Emri:  retrovizorja1-e1536061860555-780x439.jpg

Shikime: 2451

Madhėsia:  12.7 KB

Mė 1984, Talking Heads incizon live-albumin “Stop Making Sense” (si dhe filmin me tė njėjtin titull, me regji tė fituesit tė Oscarit, Jonathan Demme). Pėr kėtė projekt, njė nga mė tė shtrenjtit e mė tė veēantėt nė historinė e rokut, u mbajtėn katėr koncerte. Xhirimet u bėnė me ndriēim teatri. Nė fakt, gjithēka ishte… teatėr!

David Bowie dhe Bryan Ferry pėrfaqėsonin njė trend pėrmes tė cilit muzikantėt duhet tė veēohen edhe nga veshja. Pra, tė pėrēonin njė estetikė vizive. Ferry madje e ka pranuar se ka pėlqyer edhe ikonografinė naziste (jo veprat e tyre), filmat e Leni Riefenstahlit, ndėrtesat e Albert Speerit, marshet masive me flamuj… teatralitetin!


Kėtė e bėnin edhe Talking Heads. Udhėheqėsi i kėtij grupi, David Byrne, besonte se edhe muzika duhet tė interpretohet nė mėnyrė vizive, nė njė si njė formė teatri.

Kėtė teatėr muzikor qė nisi nė vitet 1960 me grupet Velvet Underground nė SHBA e Pink Floyd nė Angli, Talking Heads – njė nga grupet mė origjinale e mė avangarde tė viteve 1980 – e vazhdoi nė mėnyrėn e vet.

Njėzetė vjet pas projektit “Stop Making Sense”, grupi nga Kosova, Retrovizorja (Kreshnik Hoti, Bashkim Salihu dhe Elina Duni), incizon njė nga albumet mė tė mira shqiptare tė rokut, “Lakuriq”. E, mė 2014, mban njė mini-koncert nė Prizren, si fillim… “i fundit”!?

Por, ēka mund tė ketė tė pėrbashkėta ky grup me emrat e sipėrpėrmendur qė i njeh bota?

Shumėēka e asgjė! Nė rrethanat tona ėshtė e pamundur tė bėsh tamam teatėr. Aq mė shumė tė vazhdosh tė bėsh art qė nuk i pėrshtatet masave. Retrovizorja ishte ndėr tė parat grupe shqiptare qė e preferonin anonimitetin; qė pak e hiē e ekspozuan veten e aq mė pak tė investonin nė video-klipe. Mė shumė se vetja, kryesorja te njė rok grup duhet tė jetė muzika. E, muzika e Retrovizores ishte e guximshme dhe moderne – vazhdimėsi unike e eksperimenteve tė kohės.

Mė 1997, U2 incizon albumin “Pop”, mė 2000 Radiohead incizojnė albumin “Kid A”, e Sigur Ros mė 2002 albumin me titullin e ēuditshėm “()”. Kėto tri albume i japin kah tjetėr rokut dhe nėnzhanreve tė tij (art-rokut, rokut progresiv, rokut elektronik dhe atij alternativ). Gjithēka tutje ngjan me eksperimentet qė gjermanėt i bėnė nė vitet 1960, nė atė qė quhej Krautrock. S’ka rregulla dhe ky ėshtė rregulli kryesor nė tentimin pėr tė bėrė diēka tė mirė dhe origjinale.

Pjesė e kėtij eksperimenti ishin edhe Retrovizorja, njė bend sa alternativ aq psikodelik; sa konceptual aq edhe minimalist; me tema tė ēuditshme e harmoni jo tė rėndomta… Por, qė pėrēon njė origjinalitet, guxim, anonimitet e enigmė qė tė bėn tė projektosh imazhe me muzikėn e tyre – atė estetikėn vizive. Kjo vėrehet edhe nė interpretimet me Elina Dunin nė Prizren. Jo te ngjyrat dhe projeksionet nė sfond, por te distanca e anėtarėve tė bendit nga publiku, tek thjeshtėsia nė interpretim. Por, edhe te tekstet e sinqerta qė e shmangin patetikėn, qė vėshtirė mbahen mend sepse janė vėnė nė funksion tė muzikės (edhe fjalėt pėrēojnė muzikalitet, pėr ēka Adiemus e Vangelis e trilluan “pseudo-latinishten”).

Roku i mirė i reziston kohės. Ēdo muzikė e mirė. Ēdo artist i sinqertė. Ēdo vepėr qė nuk bėhet pėr t’u pėrfolur po pėr t’u shijuar. E tillė ėshtė edhe krijimtaria e grupit Retrovizorja… tė parit dhe tė fundit kult-bend shqiptar!