7 sep. 2018
Pamja ėshtė ajo e njė qyteti qė pret njė ndeshje tė rėndėsishme.
Edhe pse qytetarėt kėtu janė tė qetė dhe i marrin gjėrat shtruar, sėrish nė Elbasan e kupton mė sė miri se kėtu do tė luajė kombėtarja e futbollit.
Sa mė shumė afrohesh drejt stadiumit "Elbasan Arena", aq mė shumė tė tėrheq vėmendjen prania e suvenireve tė shumtė, flamuj, shalle, fanela tė moshave tė ndryshme dhe pamjeve gjithashtu tė shumėllojshme.
Jo vetėm qė tifozėt presin njė lojė tė mirė dhe njė fitore nga ekipi pėrfaqėsues ndaj Izraelit, nė sfidėn e parė tė Ligės sė Kombeve.
Edhe ata qė merren me tregti apo biznes, duan qė ky duel t'u sjellė sa mė shumė tė ardhura, dhe shpresa ėshtė qė numri i tifozėve nė tribuna tė jetė i madh.
Informacionet nga Elbasani thonė se interesimi ėshtė vėrtet i lartė, pavarėsisht nga humbjet radhazi nė miqėsore tė skuadrės sė trajnerit Panuēi.
Janė shitur shumė bileta, ndėrsa nė stadium do tė ketė shqiptarė nga tė katėr anėt e vendit.
Policia ka deklaruar se ka marrė tė gjitha masat, duke angazhuar qindra forca, ndėrsa janė pėrcaktuar rrugėt dhe sheshet nė tė cilėt do tė ndalohet kalimi i mjeteve, pėr tė mos pasur probleme kur tifozėt tė vijnė pėr tė parė takimin.
Besohet se edhe siguria ėshtė nė nivele maksimale, aq mė shumė qė nė "Elbasan Arena" luan Izraeli, njė nga ekipet pėrfaqėsuese mė tė rrezikuar nė botė nga sulme tė dhunshme./abcnews.al
Ruaj Lidhjet