Për: Armand Çullhaj shpallet kampion evropian në WBU
Armand Çullhaj regjistroi një sukses shumë të madh në karrierën e tij në boksin profesionist, duke u shpallur kampion i Evropës në federatën WBU.
28-vjeçari nga Tirana, që jeton prej vitesh në Gjermani, mposhti kundërshtarin e tij, çekun Ondrej Budera, në sfidën e peshave super të mesme.
Një ndeshje shumë e fortë, e cila zgjati 12 raunde, por që u dominua nga boksieri kuqezi gjatë gjithë kohës. Çulhaj arrin kështu të rrëmbejë titullin kampion Europe në federatën WBU, duke mos i zhgënjyer të pranishmit e shumtë shqiptarë që e mbështetën fuqishëm në duelin e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Mynihut.
Në fund të ndeshjes, boksierit shqiptar iu dorëzua titulli kampion, ndërkohë që djaloshi nga Tirana mbante flamurin kuqezi. Me këtë sukses, Armand Çulhaj regjistroi fitoren e 22-të si boksier profesionist duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij të suksesshme.
born 1990-07-19 / age 28
nationality Albania
debut 2008-12-06
division super middleweight
stance orthodox
height 5′ 9½″ / 176cm
residence Munich, Bayern, Germany
birth place Tirana, Albania
Krijoni Kontakt