Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Përgjimi i Babales/ Si po çmontohen alibitë e çiftit Rama – Xhafaj

    Një lajm i vagullt dhe me shumë kuptime është hedhur një javë më parë në media ku pretendohej se nga Anglia ka ardhur përgjigjja e shumëpritur lidhur me vërtetësinë e përgjimit të Babales me Agron Xhafajt.
    Pak a shumë në këtë njoftim që citonte burime nga prokuroria thuhej se ekspertët anglezë nuk mund të shprehen me siguri të plotë lidhur me vërtetësinë e bisedës dhe personat e përfshirë në të. Kjo pasi sipas tyre, materiali i dërguar për ekspertim nuk ka qenë origjinal, por një kopje e regjistrimit i cili duket se ka pasur ndërhyrje.
    Po ku qëndron problemi me këtë njoftim që nëse do të kishte ardhur pro saj mazhoranca do ta trumpetonte me tituj të mëdhenj dhe nuk do ta infiltronte si vjedhurazi në media?
    Ai është se gjithë kjo çështje u nis me një siguri që ekzistonte prova shkencore se përgjimi qe i manipuluar. Rama e shpalli këtë plot vetëbeim, një ditë pasi doli regjistrimi. Po ashtu edhe Xhafa deklaroi se një laborator me famë ndërkombëtare e kishte deklaruara këtë.
    Dhe pas kësaj, edhe politika edhe policia edhe prokuroria u sollën me përgjimin e Albert Veliut si me një mashtrim, që instucione prestigjoze ndërkombëtare do ta vërtetonin edhe shkencërisht që qe i tillë.
    Fillimisht, organi i akuzës njoftoi se hapi procedimin penal në 17 maj. Që atëherë u ngritën dyshimet e para: Pse u la Agron Xhafaj të ikte menjëherë? Pse atij nuk iu morën mostrat e zërit me të njëjtën pajisje që pretendohej se e kishte regjistruar Babalja? A po i hapej shteg këtu manipulimit?
    Një javë pasi kishte filluar procedimin, pra në 24 maj organi i akuzës nxori një njoftim me gjuhë të padeshifrueshme: “Jemi duke kryer veprime hetimore të gjithanshme brenda dhe jashtë vendit. Eshtë dërguar për ekspertim materiali i videopërgjimit në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit”.
    Edhe në këtë rast, mungonte emri dhe besueshmëria e laboratorit. Në njoftim binte në sy togfjalëshi qesharak ku theksoheshin fjalët “ndërkombëtar” dhe “jashtë vendit”. Kushdo e kuptonte lehtë se laborator ndërkombëtar brenda Shqipërisë, nuk mund të kishte.
    Një ditë më pas, në datë 25 maj, burime nga prokuroria i thanë televizionit pranë qeverisë Klan se ekzaminimi i audiopërgjimit të realizuar, në të cilin supozohet se është regjistruar një bisedë mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, “është dërguar nga autoritetet shqiptare në Itali, do të ekzaminohet në Institutin e Policisë Shkencore në Romës”. Sipas tyre “ky laborator vlerësohej nga ekspertët kriminalistë si një nga më të mirët për ekzaminimin e regjistrimeve audio dhe video. Këtë laborator e ka përzgjedhur ministria italiane e Drejtësisë të cilës iu dërgua me letër porosi nga Tirana”.
    Por kaloi afro një muaj e gjysëm dhe tentativë për të pasur një version siç i duhej qeverisë nuk erdhi dot. Në 2 korrik mediat botuan dhe arsyen:“Ekspertiza italiane vonon për shkak të mungesës së kompetencave”.
    A mos kjo ishte një formulë e kujdesshme për të thënë se provat nga pala shqiptare qenë servirur të përgjysmuara? A mos italianët nuk nxirrin dot përfundime me të dhëna të cunguara? A mos kjo ishte një taktikë që çështja të shtyhej, sipas traditës çudia nuk zgjat më shumë se tre ditë?
    Pavarësisht nga këto pyetje pa përgjigje, akush nuk merrte përsipër të vinte një firmë shkencore mbi atë që i kishin thënë bublikut dyshja Rama – Xhafa. Si pasoje e kësaj u bë një tentativë tjetër: ekzaminimi do të dërgohej drejt Londrës.
    Por tani me sa duket edhe versioni i ardhur nga Londra, i bërë publik në 26 shtator që sipas burimeve zyrtare po përkthehet i plotë nuk jep nje version përfundimtar. Ai thuhet se flet për një bisedë ku duken shenjat e montazhit (çka është e natyrshme) por me sa shihet nuk e mështet versionin që mbron qeveria. Prandaj ai po lihet në hije, po anashkalohet si një dokument i rëndomtë dhe nuk po botohet i plotë. Imagjinoni për një çast nëse përgjigjja do të kish qenë në favor të tezës së amës, si do kishin ushtuar booritë e propagandës.
    Derisa kjo nuk ka ndodhur disa pyetje fajësuese mbeten pezull: “pse u la të largohej Agron Xhafa, pa u marë mostrat e zërit fiks ashtu siçdo të duhej për të nxjerrë një përfundim shkencor? Pse dy laboratorë të mirnjohur, në Itali dhe Angli nuk e mbëstesn dot hipotezën e çiftit Rama Xhafa?
    Natyrisht kjo pyetje rrëndon mbi ta që kishin në këtë rast barën provës për të mbështetur shkencërisht alibitë e tyre politike.
    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Përgjimi i Babales/ Si po çmontohen alibitë e çiftit Rama – Xhafaj

    Shqiperia eshte vend i lezeçem,ku nuk ka nje rruge te mesme. Per te verifikuar nje pergjim ose duhet 2-3 ore ku analizat e zerit ti ben edhe ti jep si rezultat "te sigurte" Kryeministri (qe vetem nje psikopat e mer persiper),ose analizat e ketij pergjimi çohen,supozohet ne laboratorin me te mire te huaj,per dy-tre muaj,dhe ne fund vjen pergjigjia,ku praktikisht thuhet "qe nuk dime asgje se i kujt eshte zeri". Laborator fantastik,kush e di se ku e kan gjetur !

    Populli jeton gjithmon me kete medyshjen,fantastike;"nje gje ose e mer vesh dy-tre minutat e para sa jepet lajmi ose po kaloj nje dite te verteten nuk e mer vesh kurre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 03-10-2018 më 17:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •