Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1

    Mallkimet apo bekimet e Shen Kozmait

    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Mallkimet apo bekimet e Shen Kozmait

    Gazeta Mapo
    Sociale
    Mallkimet apo bekimet e Shėn Kozmait?
    23/08/2018, 11:24







    Emri i shėn Kozmait Etolisė ose tė Kolkondasit, edhe pse kanė kaluar mė shumė se dy shekuj nga vdekja e tij maritirke mė 24 gusht 1779, ka mbetur i pashlyeshėn nė mendjet e njerėzve dhe ēdo brez ia pėrcjell brezit tjetėr mėsimet, mrekullitė, bekimet, por edhe mallkimet e tij. Ai pati njė vdekje martirike tė urdhėruar nga Kurt Pasha i Beratit, i cili u ble me aspra nga hebrenjtė pėr tė dėnuar hieromonakun Kozma, i cili nė ndėrgjegjen popullore dhe jo vetėm tė krishterė ishte pėr sė gjalli njė shenjtor i madh, sa dhe vetė Ali Pashė Tepelena, pasi mundi Kurt Pashain e Beratit, i ndėrtoi kishėn dhe manastirin nė fshatin Kolidash (Kolkondas i Fierit), duke dhėnė urdhėr qė tė gjithė tė kontribuonin, duke kontribuuar edhe ai vetė me tė holla. Kokėn e shenjtorit Aliu e vuri nė njė kėllėf tė argjendtė. Edhe pse ishte mysliman, e nderonte shumė duke i rėnė nė gjunjė, madje, kur njė mysliman fanatik i tha se nuk bėnte mirė t’i falej njė kahuri, Aliu ia ktheu: “Mė sillni njė mysliman si ky i krishterė dhe do t’i puth edhe kėmbėt”. Kurse njė sheu haxhi Sehriu, kur i thirri Aliut: “Ke bėrė gjynah tė madh!”, Aliu ia ktheu: “Po je i marrė, o sheh i varfėr! Ky kallogjeri ishte profet i vėrtetė. Erdhi nė shtėpinė time nė Tepelene edhe m’i tha tė gjitha sa kisha bėrė, sikur t’i kishte tė shkruara tė gjitha nė qitap”.

    Edhe pse qė nga viti 1819 nė Mineot e vjetra tė Kishės murgu Kozma pėrmėndej si shenjtor, ai u shpall shenjtor kanonik vetėm nė prill tė vitit 1961 nga Patriarkana Ekumenike me Patriarkun Ekumenik me origjinė shqiptare, Athinagora.



    Kjo vonesė tė ēudit, por tė bėn tė mendosh se figura e tij shumė e madhe, e mbushur e tėra me fjalė profetike deri pėr fundun e botės dhe me vepra tė mrekullueshme, i ngjan njė mali qė, kur je afėr, nuk e kupton dhe s’e sheh dot madhėshtinė e tij, por sa mė shumė ai largohet nė horizont, aq mė madhėshtore shfaqet pamja e tij e plotė. Ky fenomen “optik” duket se ngjan edhe me shėn Kozmain, qė sa mė shumė vite largohemi nga vdekja e tij martirike, aq mė shumė figura e tij shafqet e qartė pėrpara syve tanė me gjithė pėrmasat ė tij apostolike dhe profetike.

    Pėr figurėn dhe veprėn e tij ka pasur shumė kundėrshtime jo vetėm nga jo tė krishterė, heretikė, gnostikė, ateistė, nacionalistė, por edhe ndėr tė krishterėt ka pasur habi nė lidhje me profecitė dhe sidomos me mallkimet e tij, sepse shėn Kozmai pėrveē bekimeve jepte edhe mallkime tė frikshme nė persona apo vende dhe mallkimet e tij zinin dhe pesha e tyre vazhdon tė jetė deri mė sot e tė mbajė tė lidhura fise, fshatra e vende.

    Nuk do tė na dilte koha t’i merrnim njė nga njė, por le tė flasim pėr disa qė ai tha dhe u bėnė kur erdhi pėr tė mėsuar nė zonėn e Epirit dhe tė Shqipėrisė. Ai erdhi nė kėto vende nė udhėtimin e tretė nė vitin 1975-1977 dhe nė udhėtimin e tij tė fundit nga viti 1977-1979. I nxitur edhe nga patriarku Serafim me prejardhje nga Delvina, nė vitin 1760, dhe Sofroni II, nė vitin 1775, hieromonaku athonit Kozma erdhi nė Epir dhe nė Shqipėri, qė tė shpėtonte Krishterimin nė kėto anė dhe tė frenonte kalimin nė Islamizėm, qė vazhdoi deri nė kohėn e Ali Pashės. Nė udhėtimin e parė ai arriti deri nė Himarė e Tepelenė, kurse udhėtimin tjetėr e filloi nga Saranda e Delvina, vazhdoi nė shėn Vasil, Piqeras, erdhi nė fshatrat e Himarės, si Dhėrmi, Lates, Palasė, Dukat, pastaj kaloi nė Vlorė, Nartė, Berat, Kavajė, Durrės, Tiranė dhe, sipas tė dhėnave, deri nė rrethin e Krujės, nė vendlindjen e Skėnderbeut. Shėn Kozmai, duke kaluar nė kėto vende, ashtu si bėnte kudo ku shkonte, jepte shumė bekime, por si thamė mė sipėr edhe mallkime, si qortim i fundit atje ku fjala e Ungjillit nuk zinte vend mė, sepse veshėt ishin “shurdhuar” dhe ndėrgjegjja ishte “trashur” edhe nuk ndiente gjė nga pabesia, injoranca dhe degjenerimi moral qė pllakoste asaj kohe rajatė dhe rumėt (tė krishterėt). Aravantinosi e pėrshkruan kėtė gjendje me kėto fjalė: “Nė atė kohė, tė krishterėt shqiptarė ishn nė gjendje gjysmė tė egėr… Mjaft, nga mungesa e mėsimit, fillonin e mohonin besėn e tyre stėrgjyshėrore dhe shembullin e tyre e ndiqnin nė mėnyrė tė verbėr edhe farefisi dhe miqtė e tyre. Lumi i mohimit tė fesė kėrcėnonte tė mbyste gjithė Epirin”.

    Shėn Kozmai kudo qė shkonte i mėsonte tė krishterėt tė mos punonin dhe tė mos bėnin pazar tė dielave, por tė bėnin pushim dhe tė merreshin me punėt e shpirtit, tė shkonin nė kishė, tė ndiqnin Liturgjinė Hyjnore dhe tė dėgjonin fjalėt e Zotit. Ai u thoshte tė krishterėve: “Duhet qė edhe ne tė punojmė tė gjashtė ditėt e javės pėr kėto gjėra tė kota dhe tė rreme, kurse tė dielėn tė vemi nė kishė dhe tė mendojmė pėr mėkatet tona, vdekjen, ferrin, parajsėn, shpirtin tonė, qė ėshtė mė i shtrenjtė se e gjithė bota, dhe jo tė hamė shumė e tė pimė shumė e tė bėjmė mėkate. Nuk duhet as tė punojmė dhe as tregti tė bėjmė ditėn e diel. Ai fitimi qė merret ditėn e diel ėshtė i nėmur dhe i mallkuar; vini zjarr dhe mallkim nė shtėpinė tuaj dhe jo bekim, sepse ose tė vdes ty Perėndia para kohe, ose gruan tėnde, ose djalin tėnd, ose ngordh kafshėn tėnde ose tė bėn ndonjė tė keqe tjetėr. Nese e do nevoja tė sjellėsh gjėra tė ngrėnshme (qumėsht, bulmet) tė dielėn pėr t’i shitur, atė fitim mos e bashko me tjetrin nė trastėn tėnde, sepse e ndot, por jepe lėmoshė qė tė tė ruajė Perėnida. Prandaj, o vėllezėrit e mi, qė tė mos pėsoni asgjė tė keqe, as trupore, as shpirtėrore, unė ju kėshilloj ta ruani tė dielėn, sepse i ėshtė kushtuar Perėndisė” (Predikimi 4).

    Ata qė nuk e dėgjuan kėshillėn e shėn Kozmait, e cila shoqėrohej me mallkim, e pėsuan. P.sh. nė Pargė, dikush qė kishte njė punishte donte tė shiste diēka tė dielėn, por iu paralizua dora dhe nuk lėvizte dot; nė Ksiromeri, njė grua qė zuri brumė tė dielėn, kur e nxori nga furra, e gjeti si tė ishte mbrujtur me gjak. Edhe nė tjera vende, meqenėse nuk u ruajt respekti qė i takonte ditės sė diel, ashtu si predikonte shėn Kozmai, diku plasi njė buall, diku njė mushkė, dikė e lanė mendtė dhe dikush mbeti pa fėmijė.

    Gjithashtu shėn Kozmai qortonte luksin dhe kotėsinė e grave aristokrate, qė ishte njė plagė pėr shoqėrinė e asaj kohe dhe binte ndesh me varfėrinė e shumė grave dhe nėnave qė s’kishin as bukė pėr fėmijėt e tyre. Nė jetėshkrimin e shėn Kozmait tregohet se nė vitin 1775, kur ai shkoi nga Kosturi nė Korēė, ishte njė grua e pasur qė kishte njė fėmijė, tė cilin e stoliste me monedha floriri dhe stoli tė tjera tė tepėrta. Kėtė grua shenjtori e kėshilloi shumė herė t’ua ndante stolitė fėmijve tė varfėr, nėse donte t’i jetonte i biri, por ajo nuk e dėgjoi. Nė fund i tha se po tė mos i hiqte stolitė nga fėmija, do ta humbsite shpejt dhe meqenėse pėrsėri nuk iu bind, ditėn tjetėr e gjeti tė birin tė shtrirė nė shtrat dhe kuptoi se Zoti e ndėshkoi pėr mosbindjen dhe egoizmin e saj.

    Shėn Kozmai qortoi me mallkim edhe mungesėn e mikpritjes dhe respektit pėr klerikun. Ka disa raste tė tilla kur ai i qortoi, nė mėnyrė qė ata njerėz tė mėsonin dhe tė kuptonin, qė tė korigjoheshin ata dhe tė tjerėt pas tyre. Nė lidhje me mallkimet e shėn Kozmait, arkimandriti Haralambos Vassilopulos tregon:

    “Nė vitin 1939, duke kaluar nė Epir, shkoja me njė mėsues nė Lahanokastro, nė Visiani. Gjatė rrugės vura re njė fshat tė vogėl. Mė bėri pėrshtypje se ishin tė gjitha tė vjetra, pa pėrjashtim.- Si i thonė kėtij fshati? – pyeta. – Shėn Kozma, – mė pėrgjigjet mėsuesi. – Emėr i bukur, – i thashė unė. – Nuk quhej kėshtu, – shtoi ai. – E quanin Kakosius. Por, mė 1925, e quajtėn Shėn Kozma, qė ta merrnin shenjtorin me tė mirė dhe ta bėnin tė hiqte mallkimin qė dha. – Pėrse i mallkoi? – pyeta unė. – Nė atė fshat erdhi pėr tė predikuar, por banorėt nuk i shkonin nė predikim, me gjithė pėrpjekjet e tij. I binte vazhdimisht kambanės, por ata rrinin indiferentė. Atėherė shenjti pyeti sa shtėpi ka ky fshat. Tridhjetė, iu pėrgjigjėn. Dyzet tė mos bėhen, tha shėn Kozmai. Dhe me tė vėretėtė, kurrė nuk kishin arritur tė bėheshin dyzet, megjithėse kishin kaluar 160 vjet.”

    Por le tė tė pėrmendim njė mallkim tė tillė nė fshatin Ilias, i cili ndodhet pėrgjatė rrugės nga Himara pėr nė Dhėrmi. Sipas njė tradite gojore, mbasi ishte ngjitur nga rruga e gjatė, shenjtorin nuk e pritėn nė fshat. I lodhur dhe i etur, u kėrkoi ujė banorėve, por ata nuk i dhanė, madje e tallėn i madh edhe i vogėl, duke mos e njohur dhe duke e menduar si njė kallogjer endacak e tė pavlerė, pėrveē njė vajze qė i foli me mirėsi, tė cilėn e uroi: “Tė marėsh njė burė si je vetė!”. Atėherė shenjtori i pyeti banorėt: – Sa shtėpi jeni? – 29, – i thanė. – Kurrė mos u bėfshi 30.Ēuditėrisht fjalėt e shenjtorit janė realizuar: ky fshat, edhe pse kanė kalur kaq vite, qė kur e mallkoi shėn Kozmai, asnjėherė nuk i ka bėrė 30 shtėpi, ndryshe nga fshtara tė tjerė si Vunoi, Dhėrmiu (Dhrimadhes), qė edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė zgjerohen. Fshati nuk u zgjerua, sepse lindnin mė shumė vajza se djem dhe shumė prej djemve emigronin dhe sot vazhdon tė mbetet njė fshat i vogėl dhe kushdo qė kalon atje edhe pyet pse ėshtė kaq i vogėl fshati, i thonė se fshatin Ilias e ka mallkuar shėn Kozmai.

    Por mund tė themi se mallkimet e shėn Kozmait nuk ishin mjete hakmarrjeje; shenjtori nuk hakmerrej, por me anė tė mallkimit ai i mėsonte njerėzit qė tė bėheshin tė logjikshėm, pra, mallkimet ishin njė mjet pedagogjik. Ashtu si veprojnė edhe prindėrit me fėmijėt e tyre, qė, kur shikojnė se ata nuk kuptojnė me fjalė, detyrohen t’i qortojnė, siē thotė edhe fjala e urtė: “Kush e kursen shufrėn, urren birin e vet, por ai qė e do, e korrigjon me kohė” (Fjalėt e Urta 13:24). Madje prindi edhe e mallkon fėmijėn, kur ia sjell nė majė tė hundės. Perėndia e dėgjon mallkimin e prindėrve, sepse prindėrit, ashtu si Perėndia, kanė tė drejtė nė fėmijėt e tyre. Por Perėnida dėgjon atė mallkim qė ėshtė i drejtė, mallkimet e padrejta Perėnida nuk i dėgjon kurrė dhe mallkimi i padrejtė kthehet mbrapsht. Shėn Kozmai, si atė shpirtėror, nuk jepte kurrė mallkime tė padrejta, i jepte tė drejta, prandaj i zinin dhe mund tė themi se ato nuk ishin mallkime, por bekime, si ilaēe tė hidhura por tė domosdoshme pėr tė shėruar shpirtin nga plagėt e mėkatit, tė egoizmit, indiferencės, pabesisė. Shumė njerėz urtėsoheshin e mblidhnin mendjen, tė frikėsuar nga mallkimet e tij pedagogjike. Nė qoftė se dikush dėnohej me tė drejtė, shumė tė tjerė pėrfitonin nga kjo, madje edhe sot e kėsaj dite, kur i dėgjojnė dhe i shohin, mendohen dhe korrigjohen shumė veta.

    Por le tė pėrmendim edhe njė tjetėr ēudi dhe mallkim-bekim tė shėn Kozmait nė fshatin Dhėrmi. Tradita gojore thotė se shėn Kozmai erdhi nė Dhėrmi vonė nė mbrėmje dhe u drejtua pėr nė kafenenė e fshatit, por ngaqė njerėzit nuk e njihnin, nuk i dhanė rėndėsi dhe ikėn dhe e lanė vetėm nė kafene. Me atė Kozmain mbeti dhe njė fshatar i varfėr me mbiemėr Barkarrota, tė cilit shėn Kozmai i tha: “Do tė vij nė shtėpinė tėnde sot pėr darkė”. Fshatari ishte shumė i varfėr, bukė nuk kishte nė shtėpi, por nuk i tha gjė se i vinte zor. Kur gruaja e fshatarit pa mikun te dera, u trondit se nuk kishte ēfarė t’i shtronte pėr darkė. Ajo, qė t’i gėnjente fėmijėt, kishte marrė njė gur tė bardhė dhe e kishte vėnė nė hi duke u thėnė fėmijėve tė flinin sa tė bėhej kulaēi, qė kėshtu fėmijėt t’i zinte gjumi pa ngrėnė gjė. Shėn Kozmai u ul nė krah tė oxhakut dhe i tha zonjės: “Shikoje njėherė kulaēin se mos ėshtė pjekur, tė hanė fėmijėt dhe ne”. Gruaja nuk dinte ē’ti thoshte, mė mirė tė kishte vdekur nė ato momente, por shėn Kozmai kėmbėnguli dhe ajo largoi hirin, por u mrekullua kur pa gurin tė shndėrruar nė kulaē tė pjekur. Lavderoi Zotin dhe shėn Kozmain dhe hėngrėn atė natė tė gjithė nga guri i kthyher nė kulaē. Tė nesėrmen, Barkarrota i prekur edhe nga mrekullia e shenjtorit i tha: “Mė hidh njė urim edhe mua dhe familjes sime, qė tė na pėrmirėsohet ca jeta”. “Po, – i tha, – do tė hedh”. Dhe i tha : “U shoftė fara jote para se tė vijė ajo ditė”. Fshatari u tmerrua dhe i tha: “Unė te kėrkova tė mė bekoje, jo tė mė mallkosh, o uratė”. Por shenjtori iu pėrgjigj: “Unė tė bekova, sepse kur tė vijė ajo kohė qė do tė quhet koha e grave dhe e rinisė, nuk ia vlen burri tė rrojė”. Dhe thuhet se vėrtet ai fis u zhduk para se tė vinte ajo ditė. Kur e kam dėgjuar kėtė histori pėr herė tė parė, m’u kujtua se si njė gruaje shumė besimtare i ishte shfaqur shenjtori dhe i kishte thėnė: “Gratė, gratė, ato e prishėn botėn”. Kuptohet se shėn Kozmai nuk ėshtė maskilist fanatik, sepse nė predikimet e tij ai e ngre shumė rolin e gruas, por ai flet kundėr atyre grave tė pacipa e egoiste, qė vėnė kontroll mbi burrat e tyre dhe u kthejnė kundėr edhe fėmijėt. Pastaj burri kthehet njė gjė i pavlerė, pa personalitet nė familje. Fatkeqėsisht po e jetojmė kėtė kohė.

    Por shėn Kozmai, pavarėsisht se dha mallkime, tė cilat, si thamė, kishin karakter qortimi pėr korrigjim, nė udhėtimet e tij apostolike dha shumė urata e bekime nė emėr tė Zotit, pėr vende e njerėz, jo vetėm pėr tė krishterėt, por edhe myslimanėt, madje edhe pėr turqit qė nė atė kohė ishin pushtues dhe pėrgjegjės pėr shumė krime ndaj popullit tė krishterė. Tregohet se kur shejntori vajti nė Kavajė, njė oficer turk qė vuante nga njė sėmundje e tmerrshme dhe hiqte shumė, kur dėgjoi pėr shėn Kozmain, dėrgoi tek ai shėrbėtorin e vet qė ta luste tė shkonte atje pėr ta bekuar, se ndoshta uratat e tij i dėgjonte Zoti dhe e shėronte. Shenjtori nė fillim nuk donte tė shkonte, duke thėnė se ai ishte mėkatar. Turku dėrgoi pėrsėri shėrbėtorin e vet me njė enė me ujė dhe luste shenjtorin ta bekonte. Atėherė shenjtori, duke parė pėrkushtimin e turkut, e porositi tė bėnte dy gjėra: Tė mos pinte uzo dhe t’u ndante tė dhjetėn e pasurisė sė tij tė varfėrve. Dhe, si mori premtimin e turkut, e bekoi ujin dhe kėtė ujė e piu i sėmuri. Pas katėr ditėsh, ai ishte shėruar plotėsisht dhe sipas qortimit edhe kėshillės sė shėn Kozmait, bėri shumė vepra nė ndihmė tė tė varfėrve dhe tė dobtėve.

    Bekimet dhe mallkimet e shėn Kozmait janė treguesi se ai ēdo gjė qė thoshte dhe bėnte e kishte frymėzim nga Zoti, qė dėshmon pėr veten: “Unė jam njė Perėndi xheloz, qė dėnon padrejtėsinė e etėrve mbi fėmijėt e tyre deri nė brezin e tretė dhe tė katėrt tė atyre qė mė urrejnė dhe unė pėrdor dashamirėsi pėr mijėra, pėr ata qė mė duan dhe qė zbatojnė urdhėrimet e mia” (Eksodi 20:5-6).

    Dhe diēka tjetėr: Shėn Kozmai nuk ishte njė hieromonak (prift-murg) i zakonshėm orthodhoks, por njė apostull i madh i Krishtit, ashtu si apostujt e parė, tė cilėt Zoti Krisht i pajisi me fuqinė dhe autoritetin e tij, qė tė bekonin por edhe tė mallkonin ata qė nuk i nderonin dhe rrinin kundėr mėsimit tė tyre si apostuj tė Krishtit, duke i urdhėruar: “Nė ēfarėdo qytet ose fshat qė tė hyni, pyetni nėse ka aty ndonjė njeri tė denjė dhe banoni tek ai derisa tė niseni. Dhe kur hyni nė shtėpi, uroni paqe. Dhe nėse ajo shtėpi ėshtė e denjė, le tė vijė paqja juaj mbi tė; por, nėse nuk ėshtė e denjė, paqja juaj le tė kthehet pėrsėri tek ju. Dhe nėse dikush nuk ju pret dhe nuk i dėgjon fjalėt tuaja, duke dalė nga ajo shtėpi ose nga ai qytet, shkundni pluhurin nga kėmbėt tuaja. Dhe nė tė vėrtetė po ju them se ditėn e gjyqit, vendi i Sodomės dhe i Gomorės do tė trajtohet me mė shumė tolerancė se ai qytet” (Mateu 10:11-15). Shėn Kozmai e dinte shumė mirė kėtė urdhėrim tė Krishtit dhe nė predikimet e tij ai mėsonte: “Nė ēdo vend qė shkonin Apostujt e shenjtė dhe pranoheshin nga banorėt e atyshėm, Zoti u pati thėnė ta bekojnė atė vend. Nė ēdo vend pėrsėri ku shkonin Apostujt dhe banorėt nuk i pranonin, Zoti u pati thėnė tė shkundnin aty pluhurin e kėpucėve dhe tė largoheshin… Nė ēdo vend qė shkonin Apostujt, hirotonisnin priftėrinj e kryepriftėrinj, e bekonin atė vend dhe bėhej parajsė e vėrtetė, gaz dhe hare, banesė e engjėjve, shtėpi e Krishtit tonė. Nė atė vend ku nuk i pranonin, ndodhte e kundėrta. Aty hidhte rrėnjė mjerimi dhe jo bekimi i Zotit, banesė e djallit dhe jo e Krishtit tonė” (Predikimi 6).

    Por le ta ilustrojmė kėtė mėsim tė tij me njė tjetėr bekim qė dha nė Qafėn e Llogarasė, ndoshta midis viteve 1778-1779, vizita e tij e fundit nė kėto vėnde. Gojėdhėna thotė se fshatarėt e Dhėrmiut dhe tė Palasės e pėrcollėn shėn Kozmain deri nė kufi me Dukatin, nė vendin qė quhet Dhjapori (monopat i drejtė i qetė). Rrugės, shėn Kozmai u mėsonte se do tė vijnė kohė tė vėshtira, kur njerėzit do tė vuajnė pėr bukėn e gojės dhe do tė vdesin nga uria, madje edhe luftėra me karakter botėror. Kur fshatrėt i dėgjuan kėto, u trembėn dhe i thanė: “Uratė, si do t’i pėrballojmė kėto? Se fshatrat tona janė malore dhe s’kanė tokė pjellore”. Duke parė besėn e tyre, shėn Kozmai kėrkoi pak grurė dhe, pasi e mori, u lut dhe e hodhi nė tė katėrta anėt, duke profetizuar me bekim: “Tė bekuar jeni ju, o male, se shumė shpirtra do tė shpėtoni!”. Dhe, duke parė fshatarėt nė sy, u tha: “Bukė s’keni, e buka kurrė nuk do t’ju mbarojė”. Fshatrėt thonė: “Vėrtet, ky bekim dhe uratė e shėn Kozmait ka zėnė, sepse sado qė kalun brezat gjysh e stėrgjysh dhe pėrballuan vuajtje, vendi ynė ka qenė i bekuar, malet na kanė shpėtuar, jo vetėm pėr strehim, por edhe pėr tė sigururar mjetet e jetesės, duke mbledhur dhe shitur bimė medicinale; ēuditėrisht tė varfėr kemi qenė, por buka nuk na ka munguar asnjėherė, madje nė kohėn e komunzimit, edhe fshatrat qė prodhonin grurė, hanin bukė misri, kurse ne hanim bukė gruri”.

    Bekimi i shėn Kozmait pėr kėtė zonė ėshtė i dukshėm deri mė sot, tė gjithė ata turistė qė e vizitojnė pėr herė tė parė, ēuditen pėr bukurinė dhe pasurinė e natyrės, po ashtu edhe pėr mirėqeninen e njerėzve qė gjithnjė e mė tepėr rritet dhe, kur i pyet banorėt pėrse ndryshoni ju nga vendet e tjera pėrgjatė bregut, ata thonė me mburrje: “Ne na ka bekuar shėn Kozmai”.

    Miron Ēako, pėrgjegjės i Zyrės sė Katekizmit tė Kryepiskopatės, KOASH, Tiranė

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •