Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 185 prej 185
  1. #181
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Doli se ishte kërcënuar nga Laert Haxhiu, reagon avokati: Janë trillime

    Emri:  avokati.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  26.5 KB

    Pas rrëfimeve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani u zbulua se në listën e personave që do vriteshin ishte edhe avokati nga Lushnja, Adriatik Doga.

    Ky i fundit i ka quajtur trillim atentatet dhe vrasjen që ishte planifikuar për të nga Artan Tafani, pjesëtar i bandës së Laert Haxhiut. Doga shprehet se nga momenti që e ka dëgjuar këtë fjalë nga drejtori i policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, jeta e tij dhe e familjes nuk është më e qetë.

    Sipas tij, gjatë punës si avokat nuk është ndjerë asnjëherë i kërcënuar nga Artan Tafani dhe që ata kanë pirë kafe se bashku sepse janë edhe kushërinj. Avokati ka thënë se Tafani është njeri i varur nga lëndët narkotike dhe duhen parë edhe rrethanat e deklaratave të tij përpara prokurorisë. Mes të tjerash avokati tha se me Laert Haxhiun nuk ka njohje personale dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikte as me çështjet e tij dhe as me grupin rival, atë të Aldo Bares.

    Artan ose Marius Tafani u arrestua për grabitjen e një pike valutore dhe me pas u bë i penduar i drejtësisë, ku zbuloi 6 vrasje të bëra nga grupi i Laert Haxhiut.

    Koha Jone

  2. #182
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    ”Djali nuk do ekstradohet”, flet babai i Laert Haxhiut: Janë politikanët që…

    Emri:  640-0-fotojet-30-1696238595.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  26.6 KB

    Laert Haxhiu është emri më popull sot në mediat shqiptare, ku tashmë përmendet edhe për plane për të vrarë prokurorë dhe avokatë. Ai ndodhet i burgosur në Greqi, dhe kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij në gusht u rrëzua nga Gjykata e Janinës.

    Babai i tij, Qamil Haxhiu ka thyer heshtjen dhe ka folur në lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj djalit të tij dhe vendimit të gjykatës, për të dhe bandën me 15 pjesëtarë. Ai tha se i biri është akuzuar dhe për vjedhje në Shqipëri, ndërkohë që ka qenë i burgosur në Greqi.

    “Po kam kontaktuar me Laertin. Do flas përmes avokatit të tij për të sqaruar pozicionin e tij. Laerti nuk ka armiq. Janë këta që po e kërkojnë pa prova. Janë njerëz që janë marrë me politikë dhe që rrënjët i kanë akoma në politikë. Policia e Shtetit ka ardhur disa here për kontroll te shtëpia ime. Djalin e kanë akuzuar për vjedhje në Shqipëri, ndërkohë që ai është në burg në Greqi. Laerti nuk do ekstradohet në Shqipëri, sepse prokuroria s’ka pasur asnjë lloj objektivi pa pasur tabulate, foto. Pse s’i japin? Të thonë kemi shenja gishtash, tabulate telefonik, kemi pamje vizive për filan vrasje. Pse si japin këto? E kuptoni çfarë po i bëjnë në Lushnje terror. Atij i rrezikohet jeta nga doli kaq mafioz, që në fillim konsiderohej si vrasës me pagesë”, tha babai i Laert Haxhiut për Top News.

    Koha Jone

  3. #183
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Artan Tafani nuk ndalet, zbërthen edhe kodet në SKY të grupit të Laert Haxhiut

    Pasi tregoi për vrasjet kriminale, Artan Tafani ka rrëfyer edhe kodet identifikuese që Laert Haxhiu dhe grupi i tij përdornin në aplikacionin SKY. Këto kode janë dhënë nga 39-vjeçari gjatë marrjes në pyetje për të disatën herë.

    Përmes tyre Prokuroria e Elbasanit shpreson të grumbullojë prova për ngjarje të tjera kriminale të rrëfyera nga Artan Tafani. Ky dyshim i hetuesve vjen pasi 39-vjeçari, ka rrëfyer përpara tyre se në platformën SKY janë zhvilluar komunikime e biseda lidhur me vrasje e tentative vrasjesh dhe i përfshirë ka qenë i shumëkërkuari Laert Haxhiu.

    Tek ky i fundit Tafani ka adresuar dhe 18 ngjarjet kriminale tashmë të zbardhura nga policia në operacionin “Kurrë mos harro”. 31-vjeçari Haxhiu aktualisht ndodhet në burg në Greqi dhe akuzohet si pjesëmarrës dhe organizator. Në pranga u vendosën 12 persona të cilët u lanë nga gjykata në arrest në burg ndërsa 4 të tjerë janë ende në kërkim.

    Koha Jone

  4. #184
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Si u bind Tafani të tregonte vrasjet? Gazetarët: Ja arsyet pse Laert Haxhiu nuk i ekzekutoi prokuroret

    Emri:  Capture-23.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  18.8 KB

    Artan Tafani zbuloi disa nga vrasjet e bujshme, që sipas tij ishin urdhëruar nga ai që njihet si kreu i bandës së Lushnjes, Laert Haxhiu. Gazetarët e kronikës Glidona Daci dhe Eni Ferhati kanë folur për dosje të bujshme. Ky i fundit, lidhur me dëshminë e Tafanit i cili tha se Haxhiu kishte planifikuar vrasjen e dy prokuroreve, u shpreh se arsyeja se përse mund të mos jenë kryer, lidhet me faktin se kreu i bandës së Lushjes nuk ka dashur të rëndojë me shumë pozitën e tij.

    “Ai është tërhequr vetëm për shkakun që nëse do t’i hynte dhe kësaj loje, pra të ngrinte dorën ndaj dy prokuroreve, do t’i hynte një tjetër valleje, dhe ekstradimi i tij nga Greqia do të ishte formalitet. Vrasja e Xhaferrajt tregon më shumë për personalitetit e Haxhiut. Fakti që ka ekzekutuar në mënyrë makabre kushëririn e tij, ka dashur të përçojë dhe një mesazh brenda grupit të tij, duke u lënë të kuptohet se nëse ‘mendoni të më shisni, do keni të njëjtin fat’”, tha Eni Ferhati.

    Gazetarja Daci tha se arsyet që mund të kenë shtyrë Tafanin të dëshmojë, janë frika që ai kishte nga Haxhiu, dhe vendosja përballë fakteve nga Prokuroria. “Përpos frikës nga Laerti, Tafani u vu para fakteve nga prokurorët, dhe u ndje i presionuar, por iu ofrua dhe mbrojtja, në mënyrë që te rrëfente krimet. Kanë qenë dy arsyet që e kanë çuar të rrëfejë”, tha Daci.

    Koha Jone

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,762

    ‘I tmerrshmi i Lushnjes’ - Dosja e plotë me krimet e bandës së Laert Haxhiut - Inside Story



    ‘I tmerrshmi i Lushnjes’ - Dosja e plotë me krimet e bandës së Laert Haxhiut - Inside Story

    Top Channel Albania
    0

    Nov 22, 2023 #InsideStory #TopChannel
    Lufta mes bandave famëkeqe pas viteve “90 në Lushnje prodhoi dhjetëra viktima dhe kultivoi ndjenjën e hakmarrjes tek fëmijët që humbën të afërmit.

    Laert Haxhiu, nisi karrierën kriminale për tu hakmarrë ndaj bandës së Aldo Bares, por, zgjeroi një autoritet të padiskutueshëm në mbarë Shqipërinë.

    Një seri ngjarjesh brutale që konfirmon aktorë të rinj në territoret e krimit të organizuar që dikur ishin monopol i grupeve të vjetra…

    Dosja e plotë e një banditi që me hakmarrjen brutale detyroi dhjetëra familje të zhvendosen jashtë vendit.

    Nga larja e hesapeve, tek vrasjet me pagesë dhe tentativat për të eliminuar njerëzit e drejtësisë.
    Kush fshihet pas të fortit të ri të Lushnjes…?

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2021, 08:32
  2. Pjesëmarrje Nga Faji Kriminal
    Nga Skyfteri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2010, 16:19
  3. Laert Vasili, aktori shqiptar me i suksesshem ne Greqi
    Nga nikas në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 00:43
  4. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  5. Racizem grek ndaj aktorit Laert Vasili
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •