Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Zbulohet qendra më e madhe antike e mbushur me thesare që nga koha e Neolitit

    Report TV
    Published on Oct 7, 2018
    KORÇË - Në një zonë të pasur bujqësore, në afërsi të qytetit të Korçës, në Shqipërinë juglindore, gjatë punës së ndërtimit të një gazsjellësi nga Shqipëria për në Itali, punëtorët janë befasuar nga zbulimi i një qendre antike të mbushur me thesare që datojnë që nga koha e Neolitit.

    Ky zbulim, sipas arkeologëve, është një pasqyrë unike e 5 mijë vjetëve histori; në një vend që ishte jashtë radarëve të ekspertëve gjatë dekadave të sundimit të komunist.Gërmimet në afërsi të fshatit Turan kanë përfunduar një javë më parë, pas 18 muajsh pune; ku doli në dritë një nga varrezat më të mëdha të lashta në Shqipëri, me rreth 1.000 varrime të shtresuara, disa prej të cilave mendohej se ishin edhe të mobiluara. Gjithashtu, gjatë këtyre gërmimeve, arkeologët kanë konstatuar se nën shtresën e poshtme janë gjurmët e një vendbanimi të rrallë neolitik, ku shquhen skeletet e shtëpive dhe kasolleve leve të vogla.

    Por sipas arkeologes Iris Pojani, puna e tubacionit ka siguruar mundësinë dhe fondet, për të gërmuar një zonë të pazakontë të banuar nga epoka neolitike. Më shumë se 20 vende neolitike janë gjetur në Shqipëri, që datojnë përafërsisht nga shekulli i 7-të deri në shekullin e tretë të B.C., të cilat janë disa prej vendbanimeve më të hershme bujqësore në Evropë.


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Zbulohet qendra më e madhe antike e mbushur me thesare që nga koha e Neolitit

    Trashëgimi kulturore shqiptare 8 mijë vjet para Krishtit
    – Shqipëria zbulon sitin më të madh arkeologjik, ku ruhen tri epoka të ndryshme nga 8000 vite para Krishtit deri tek 1000 vite pas Krishtit.

    Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Michele Elia, Menaxher i TAP në Shqipëri vizituan një nga sitet e gërmimeve arkeologjike në gjurmën e gazsjellësit TAP në Shqipëri, ku janë zbuluar vendbanime të periudhës prehistorike e deri në mesjetën e vonë, si dhe shumë objekte arkeologjike.

    Projekti i ndërtimit të gazsjellësit TAP është zhvilluar paralelisht me proceset arkeologjike.

    “Dua të theksoj se gazsjellësi TAP është një ndër bashkëpunimet më të mira që ne kemi me zhvillimet industriale dhe që tregon në të njëjtën kohë që nuk janë të papajtueshme trashëgimia kulturore dhe zhvillimi industrial i vendit, mjafton të kemi bashkëpunim dhe të ruajmë standardet”, u shpreh Kumbaro.

    Ndër rajonet ku janë zbuluar më tepër site arkeologjike janë Korça, Berati dhe Skrapari. Përmes këtij projekti është krijuar mundësia të zbulohen site arkeologjike dhe vendbanime të rëndësishme për njohjen, hulumtimin dhe ekspozimin e trashëgimisë sonë arkeologjike.

    Michele Elia theksoi se “TAP është shumë i vëmendshëm në këtë projekt, nuk sheh vetëm ndërtimin e tubave, që në fakt është tërësisht infrastrukturë, por edhe gjithçka me të cilën përballet në rrugëtimin e saj kthehet në oportunitet për territorin, qoftë nga pikëpamja sociale ambientale, apo kultore. Ne jemi të impenjuar të ruajmë nivelin më të lartë të standarteve, jo vetëm rajonale por edhe ndërkombëtare”.

    Nga gërmimi arkeologjik i shpëtimit deri tani janë zbuluar rreth 600 varre, rreth 11 site arkeologjike, të cilët datojnë nga periudha Helenistike, periudha prehistorike (bronzi i vonë), e deri në periudhën Otomane. Këto materiale janë në proces studimi. Me shumë interes arkeologjik në këtë gërmim është zbulimi i një vendbanimi të periudhës neolitike.

    “Në të gjitha sitet e hapura që realizohen në bashkëpunim me arkeologët, jo vetëm gërmimet kanë qenë interesante, por ka qenë një treg pune shumë i rëndësishëm për punonjësit e trashëgimisë kulturore. Kemi mbi rreth 100 arkeologë dhe ndihmës arkeologë të punësuar, që tregon se potenciali i zhvillimit industrial sjell dhe potencial te zhvillimit të tregut të trashëgimisë kulturore”- u shpreh Kumbaro.
    http://fax.al/read/news/17041599/185...-para-krishtit
    Realizimi i gërmimeve arkeologjike, zbulimi i siteve të reja arkeologjike po mundësohet vetëm falë projektit TAP, përgjatë zbatimit të të cilit janë zbatuar kriteret dhe standardet më të larta të zbatimit të ligjit në fushën e trashëgimisë kulturore.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •