Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    1,765

    Ferit Keta me hap kampioni, 11 fitore në 11 duele

    Ferit Keta është fitues i duelit ndaj Fatih Mehmet Karakus.

    Dominimi i Feritit ishte konstant gjatë gjithë duelit, por deciziv ishte raundi i pestë i sfidës. Në atë raund Keta zbrasi disa grushte të forta në trupin e kundërshtarit turk, duke e detyruar këtë të fundit për t'i hapur udhë fitores së Ferit Ketës. Për Feritin kjo ishte fitorja e 11-të dhe ai nuk njeh asnjë disfatë në boksin profesionist duke qenë i përsosur.
    Raundi i parë pa dy sportistë që kishin hipur në ring për të studiuar lojën e kundërshtarit. Megjithatë më kërkues ishte boksieri kuqezi Ferit Keta i cili mori më shumë iniciativën duke goditur herë pas here kundërshtarin turk.

    Edhe raundi i dytë dhe i tretë nuk solli ndonjë suprizë, me dy boksierët që tentuan nga të gjitha mënyrat për të zënë në befasi kundërshtarin, por që nuk arritën t'ia dilnin mbanë.

    Raundi i katërt nisi i vrullshëm për boksierin shqiptar, me Feritin që bëri disa goditja të sinkronizuara, duke fituar pikë dhe duke dhuruar spektakël tek të pranishmit. Deciziv ishte raundi i pestë i sfidës. Në atë raund Keta zbrasi disa grushte të forta në trupin e kundërshtarit turk, duke e detyruar këtë të fundit për t'i hapur udhë fitores së Ferit Ketës.

    /Ora News.tv/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    1,765

    Për: Ferit Keta me hap kampioni, 11 fitore në 11 duele

    Boksieri shqiptar, Ferit Keta ka fituar duelin ndaj turkut Fatih Mehmet Karkus në përballjen e zhvilluar në Dibër të Madhe të Maqedonisë. Për Feritin kjo ishte fitorja e 11-të dhe ai nuk njeh asnjë disfatë në boksin profesionist duke qenë i përsosur.

    Raundi i pestë rezultoi deçiziv për 29-vjeçarin shqiptar i cili falë grushteve të fortë, detyroi kundërshtarin turk, t’i hapë udhë fitores.




    Ferit Keta vs Mehmet
    Messaki VSH
    Publicerades den 10 sep. 2018

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    1,765

    Për: Ferit Keta me hap kampioni, 11 fitore në 11 duele


Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •