Nuk dihet ende nėse Taulant Balla zuri ndonjė peshk gjatė gjuetisė nė liqenin e Ohrit, por ēka rezulton tashmė e provuar botėrisht, ėshtė fakti se rrjeta e Rilindjes nuk i kap peshqit qė notojnė nė ujrat e saj. Rasti i Xhisiela Malokut pėrbėn njė rekord tė ri nė listėn e turpit tė kėsaj mazhorance qė, nė pesė vite me radhė, shqetėsim kryesor ka patur mbulimin e krimeve dhe aferave korruptive tė organizatės sė Rilindjes.
Historia gati njė vjeēare e dhunimit tė njė vajze tė re, qė jeton vetėm me nėnėn dhe motrėn e saj, nga djali i njė deputeti tė Rilindjes, nxjerr nė dritė angazhimin e strukturave shtetėrore pėr tė mbuluar krimin dhe pėr ti mbyllur gojėn viktimės. Vajza, pa asnjė mbrojtje tjetėr pėrveē asaj qė mendonte se mund tė gjente tek shteti, ėshtė sorrollatur nga njė komisariat nė tjetrin vetėm pėr tu dhėnė kohė dhunuesve tė saj, qė nėpėrmjet presionit fizik ta detyronin tė tėrhiqte denoncimin.
Prokuroria e ka pyetur vetėm njė herė, njė herė tė vetme, ndonėsė nė dėshminė e saj tregohej me detaje sa herė ishte dhunuar, si e kishin mbyllur nė njė dhomė hoteli, e kishin goditur me pistoletė nė kokė, e kishin djegur me cigare dhe e kishin kėrcėnuar tė mos hapte gojėn. Nuk janė pyetur edhe personat e tjerė qė sipas dėshmisė ishin nė dijeni pėr torturėn e vazhdueshme ndaj Xhisielės. Dhe nuk ėshtė lėshuar asnjė urdhėr ndalimi pėr djalin e deputetit tė Rilindjes, qė akuzohej direkt nga vajza si autor i dhunės fizike mbi tė.
A mund tė kuptohet nga njė njeri normal se si njė person i ngarkuar me tė tilla akuza nuk arrestohet? A ka shpjegim logjik kur, po pėr tė njėjtin individ, ka edhe rekorde tė mėparshme kriminale, pėr tė cilat madje ėshtė shpallur edhe nė kėrkim?
Veglat e propagandės mediatike tė Rilindjes, qė me kohė e kanė kapėrcyer ylberin e ndėrgjegjes profesionale, u kapėn plot entuziasėm tek fakti se vajza e kishte tėrhequr denoncimin dhe se ajo tashmė me djalin e deputetit rilindas ishin dy shokė tė mirė dhe me kaq ēėshtja quhet e mbyllur. A mundet dikush, aq mė tepėr njė gazetar, tė mos e ngrejė tė paktėn dyshimin se pėrse njė vajzė 24 vjeēare, me babain e vrarė kur ishte vetėm 4 vjeē, qė i duhet tė dalė e vetme nė njė zonė qė as policia nuk e kontrollon dot, e tėrhoqi denoncimin? A mbėrrin deri kėtu ēnjerėzorja sa tė mos ndjesh asgjė pėr viktimėn, vetėm nga shėrbimi pėr tė nxjerrė tė pafajshėm dhunuesin? Dhe a ekziston rast mė hipokrit kur shfaq ndjeshmėrinė se si Xhisiela ėshtė lėnduar nga njė status nė facebook i Sali Berishės, por refuzon tė shohėsh shenjat mbi trupin e saj vetėm se ato mund tė kenė pėr autor njė pinjoll tė organizatės sė Rilindjes? Ta mbrojmė Xhisielėn nga ata qė duan tė bėjnė politikė me tė, nga dhunuesit pak rėndėsi ka. Denoncimi u tėrhoq, krimi nuk ekziston, dhe me kaq propagandistėt e Rilindjes e kanė kryer detyrėn e tyre.
Po a ka burrė, jo mė njė vajzė e re dhe e vetme, qė nė kushte tė tilla nuk do ta tėrhiqte denoncimin? Gati ēdo ditė ėshtė e ngarkuar nga kronika e banditėve qė veprojnė hapur dhe nuk u hyn gjemb nė kėmbė sepse i shėrbejnė organizatės. Kėrcėnohen njerėz, u rrėmbehen pronat, qėllohet me armė shtėpia e gazetares, ndodhin vrasje dhe nuk zbulohen autorėt, kriminelėt hapin biznese e madje fitojnė edhe tendera publikė, e tė gjitha kėto pėrpara syve tė njerėzve qė ndihen tė pafuqishėm.
Dhe Xhisiela, banorja e zonės mė tė zezė tė krimit nė Shqipėri, do ti shkonte e vetme pėrballjes deri nė fund me njerėz tė armatosur me armė dhe pushtet politik? Nė njė vend me sadopak ndėrgjegje qytetare, pėrveē zbardhjes deri nė fund tė ngjarjes kriminale, detyrim i parė do tė ishte zbulimi se pėrse 24 vjeēarja e tėrhoqi denoncimin.
Por ky hetim kėtu tek ne do tė pėrfundonte nė ujrat ku peshkojnė sot gjuetarėt e Rilindjes. Prandaj e gjithė zallamahia e propagandės bėhet pėr ti turbulluar ato. Nė ato ujėra do tė shpinin edhe hetimet pėr skandalin e Sharrės, pėr deputetėt qė komunikojnė me banditėt, pėr makinėn e Saimir Tahirit, pėr shokėt e Taulantit qė dėnohen pėr trafik ndėrkombėtar droge dhe fitojnė tendera publikė, pėr vėllain e Fatmir Xhafės, pėr bandat nė Elbasan, Durrės apo Vlorė. Por nė vend tė hetimeve, ne kemi marrė porcionin e bollshėm tė propagandės, qė e pėrhapin me tė njėjtin entuziasėm si ata qė e gatuajnė ashtu edhe ata qė e shėrbejnė.
Nuk ka rėndėsi nėse Taulant Balla ka qenė ose jo fizikisht nė komisariatin e Krujės pėr tė mbyllur njė aferė qė prekte organizatėn e tij. Mekanizmi ėshtė kurdisur tė funksionojė njėsoj edhe kur je pėr peshkim nė ujrat e Ohrit apo pėr gjueti mė tė madhe nė ato tė Adriatikut. Kodi i kėtij mekanizmi ėshtė i qartė: pjestarėt e organizatės janė tė paprekshėm. Rasti i Xhisielės shkon me tė shumtit. ©lapsi.al
Krijoni Kontakt