Hamit Topalli, i suksesshëm si sportist por tani edhe si trajner
Hamit Topalli djaloshi me prejardhje nga Dubrava e Kaçanikut i cili jeton dhe vepron në Zvicër është njëri prej sportistëve të paktë shqiptar që ka bërë karrierë në sportet luftarake në shtetin helvetik, njëherit si sportist aktiv por tani edhe si trajner. Me sportet luftarake filloi qysh në moshën 10 vjeçare, njëherit në ThaiBoks kurse më pas edhe në karate. Gjatë karrierës së tij ka arritur shumë suksese, ndërkohë që është vlerësuar edhe si ekspert i madh i karatesë ku ka marr shumë mirënjohje si në Zvicër ashtu edhe në botë. Tani ai ka dy shkolla mjaft të njohura në kantonin e ST.GALLENIT, në Will dhe Niederuzwil, ku edhe nuk po mungon suksesi, andaj të jesh pjesë e kësaj shkolle është mjaft e rëndësishme sepse suksesi është i garantuar.
Ruaj Lidhjet