Dy femra njihen tek stacioni i autobuzit dhe diskutojnë për bijat e tyre.

Thotë njëra:
«Vajza ime është 25 vjeçe.
Para 3 vjetësh kishte lidhje me një avokat të pasur që kishte Porsche…
Në fejesën e saj bëmë një festë çtë të them…madhështore!
çtë të them muzikë, orkestër, shumë njerëz!…. por brenda muajit u ndanë.

Më pas u lidh me një doktor me Ferrari. Ai kishte më shumë para…
U fejuan dhe bënë një aheng që zgjati 3 ditë.
Por nuk zgjati. Për 2 muaj u nda dhe nga ai.

Më vone u martua me një politikan.
çtë të them… lekë me bollëk… Bëj hesap kur u martuan bëmë një festë që u shurdhua e gjithë bota….
Por dhe me atë u ndanë pas një muaji…

Tani kohët e fundit ka njohur një Drejtor banke…
Aty të shohësh lekë… Vila, makina…
Kur u njohën shkuam ta festojmë në klub dhe qerasi gjithë njerzit….
Por dhe me atë nuk shkojnë mirë ka mundësi të ndahen.

Por leri të miat aman, ja më thuaj ti… Më thuaj për vajzën tënde.»

«Ε… çtë të them… dhe e jona kur*ë është, por nuk e festojmë kaq shumë!!!»