Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Kush e detyroi Ramën të “godiste” bandat?

    Arrestimet e fundit kanë bërë kaq shumë bujë jo pse janë kapur disa kriminelë, por se në këto arrestime rezultojnë të implikuar njerëz të rëndësishëm të partisë në pushtet, duke përforcuar akuzat se Rama dhe të tijtë janë të lidhur me krimin. Është kjo që i ka zhvendosur këto arrestime nga kronika e zezë në kronikën e politikës. Mirëpo, duke lexuar këtë kronikë, gjejmë shumë interpretime kundërthënëse ku më i spikaturi është ai se duket sikur kemi një paradoks pasi arrestimet po i bën një prokurori që, njëherësh, akuzohet nga kundërshtarët e Ramës si e vënë në shërbim të maxhorancës për të fshehur lidhjet e saj krimin. Prandaj, shumë njerëz, me të drejtë, ngrenë pyetjen: çfarë qëndron prapa këtyre arrestimeve? Pse Kryeministri, që deri dje ka bërë çmos të mbrohet nga akuzat për lidhje me krimin me të gjitha format, deri duke bërtitur nëpër media “shpifje, shpifje, shpifje!” lejon Prokurorinë, që e ka nën kontroll, të kryejë këto arrestime që e demaskojnë? Mos vallë Edi Rama, befas, ka ndërruar strategji pushteti dhe po i braktis të fortët? Mos ndoshta nuk e ka nën kontroll Prokurorinë, sepse në sajë të Reformës në Drejtësi ajo po funksionon? Mos situatën e kanë marrë në dorë ndërkombëtarët që duan t’i japin fund këtij sistemi kriminal në Shqipëri? Mos i ka dalë Fatmir Xhafaj nga kontrolli? Apo këto arrestime janë bërë nën presionin ndërkombëtar, por, siç ndodhi në rastin e shkarkimit të Saimir Tahirit, shpresat se ka ndryshuar vullneti për keq i Edi Ramës për të bashkëpunuar me krimin apo se ndërkombëtarët kanë vendosur t’i japin fund kësaj situate, do të pësojnë zhgënjimin e radhës.
    Personalisht jam më afër versionit të fundit. Argumentet më dalin me deduksion, duke e parë këtë ngjarje në tërë kontekstin e skandaleve të fundit. Sipas meje, Ramës nuk i duhej një skandal tjetër që të përforconte akuzat e ngritura kundër tij dhe të tijve me dy skandalet e ashtuquajtura “Babale 1” dhe “Babale 2”, prandaj ideja se ai paska vendosur të shkëputet nga të fortët në këtë mënyrë nuk më bind. Kjo është një lëvizje e detyruar nga halli, jo nga vullneti i mirë. Po ashtu, Prokuroria, që ka hapur procese për akuzuesit dhe jo për të akuzuarit në dy skandalet e para, duke e mbrojtur kështu Ramën & Co, nuk mund të shkojë kurrsesi kundër kësaj tendence me këtë operacion. E vërteta është se Prokuroria e ka hapur këtë dosje në vitin 2016, në një kohë kur Rama nuk i kishte vënë ende duart plotësisht mbi Prokurorinë. Aty mund të kenë mbetur ende “segmente” të lidhura me opozitën apo prokurorë që ndërgjegjja personale nuk i lejon të shkojnë aq larg në instrumentalizimin e Prokurorisë nga Rama, por sjelljet e Prokurorisë kohët e fundit tregojnë se, si rrallë ndonjëherë, ajo po punon për të shuar zjarrin e akuzave, prandaj ideja se këto arrestime duhen parë si shenjë se Reforma në Drejtësi po funksionon, nuk qëndron. E njëjta gjë mund të thuhet për idenë se kësaj here ndërkombëtarët e kanë seriozisht. Sikur të ishte kështu, ata do të lëshonin akuza politike – sepse mjafton fakti që dy ish-deputetë të Ramës dalin të implikuar me rrjete kriminale (të cilëve mund t’u bashkonin edhe historinë e Saimir Tahirit apo edhe atë të vëllait të Xhafës) për të kuptuar se rrënjët e problemit në Shqipëri nuk janë thjesht te krimi, por te lidhjet e tij me politikën. Sa për idenë e daljes jashtë kontrollit të rilindësve nga ana e socialistit Fatmir Xhafaj, gjykoj se ai mbetet peng i historisë së të vëllait trafikant dhe nuk mund të dalë dot nga strategjitë e ndërtuara bashkë me Ramën për të fshehur lidhjet e rilindësve me krimin, siç bënë edhe me skandalin që përfshiu të vëllain, veçanërisht në këtë moment.
    Prandaj, mendoj se versioni më i besueshëm është ai, sipas të cilit, meqenëse janë kapur me duar në presh nga gjermanët, Rama & Co po rreken të bëjnë një rrugë e dy punë, të lejojnë Prokurorinë të arrestojë peshqit e vegjël për t’u hedhur edhe një herë hi syve ndërkombëtarëve dhe njëherësh t’i propagandojnë këto arrestime si prova se ata po punojnë kundër krimit dhe të fortëve. Në favor të këtij versioni vjen fakti se brenda muajit tetor kanë ardhur në Shqipëri në takim me ministrin Xhafaj: Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale, Stephan Mayer (3 tetor), Zëvendëspresidenti i Zyrës Federale të Krimit (BKA), Peter Henzler, bashkë me drejtues të lartë të Policisë Kriminale (8-11 tetor) si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë gjermane, Dieter Romann (17 tetor). Këtyre fakteve nuk mund të mos u bashkëngjitësh edhe dy informacione të tjera: atë se Gjermania bllokoi në gusht ekstradimin në Shqipëri të Arbër Çekajt, (njeriut të akuzuar për 600 e kusur kg kokainë) duke informuar palën shqiptare se ai ishte nën hetim për trafik droge mes Shqipërisë dhe Gjermanisë si dhe atë se Çekaj ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë gjermane.
    E vërteta është se dosja e arrestimeve të fundit, me të zbuluarat dhe të pazbuluarat e saj, tregon qartazi sesi funksionon sistemi i pushtetit në çdo cep të Shqipërisë, jo vetëm në Lezhë, Shijak e Durrës. Problemi është se shqiptarët e dinë se si funksionon ky sistem edhe pa këtë dosje, sepse e kanë përditë mbi kurriz; ata e dinë shumë mirë se Shqipëria ka nevojë për shembjen e këtij sistemi pushteti dhe ndërtimin e një tjetri ku politika dhe krimin të jenë në luftë me njëri-tjetrin dhe jo në bashkëpunim. Mirëpo, ndihen të pafuqishëm ndaj tij se ky sistem është shumë i fortë sepse ka me vete institucionet me në krye Kryeministrin, që është aty në sajë të këtij sistemi dhe për t’i shërbyer atij, e që i quan shpifje akuzat për lidhjet e qeveritarëve me krimin, duke dhënë indikacione të qarta edhe për drejtësinë. Përndryshe, Prokuroria do të duhej të kishte punuar me kohë, madje me urgjencë, për të zbuluar se cili është ky “xhuxhi” që përmendet nga trafikantët si njeri që u siguronte atyre vende pune, pasi ky “xhuxhi” paraqet rrezikshmëri për interesat e shoqërisë. Ai do të duhej të ishte identifikuar një sahat e më parë për të eliminuar këtë rrezikshmëri, ndërsa shenjat janë se Prokuroria nuk e ka bërë këtë, çka flet shumë më tepër për këta arrestime sesa propaganda e Ramës dhe Xhafës.
    Po e ndërpres leximin tim mbi arrestimet e fundit me këto nota pesimiste, (deri këtu), në pritje të lajmeve të reja, veçanërisht nga Prokuroria.
    /Panorama/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kush e detyroi Ramën të “godiste” bandat?

    Përgjimet/ Ato që prokuroria thotë dhe ato që fsheh për Dakon

    Prokuroria ka reaguar sot për tu futur në mes të debatit që po përplas opozitën me qeverinë, nëse kryebashkiaku i Durrësit ka rënë pre e Përgjimeve. Që prej ditës së aksionit për arrestimin e bandës shijakase të Avdylajve, PD pretendon se në minutat e fundit nga qeveria është ushtruar presion që të hiqej nga lista e arrestimeve Vangjush Dako. Por i pyetur nga televizioni Klan institucioni i akuzës është prgjigjur se kjo është kategorikisht e pavërtetë dhe se Dako nuk ka qenë asnjëherë në listën e arrestimeve. Por më kuriozia ka qenë përgjigjja që Prokuroria ka dhënë për pyetjen nëse emri i Vangjush Dakos del në këtë dosje. Shprehja lakonike: “nuk kemi koment për këtë” tregon shumë.
    Versionin e parë për të cilin prokuroria mund të përgjigjej gjithashtu “Nuk kemi koment”, ajo e ka mohuar kategorikisht, ndërsa mundësinë që Dako të gjendet në përgjime e ka lënë të hapur.
    Dhe kjo e ka një arsye.
    Sepse kryetari i Bashkisë së Durrësit gjendet realisht në atë që opozita e etiketoi si “dosja 339”. Sipas burimeve nga prokurorë që tashmë janë larguar nga hetimi i kësaj çështjeje, emri i kryebashkiakut gjendet aty mbi 20 herë, edhe kur përmendet në përgjimet mes trafikantëve si në rastin e Tahirit edhe kur kapet duke folur vetë me këta. Ai dëgjohet të flasë për punë të zgjedhjeve dhe çështje punësimi.
    Pasi mori drejtimin e Prokurorisë, kamikazja socialiste Arta Marku hoqi nga hetimi i kësaj çështjeje prokurorin Hajdarmataj. Më parë Adriatik Llalla, kishte larguar nga hetimi i saj një tjetër prokuror, Anton Martinin. Po ti shtosh këtyre edhe oficerët gjyqësorë, ata që kanë kryer përgjimet, ata që i kanë zbardhur ato, rrethi i personave që kanë djeni që Vangjush Dako është
    kapur në përgjim me bandën e Avdylajve është tepër i madh që mund të lejojë fshehjen. Duke ditur se një pjesë e këtyre personave janë edhe të afërt me opozitën të cilësi i kalojnë informacione, prokuroria nuk mund të gënjejte duke thënë që Dako nuk gjendet në dosjen 339. Prandaj organi i akuzës nuk komentoi më shumë sesa shprehja: “Nuk kemi koment”.
    Me ardhjen e Arta Markut dhe me vendosjen e shoqes së saj Prela tek krimet e rënda, i vetmi favor që ato i kanë bërë socialistëve është ndarja e dosjes së Avdylajve nga ajo e Vangjush Dakos, me justifikimin se kjo e dyta do të hetohet më vete.
    Ndoshta kjo manovër i ka nxitur ish prokurorët e çështjes të nxjerrin “secrete” prej saj duke nxjerrë në public detaje nga përgjimet në rrejtin e të cilave ka rënë ede kryebashkiaku i Durrësit. Dhe burime të mirëkonfirmuara pohojnë se ato do të dalin shumë shpejt.
    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kush e detyroi Ramën të “godiste” bandat?

    Gazetari nga SHBA/ Ju tregoj si po shkatërron hetimin e ‘xhuxhit’ Donika Prela

    Gazetari investigativ, Flamur Vezaj, i cili prej disa kohësh jeton në Shtete e Bashkuara të Amerikës, vijon të ndjekë me vëmendje ngjarjet në Shqipëri, dhe falë burimeve arrin të zbardhë edhe prapaskenat që po ndodhin në politikën shqiptare.
    Gazetari Vezaj me anë të një postimi në Facebook, ka treguar se si Prokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, po kërkon të shkatërrojë hetimin e dosjes ‘Xhuxhi’, ku thuhet se bëjnë pjesë një kryebashkiak i PS-së dhe dy deputetë socialistë.

    Ja çfarë shkruan Vezaj:
    Shkaterrohet “banda” e prokurorise, qe denoi rreth 40 persona me “burgim te perjetshem”
    ##
    Na ishte njehere nje institucion qe quhej Prokuroria e Krimeve te Renda! Ne ate godine, qe fillimishte u ngrit prane zones se 9-katsheve dhe me pas prane paraburgimit “313”, u vendosen rreth 20 prokuror te perzgjedhur nga gjithe institucioni i akuzes dhe te filtruar nga sherbimet partnere te Shqiperise dhe te selektuar edhe nga ish-Presidenti A.Moisiu!
    #Ishte ai institucion, qe qytetaret kishin besim se gjenin drejtesi duke krijuar nje imazh te mire ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve! Kjo fal edhe goditjeve te shume “bandave” te cilat u hetuan dhe me pas u denuan nga Gjykata. Nga hetimet e ketyre prokuroreve qe tashme jane degdisur, Gjykata ka dhene rreth 40 denime me burgime te perjetshme, e pa llogaritur ketu denimet e qindra personave nga 15 vjet e siper burg! Por, me kalimin e kohes ndryshimet e Prokuroreve te Pergjithshem dhe nderhyrjes se politikes, ky institucion filloi te quhej si prokuroria e qokave, ku kryeprokurokuroret promovonin shoqerin e tyre dhe miqt e politikaneve! Kjo beri qe imazhi i nje institucioni me dinjitet, i ngritur per disa vite, filloi te bie! Duke rene aq shume saqe arriti ne piken qe drejtuesja e perkoheshme e ketij institucioni si D.Prela nen hyqmin e shoqes se klases, prokurores se pergjithshme te perkohshme dhe disa juristeve te mazhorances ta shkaterrojne ate institucion, duke i cilesuar vec tjerash disa nga ata prokuroret qe jane qe ne krijimin e ketij institucioni si “bande” e duke i zevendesuar me disa prokuror servila qe vetem lepirjen ndaj cdo shefi e kane te persosur!
    Ky konstatim, u perforcua me shume ne rastin e ndjekjes penale te gazetarit J.Olldashi dhe ne rastin e fundit te operacionit ndaj “bandes” se Shijakut, ku perseri ky institucion, si ne rastin e Habilajve detyrohet te nderhyje per shkak te presionit te partnereve! Te cilet, qe ne dhjetor te 2016 kane sjell nje volum te madh materialesh ne ngarkim te kesaj bande! Por pavaresishte suksesit te trumpetuar, prokuroret kane vepruar ne menyre selektive te dirigjuar nga drejtues te mazhorances! Kjo duket qarte edhe ne vendimin mbi 200 faqesh te mases se sigurise, ku pergjimet jane selektuar, duke publikuar thuajse te gjitha bisedat e ish-deputetit Ndoka e te afermve te tij, te cilet vec krimeve te pervetesimit te pronave ne bregdet, flasin edhe per blerje te votave ne zgjedhjet e 2017 por qe provon se kane ndjekur te njejten praktike edhe ne zgjedhjet e 2015 dhe ato te 2013! Ne kete vendimin e mases, jane publikuar disa nga keto pasazhe bisedash te zones se Lezhes, duke “shitur” keshtu ish-depuetin Arben Ndoka qe i ndihmoi mazhorancen ne tre pale zgjedhje ne Lezhe! E nga ana tjeter i kane hequr duke mos publikuar ne vendim pjesen e pergjimeve te zones se Durresit, biseda keto qe i kane selektuar dhe nuk do ti publikoi prokurorja e perkohshme A.Marku dhe shoqja e saj D.Prela bashke me shefin e seksionit te trafiqeve ne prokurori, pasi i eshte premtuar kalimi i Vetingut nese ata pergjime nuk dalin ne publik! Ky “pazar” me dosjet, eshte jo vetem nje imazh i keq per kete institucion, por edhe nje politizim i tejskajshem i kesaj prokurorie, pasi per operacionet dhe hetimet e se ciles Kryeministri dhe Ministri i Brendshem (qe kane pozicione politike) jane ne dijeni te hetimeve per dosje konkrete dhe paralajmerojne ne media disa dite para per arrestimet qe do te behen, duke treguar keshtu qe ata kane marr rolin e policit, hetuesit, prokurorit e gjyqtarit qe komandojne institucionin e akuzes. Por pavaresishte kesaj, pa kaluar dy dite u liruan 10 nga te arrestuarit duke ngritur dyshime te medha per menyren e hetimit dhe ekzistencen e provave konkrete....
    #E keshtu, institucionit te Prokurorise se Krimeve te Renda tashme i ka humbur edhe vezullimi i xhamave te godines nga papastertia se ndriqimi i dikurshem eshte shuajtur me kohe!
    #Presim_arrestimet_e_tjera#
    © SYRI.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,507

    Për: Kush e detyroi Ramën të “godiste” bandat?

    Ata qe nuk do PD,te huajt. Ata e kane detyruar Ramen,pse kush tjeter do ta detyronte Lulzim Basha apo Llalla me Nishanin !

    Nuk do ndonje llogjike te hatashme per ta kuptuar qe keto jane hetime me detyrim nga te huajt. Te ishte per Ramen do kishit Llallen edhe 40 vite te tjera.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kush e detyroi Ramën të “godiste” bandat?

    Përgjimet me “trafikantët e Shijakut”/ Si u rrëzuan alibitë e Dakos nga vetë Dako

    Unë flas më të gjithë qytetarët e Durrësit. Nuk ka bir kurve që flet më shumë se unë në telefon!”

    Më këto fjalë kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako justifikoi në fillim të emisionit “Opinion” telefonatat e zbardhura me elementë të bandës së Avdulajve të Shijakut të cilët janë arrestuar nga policia të akuzuar për trafik droge.

    Me këtë frazë, Dako kërkoi të bindte opinionin publik se ai ishte i hapur me të gjithë qytetarët dhe se numri i tij i telefonit 0692099300 është i hapur për të gjithë. Por, e vërteta doli krejt ndryshe më pas, pasi ishte vetë Dako që rrëzoi alibinë e tij.

    Së pari përgjimet e prokurorisë tregojnë se nuk janë vetëm qytetarët që e telefonojnë kryetarin e Bashkisë së Durrësit, por edhe ky vetë i merr në telefon “për t’i falënderuar”.

    E tillë është telefonata që Dako ka bërë me “Niçen” e Shijakut (tashmë i arrestuar) të cilit i kërkon takim. “Niçja: Hë kryetar, hë vllai./ Dako: Niçe, ku je?/ Niçja: Këtu vërdallë…/ Dako: Ku është Astriti?/ Niçja: Ka lëviz një çikë”./

    Për këtë telefonatë Dako u justifikua se po e falënderonte për punën e bërë në zgjedhje dhe se nuk e kishte idenë për problemet e tij me ligjin.

    “Niçja” është një qytetar i Durrësit me të cilin kam folur dhe që është një nga këta që është kapur. Kam folur me këtë pas zgjedhjeve. Për ta falënderuar. Ai lufton për mua më jep vota dhe unë të mos i bëj një telefon? Astriti është vëllai i Niçes. Ku e di unë se me ça merrej ai. Nëse ka info policia dhe le të merrej me të. Mua nuk më ka thënë njeri gjë që ky merrej me aktivitete të paligjshme” – u justifikua Dako, por që vetëm 1 minutë më pas “ra vetë brenda” pasi e pranoi që e dinte për problemet e tyre me drejtësinë, por tashmë i konsideron “qytetarë të rehabilituar”.

    “E di që kanë bërë burg. Tani është rikuperuar dhe është qytetar i mirë” – tha Dako duke lënë të gjithë me gojë hapur.

    Së dyti del se Dako u ka kërkuar bashkëpunim personave me precedentë penalë dhe për këtë ka qenë në dijeni. Përgjimet kanë zbuluar që personat nën hetim bënin edhe pazare për vota duke i thënë njëri tjetrit: “Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë!”

    Kryebashkiaku i Durrësit u mundua të gjejë një tjetër justifikim: “Ore dhe mua më marrin vetë dhe më thonë vetë: “A do na japësh ndonjë lek për votën?” Ky është muhabet kot. Pse për bisedat e këtyre do jap përgjigje unë? Atyre u duket vetja kushedi çfarë janë dhe mburren: “Flas unë me Vangjushin. Ta zgjidh unë”.

    Poblemi i tretë kryebashkiakut të Durrësit është një tjetër dokument i publikuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, pjesë e dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku zbardhet një përgjim telefonik mes njërit prej personave të arrestuar si pjesë e bandës së trafikut të drogës me qendër në Shijak dhe Vangjush Dakos.

    “Jasin Kala alias “Cine” nga Shijaku i shkruan SMS- Dakos: “Shif se do vijnë FNSH, këtu te unë. Kështu më thanë. Cini jamë”. Dako i ka kthyer përgjigje se është në Itali.

    Në këtë mënyrë u rërzua edhe alibia e tretë e Dakos se ai flet me qytetarët vetëm për zgjedhjet. Ky përgjim tregon se bashkëpunimi vazhdon dhe se si kryebashkiaku i Durrësit “u zgjidh hallet” votuesve të tij të ndershëm. ©LAPSI.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kush e detyroi Ramën të “godiste” bandat?

    Kronologjia/ Si u spostuan në mënyrë të çuditshme prokurorët e dosjes 339


    Në emisionin “Të Paekspozuarit”, u transmetua një material filmik, i cila rendit në mënyrë kronologjike se si dosja 339, ka kaluar nga njëri prokuror në tjetrin. Në mënyrë të çuditshme dhe të dyshimtë, kjo dosje ka kaluar në disa prokurorë. Si filim në fund të vitit 2016, dosjen e kishte Anton Martini, por ai u transferua në Shkodër nga Adriatik Lalla. Dosja merret nga Besim Hajdarmataj, i cili sërish transferohet në një tjetër qytet, konkretisht në Pogradec, nga kryeprokurorja Arta Marku në vitin 2018. Në fund dosja, përfundon në duart e Vladmir Marës dhe Dritan Prenci të cilët e finalizuan për një kohë të shkurtër.

    /TPZ.AL/

    http://www.tpz.al/2018/10/25/kronolo...-e-dosjes-339/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kush e detyroi Ramën të “godiste” bandat?

    “Të Paekspozuarit” akuzon Tv Klan: “Manipuloi përgjimin në favor të Vangjush Dakos”

    Një betejë e madhe është zhvilluar dje lidhur me ekskluzivitetin e përgjimeve të Vangjush Dakos me grupin e Abdylajve. Kush i kishte ato të sakta dhe cili do ti transmetonte i pari. në këtë garë të ethshme është futur emisioni “Të Paekspozuarit” dhe televizioni Klan. Programi i Ylli Rakipit pas një pune të gjatë për të vërtetuar origjinalet e përkthimeve të prokurorisë kishte planifikuar ato në ora 21 oo, Por TV Klan ia mori në kthesë. në lajmet e orës 19 30, Klan rrëmbei “scoop-in” që kishte përgatitur Rakipi duke i botuar përgjimet rreth 1 orë e gjysëm më parë. Por gjëja që binte në sy duke para daokumentat ishte se tek TPZ ato ishin si dokumenta prokurorie, me kokë madje dhe me firma dhe vula ndrërsa në Klan vetën si trakskriptime bisedash.

    Ky detaj, në fakt më i pa rëndësishmi, ka hedhur dyshime mbi origjinalitetin. Dhe nga këtu është nisur TPZ.al, faqja e emisionit të Ylli Rakipit, për të akuzuar Klanin se ka manipuluar dokumentin:

    “Në fund të bisedës mes Altin Avdylit (pjestarit të bandës të akuzuar për trafik narkotikësh) dhe një personi tjetër, përmendet Vangjushi. Personi i paidentifikuar i thotë Avdylit, që t’i kërkojë Vangjushit para, që disa persona të “votojnë”. Por në versionin e publikuar nga Tv Klan, fjala “votojnë”, është zëvendësuar me “…tojnë (nuk kuptohet!)”.
    Shpjegimi se kjo fjalë nuk kuptohet, është i çuditshëm, pasi dokumenti i dalë në media, është transkript në tekst dhe jo një audio. Ai është lehtësisht i dallueshëm, siç mund ta shihni më poshtë në versionin e pubikuar nga “Të Paekspozuarit”.

    Versioni i TV Klan:

    Emri:  531D8719-8633-4D2C-B53D-02FB0786FDCE.jpg

Shikime: 174

Madhësia:  20.5 KB

    Versioni i plotë origjinal:

    Emri:  26047B8C-9B84-4497-A62D-47F4AD891423.jpg

Shikime: 158

Madhësia:  40.4 KB

    Dyshime ngjall sipas TPZ.al se te dokumenti i Klan është manipuluar pikërisht kjo fjalë, që i jep edhe kontekst bisedës dhe e lidh atë me zgjedhjet. Biseda e zhvilluar mes këtyre personave, ka ndodhur vetëm një ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Por, në përgjimin e publikuar nga Klan, nuk ka një datë. Pra, duke mos patur datën dhe duke hequr fjalën “votojnë”, biseda e humbet thuajse tërësisht kontekstin që e lidh me zgjedhjet” shkruan TPZ e cila e akuzon Klan se i ka shërbyer interesave të Dakos.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,507

    Për: Kush e detyroi Ramën të “godiste” bandat?

    Kjo e Dakos me ngjan nje histori tipike alla shqiptarçe;"hajde te bojm pak rremuje se kemi probleme te tjera...". Dakon kur nuk e arrestuan per "Velieren" nuk kane per ta arrestuar kurre sepse jo qe eshte veshtire ti gjesh krim me te madh....por ne Shqiperi eshte dhe e pamundur ta perdoresh proven si fakt perpara drejtesise. Me Velieren prova e krimit ishte fakt,e kishin perpara syve. Me pergjime telefonatash;edhe sikur te vertetosh qe "tjetri" ka thene qe "thuaj Vangjushit te na japi leket per votime" ose edhe sikur "tjetri" te ket thene qe "Vangjushi na i dha leket per votime" prap eshte e veshtire ta perdoresh si prove sepse eshte nje person i trete qe flet ne emer te Dakos. Pa pasur si prove paran e votimit eshte e pamundur te akuzosh dike ne ate vend...

    Pa harruar qe u bene 4 muaj e ca dhe prokuroria dhe opinioni publik nuk di se zeri i vellait te ministrit te brendshem eshte apo jo autentik. Pra per nje regjistrim te thjeshte zeri nuk dime (perveç kreministrit,qe e beri analizen e zerit brenda dites) se çfare eshte bere,behet dhe do behet....Imagjino sikur ne pergjime te dali ndonje telefonat a telefonata ku kerkohet identifikimi i zerit...u mbyll çeshtja pa u hapur.

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kush e detyroi Ramën të “godiste” bandat?

    Nuk ka bir kurve që ta besojë Gjushin

    Të enjten në Opinion, Vangjush Dako u përpoq të luajë rolin e shejtan budallait. Kur e pyesnin se si kishte mundësi që ishte përgjuar duke folur me trafikantë, ai përgjigjej se bisedonte me çdo zgjedhës. Kur e pyesnin se a e dinte që bashkëbiseduesit kishin precedentë penalë, ai ia kthente se qenë rehabilituar. Kur e pyesnin se pse i kishte falenderuar pas 25 qershorit, ai bënte naivin duke thënë se i është mirënjohës çdo votuesi.

    Por me këtë sjellje prej sharlatani- babaxhan, ai nuk fshihte dot disa fakte të thjeshta.

    Thelbi i tre përgjimeve që u publikuan mbrëmë (thuhet se në dosje janë mbi 20 të tilla) nuk qëndron fare në faktin se ai takohet me zgjedhës të rëndomtë. Aty flitet për marrëdhënie me një bandë kriminale, të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, e cila është përdorur për të grabitur zgjedhjet e 25 qershorit në Durrës.

    Aty flitet për blerje votash, për falenderime pasi akti ka përfunduar, madje, më keq akoma, ka edhe përgjime ku pjestarë të supozuar të bandës, i kërkojnë kryebashkiakut t’i heqë qafe forcat speciale të policisë.

    Pra, ndryshe nga sa pretendonte mbrëmë në Opinion, njeriu që vërtetoi edhe njëherë se e keqja mbetet gjithnjë banale, aty nuk bëhej fjalë as për takime të rastësishme, as për një raport normal me zgjedhësit.

    Lexo më tej:

    Mënyra se si vendosi të mbrohet Vangjush Dako nuk ka bindur askënd që ka një fije mend në kokë.

    Historia e kësaj afere që opozita e ka denoncuar këtu e dy vite më parë, bëhet edhe më e qartë nëse ajo shikohet në dinamikën e saj.

    Sepse Vangjush Dako do ta kishte më të lehtë të ngrinte sot një alibi, nëse kartela e lidhjeve të tij me krimin do të qe e virgjër. Por ai është njëkohësisht politikani i denoncuar më parë se i firmosi letër gjykatës, për të shpëtuar nga burgu Lul Berishën. Ai është po ashtu në listën e zëzë të SHBA, si një nga njerëzit që i është refuzuar viza për të udhëtuar drejt këtij vendi.

    Pra Vangjush Dakon nuk e ndihmon dot as e shkuara dhe as piruetat që bënë shefat e tij për të manipuluar dosjen që ka në duar prokuroria.

    Po ta qëmtosh me kujdes këtë dosje, e cila për hir të së vërtetës ka filluar të minohet përpara se Arta Marku të merrte detyrën, do të vërehet lehtësisht se ka pasur një numër lëvizjesh të panumërta prokurorësh, vetëm për të dalë në përfundimin që jemi sot: që përgjimet ku figuron Dako të arkivohen dhe ato të bandës të Avdylajve të çohen në gjykatë.

    Por edhe kjo manovër, që mund ta shpëtojë kryebashkiakun e Durrësit nga hetimi dhe prangat, është në vazhdën e shkatërrimit të imazhit të tij publik.

    Sot askush nuk mund të ketë më dyshime, se ky personazh, për të cilin janë manipuluar investigimet e prokurorëve, që ka një të shkuar të errët dhe që rezulton në përgjime si mik i banditëve me të cilët vjedh vota, mund të jetë më i besueshëm.

    Prandaj, ai u rrek kot t’i banalizonte mbrëmë në Opinion lidhjet e tij kriminale si takime të thjeshta me zgjedhësit.

    Pavarësisht se bërtiste se nuk kishte bir kurrve që t’ia kalonte për numër takimesh me votuesit, të gjithë e morën vesh si qëndron e vërteta. Dalja në TV nuk e ndihmoi, për e rrënoi Dakon. Sepse përveçse konfirmoi lidhjet e tij kriminale, ajo tregoi se ai është krejtësisht i pavetëdijshëm për të kuptuar peshën e asaj që ka ndodhur.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Kush e detyroi Ramën të “godiste” bandat?

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Nuk ka bir kurve që ta besojë Gjushin

    Të enjten në Opinion, Vangjush Dako u përpoq të luajë rolin e shejtan budallait. Kur e pyesnin se si kishte mundësi që ishte përgjuar duke folur me trafikantë, ai përgjigjej se bisedonte me çdo zgjedhës. Kur e pyesnin se a e dinte që bashkëbiseduesit kishin precedentë penalë, ai ia kthente se qenë rehabilituar. Kur e pyesnin se pse i kishte falenderuar pas 25 qershorit, ai bënte naivin duke thënë se i është mirënjohës çdo votuesi.

    Por me këtë sjellje prej sharlatani- babaxhan, ai nuk fshihte dot disa fakte të thjeshta.

    Thelbi i tre përgjimeve që u publikuan mbrëmë (thuhet se në dosje janë mbi 20 të tilla) nuk qëndron fare në faktin se ai takohet me zgjedhës të rëndomtë. Aty flitet për marrëdhënie me një bandë kriminale, të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, e cila është përdorur për të grabitur zgjedhjet e 25 qershorit në Durrës.

    Aty flitet për blerje votash, për falenderime pasi akti ka përfunduar, madje, më keq akoma, ka edhe përgjime ku pjestarë të supozuar të bandës, i kërkojnë kryebashkiakut t’i heqë qafe forcat speciale të policisë.

    Pra, ndryshe nga sa pretendonte mbrëmë në Opinion, njeriu që vërtetoi edhe njëherë se e keqja mbetet gjithnjë banale, aty nuk bëhej fjalë as për takime të rastësishme, as për një raport normal me zgjedhësit.

    Lexo më tej:

    Mënyra se si vendosi të mbrohet Vangjush Dako nuk ka bindur askënd që ka një fije mend në kokë.

    Historia e kësaj afere që opozita e ka denoncuar këtu e dy vite më parë, bëhet edhe më e qartë nëse ajo shikohet në dinamikën e saj.

    Sepse Vangjush Dako do ta kishte më të lehtë të ngrinte sot një alibi, nëse kartela e lidhjeve të tij me krimin do të qe e virgjër. Por ai është njëkohësisht politikani i denoncuar më parë se i firmosi letër gjykatës, për të shpëtuar nga burgu Lul Berishën. Ai është po ashtu në listën e zëzë të SHBA, si një nga njerëzit që i është refuzuar viza për të udhëtuar drejt këtij vendi.

    Pra Vangjush Dakon nuk e ndihmon dot as e shkuara dhe as piruetat që bënë shefat e tij për të manipuluar dosjen që ka në duar prokuroria.

    Po ta qëmtosh me kujdes këtë dosje, e cila për hir të së vërtetës ka filluar të minohet përpara se Arta Marku të merrte detyrën, do të vërehet lehtësisht se ka pasur një numër lëvizjesh të panumërta prokurorësh, vetëm për të dalë në përfundimin që jemi sot: që përgjimet ku figuron Dako të arkivohen dhe ato të bandës të Avdylajve të çohen në gjykatë.

    Por edhe kjo manovër, që mund ta shpëtojë kryebashkiakun e Durrësit nga hetimi dhe prangat, është në vazhdën e shkatërrimit të imazhit të tij publik.

    Sot askush nuk mund të ketë më dyshime, se ky personazh, për të cilin janë manipuluar investigimet e prokurorëve, që ka një të shkuar të errët dhe që rezulton në përgjime si mik i banditëve me të cilët vjedh vota, mund të jetë më i besueshëm.

    Prandaj, ai u rrek kot t’i banalizonte mbrëmë në Opinion lidhjet e tij kriminale si takime të thjeshta me zgjedhësit.

    Pavarësisht se bërtiste se nuk kishte bir kurrve që t’ia kalonte për numër takimesh me votuesit, të gjithë e morën vesh si qëndron e vërteta. Dalja në TV nuk e ndihmoi, për e rrënoi Dakon. Sepse përveçse konfirmoi lidhjet e tij kriminale, ajo tregoi se ai është krejtësisht i pavetëdijshëm për të kuptuar peshën e asaj që ka ndodhur.

    ©Lapsi.al




    Vangjushi nuk preket sepse asht ortak (sekser) i nje kompanie te huaj ( shumkombeshe ) qe ka monpulizu te gjithe tregun e betonicimentos

    Vetingu ne drejtesi nuk asht ba per interesat e popullsise vendase por per interesat ekonomike dhe gjeopolitike te huajve

    Ashtu edhe Adriatik Llallen nuk e zbythen sepse ishte i korruptuar ,,,,,,,,,,,por ai filloi te germoje aty ku s,duhet,tek GRABITJA e naftes

    Shikoni Rumanine ,,,,,,,,,,,asnji shtetar i korruptuar dhe i shitur nuk preket ,,,,,,,,,per sa kohe punon per interesat e kompanive ofshore shumkombeshe

    Vertet Ramen e kane detyruar te luftoje disa banda ,,,,,,,,,,por ma perpara ata jone kujdes te ruajne pushtetin ne duart e Rames deri ne momentin e rekrutit te rradhes


    Asnji force politike nuk asht ma e zellshme dhe e diponushme ne favor te interesave nderkombetare ekonomike-gjeopolitike sesa te MAJTET (socialistet ne kyt rast),,per arsyen e thjeshte sepse KUFIZOJNE lirine e prones dhe tregut
    Ndryshuar për herë të fundit nga loni-loni : 28-10-2018 më 07:36

  11. #11
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Kush e detyroi Ramën të “godiste” bandat?

    Cilat banda po goditen?!
    Me te vertet e keni?!


    Esht propagande nga njera ane. Kurse nga ana tjeter po pastrohen.... po i lajne gjynahet" me drejtesine me ca dite ne biruce...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •