Të gjitha mediat pro qeverisë dje kanë njoftuar njëzëri dhurantën që Erion Veliaj i bëri shkollës “Isa Boletini” në Kodër-Kamëz, që përbëhej nga dy kompjuterë për laboratorin e informatikës. Në këto media u publikua fotoja e kryebashkiakut ku shndërinte fytyra e shëndetshme e drejtorit të shkollës, tek merrte në dorëzim kartonët e pahapur. Por kulmi i pacipërsisë arriti kur të gjitha mediat publikuan pa iu skuqur faqja deklaratën e bashkisë ku thuhej se kjo dhuratë ishte pjesë e fondit të fituar nga Veliaj në përballje me një shpifës demokrat të këshillit bashkiak.

Emri:  88BE31A4-EA13-41E4-8F71-8BA729286F59.jpg

Shikime: 267

Madhësia:  70.8 KB

Emri:  4134C321-A53E-4265-9ED5-544DB5F9CEBB.jpg

Shikime: 147

Madhësia:  66.2 KB

Emri:  B14500D1-86BA-4347-81B2-F7053782EEC1.jpg

Shikime: 218

Madhësia:  62.1 KB

Fakti është se gjykata e shkallës së parë Tiranë ka dhënë një vendim gjyqësor pro Veliajt. Që në 2 janar 2018, Kryebashkiaku paditi këshilltarin demokrat Akil Kraja për ‘cënim të nderit dhe dinjitetit të paditësit duke dhënë deklarata të pavërteta, si dhe duke e fyer atë si dhe duke i cënuar paditësit reputacionin dhe personalitetin’.

Gjyqtarja Regleta Panajoti, -që aktualisht kandidon për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, më 23 tetor, i dha të drejtë kryebashkiakut dhe dënoi këshilltarin Kraja me 250 mijë lekë me akuzën se ai nuk ka thënë të vërtetën, kur ka deklaruar se ‘rritja e çmimit të ujit është e pajustifikuar dhe të gjitha të dhënat tregojnë se është një aferë e madhe korruptive për privatizimin e ujësjellës kanalizime, UKT-së’. Sipas znj Panajoti kjo akuzë ka ‘turbulluar gjëndjen shpirtërore’ të kryebashkiakut.

Deri këtu, sado skandaloze që të duket situata, ajo është brenda kufinjve të logjikës. Por estrada fillon më pas.

Menjëherë pasi e mori këtë vendim të drejtësisë Lali Eri bëri deklaratën e djeshme se ai paratë e fituara do i shpinte për shkollën e Kodër Kamzës.

Por edhe më injorantët e dinë se ai nuk mund ta bënte një gjë të tillë, pasi ato lekë nuk mund të dizbursohen menjëherë. Se në Republikën e Shqipërisë, asnjë vendim nuk mund të quhet i formës së prerë dhe nuk mund të ekzekutohet pa u konfirmuar edhe në Apel. Pra procesi që Veliaj e quan tashmë të fituar, nuk ka pëfunduar dhe për më tepër, ai, nuk ka marrë asnjë lek prej tij.

Por, spazmat drithëruese të këtij Lejfeni modern (personazh i famshëm i realizmit socialist kinez) për të dalë në media, pafytyrësia prej lakeu për tu bërë zbatuesi i parë i porosisë së Ramës për ti çuar paratë e fituara nga proceset për shpifje për shkollat, dhe ankthi i atij që ka dorë për tu shfaqur si bamirës, e detyruan Lali Erin të gënjejë kaq trashë publikisht, duke thënë se ai kompjuterat e falur i ka nga paratë e gjyqit. Mashtrim! Ai ato para nuk i ka marrë dhe të gjithë nxënësit Kodër Kamzës që do ti shohin ata dy kompjutera në laboratorin e informatikës, sado që ti gëzohen kësaj “dhurate” do të shohin bashkë me të edhe objektin simbol të një palaçoje, që kur gënjeu me dasmën e vet nuk e ka për gjë ta bëjë me një shkollë periferie.

PS.Këtë radhë nuk po bëjmë asnjë koment për kolegët tanë që janë të gatshëm të botojnë çdo gomarrlëk të Veliajt. Sepse në fakt ata na shërbejnë më mirë për të kuptuar se ç’është në gjendje të nxjerrë nga goja.©Lapsi.al