qe te ruheshin (te ndaheshin simbas periudhes ),te mos hidheshin si mbeturinat e zakonshme,nuk kishte arsye tjeter ishte thjeshte proteste per te ruajtur origjinalitetin e materjaleve te rindertimit. Dhe per Berlusconin Aquila mbetet nje sukses,sidomos nderhyrja e shpejte dhe sistemimi i te pastreheve....kete ja kan njohur te gjithe.

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: A mund ta shpëtojë Edi Ramën, Gjush- supermeni

    Protesten e Kukesit e organizuan dhe i prijne qytetaret Kuksian, s’kishte asnje prapavije politike.

    Aquila-n e permenda per nje proteste te banoreve qe kishin humbur shtepite e kishin droje se do ndertoheshin rezidenca te reja a diçka e tille ne pallatet e shkaterruar te tyre!
    Nqs s’jam i sakte tregon akoma me shume ndergjegjien e tyre qytetare duke u perplasur ashper me policine per « çeshtje tullash ».

    Ne jemi ne prag-prishjen e teatrit dhe sa here qe kam qene prezent ne protesten kundra-shembjes, has vetem nje grup minim rezistence! Nderkohe klubet rreth e perqark zones se teatrit vlojne nga njerezit!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: A mund ta shpëtojë Edi Ramën, Gjush- supermeni

    Per teatrin eshte e vertete,PD nuk ka futur hunden neper protesta per teatrin dhe nuk ka pse te ishte nje pjesmarje kaq e vogel kur duhej te çohej ne kembe Tirana (o ajo qe ka mbetur si tirone). Me italianet se krahasojme dot veten se te prishej nje teater te tille ne Itali fillojne ato qe quhen "avviso di garanzia" qe ben prokura,qe eshte e veshtire te shpetoj njeri duke filluar nga ministri i kultures e deri tek me i fundit i bashkise qe firmos per teatrin.Do behej nami. Besoj se ne çdo shtet do ishte e pamundur te prishesh nje ndertese historike.

  12. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: A mund ta shpëtojë Edi Ramën, Gjush- supermeni

    Pikerisht kjo pra eshte ndergjegjia e munguar qytetare ne 3 dekadat e fundit.

    Monumente kulture jane shkaterruar nga talebanet ne kushte e rrethana irreale.
    Mirepo ne s’jemi ne kushte lufte e as na kane pushtuar alienet. Edhe ajo Tirona mbrenda unazes se pare qe ti i referohesh eshte pajtuar me te keqen. Sepse edhe ne kohen e komunizmit çdo lagje kishte shkollen, kopshtin, ambulancen e kinemane perkatese, ndersa sot shef vetem pallate kot me kot qe rrin ngjit sikur duan te pallojne njeri-tjetrin!

    Pastaj nuk ishim ne qe prishem me zell kisha e xhamia?
    Me ka rastisur te shoh ne disa arkiva katedralen e vjeter te Korçes, per kohen nje nder me te medhate ne Ballkan. Nje ndertese kulti shume e bukur qe baballaret tane me kazem e lopate e shkaterruan aty diku rreth viteve 50-60! Nje turp i madh!
    Komunizem pati gjithe europa lindore po nuk guxoi asnje komunist atje t’i afrohej objekteve madheshtore te kultit.
    Nje tregues tjeter sesa popull rrugaç e i pafe jemi treguar me vendin tone...

    Kjo eshte edhe Shqiperia e sotshme ku e kane zaptuar nje tufe bajraktaresh, gjysmakesh, delenxhinjsh, qe s’kane turp kur genjejne ne sy te njerzve, apo kur gjoja kercenojne njeri-tjetrin me kode te lodhura te « fortesh ». As mafioz s’i quan dot, se dhe mafia siçiliane kishte me teper etike e kulture se keta fshataret tane pa ushkure..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 27-10-2018 më 19:27
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: A mund ta shpëtojë Edi Ramën, Gjush- supermeni

    Ky eshte dhe paradoksi i shqiptareve te sotem qe kemi shkaterruar me shume sot ne keto 30 vite sesa komunizmi ne 45 vite. Duhej qe kafsheria shkatrruese te ishte zvogluar dhe jo te ishte shtuar.Nuk diskutohet qe shume probleme te sotme vine si pasoje e te kaluares por prap gjithe ky shkaterrim nuk mundet te justifikohet vetem si trashegim.
    Personalisht isha dhe kunder prishjes te Piramides sepse e quaja budallik te prishesh gjithçka qe del perpara pa plan por thjeshte per te fituar diçka. Rasti i teatrit eshte nje rast qe tregon edhe me teper se çfare injorance kemi aritur.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •