Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    2 pistat pse Xhisiela Malokun e nxorën në televizion

    Mbrëmjen e djeshme, 25-vjeçarja Xhisiela Maloku u shfaq në dy media, në dy intervista të ndryshme. Fillimisht ajo u shfaq në një intervistë në emisionin “Open” në “Top Channel” dhe më pas në “Opinion” në “TV Klan”.
    Kjo ishte dalja e tretë e vajzës së re nëpër media, pas asaj të para pak ditëve, menjëherë pas bërjes publike të rastit të saj, nga nënkomisari i policisë në arrati, Emiljano Nuhu.
    Pista e parë
    Që prej denoncimit të Nuhut, e gjithë vëmendja u përqendrua tek vajza e re, që në muajin korrik kishte akuzuar djalin e deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja, për dhunë, përndjekje dhe kërcënim me armë. Por që në krye të herës, denoncimi i nënkomisarit ngërthente dy ngjarje të rënda.
    E para dhuna ndaj saj prej djalit të një deputeti, e cila u bë publike rreth 2 muaj pasi kishte ndodhur dhe kjo falë videodëshmisë së nënkomisarit Nuhu.
    E dyta kriminalizimi i qeverisë Rama dhe i policisë së shtetit. Në videodëshminë e tij, nënkomisari Nuhu, tregoi sesi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deputeti i PS-së, Rrahman Rraja dhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, i kishin vajtur në zyrë dhe në prani të tyre, vëllai i deputetit e kishte kërcënuar me armë në kokë që të tërhiqej nga çështja e akuzave ndaj Rexhep Rrajes, djali i deputetit.
    Nuhu deklaroi se jo vetëm ishte kërcënuar në zyrë me armë në kokë, por pasi kishte kërkuar ndihmë tek eprorët e tij, përkatësisht ministri Xhafaj e drejtori i policisë, Veliu, nuk kishte marrë asnjë përgjigje dhe ishte braktisur. Gjë e kishte detyruar të largohej nga vendi për të shmangur eliminimin e tij dhe të familjes së tij prej personave që e kishin kërcënuar me jetë.
    Dalja e Xhisiela Malokut në 3 media të ndryshme, për më tepër duke thënë se deklaratat e Nuhut ishin trillime, ka bërë që denoncimet e forta të nënkomisarit të policisë për lidhjet e qeverisë dhe policisë me krimin thuajse të harrohen.
    Publiku, të cilit i është servirur Xhisiela Maloku gjatë gjithë kohës dhe historia e saj me denoncime, tërheqje denoncimesh, ridenoncime dhe më pas me deklaratat e fundit se gjithçka e kishte bërë nga xhelozia, thuajse i ka harruar akuzat e forta të nënkomisarit, i cili ndodhet tashmë në arrati dhe nën masa të rrepta sigurie pas kërcënimi të kryeministrit Rama se “do e ndjekim këmba-këmbës atë horr”.
    Mbajtja nën kontroll e opinionit publik dhe heqja e dyshimeve nga vetja, mund të realizohet vetëm në një mënyrë: duke e përqëndruar vëmendjen në një subjekt tjetër.
    Mirëpo që të hiqet krejtësisht nga të parët vëmendja e publikut, duhet që të luhet me besueshmërinë, moralin apo deklaratat kontradiktore. Pikërisht këtë bënë dje: krijimin e telenovelës që ndan në pjese publikun që nis e dyshon çfare të besojë.
    Me këto dalje mediatike, kryeministri Rama, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, deputeti socialist Rraja dhe kryetari i bashkisë së Krujës, Bushi ndihen shumë më komodë, duke qenë se daljet e Malokut në media thuajse kanë shfryrë akuzat e forta të nënkomisarit.

    Pista e dytë
    Xhisiela Maloku nuk u ka qëndruar deklarimeve të saj në polici në daljet e saj mediatike. Teksa në polici ajo ka denoncuar dhunën fizike dhe kanosjen me armë dhe një përdhunim në tentativë, në media ajo ka thënë se nuk është dhunuar. Ka rrëfyer vetëm për një shuplakë ndërsa për shenjat e cigareve rrëfeu se ia ka bërë vetes në inat e sipër.
    Ndërkohë në komisariatet e policisë ka rrëfyer tjetër gjë, ndërsa raporti mjeko-ligjor i publikuar në media vërteton dhunën ndaj saj. Teksa po mohonte dhunën ndaj saj në “Opinion”, Maloku u “ngacmua” nga gazetarët që thanë se faktet tregojnë të kundërtën e pretendimeve të saj.
    25-vjeçarja u përgjigj duke thënë se të vërtetën e dinte vetëm ajo dhe se do e rrëfente aty ku duhej. Duke nxjerrë deklaratat kontradiktore të Malokut, ajo përpiqet të nxirret si e paqëndrueshme si individ.
    Kjo bën që akuzat ndaj djalit të deputetit të lehtësohen nga fillimisht, sipas denoncimeve të para në dhunë, tentativë përdhunimi, armëmbajtje pa leje dhe kanosje me armë, në thjesht përndjekje.
    Lehtësimi mund të ketë lidhje me futjen e intervistave të djeshme të saj në dosjen hetimore kundër Rexhep Rrajes.
    Mbrëmjen e djeshme, gazetarja Eni Vasili, tha se kur i kishte kërkuar Xhisiela Malokut që të vinte “Live” në emionin e saj “Open” në “Top Channel”, 25-vjeçarja nuk kishte pranuar pasi e kishin urdhëruar të shkonte në një tjetër media.
    Kush po e nxjerr dhe po e urdhëron Xhisiela Malokun të shëtisë nga një media në tjetrën dhe për çfarë arsyeje? /Hashtag.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: 2 pistat pse Xhisiela Malokun e nxorën në televizion

    Xhisela që rrëzon Qeverinë dhe sistemin e Drejtësisë së Re

    Nga Artur ZHEJI

    Një jetime e keqtrajtuar, del nga askush – landi shqiptar dhe vendos gishtin mbi plagën e madhe të re, të shoqërisë shqiptare: Arroganca e vrazhdë e njerëzve të veshur me superpushtet lokal.
    Ndoshta e keqtrajtuar deri në pikën sa ti drejtohet disa herë Policisë, e cila është e stepur, dhe prokuroria gjithashtu, vetëm sepse djaloshi është djalë i një deputeti të fuqishëm të zonës, që sjell vota dhe ushtron influencën e vet në favor të partisë në pushtet.

    Kocka e durimit njerëzor është thyer. Askush nuk mund t’ja ngjisë brinjët e thyera të durimit kafshëror.
    Xhisela është një viktimë e bukurisë së saj, por ndoshta edhe viktimë e vetmisë dhe përdorjes së gjithëanshme, por mbi të gjitha është viktimë e një sistemi që kërkon të mbijetojë mbi gënjeshtrat gjithmonë e më të trasha dhe justifikuse mëkatesh gjithmonë e më poshtruese, ndaj fëmijve të popullit.
    Por fëmijët e popullit, janë pa një shtet, që sëpaku të respektojë minimumin e integritetit njerëzor të një pothuajse fëmije të pambrojtur.

    Ky është një turp që bie mbi të gjithë ne.
    Herët a vonë ky turp, mund të bjerë mbi kokën e çdo familjeje, që nuk ka meshkuj të fortë në përbërjen e saj, ashtu si qindra vite më parë në familjet fisnore, pra shteti, ose nuk është fare ose është në anën e të fortit, dhe pra, nuk mund të quhet në mënyrë të gënjeshtërt shtet, por thjesht një parti-shtet, që mbron në mënyrë abuzive vetëm njërin grup shoqëror.

    E pra, kjo sjell reagimin e vetëm:
    Largimin nga Shqipëria, si e vetmja zgjidhje e dëshpëruar, për të shpëtuar nga ky rreth vicioz, ku më të dobëtit shkelen me këmbë dhe poshtërohen edhe publikisht.
    Përdhunuesit janë ende të lirë, ndërsa të përdhunuarit në bankën e dyshimit dhe të akuzës për dëshmi të rreme…
    Ky është një ekstrem i papranueshëm, të cilin duhet ta jetojmë ditë pas dite dhe madje sipas dëshirës së superpushtetit, mundësisht me kokën ulur.

    A ka fuqi KM-ja të shkundë zgjedhën që i kanë vendosur mbi qafë, bashkëpunëtorët e vet më të afërt?
    Duket tejet e vështirë, shpejt vijnë zgjedhjet dhe votat janë të domosdoshme, votaprurësit, kushdoqofshin, ai apo jo, apo ata, të pistë apo të pastërt, janë të nevojshëm si ingranazhe në makinerinë e pushtetit…

    360grade.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: 2 pistat pse Xhisiela Malokun e nxorën në televizion

    Manjani: Kush denoncon e ha! Sa gra u vranë se guxuan

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se nuk ka asnjë çudi në shfaqjet publike të Xhisiela Malokut, pasi kjo është prova më e fortë publike, ku të gjithë ne mund të shohim dhunën e egër e vazhduese të të fortëve me pushtet. ”Sipas pushtetit, vajza e “ka qejf vetë dhunën”; djali trajtohet si të tjerët ndaj e fusim në burg sa për ti bërë qejfin dynjasë; polici (denoncuesi) është një horr; pushteti është i fortë; opozita është fajtore”,-shkruan Manjani.

    Postimi i plotë

    Dhunë..

    ————
    Asnjë çudi në shfaqjet publike të vajzës. Ajo është prova më e fortë publike, ku të gjithë ne mund të shohim dhunën e egër e vazhduese të të fortëve me pushtet.

    Ajo u tërhoq pa kaluar 24 nga denoncimi për të shpëtuar e gjallë. Ndaj sot dy muaj më vonë nuk mund të rikthehet tek denoncimi, për të njëjtën arsye.

    Kush ja pa hajrin denoncimit xhanëm?!

    Askush!

    Kush denoncon e ha! Sa gra u vranë se guxuan…

    Kush e denoncoi pushtetin dhe ja doli mbanë? Askush!

    Atëhere përse duhet ta bënte Ajo?!

    Ja, pra Polici që nuk e besoi tërheqjen e kallëzimit dhe nuk i hapi rrugë dhunës iku!

    Nuk e mbrojti askush para kërcënimit dhe iku megjithë familje!

    Denoncoi por u shpall Horr dhe u dënua me ndjekje këmba këmbës.

    Ndaj ska se si vajza e pambrojtur të jetë më trime apo më e fortë.

    Ja pra një ngjarje që tregon përmbledhtas se cfarë ndodh kur dhunohesh nga të fortët me pushtet!

    Ndërkohë pushteti propagandon fort dajakun që ka dalë nga xheneti!!!

    Sipas pushtetit, vajza e “ka qejf vetë dhunën”; djali trajtohet si të tjerët ndaj e fusim në burg sa për ti bërë qejfin dynjasë; polici (denoncuesi) është një horr; pushteti është i fortë; opozita është fajtore!!!

    Kjo quhet Mafie!

    360grade.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: 2 pistat pse Xhisiela Malokun e nxorën në televizion

    OSBE keqinformon për protestën e shoqërisë civile kundër përdhunimit

    Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Tiranë ka shpërndarë sot informacion të rreme se protesta e shoqërisë civile për çështjen Maloku-Rrahja është organizuar nga opozita.

    Në përmbledhjen ditore që OSBE-ja harton dhe ja shpërndan trupit diplomatik në Tiranë, shkruhet:

    “Opozita ka organizuar një protestë sot mbasdite për të protestuar kundër aktit të dhunës mbi një vajzën e re dhe mbi dështimin e focës së ligjit për t’ju përgjigjur këtij rasti.”
    Me këtë deklaratë keqinformuese, OSBE-ja, e cila duhet të kishte reaguar ditë më parë për këtë çështje, jo vetëm që nuk mbron të drejtat e grave, por i del në krah dhunuesit të grave dhe dhunuesve të ligjit, deputetëve të PS-së Balla e Rraja.

    Për më tepër, duke quajtur opozitën si organizatore të protestës, OSBE-ja tenton të zbehë reagimin e qytetarëve për këtë ngjarje të rëndë ku tregohet më së miri se pushteti dhe i forti fitojnë mbi të drejtat e grave të dhunuara, për tu trajtuar me dinjitet dhe për të qenë të barabartë përpara ligjit.

    Njësoj si me mungesën e reagimit në mbrojtje të së dhunuarës gjatë këtyrë ditëve, sot OSBE ka dhunuar punën e aktivisteve për të ndërgjegjësuar qytetarët lidhur me dhunën ndaj grave dhe mungesën e shtetit ligjor në vend.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: 2 pistat pse Xhisiela Malokun e nxorën në televizion

    Parlamenti si atlasi i Lombrozos

    Dhimitër Anagnosti është pa dyshim kineasti më i madh shqiptar. Mes dhjetëra episodeve të filmave të tij, që kanë ngelur në kujtesën tonë kolektive, është dhe batuta: “e shikoni pra që krisma nuk ka patur”. Gjithë aparati represiv i pushtuesve përpiqej të paraqiste si vdekje aksidentale vrasjen e një jetimi. Vetëm dikush guxoi të belbezojë : dëgjuam krisma. Paniku i verbër kaploi kuestorin. Pasi shkundi nga leckat gjithë jetimët e uritur, ngriti zërin e deklamoi frazën cinike. Pas ngjarjes së Fushë-Krujës gjithë shoqëria shqiptare ngjason me jetimët e “Lulëkuqet mbi mure”. Kështu të topitur janë të gjithë: qytetarët, media e shoqëria civile.

    Skandali si reaguan gjithë institucionet shqiptare të cilat pasi nuk arritën ta fshehin dot marrjen peng, përdhunimin, rrahjen barbare, deri dhe shuarjen e cigareve në trupin e një jetimeje nga djali i një deputeti të partisë në pushtet, po përpiqen ta relativizojnë atë. Po përpiqen ta minimizojnë dëmet duke vepruar si xhenjerët që vendosin një dordolec mbi një minë të aktivizuar për të shpëtuar nga rrezja goditëse gjithë të tjerët që ia mbathin me vrap. Rasti më i fundit është klasifikimi që i ka bërë ngjarjes prokurorja e çështjes. Pavarësisht se që ditën e parë ka në dosje një raport mjeko-ligjor dhe fotot që dëshmojnë dhunën barbare në trupin e gocës, prokuroria e klasifikon veprën si “përndjekje”. A thua se djali i deputetit ka shkelur kodin rrugor dhe jo atë penal. Dhe prokurorisë ju deshën plot dhjetë javë, plot dhjetë javë për të kërkuar masën kundër tij, pasi skandali tashmë kishte plasur dhe gjithë opinioni publik kërkonte shpegime. S’do shumë mend që një të shtyrë në përcjelljen cinike nga komisariati në komisiariat, vajzës për ditë me radhë ia ka dhënë dhe prokuroria.

    Gjëja më e mirë që duhet të bëjë shoqëria dhe politika shqiptare është ta lërë gocën nga Fushë-Kruja të kurojë plagët e trupit dhe shpirtit në heshtje. Ajo që për të cilën duhet të vëmë këmbanat e alarmit janë rrethanat e këtij krimi shtetëror. Përse u deshën dhjetë javë dhe jo dhjetë orë për të kërkuar arrestimin e një pinjolli par excellence të Rilindjes ? Çfarë ndodhi në këto dhjetë javë duhet të jetë shqetësimi ynë i vetëm. Askush me dy pare mend në kokë dhe pak cipë në faqe nuk mund të mendojë se gjithë zyrtarët që u përfshinë në hetimin e kësaj çështje nuk u përpoqën ta mbyllin këtë krim si një histori pasioni mes dy të rinjsh.

    Ka një zell të paparë për ta diabolizuar nënkomisarin që denoncoi skandalin. E megjithatë le ta marrim të mirëqenë se ai është një pazarxhi që kërkoi favore nga familja e deputetit, që nuk i shpëton vetingut për shkak të vëllait si pjesëtar i një bande, se denoncimin e bëri për të fituar strehim politik në Zvicër, por a e fshehin të gjitha këto akuza krimin? Një fushatë e jashtëzakonshme e ngjashme me politikën sovjetike “ad hominem” ende nuk po ia del dot të dominojë opinionin publik për ta futur atë në kurthin se: kush e thotë dhe jo çfarë thotë. Kaq vetëvrasëse është kjo propagandë sa zyrtarët e policisë deklaruan se sot vajza është marrë në mbrojtje. Po deri sot, po plot dhjetë javë përse vajza është lënë në mëshirë të fatit, mund të pyesë dhe më naivi në botë.

    Le të mos merremi me vajzën, por me djalin e deputetit. Portreti i të atit të tij na bën të kuptojmë gjithë ngrehinën e pushtetit që po na qeveris prej pesë vjetësh, Rilindjen. Besoj e keni parë tashmë në të gjitha telezionet ndonëse emrin kurrë nuk ia kishim dëgjuar më parë. E patë se fjalori i tij nuk i kalonte 30 fjalë. Mbi të gjitha e patë se dëshmia e tij për ngjarjen ishte si atyre dëshmitarëve mbrojtës në gjyqet e Palermos së viteve ’70. E patë që nuk kishte pikë brerje ndërgjegjie që kishte një bir të tillë . Dhe mbi të gjitha e patë që nuk kërkoi ndjesë viktimës në emër të familjes .

    A ju ka bërë përshtypje se asnjë nga deputetët e partisë në pushtet nuk ka dalë publikisht të tregojë një minimum përbuzje për Rrahmanin? Kjo është pyetja që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Përgjigjia e kësaj pyetjeje duhet të na bëjë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Ka shumë vetë në grupin e PS-së që e përbuzin, por këtë nuk mund ta bëjnë publikisht. Sepse janë në sallë me votat e rrahmanëve. Për disa zgjedhje rresht, Edi Rama ka ngritur një strukturë elektorale perfide gati gati kriminale. Territorin e ka ndarë duke vendosur në krye të çdo ngastre një rrahman. Madje dhe aty ku ka vendosur në krye të listës së deputetëve ndonjë zonjë të hirshme, gjithësesi i ka bashkëngjitur një rrahman. Detyra e tyre është e qartë. Të blejnë votat dhe të intimidojnë këdo që është kundër. Pikërisht për këtë arsye parlamenti i sotëm dhe ai i kaluar ngjasojnë me atlasin e Lombrozos. Një shekull e ca më parë, kriminologu i famshëm italian përpiloi atlasin e tij. Thelbi është që në bazë të portretit mund të përcaktohet lloji i krimit. Është një lloj tabele Mendelejevi i krimit. Thuajse të tillë janë dhe dy parlamentet e fundit. Shikoni kokat me qoshe të shumë prej tyre për të zbuluar se kush është përdhunes, kush xhepist, cili proksenet e kështu me radhë.

    Parlamenti i viteve 92-96 duket si një ëndërr. Nëse gjysma e tyre ishin me doktoraturë nga universitetet më të famshme të Evropës, ndonëse Shqipëria kishte çuar jashtë vetëm një grusht studentësh për 45 vjet rresht, për parlamentin e sotëm duhet përdorur tjetër kriter. Mjafton që Taulant Balla në fillim të mbledhjes së grupit të pyesë : Kush shkrimtar e ka shkruar “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •