-
Festa e lakrorit në Korçë
Lakrori në saç është gatimi tradicional me të cilin korçarët presin mysafirët në shtëpitë e tyre.
Ky gatim i trashëguar brez pas brezi ka shijen unike vetëm nga duart e amvisave korçare dhe i shijuar në qytetin e serenatave.
Për çdo vit në Korçë organizohet Festa e Lakrorit, ku amvisat sjellin të gatuar lakrorë të shijeve të ndryshme.
Këtë vit kjo festë e veçantë për korçarët u organizua në fshatin Boboshticë.
Teksa shohim këto amvisa kur gatuajnë, ai duket mëse i thjeshtë dy petë të pjekura në saç.
Kjo të bën të mendosh se çdo kush mund ta bëjë një proces të tillë, por pa udhëzimet e amvisave korçare, më mirë mos guxoni, shija e tij s’do të jetë e njëjtë.
Për turistët e huaj, shija e tij është e papërsëritshme, ndërsa vendasit nuk mund ta humbasin këtë festë.
Kreu i bashkisë Sotiraq Filo shprehet se festa është ndër më të veçantat në qytetin e Korçës duke ndryshuar atmosferën e pushuesve që vijnë gjatë sezonit veror.
“E veçanta e këtij viti është që këtë festë nuk po e organizojmë në qytetin e Korçës po në fshatin e Boboshticës, dëshiroj të shpreh edhe njëherë angazhimin e bashkisë së Korçës për të vazhduar organizimin jo vetëm të kësaj feste po dhe të festave të tjera të cilat synojnë promovimin e vlerave të zonës së Korçës”, - u shpreh kryebashkiaku Filo.
Në harmoni me shijen e këtij gatimit shkon edhe muzika korçare pa të cilën festa do të humbiste identitetin e saj.
-
-
Për: Festa e lakrorit në Korçë
Festa e Lakrorit, nga Korça, për herë të parë zhvendoset në Boboshticë
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt