Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208

    Question Kush janë "vjedhësit e vërtetë"?

    Gjatë vjedhjes së një banke, grabitësi u tha klientëve: "Qëndroni pa lëvizur, paratë i përkasin shtetit, jeta ju takon juve". Të gjithë qëndruan të qetë. Kjo quhet "Ndryshim mendimi", pra, ndryshon mënyrën se si mendon.

    Kur grabitësit u kthyen në shtëpi, grabitësi më i ri i tha më të vjetrit: "Le t'i numërojmë paratë". Grabitësi më i vjetër u përgjigj: "Mos u bëj budalla. Janë shumë para dhe do të na marrë orë për t'i numëruar. Lajmet e natës do të na tregojnë se sa kemi vjedhur..." Kjo quhet "Eksperiencë". Dhe sot përvoja është më e rëndësishme se sa diplomat.

    Kur hajdutët u larguan, në bankë drejtori i tha përgjegjësit të telefononte shpejt policinë. Përgjegjësi u përgjigj: "Prit. Le të marrim 10 milionë nga banka dhe le t'i shtojmë në 50 milionët e tjerë që kemi gëlltitur." Kjo quhet: "Noto me valën" Të kthesh një situatë të keqe në të mirën tënde.

    Përgjegjësi tha: "Sa mirë do të ishte të kishim një grabitje çdo muaj". Kjo quhet "Te vrasësh mërzitjen". Lumturia personale është më e rëndësishme sesa puna.

    Ditën tjetër lajmet raportuan se nga banka ishin vjedhur 80 milionë. Grabitësit numëruan paratë por kishin vjedhur vetëm 20 milionë. Dhe u irrituan për shkak se ata kishin rrezikuar jetët e tyre për 20 milionë .. ndërsa drejtori dhe përgjegjësi vodhën 60 milionë. Është më mirë të jesh i shkolluar se sa një hajdut. Kjo quhet: "Dituria vlen sa ari".

    Përgjegjësi ishte i lumtur për shkak se deklaroi grabitjen, u mbulua nga sigurimet dhe shteti. Kjo quhet "Kape mundësinë nga flokët"

    Atëherë .. Kush janë "vjedhësit e vërtetë"?
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Kush janë "vjedhësit e vërtetë"?

    Sigurimet dhe shteti...., se natyrisht dhe shoqeria e sigurimeve nga kjo vjedhje do fitoje duke deklaruar humbje me te larta per te ngritur çmimin e sigurimeve,gjithashtu pak a shume edhe per shtetin qe jo me burokraci e jo me ngritjen e taksave shkon drejt drejtimit te vjedhjes.

    Ne kete rast se kush vjedh me teper nuk dihet por se kush humb eshte pak a shume e sigurte ; ata qe mendojne se parate i perkasin shtetit.

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Kush janë "vjedhësit e vërtetë"?

    E bukur kjo me banke..

    Nje tjeter me avokate... :
    Njeri shet droge, tjetri vjedh, tjetri grabit, ai tjetri e tjetri e tjetri perseri... dhe kur kapen shkojn ne gjyq, dhe te gjithe bien ne duar t'avoketerve. Pastaj avokati vazhdon "punen" ia merr parat (te fituara ne mnyr te paligjshme...).


    Atëherë .. Kush janë "vjedhësit e vërtetë"?
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Kush janë "vjedhësit e vërtetë"?

    Hajduti i vertete eshte shteti ne kete rast. Ai vjedh kohe dmth gjakun e shoqerise apo njerezve ne rryme dhe kjo shkakton lumturine ne njerez. Por kur ai haron njerezit ata cmenden nga presioni i gjakut lumturi dhe behen hajdute dmth vrases te vertete te kohes.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •