Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Masakra në Vlorë, kapet autori i dyshuar

    Emri:  B969B009-9758-486B-86C6-CE78737FC51B_cx0_cy38_cw0_w408_r1_s.jpg

Shikime: 327

Madhësia:  10.9 KB

    Pas gati 12 orë kërkimesh, policia njoftoi se kishte bërë të mundur, mëngjesin e sotëm, arrestimin e 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, autor i dyshuar, i vrasjes dje pasdite në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë, të tetë personave, anëtarë të një familjeje, kushërinj të tij. Policia bëri të ditur gjithashtu se ka gjetur dhe armën, një kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi.

    Për kapjen e tij u angazhuan forca të shumta policie, jo vetëm nga komisariati i Vlorës por dhe nga kryeqyteti përfshirë njësitë speciale. Ato rrethuan të gjithë zonën përreth, duke mos i lënë shumë hapësira për t’u fshehur apo larguar, të riut.

    Nga hetimet e deritanishme dhe gjatë marrjes në pyetje të 24-vjeçarit rezulton se ai e ka kryer vrasjen pasi kushërinjtë e tij e kanë akuzuar për vjedhje. Megjithatë olicia ka njoftuar se ajo po heton dhe mbi pista të tjera. Të gjitha viktimat i përkasin familjës së xhaxhait të babait të 24 vjeçarit. Përveç 75 vjeçarit, Demir Zyka, e vrarë mbeti dhe bashkëshortja, dy djemtë e familjes, Azemi dhe Besimi së bashku me bashkëshortet e tyre, si dhe dy fëmijët e Besimit, Ledioni, 9 vjeç dhe Sara 17 vjeç./zeriiamerikes.com

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Masakra në Vlorë, kapet autori i dyshuar

    Aty ku themi se do kemi nje vere te qete, do dale dikush te trazoje ujrat. Te marshin shpirtin se skam ca te shtoj tjeter me vuajten qe ke krijuar..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •