Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 185
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Pamjet për megaoperacionin “Vol – Vo 4”, ku u goditën 4 grupe kriminale


    News24 Albania
    Published on Oct 22, 2018
    Copyrighted by News24 Albania

    Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e megaoperacioit “Volvo 4”, ku arrestuan 27 persona të përfshirë në aktivitete kriminale. Në video është edhe laboratori i drogës në Has, ku shihet qartë një valixhe me heroinë, e cila ishte e paketuar dhe e gatshme për të dalë në treg. Një pjesë e arrestimeve janë kryer gjatë natës në lokale apo banesa, ndërsa pjesa tjetër gjatë ditës.


  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Report TV - 10-vjeçari vret me thikë vëllain në Fier, familjarët: Po qeronin peshk kur u grindën


    Report TV
    Publicerades den 24 okt. 2018
    FIER - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier mëngjesin e sotëm. Një grindje mes dy vëllezërve të mitur ka përfunduar në tragjedi në fshatin Baltëz.

    Ka qenë një 10-vjeçar, K.V, i cili ka goditur me thikë vëllain e tij Gj.V, 13-vjeç. Për pasojë ky i fundit ka humbur jetën në spitalin e Fierit. Ai u transportuar me urgjencë nga familjarët e tij, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në organet jetike.

    Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik. Report Tv ka mësuar nga dëshmia e familjarëve në polici se dy vëllezërit e mitur ishin konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e shtepisë dhe në sherr e sipër 10-vjeçari K.V, ka marrë një thikë dhe ka goditur me të vëllain e tij, duke i marrë edhe jetën tragjikisht.

    Xhaxhai i vëllezërve: Po qeronin peshk kur u grindën, prindërit ishin në punë kur e morën vesh
    Në një prononcim për Report Tv, xhaxhai i dy vëllezërve tha se fëmijët ishin duke qeruar peshk kur u grindën. Ai tha dy vëllezërit ishin vetëm në shtëpi kur u konfliktuan, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë kur e morën vesh lajmin tragjik.

    Janë fëmijë. U goditën me njëri-tjetrin. Di që janë grindur dhe më pas janë goditur. Ka qenë duke qeruar peshk, jo mbaje ti, pse nuk e mban ti, pastroje ti... Nuk kishin për të ngrënë, ishin edhe pa drita në shtëpi. Prindërit ishin në punë këtu afër, i njoftuan dhe erdhën. Nuk dinin gjë se çfarë ndodhi këtu në shtëpi. Nuk kishte njeri që ta ndihmonte nipin, se edhe mund të shpëtonte. Atë të voglin e mori policia.

    Isa Veizi, xhaxhai i vëllezërve

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Banda e Shijakut/ Si polici i anti-drogës dekonspironte hetimet e kolegëve

    Report TV
    Published on Oct 23, 2018
    Nga përgjimet e bandës së Shijakut, prokuroria ka zbuluar edhe disa bashkëpunëtorë të tyre në radhët e organeve të rendit. Një ndër ta ka qenë edhe oficeri i policisë Bledar Koçi, i cili kishte lidhje me një nga eksponentët e grupit të Shijakut, Hajri Seferin. Bleda Koçi punonte në Fier në sektorin kundër narkotikëve, pra ai e kishte për detyrë të ndiqte trafikun e dorgës dhe në të kundërt qe bërë palë me ta.

    “Nga hetimet rezulton se shtetasi Bledar Koçi, me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në Sektorin Kundër Narkotikëve ka ndihmuar anëtarët e grupit criminal dhe konkretisht nëpërmjet shtetasit Hajri Seferi duke shfrytëzuar të dhënat dhe pozicionin e tij të punës – shkruhet në dokumentin e akuzës ndaj oficerit të policisë. Më pas prokurria ka zbardhur një nga bisedat midis Koçit e Seferit që tregon lidhjet e tyre.
    Category
    News & Politics

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Report TV - Komandoja Bilo tregon nga arratia kujt ia mori pistoletën, tentativa për vetëdorëzim
    Report TV
    Published on Oct 24, 2018
    Marviol Bilo, komandoja që dyshohet se ka qëlluar për vdekje Fabiol Gaxhan dhe ka plagosur rëndë Elion Haton dhe Ervis Martinaj, ka shumë gjasa që të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës.

    “Shqiptarja.com” mëson se nga Bilo nga arratia ka kontraktuar një avokat dhe është pikërisht ky person që po negocion me prokurorinë, për të realizuar vetëdorëzimin e komandos, që shkaktoi masakrën në zonën e bllokut në Tiranë.

    Në disa memo, të dërguara në prokurori nga avokati i Bilos, pretendohet se Marviol Bilo ditën e ngjarjes nuk ka pasur asnjë armë me vete, por pistoletën pretendohet se ja ka marrë Redi Popeskut, i cili e dispononte me leje nga organet e Policisë.


  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Kapet banda e Shijakut. Të arrestuarit kanë lidhje me heroinën në Has - Top Channel Albania
    2018
    Shijaku dhe 11 qytete të tjera ishin gjatë fundjavës epiqendra e operacionit të policisë që shkatërroi një nga grupet kriminale më të fuqishme në vend.


  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    SHKODËR, SEKUESTROHEN 80 KG DROGË, 6 TË ARRESTUAR

    Star Plus Tv
    Published on Oct 24, 2018
    STAR PLUS TV SHKODËR - LAJMI I FUNDIT NË KOHE REALE JU VJEN ME ANE TË NJË NJOFTIMI AUTOMATIK: SHKARKO TANI PROGRAMIN STAR PLUS TV NË:

    APPSTORE: https://goo.gl/9YyF8E
    GOOGLE PLAY: https://goo.gl/JgKm4t
    -
    Ose na vizitoni ne: www.starplus-tv.com


  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Lufta mes bandave me 300 të vrarë në Berat”, kryepolici: Po shyrtojmë hapjen e dosjeve

    Report TV
    Published on Oct 24, 2018
    Dosjet e ngjarjeve të vitit 1997 që tronditën qytetin e Beratit do shkunden nga pluhuri i harresës dhe do të rihapen për t’u hetuar.

    Premtimi është bërë nga Drejtori i Policisë së Beratit, Artjon Duka gjatë një aktiviteti që synon forcimin e bashkëpunimit mes policisë dhe organeve të tjera të pushtetit vendor që u mbajt këtë të mërkurë në qytet.

    Lufta mes bandës së Altin Dardhes dhe Burhanëve tmerroi qytetin e Beratit në vitin 1997, teksa gjatë këtyre viteve të errëta në Berat u vranë rreth 300 persona, disa prej të cilëvë u ekzekutuan edhe jashtë vendit.

    Në vitet 1997-1998 veç atentateve dhe vrasjeve makabre nuk kanë munguar edhe sulmet e armatosura ndaj komisariatit të policisë Beratit.

    Drejtori i Policisë Beratit u shpreh se këto dosje po studiohen për synimin për të rihapur hetimet. Drejtori i Policisë së Beratit ftoi qytearët të jënë më bashkëpunues më Policinë e Shtetit për të paranduar ngjarjet kriminale.


  8. #148
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Ora News - Arrestohet në Spanjë Enver Bajri, kreu i grupit kriminal "Bajri" që vepronte në Shkodër

    Ora News Lajme
    Published on Oct 27, 2018
    Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
    Enver Bajri, i dyshuar si drejtuesi i grupit kriminal Bajri në Shkodër që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës është arrestuar në Spanjë.

    Lajmi bëhet i ditur nga policia e shtetit e cila informon se Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë (27 tetor) në San Huan, Alicante, Spanjë.

    "Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij. Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro", (ne foto) informoi policia e shtetit.

    Ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.

    Grupi kriminal "Bajri" u godit në shtator nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë.

    Më 22 shtator u arrestuan

    1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

    2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

    3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

    4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

    5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

    6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;

    7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

    8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

    9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

    10.Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

    11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

    Dy ne kerkim

    Mes 2 personave në kërkim ishte dhe Enver Bajri.

    Akuzat mbi grupin kriminal- Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", në bashkëpunim, "Vrasje me dashje", e kryer në bashkëpunim, "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", "Organizim i llotarive të palejuara", "Pastrim i produkteve të veprës penale" të kryer në bashkëpunim, "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë", kryer në bashkëpunim, "Përkrahje e autorit të krimit", 'Moskallëzim krimi", "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike", vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

    Gjithashtu "Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër. Grupi "Bajri", në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit


  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    "Bandat e Shkodrës" - Mbi 20 viktima nga përplasja mes fiseve Bajri dhe Lici - Top Story


    Top Channel Albania
    Publikuar 1 nov. 2018
    Top Story – Një emision politiko-investigativ që transmetohet do të Mërkurë, në Top Channel – 31.10.2018
    Përplasja kriminale mes familjeve më të mëdha të Shkodrës, mes tyre fisi Lici dhe Bajri, ishte dokumentari i Top Storyt, ku nëpërmjet inskenimeve dhe rrëfimeve ekskluzive, u pasqyruan disa nga vrasjet më makabre të këtij qyteti.
    Pjesë e konfliktit të bandave, ishte edhe zhdukja e Gëzim Hysajt dhe nipit të tij, Agron Mollaj, në muajin gusht të këtij viti. Familjarët e Hysajt, rrëfyen ekskluvizisht se rrëmbimi ka ndodhur në lagjen Dobraç, aty ku ka influencën e madhe, fisi Bajri.
    Gjithashtu pjesë e dokumentarit ishin edhe intervistat me qytetarët e Shkodrës, të cilët prej kohësh jetojnë mes frikës.


  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    ideo-Ekskluzive në ‘Repolitix’/ E gjithë dinamika, si ndodhi vrasja në ish-bllok brenda 2 minutash

    Report TV
    Published on Nov 7, 2018
    Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix në Report Tv shfaqet për herë të parë videoja ekskluzive e vrasjes që ndodhi në ish-bllok më 4 tetor të këtij viti. Në këtë video shfaqen protagonistët e sherrit të armatosur që ndodhi në lokal Monopol në ish-bllok dhe që përfundoi me vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt, dhe Eljon Hatës. Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix në Report Tv do të shfaqet për herë të parë videoja ekskluzive e vrasjes që ndodhi në ish-bllok më 4 tetor të këtij viti. Në këtë video shfaqen protagonistët e sherrit të armatosur që ndodhi në lokal Monopol në ish-bllok dhe që përfundoi me vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt, dhe Eljon Hatës.



  11. #151
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Durrës, njolla gjaku dhe xhama të thyer/ Report TV në vendin ku u vra miku i Shullazit

    Report TV
    Nov 7, 2018
    REPORT TV solli pamje nga vendi i ngjarjes, ku u ekzekutua mbrëmë në Durrës Edison Harizaj dhe u plagos shoku i tij. Report Tv ka rindërtuar edhe njëherë skemën si u realizua vrasja në lagjen nr.13 në unazën e plazhit të qytetit bregdetar.

    Autorët kanë pasur informacion të saktë mbi lëvizjen e autorëve, ndërsa kanë qenë në kundravajtje, përballë duke qëlluar me breshëri kallashnikovi makinën tip Audi ku po udhëtonin Harizaj dhe shoku i Genci Caci.E ndërsa makina e viktimës është larguar nga grupi hetimor, në vendin e ngjarjes duken njollat e gjakut dhe xhamat e thyer nga breshëria e plumbave të kallashnikovit.

    Vraja mafioze ka qenë e planifikuar mirë, pasi pas ekzekutimit autorët janë larguar në drejtim të Shën Vlashit duke djegur makinën te varrezat.

  12. #152
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Nga vrasja e gjyqtarit Konomi, te rrëmbimi i Xhaferrit, profili i viktimës nga atentati në Durrës




    Report TV
    7, 2018
    Report Tv zbardh detaje të reja për viktimën mbrëmë në Durrës. Edison Harizaj u ekzekutua me disa plumba kallashnikovi, ndërsa ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend dhe i njohur si miku i Shullazit.

    Ai njihej si Edison Faqedjeguri, pasi në moshë të vogël kishte pësuar një djegie në faqe, ndërsa ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Emri i tij është i lidhur edhe me zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, por edhe ngjarje të tjera kriminale.

    Harizaj dyshohej se vinte gjoba në Vlorë, merrej me trafik droge dhe vendosje eksplozivi. Gjithashtu Edison Harizaj njihej si ndër personat më të rrezikshëm ne Vlorë dhe si i fortë i këtij qyteti.

    Burime te Report Tv bëjnë me dije se Edison Harizaj është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por nuk u gjetën prova.

    Deri tani janë ngritur pika të shumta kontrolli për të arrestuar autorët, por nuk ka asnjë të ndaluar.

  13. #153
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    VIDEO/ Vrasja në Selenicë, zbulohen pamjet, ja si u prangos autori
    09/11/2018
    Policia e Vlorës, ka dhënë detajet për ngjarjen e sotme në Kotë, duke zbardhur dinamikën e vrasjes së kreut të Njësisë Administrative.

    Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:55, në hyrje të një lokali në fshatin Kotë, ku, dyshohet se shtetasi Admir Delaj ka qëlluar me armë gjahu shtetasin Fatmir Hodo, 64 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, i cili ka humbur jetën.

    Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të autorit ku pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej.

    Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.

    Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit, si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes.

    Njoftimi i Policisë së Vlorës

    Në fshatin Kotë, rreth orës 14:55, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi Admir Delaj ka qëlluar me armë gjahu shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, i cili ka humbur jetën.

    Policia e Vlorës dhe e Selenicës, me të marrë njoftim për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë identifikuar autorin e ngjarjes shtetasin Admir Delaj i cili pas vrasjes ishte larguar menjëherë me automjetin e tij.

    Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të autorit ku pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej.

    Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.

    Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu "Çifte"), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML).

    Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu tip "Çifte" e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse.

    Grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Materialet në ngarkim të shtetasit Admir Delaj, në përfundim të veprimeve të para hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasje me dashje".

    https://www.syri.net/kronike/208674/...rangos-autori/

  14. #154
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Report Tv-Dokumenti 239 faqe, prokurorët nxjerrin misteret e telefonit të Ervis Martinajt

    Report TV
    Nov 10, 2018
    Tre prokurorët që po hetojnë vrasjen në lokalin ''Monopol'' në ish Bllok të ndodhur 4 tetor, apelojnë vendimin e gjyqtarit të Tiranës Artan Gjermeni i cili ka caktuar datën 4 dhjetor 2018, si afatin e fundit që Ervis Martinaj duhet të qëndrojë në qelitë e paraburgimit 302 në rast se prokuroria nuk dorëzon prova të reja. Report TV ka parë një kopje të ankimit në apel, ku kërkohet masa e “arrestit në burg pa afat” për Martinaj. Treshja e prokurorëve Kreshnik Ajazi, Artan Lulaj dhe Anisa Qilimi kanë dorëzuar kërkesën e apelimit, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të dhënë nga gjyqtari Gjermeni, që caktonte masën “arrest me burg” 30 ditor për Martinaj.

    Argumenti më i fortë që prokurorët kanë në dorë për këtë apel, është ajo çfarë është gjetur brenda telefonit të Ervis Martinit, një celular I-Phone X të gjetur mbylur me passëord por që është hapur në kohë rekord nga eskperteët izraetikë pas kërkesës për të vepruar për llogarinë e prokurorisë shqiptare. Prokurorët pikërisht për këtë celular thonë se janë evidentuar të dhëna të plota më rëndësi për faktet objekt hetimi. Sipas prokurorisë në procesverbalin e sekuestrimit pasqyrohet saktësisht fakti që aparati telefonik i sekuestruar të hetuarit Ervis Martinaj në ambientet e spitalit të traumës është pikërisht ai me IMEI qe perfundon me numera ''587''.

  15. #155
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Vrasje mafioze në Shkodër, ekzekutohet Fatos Ferracaku - News, Lajme - Vizion Plus

    Vizion Plus TV
    14 nov. 2018
    http://www.vizionplus.tv
    https://facebook.com/VizionPlusTV
    https://twitter.com/VizionPlusTV
    Vrasje e tipit mafioz ne mes te dites ne lagjen “Rus” te Shkodres.
    Raportohet se një person ka gjetur vdekjen ndërsa një tjeter ka mbetur I plagosur.
    Persona të maskuar dhe me motor kanë vrarë shtetasin Fatos Ferracaku.

    Objektivi i atentatit, nje tregtar i vogel peshku, eshte qelluar me automatik ne koke.Ai u plagos rende dhe me pas humbi jeten ne spital.Nderkohe i plagosur ne kete atentat ka mbetur shtetasi F.Mehaj.

  16. #156
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    “Të zhdukurit nga droga e Vlorës", - Vrasje me çekiç dhe ekzekutime në mes të detit - Top Story
    Top Channel Albania
    29 nov. 2018
    Top Story – Një emision politiko-investigativ që transmetohet çdo të Mërkurë, në Top Channel – 28.11.2018 - Emisioni i plotë.
    Top Story nëpërmjet intervistave ekskluzive dhe dokumentave zyrtare, rrëfen fatin e të zhdukurve nga droga në qytetin e Vlorës.
    Top Story dokumenton numrin dhe rastet e të zhdukurve në Vlorë që nga viti 2015, pjesa më e madhe e të cilëve, janë të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike.
    Nëpërmjet dëshmive ekskluzive, Top Story dëshmon se si u kryen rrëmbimet në mes të qytetit, ngjarje këto që kanë tronditur Vlorën, por që nuk kanë pasur vëmendjen e duhur nga autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.
    Në dëshmitë ekskluzive rrëfehet implikimi i drejtuesve të lartë të shtetit, si dhe pagesat që janë kryer për skafistët që kanë marrë përsipër trafikimin e lëndëve narkotike në Itali.
    Përtej shifrave marramendëse, dhe përfitimeve që kanë patur drejtuesit e grupeve kriminale, Top Story dokumenton se viktimat e këtij rrjeti, janë në mëshirë të fatit dhe në kushtet ekstreme të varfërisë.


  17. #157
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Dëshmi tronditëse: Kujtimi shtyu të parën gruan pastaj u hodh vetë!

    News24 Albania
    30 nov. 2018
    Copyrighted by News24 Albania
    Detaje tronditëse vijnë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Beratit, ku një çift të moshuarish u hodhën nga kati i gjashtë.

    E gjithë ngjarja është parë nga banorët e zonës.

    “Pamë që plaku e shtyu gruan dhe pak sekonda më vonë u hodh dhe vet”. Kjo ka qenë dëshmia tronditëse e një prej dëshmitarëve të ngjarjes së rëndë.

    Banorët e zonës rrëfejnë se e gjithë skena ndodhi në pak sekonda. Duke iu referuar burimeve policore, mësohet se Kujtim dhe Këze Agalliu, kishin pak muaj që ishin transferuar nga fshati Qereshnik në qytetin e Beratit, në një pallat të ri në zonën e quajtur “Pjeshkore”, në lagjen “30 Vjetori”.
    Po ashtu mësohet se burri vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa merrte edhe mjekime, ndërkohë që gruaja e tij, Këzja, ishte operuar dy herë për shkak të një sëmundje të rëndë. Po ashtu, uniformat blu bëjnë të ditur se ngjarja në fjalë ka qenë e planifikuar nga çifti, pasi ata nuk donin që të jetonin në qytet, por në fshatin e tyre, shkruan BË.

    Por duke qenë se fëmijët e tyre, 3 djemtë dhe vajza jetonin jashtë shtetit, çiftit iu kishin blerë një apartament dhe i kishin transferuar në Berat. Ndonëse burrë e grua jetonin vetëm, ata kishin edhe një shërbyese, e cila ju vinte në ndihmë.

  18. #158
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Çantën e mbushur me mina e heroinë, si u kap 52-vjeçari në Lezhë



    Balkanweb Com
    Publicerades den 15 dec. 2018
    Katër mina me telekomandë si dhe rreth 130 gram lëndë narkotike e fortë Heroinë janë sekuestruar si pjesë e operacionit " Trotyl".
    Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi : - A.N. 52 vjeç, banues në Elbasan ( i dënuar më parë ).

  19. #159
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Atentati me armë në Laprakë, identifikohet viktima dhe i plagosuri, pamje nga vendi i ngjarjes

    Balkanweb Com
    Publicerades den 26 dec. 2018
    Per me shume video dhe lajme klikoni https://www.balkanweb.com , faqja me e klikuar shqiptare...



  20. #160
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Atentat në Elbasan, 3 të vdekur.

    Masakra në Elbasan, zbulohet identiteti i të huajit që u ekzekutua mbrëmë bashkë me xhaxhain dhe nipin
    Postuar: 30/12/2018
    Një atentat me armë tronditi mbrëmë qytetin e Elbasanit, ku mbetën të vdekur 3 persona. Sipas burimeve të policisë nga breshëria e plumbave humbën jetën Endrit Alibej 34 vjeç, nga Elbasani dhe Arben Dylgjeri 56 vjeç po nga Elbasani.Në këtë atentat ka mbetur i vdekur po ashtu edhe një shtetas turk. Burime konfidenciale për Newsbomb.al bëjnë me dije se shtetasi turk është Erdal Duranay (shtetas turk) 51 vjeç.

    Mësohet se dy viktimat nga Elbasani kanë lidhje farefisnore. Dylgjeri dhe Alibej janë xhaxha dhe nip, pra 56-vjeçari Dylgjeri është xhaxhai i 34-vjeçarit Alibej.

    Ky i fundit ishte emër i njohur për policinë, pasi rezultonte me precedentë të mëparshëm penal. 34-vjeçari ishte dënuar me burg për trafikim lëndësh narkotike.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të Elbasanit, në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

    Dinamika e ngjarjes:

    Viktimat po udhëtonin me mjetin tip Range Rover, i cili është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Ndërkohë Endrit Alibeaj, Arben Dylgjeri dhe shtatasi turk më herët kanë qenë në prani të familjarëve të tyre.

    Kjo vërteton faktin që atentatorët nuk e kanë marrë parasysh numrin e viktimave që mund të shkaktonin.

    Dyshohet se vrasja ka ndodhur për pazare droge kryesisht në Holandë dhe Angli ku qëndronin viktimat prej vitesh.

    Ndërkohë policia ka shoqëraur 20 persona të dyshuar si pjesë e këtij atentati.

    Në vendin e ngjarjes veç forcave të shumta të policisë mbërriti në orët e vona të mbrëmjes dhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

    /Agjensia e Lajmeve Sot News/

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2021, 08:32
  2. Pjesëmarrje Nga Faji Kriminal
    Nga Skyfteri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2010, 16:19
  3. Laert Vasili, aktori shqiptar me i suksesshem ne Greqi
    Nga nikas në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 00:43
  4. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  5. Racizem grek ndaj aktorit Laert Vasili
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •