Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Paketa Anti-Shpifje - e Domosdoshme Përballë rrezikut për Destabilizim

    Botuar tek MAPO- BOTASOT-Revista DRINI.

    Shumë njerëz dhe komunitete, shoqëria civile dhe në përgjithësi populli në Shqipëri, janë thellësisht të zhgënjyer nga lufta e pa-precedentë politike e Opozitës më Maxhorancën qeverisëse, për shumë shkaqe, por një nga shkaqet më zhgënjyese e cila po irriton të gjithë, pozitarë dhe opozitarë të thjeshtë, është abuzimi i disa politikanëve me të drejtën e përdorimit të Fjalës së Lirë, dhe më e rënda paraqitet kur këta politikanë të caktuar paraqesin mllefet dhe inatet e tyre mbi interest dhe fatet e vëndit kur dalin kashtë shtetit e praktikisht në takimet e përfaqësuesve të Shqipërisë me BE.
    Kjo është skandal i vërtetë dhe dikush këtu duhet të mbajë përgjegjësi, dhe jo të fshihet pas Mantelit të Opozitarit apo Politikanit, sepse askush nuk i ha këto dokrra që tashmë marrin një kuptim thellësisht anti-shqiptar.



    Po le të hidhemi tek Paketa Antishpifje e cila përfshin në një masë të konsiderueshme edhe përplasjen Opozitë –Pozitë , përplasje të cilat tregojnë një nivel të ulët intelektual dhe banalitete, përplasje të cilat populli, komunitetet, shoqëria civile , pavarësisht opinioneve të ndryshme kupton gjithmonë dhe më tepër se acarimi i debateve, ulje ngritjet e tyre, klithmat dhe zelli i disa mediave për tu marrë pikërisht me elementet Lajm që në fakt përbëjnë Shpifje dhe jo lajm, hysteria e disa politikanëve për të politizuar kronikën e zezë të përditëshme për tu a hedhur fajin kundërshtarëve- ka të bëjë kryesisht me dy Faktorë:
    -Bërja e zhurmuesit për të fshshehur të vërtetën



    - krijimi i lajmeve të rreme apo Fake news (në fakt Shpifje të botuara ne shtyp, tv, radio, gazeta duke përdorur Mediat), për të cvendosur vëmëndjen nga Problemi kryesor që penalizon Zhurmuesin dhe/ose krijuesin e Fake News.
    E thënë thjesht- `Hajduti thërret: kapeni hajdutin`, dhe duke mos u penalizuar, vazhdon të bërtiturat me qëllim që të krijojë konfuzion, destabilizim dhe corientim në popull sepse në këtë rast përdoren Mediat vizive, dhe auditive, dhe ato të shkruara, duke paguar para të madhe për ta mbajtur gjallë këtë rrëmujë për një kohë të gjatë.
    Shqipëria faktikisht gjëndet përball një rreziku të qëllimshëm të destabilizimit social dhe politik, pavarësisht punës së qeverisë dhe përmirësimit ekonomiko-financiar dhe atij të rendit, pikërisht për shkak se një pjesë e Opozitës por edhe të elementëve politikanë të Pozitës së sotme dhe të djeshme, janë të rrezikuar nga Vettingu në Drejtësi Prokurori, Polici, dhe Politkë.
    Po cfarë është Shpfifja dhe përse i duhet vëndit një Paketë aAnti-Shpifje? Dhe a e kanë këtë Paketë apo Ligj pëkundër shpifjes vëndet e tjera të BE dhe SHBA?
    PNë fillim duhet parë Kushtetuta jonë e SHQIPËRISË se cfarë thotë për Lirinë dhe të drejtën për tu shprehur.
    Në kushtetutën aktuale Neni 22 thotë:
    ``1. Liria e shprehjes është e garantuar.
    2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.
    3. Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.
    4. Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve të radios ose të televizionit``.
    Dhe Neni 30 thotë:
    `` Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë``.
    Sidoqoftë Liria e fjalës është deri aty ku nuk preket Liria e tjetrit me patë drejtë.
    Përkufizimi i Shpifjes është ky: ``Shpifja është një keq-prezantim me qëllim për të dëmtuar reputacionin e tjetrit. Shpifja është Akt deklarimit të Akuzave të Rreme ose të keq-prezantimevetë llogaritura në mënyrë keqdashëseme qëllim që të dëmtohet reputacioni i tjetrit`(https://xn--cdaaa.xn--merriam-ebster...ionary/calumny).
    Sipas sistemit gjyqësor italian, Akuzat e Rreme të bëra me qëllim, ashtu sic do krim tjetër të con në Krimin e Shpifjes, përcaktohet si krim i akuzimit të rremë para autoriteteve, pra si një Krim i pakryer.
    Në SHBA, Amanamenti i Parë nuk mbron të gjithë Fjalën e Lirë, p.sh., nuk mbron Fjalën që con në aktivitet illegal dhe/ose në dhunë të afërt, gjëra të turopshme, Shpifje, dhe botim të shpifjes.
    Në rastin e vitit 1975 në Ëeirum v. RKO General inc. 539 P.2d 36, Gjykata Supreme e Kalifornisë ndaloi radiostacionin i cili ishte ligjërisht përgjegjës për nxjerrjen në transmetim të një gare që i frymëzonte dëgjuesit të ngisnin makinat me shpejtësi të madhe. Dy dëgjues, duke dëgjuar radion e këtij radiostacioni i cili premtonte edhe shpërblim në mënyrë neglizente detyruan një veturë të dilte jashtë rrugës e për pasojë, makina u rrokullis dhe shoferi u vra. Gjykata Supreme e Kalifornisë miratoi një Vendim në të cilën thuhej se Radiostacioni ishte përgjegjës për neglizhencën e ``një rezultati të parashikuar të këtij Radiostacioni i cili krijoi një Rrezik të panevojshëm i cili shkaktoi dëm…``(https://xn--cdaaa.maldef.org/truthin...008/index.html).
    Në SHBA Ju duhet të provoni Tre elemente që përcaktojnë se një deklarim apo Deklarate përbën Shpifje:
    -Deklarimi ështe i Rremë,
    -Deklarimi shkaktoi dëmtim
    -Deklarimi ështe bërë pa kërkime të mjaftueshme brënda vetë të vërtetës
    Përë të qënë komplet të ndershëm, Ligji i SHBA për Shpifjen është për tu marrë në konsideratë, në krahasim me shumë vënde të tjera, që janë më pak `miq të akuzave`. Kjo do të thotë që kujtdo ndaj të cilit shpifet do ti duhet një kohë e gjatë për ta provuar atë në gjykatë.Akoma pra, është e vlefëshme për të vënë re se cfarë ne mund të konsiderojmë ushtrim të dukshëm të të drejtës për të folur lirisht, vënde të tjera mund ta konsiderojnë këtë mundësi si ofenduese dhe të ndëshkueshme (Ioëa State University, digital repository; Volume 10 issue 1 Your Born Rights Article 9 2012 The ``Difference Betëeen Free Speech & Slander ``, Corey O'Bannon ioëa State University, Valerie Lemaster ioëa State University, Leah Ëilladsen ioëa State University).
    (https://lib.dr.iastate.edu/cgi/vieëc...&context=uhuru).
    Pra akuzat për shpifje janë aktuale në të gjithë botën perëndimore por në Shqipëri kanë marrë përmasa të rrezikshme për shoqërinë shqiptare kur sheh se të gjitha tv private, linket e palincensuara private, gazetat kryesore, radiot, janë të angazhuara se kush e kush ti bëjë reklamë e të fitojë shikues, por më shumë në këtë garë të rrezikshme politike që po ve në rrezik fatet e vëndit- është Shqipëria dhe populli shqiptar sepse po i bëhet një dëm shumë i madh, stabilitetit social, politik, dhe rendit në vënd.
    Populli e kupton se kush janë ideatorët e përdorimit të Kronikës së zezë për qëllime politke për të marrë pushtetin duke e ditur mirë që pushteti merret me vota., dhe për këtë arësye e ka abandonuar politkën e Kronikave të zeza dhe i zhgënjyer po qesëndis Deklaruesit e përditëshëm duke shpresuar që Vettingu dhe gjykatat aktuale të japin drejtësinë e nevojshmë kundër këtyre shpifarakëve që harxhojnë milionat e vjedhura për të mbrojtur Hajdutërinë dhe zullumet e kryera në të kaluarën e largët por edhe në të sotmen. Për këtë arësye Paketa Anti-shpifje është e domosdoshme të miratohet.

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Paketa Anti-Shpifje - e Domosdoshme Përballë rrezikut për Destabilizim

    Paksa i vonuar shoku Pirro, me « analizen » e rradhes.
    Lideri yne, shoku Edvin, paketen anti-shpifje e ka publikuar ne Facebook perpara 4-5 ditesh. Ndaj avokatia juaj per çdo marrezi te liderit nga Surreli duhet te jete me e shpejte..

    Sepse kur Edvini e cileson Lulin si djale te mire, vijon shoku Pirro me nje « analize » te gjate ku sqaron miresine e Lulit!

    S’kalojne 2-3 dite dhe Edvini i thote Lulit hajvan, prape vijon shoku Pirro me nje « analize » akoma me te gjate ku sqaron hajvanllekun e Lulit!

    Nese nje dite ne mungese te ushqimit, Edvini do na thote te hajme bar, prape do hidhet pupthi shoku Pirro me nje super « analize », ku do thote se bari eshte burimi vitaminave M-ë dhe K-ë te cilin mund ta shoqeroni me nje gote sh *urre ne vend te ujit...

    PS: Je gjithmon bindes shoku Pirro!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Paketa Anti-Shpifje - e Domosdoshme Përballë rrezikut për Destabilizim

    Te gjitha duhen Pirro,duhet nje ligj per dekriminaliimin,duhet nje ligj per vetingun,duhet nje ligj a komision per kontrollimin a deklarimin e pasurise etj etj,edhe ligji per shpifjen duhet... Vetem arsyetimit "te asaj qe duhet" i mungon "diçka e vogel" ;a funksionon ky ligj ? Se diçka qe e di qe nuk do funksionoj eshte nje injorance ta supozosh lere pastaj ta mbeshtetesh apo ta aprovosh. Kemi 25 vjet qe nuk i largohemi ketij mentaliteti mashtrues qe; "gjerat duhen bere sa per te thene qe u bene". Vidhet,thoshin vitet e para te demokracise sepse nuk kemi Kushtetute,mbasi u aprovua Kushtetuta u vodh edhe me teper...Keshtu dhe puna e shpifjes, nuk eshte se shpifet se nuk ka ligj ose ligji do ta ndaloj shpifjen... se te gjithe e dine qe eshte loje dhe pazar politik,duke filluar nga shpifesi i dyte me i madh i vendit qe eshte vet Rama. Rames i mungon vetem te shpalli edhe nje ligj kunder mashtrimit "dhe jemi ne rregull"...
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 18-10-2018 më 08:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •