Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 185
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    "Padrinot e Elbasanit" - Larje hesapesh mes familjeve mafioze dhe mpleksja e politikës - Top Story


    Top Channel Albania
    30 jan. 2019
    Për herë të parë, Top Story realizoi një dokumentar për përplasjet kriminale në qytetin e trazuar të Elbasanit. Nëpërmjet dokumentave ekskluzive, u pa sesi dhëndrri i shumëpërfolur i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari kishte kryer një sërë veprash penale por gjithmonë i kishte shpëtuar drejtësisë.

    Gjithashtu për herë të parë, u ekspozua nëpërmjet një foto ekskluzive e Sanxhaktarit. Nëpërmjet inskenimeve, Top Story trajtoi edhe një seri vrasjesh mafioze, të regjistruara në Elbasan që nga viti 2005 e deri më sot.

    Vendimet kontroverse të gjykatave, që kanë liruar gjithmonë kriminelët, ishin pjesë e këtij dokumentari.

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus




    Shkodër, vjehrri i Astritit: U shua një familje, i lutem shtetit për Asmerin që të rrijë dy ditë



    Report TV
    Published on Mar 31, 2019
    Fahri Vejuka, gjyshi i Asmer Bilalit ka kërkuar nga institucionet që të lejojnë Asmer Bilalin, që të qendrojë në shtëpi jo vetëm për ceremoninë mortore por të paktën edhe dy ditë, ndërsa kërkon nga shteti që të zbardhë vrasjet.

    "Shpresojme qe shteti te gjeje autoret e vrasjes sepse eshte nje ngjarje shume e rende qe ka ndodhur. Pothuajse eshte shuar nje familje pas kesaj ngjarje dhe institucionet do te bejne detyren e tyre per cfare ka ndodhur. Asmer Bilali eshte djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri eshte ne burg prej disa muajsh. Ai do te jete vetem ne varrim por ne kerkojme qe te lihet te pakten dy dite tek banesa e tij per te pritur njerezit sepse nuk ka askend. Vellai i tij 23 vjeç eshte shume i semure dhe nuk eshte askush tjeter.

    Shpresojme qe institucionet te vendosin doren ne zemer dhe te na mirekuptojne ne kerkesen tone. I falenderojme qe e kane lejuar te jete ne varrim por kerkojme te qendroje pak me gjate, te pakten dy dite dhe normalisht me prezencen e policise. Per te tjerat shteti te beje detyren dhe nese ka bere dicka mund te denohet por sot i kerkojme ta lejojne te pakten dy dite qe te qendroje sepse do dalin dy kufoma nga shtepia jone" tha ai.

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus


    Seri vrasjes mafioze në Shkodër



    News24 Albania
    Published on Mar 31, 2019
    Ekzekutimi i dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali e ka çuar në 9 bilancin e të vrarëve në 9 muajt e fundit

    Gjithçka nisi në 18 Qershor të vitit të kaluar, kur u ekzekutua me një plumb në kokë Mehdi Kavaja, pronar i një servisi. Kjo ngjarje u pasua me një nga atentatet më të rënda të ndodhura vitet e fundit.

    Në 15 Korrik u ekzekutua ish-oficeri i policisë, Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci. Ata u qëlluan në makinë në kohën kur do të zbrisnin, ku ndodhej dhe fëmija i tyre vetëm 2 vjeç. Edhe në këtë rast, autorët dhe motivet nuk dihen.

    Në 10 Gusht, Shkodra do të tronditej nga një tjetër vrasje mafioze. Viktimë mbeti Fatbardh Lici, i cili u qëllua nga një breshëri automatiku gjatë kohës që po pinte kafe në një lokal në lagjen Kiras. Ende edhe sot nuk ka të arrestuar apo një pistë konkrete ku të jetë fokusuar puna e policisë.

    Prej 23 Gushtit të 2018-s, dy persona rezultojnë të zhdukur në Shkodër. Për fatin e Agron Mollajt dhe Gëzim Hysajt, dajë e nip mes tyre, nuk dihet asgjë dhe ka dyshime se ata mund të jenë vrarë.

    Në 1 Shtator u vra Arjan Ferracaku, biznesmen. Ai po kalëronte pikërisht në pistën e hipizmit të familjes Bilali, bashkë me Asmer Bilalin.

    Në 14 Nëntor, në tregun e lagjes Rus u vra Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferrackut. Ai u qëllua me disa plumba në kokë dhe trup, motivi ende dhe autorët ende dhe sot nuk janë zbuluar.

    Në 20 Mars të këtij viti, në një tjetër ngjarje mafioze u vra Nard Polia, pronar i një bujtine në Theth. Policia arrestoi tre persona, të cilët mohuan autorësinë, ndërsa motivet ende nuk janë bërë publike.
    Copyrighted by News24 Albania

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus





    FUSHE KRUJE, VRITET GRUAJA, SHENJESTER ISHTE MARIGLEN HAKA - News, Lajme - Kanali 7
    1,054 views•Published on Sep 22, 2019

    E

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus


    Vritet ne atentat nje 40 vjecar
    1 361 shikime•1 tet 2019



    RTV KLAN
    691 mijë pajtimtarë
    Lushnja u trondit këtë të martë nga një ekzekutim mafioz që i mori jetën 40-vjeçarit Besnik Hida, këtij që shihni në këtë foto, pronar i një pike grumbullimi automjetesh në aksin Lushnjë-Fier.

    Ishte ora 8 e 15 e paradites kur sipas dëshmitarëve okularë 2 persona të maskuar që zbritën nga një automjet ngjyrë gri u ngjitën përmes këtyre shkallëve në tarracën e marketit në pronësi të tij, ku Hida ishte duke pirë kafen e mëngjesit.

    Autorët që mesa duket kishin parë apo ishin informuar për lëvizjet e 40-vjeçarit e gjetën të ulur në këtë tavolinë të pozicionuar në bordurën e tarracës, nga ku Hida kontrollonte hyrjen e klientëve në marketin e tij.

    Për të mos i lënë asnjë mundësi reagimi autoret u afruan dhe pasi e shënjestruan në kokë e qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një distancë e afërt.

    Në vendngjarje policia gjeti rreth 20 gëzhoja automatiku.

    Pasi u siguruan se Hida kishte ndërruar jetë, dy autorët hipën në automjetin ku i priste një tjetër person. Më pas makina u gjet e djegur në lagjen 18 Tetori në periferi të Lushnjës. Makina dyshohet se ka qenë e vjedhur dhe me targa false.

    Motivet e këtij krimi mafioz janë ende të paqarta. Jashtë kamerës familjarët e viktimës thanë se prej dy javësh kishin marrë kërcënime, të cilat i kishin denoncuar në polici.

    Besnik Hida është daja i Zamir Latifit, i vrarë në Tetor të 2017, bashkë me Orges Hoxhën në qendër të Lushnjës. Hetuesit janë duke konsideruar disa pista që lidhen sa me ngjarjen e dy viteve më parë dhe përplasjen e bandave rivale në Lushnjë, por edhe të konflikteve që Hida mund të ketë patur me persona të tjerë.

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus



    Konflikt me arme ne nje familje, tre te vdekur ne Klos | ABC News Albania
    158 shikime•1 tet 2019
    ABC News Albania
    53,5 mijë pajtimtarë
    Një konflikt për pronën dyshohet të jetë bërë shkak për masakrën me tre të vrarë në fshatin Xibër të Klosit. Sali Dakuçi ka qëlluar për vdekje vëllain e tij të vogël dhe nipin, më pas vrau edhe veten.

    Për një copë tokë në fshatin Xibër të Klosit u bë një masakër me tre të vrarë. Në fillim nisi konflikti mes dy vëllezërve Sali Dakuçi dhe Kujtim Dakuçi.

    Më pas vëllai i madh qëlloi me armë zjarri të voglin. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve duke mos mbërritur gjallë në spitalin e Burrelit. Në sherr ndërhyri nipi Flogert Dakuçi i cili u plagos rëndë nga xhaxhai i tij. I riu ndërroi jetë rrugës për në spital.

    Mësohet se autori është kthyer në banesë pas krimit të dyfishtë dhe aty i ka dhënë fund jetës. Tragjedia brenda familjes ndodhi mesditën e së martës.

    Policia po heton për rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Dyshohet se shkak për masakrën është bërë një pronë. Madje për këtë arsye vëllezërit nuk flisnin prej kohësh me njëri-tjetrin./ABC News Albania 24/7

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus



    Pica e birra, si u ndërpre darka nga plumbat e kallashnikovit në Kavajë
    10 okt. 2019


    Balkanweb Com
    82,4 tn prenumeranter
    Dera është e hapur, nuk ka as policë asnjë shenjë të dhjetëra njerëzve që kanë hyrë e kanë dalë nga apartamenti tip ‘duplex’ në lagjen numër 2 të qytetit të Kavajës. Por shenjat e asaj çfarë ka ndodhur një natë më parë janë më se të dukshme. Gazetarja Dorjana Bezat ka qenë sot në apartamentin e Marsida Qatjas, 30-vjeçares, nënë e tre fëmijëve, e cila dyshohet të jetë molla e sherrit e konfliktit që përfundoi me vrasjen e një 41-vjeçari dhe plagosjen e shefit të sigurisë së burgut të Durrësit.
    Në tavolinë ka ende ushqime të lëna përgjysmë pasi 41-vjeçari Dritan Haxholli hyri me kallashnikov dhe qëlloi me breshëri. Makarona, mish, kuti picash, shishe birre e në dysheme një këpucë e vogël fëmije. Pellgu i gjakut i dukshëm në mes të vendit, shenja dhune në mure e shenja plumbash.

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus



    Aksion blic ne Portin e Durresit
    Oct 25, 2019

    RTV KLAN

    Një informacion i marrë në rrugë operative, se nga Porti i Durrësit do të kalonin lëndë narkotike dhe armë, ka bërë që strukturat policore të ndërmerrnin një aksion të gjere paraditen e së premtes.

    Në port zbarkuan 380 forca policie nga agjentët e antidrogës, deri tek forcat e posaçme operacionale.

    Në sitën e kontrollit u kaluan 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona.

    Në operacion u përdorën edhe 10 qen antidrogë, si dhe 2 drone.

    Pas kontrolleve policia sqaroi se shoqëroi 23 persona, por pa specifikuar se për çfarë veprash dyshohen dhe nëse mes tyre ka zyrtarë apo nëpunës të portit.

    Operacioni në portin e Durrësit vjen një muaj pasi në 4 kontenierë që vinin nga Ekuadori u gjet sasia prej 137 kilogramë kokainë, duke vënë në pranga 2 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim.

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus




    “Po të donin më vrisnin te dera e shtëpisë”/ Zbardhet dëshmia e prokurorit Ndoja pas atentatit
    2 nov. 2019


    News24 Albania

    Zbardhet dëshmia para efektivëve të policisë e prokurorit Arjan Ndoja.
    Nga spitali ku ndodhet i plagosur, ai është shprehur ne deshmine e pare pas atentatit ne autostrade se pak para se ti benin prite, ka qene duke drekuar, raporton News24.

    “Kam qenë duke drekuar në një restorant. Erdhi Muharremi dhe një tjetër e u ulën. Më pas u nizxëm drejt Tiranës. Po të donin më vrisnin kudo”.

    Ai pretendon se ka shkuar fillimisht vetem ne lokal per te drekuar pasi kishte qene ne pune. Me pas tha ai ka mberritur ne lokal edhe Landi Muharremi, me te cilin ka konsumuar dreken per 2 ore dhe me pas kane vendosur te drejtoheshin per ne Tirane.

    Ajo qe prokurori nuk ka pranuar te komentoje per atentatin ka qene pikerisht momenti i ngjarjes pasi sipas gazetares Klodiana Lala, ne nje raportim per News24, prokurori pretendon që s’ka arritur të fiksoje asgje se është trembur nga breshëria e plumbave.

    Prokurori e mohon kategorikisht që të ketë qenë objektiv i sulmit. “S’kishte arsye për të mu adresuar në autostradë, mund të më qëllonin në derën e shtëpisë, në derën e punës, ska arsye të më qëllonin në autostradë”, ka thene prokurori, tha Lala.

    Prokurori Ndoji ishte ulur ne vendin e pare te makines qe u qellua dhe ishte me xhama te zinj nga pa
    News24 Albania

  10. #170
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Zbardhet DOSJA/ Si jepte urdhrat e ekzekutimeve Laert Haxhiu

    Emri:  640-0-4455c4fa322b966ba341a246d56435af.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  23.0 KB

    Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24 trajtoi dëshmitë e të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani në lidhje me urdhrat e dhëna nga Laert Haxhiu për disa nga ekzekutimet më të bujshme të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë.

    Pas vrasjes demostrative të Kleanthi Koçit në vitin 1999, Skerdilajd Konomit, në vitin 2021 dhe Ravik Gurrës në 2019, askush më tej nuk kishte guxuar të ngrinte dorë ndaj njerëzve të drejtësisë. Ose të paktën krimi nuk ishte afruar kurrë më kaq pranë një magjistrati deri aty sa të kërcënonte seriozisht jetën e tij dhe të familjes, deri në eliminimin e tyre fizik.

    Laert Haxhiu, një kriminel i sprovuar dhe i pamëshirshëm, njeriu i cili në këtë histori të gjatë dhune dhe gjaku, nuk kurseu as kushëririn e tij, të cilin pasi e torturoi e hodhi të lidhur në liqen, porse sikur të ishte armiku i tij më i egër, duket se e kishte po aq seriozisht kur thuri planin e radhës për eliminimin fizik të dy prokuroreve.

    Prokurorë që sipas tij ia kishin sjellë në majë të hundës me hetimet që kishin hapur ndaj tij dhe që për këtë meritonin të hiqeshin qafe në çdo mënyrë. Duke mos kursyer lëndimin te njerëzit e saj më të dashur, të cilëve, sipas tashmë të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, kreu i grupit kriminal në Lushnjë, kishte urdhëruar ndjekjen në çdo hap të tyrin, pa kursyer këtu as fëmijët.

    Rrëfime të cilat zbuluan edhe skenarin ogurzi se si Laert Haxhiu, kishte në kokë një plan konkret për vrasjen e një prokuroreje të SPAK dhe një ish-prokurore në Lushnjë. Kjo prokurore e SPAK do të ishte Doloreza Musabelliu, e njohur edhe si prokurorja e dosjeve të forta, e cila nuk do ta mendonte se fundi i shtatorit do të ishte për të po kështu dita e fundit kur do të kapërcente e vetme pragun e gjykatës. Kjo pasi në mbrëmje forca të shtuara të policisë do të ishin të pranishme në perimetrin e banesës së saj për ta marrë në mbrojtje. Nga personazhi flegmatik i botës së krimit, i dënuar tanimë me 18 vite burgim, ndërsa është në gjykim ende për masakrën e Lushnjës me dy të vrarë dhe dy të plagosur të ndodhur në vitin në 2017.

    “Laerti po bënte plan për të goditur Doloreza Musabelliun, prokuroren e çështjes së tij në SPAK. Laerti duhet të ketë patur njeri pranë saj që e vëzhgonte, sepse ai kishte të dhëna të sakta për shtëpinë e saj, zyrën e bashkëshortit të prokurores që është avokat dhe të gjitha lëvizjet që ajo bënte. E kemi ndjekur prokuroren dhe njëherë e kemi fotografuar në një market. Laerti më tha që fotot e fëmijëve do tja dërgonim burrit të prokurores, për të parë sesi ai reagonte. Ai thoshte që prokurorja Musabelliu po iu prishte punë, pasi kishte dënuar dy miqtë e tij, Anterio Kaloshi e Orgest Bilbili. Ai thoshte se prokurorja po iu bëhej pengesë”, – ka deklaruar i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.

    Por, Laert Haxhiu duket se e nuk e kishte inatin vetëm me prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu. I ndjerë i rrethuar tashmë nga drejtësia që e kishte vendosur në darë, ai njëkohësisht planifikon edhe një tjetër vrasje brenda radhëve të dosjeve të tij të hapura.

    Gjyqtarja në plan këtë herë për tu eliminuar, sipas gjithmonë rrëfimit të këmbëzës së tij, të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, është ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi, e cila në korrik të vitit 2023 u shkarkua nga shkalla e parë e Vettingut, ndërsa gjatë ushtrimit të detyrës ajo kishte hetuar masakrën e vitit 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Të plagosur mbetën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu, por që shënjestër e krimit atëkohë ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës famëkeqe të Lushnjës, Aldo Bare. Sot Bare po vuan dënimin e përjetshëm, por që është kundërshtari i përbetuar i Laert Haxhiut, me të cilin ruajnë një urrejtje të vjetër.

    Sipas të dhënave të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, arsyeja përse Laert Haxhiu, kërkonte eliminimin e prokurores Merita Selimi, është fakti se kjo e fundit arriti të dokumentonte se organizatori i masakrës në Lushnjë ishte pikërisht Laert Haxhiu, i cili nga hetimet rezultoi se veproi bashkë me dy miqtë e tij, Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi. Ndërsa Laert Haxhiu, priste që ta mbyllte sipas mënyrës së tij të kërcënimit dosjen, prokurorja Selimi, pasi doli në konkluzionin se kishte zbuluar një grup kriminal, vendosi që të shpallë moskompetencë për dosjen dhe ia kaloi atë SPAK, konkretisht prokurores, Doloreza Musabelliu. Me kërkesë të kësaj prokurore, gjykata dënoi me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, dy miqtë e Laert Haxhiut, ndërsa për këtë të fundit, vijon ende gjykimi. Por, këto nuk ishin të vetmet bëma të grupit të Laert Haxhiut, personazhit të botës së krimit që sot qëndron i ndaluar në Greqi.

    Artan Tafani, njeriu të cilin ai e kishte përdorur në disa ekzekutime dhe që ka dijeni për shumë nga këto ngjarje, tha për hetuesit gjatë zbërthimit të tij, se Laert Haxhiu kishte ndërmend të vriste edhe avokatin, Adriatik Doga. Ky i fundit në një dalje për mediat u përpoq të hidhte poshtë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, por Operacioni ‘Never Forget’, (Kurrë nuk harrojmë) do të ishte vetëm hapja e kutisë së pandorës për një seri vrasjesh të ndodhura në harkun kohor të viteve në fundit, në disa zona të Shqipërisë, por të shpërndara edhe në Greqi. Pikënisja ishte pikërisht te grupi i drejtuar nga Laert Haxhiu, ku mes të arrestuarve ishte edhe e dashura e tij, Klea Gjata. Rrëfime të të penduarit, Artan Tafani, që hodhën dritë mbi gjashtë vrasje, 4 të ndodhura në Shqipëri dhe 2 në Greqi.

    Eliminime të dhunshme, atentate me eksploziv, por dhe grabitje me armë që u zbuluan vetëm pas ndjekjes së gjurmëve të këtyre pamjeve filmike. Momenti kur Artan Tafani i maskuar me maskë anticovid dhe me armë në dorë, grabit një Exchange në zonën e Astirit. Grabitje e kryer në muajin qershor, ku ai shfaqet teksa kërcënon punonjëset dhe pasi merr 30 mijë euro largohet me biçikletë, ishte mënyra se si policia ra në gjurmët e Tafanit ishte nëpërmjet pajisjes së sofistikuar, IMCI CATCHER.

    Tafani u arrestua vetëm disa muaj pas grabitjes së kryer në zonën e Astirit, në një hotel në Lushnjë, pasi hetuesit i vendosën përpara prova të pakundërshtueshme që e implikonin atë në vrasjen e Alban Semakut, alias Elton Mermalit. Në këto kushte Tafani vendosi të flasë dhe të zbërthejë edhe krimet e bandës së Laert Haxhiut, në vitet e fundit.

    Por si u vra Alban Semaku, alias Elton Mermali, i cili thuhet se kishte marrë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut, të afërmit të Laert Haxhiut. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998, i kryer nga banda e Lushnjës e drejtuar nga Aldo Bare, por që emrin e tij e nxori në dritë atëkohë i penduari Petrit Lici. Vitet e fundit, Semaku ishte kthyer në një përdorues të lëndëve narkotike dhe nuk kishte shumë ditë që kishte dalë nga burgu kur u gjet i ekzekutuar në Peqin. Artan Tafani tregoi përpara hetuesve se sapo Laert Haxhiu mësoi se Semaku ishte liruar nga burgu, thuri një plan për ekzekutimin e tij dhe për ta mundësuar këtë plan. Tafani tha se e nxori nga shtëpia duke i premtuar se do ti gjente drogë, teksa i rrëfeu se e priti Semakun para shtëpisë me makinën e tij dhe sapo ai mbërriti, ata u nisën drejt Peqinit.

    “Unë dhe Eltoni konsumonim drogë sëbashku. Ai kishte dalë nga burgu dhe Laerti e kishte marrë vesh dhe më dha urdhër që ta vrisja. Kam shkuar me makinën time dhe e kam pritur afër shtëpisë. Ai erdhi dhe u nisëm drejt Peqinit se i kisha thënë do i gjeja drogë. Kur mbërritën në Peqin ndaluam në një zonë që i thashë se ishte droga. Atë moment e qëllova me plumb pas koke”, – ka deklaruar Tafani sipas dosjes hetimore.

    Nga provat e mbledhura në vendngjarje, por edhe dëshmia e tashmë të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, por edhe ballafaqimi i fakteve, u provua se ishte ai pikërisht autori i vrasjes së Alban Semakut. Ndërkohë grupi hetues, arriti në konkluzionin se pas kësaj vrasje, urdhëruesi ishte Laert Haxhiu.

    “Më datë 17 Tetor 2021 rreth orës 10:00, në lagjen Çezmë, Peqin është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban Semaku alias Elton Mermali. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në cilësinë e provës materiale ndër të tjera u gjetën dhe u sekuestruan dy gëzhoja në formë cilindrike në ngjyrë si të bronxit me kapsollën në fundin e tyre të goditur me markerim ‘GPL-09’, dhe nga kqyrja e kufomës rezultoi se viktima kishte 3 plagë të shkaktuara me armë zjarri, një në pjesën e kokës dhe dy të tjera në trup.

    Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë procedim penal, si deklarime, kqyrja e pamjeve filmike, përgjime telefonike dhe ambjentale, është identifikuar si autor i dyshuar i kësaj ngjarje shtetasi Artan (Marjus) Tafani dhe Laert Haxhiu, Lulzim Spahija (Arapi).”, thuhet në dosjen hetimore.

    Tashmë ishte bërë e udhës që grupi kriminal i drejtuar nga Laert Haxhiu nuk kishte të ndalur në krimet e tij, madje duke i shpërndarë ato edhe gjeografikisht, duke krijuar edhe një amulli te vetë hetuesit, që këto kohë ishin mjaftuar vetëm duke mbledhur viktimat. Kështu, një tjetër vrasje, që i atribuohet grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, është edhe ajo në Tepelenë, e shtetasit Çajup Selimi, i cili u qëllua për vdekje poshtë pallatit të tij më datë 1 Qershor 202, gjatë orëve të mbrëmjes. Vrasje për të cilën edhe këtë herë u rrëfye, Artan Tafani, cili hodhi dritë mbi ekzekutimin, që kishte mbetur deri më sot pa autor.

    “Çajupin e prita poshtë pallatit. Sa erdhi nga erdhi nga puna e qëllova. Për lëvizjet e lëvizjet e viktimës ata që më njoftonin ishin Erisiano Abedini dhe Bujar Abedini. Që di motivi i vrasjes ishte një lidhje intime që ai kishte”, ka deklaruar Artan Tafani sipas dosjes hetimore.

    Por vetëm një ditë pasi vranë në Tepelenë, Çajup Selimin, grupi u kthye për të kryer një tjetër vrasje, këtë herë atë të Fridman Xhaferraj, kushëri me Laert Haxhiun. Xhaferraj pasi u torturua, u hodh më pas i lidhur në rezervuarin e Gjangit, për tu gjetur më pas nga një peshkatar i zonës. Xhaferraj i cili i vra vetëm për faktin që kushëriri i tij gjakësor, rronte me dyshimin se ai mund të rrëfente krimet e bandës.

    “Vrasja me paramendim e shtetasit Fridman Xhaferaj, e ndodhur më datë 2 Qershor 2021 dhe e konstatuar më datë 13 Qershor 2021) në qytetin e Korçës. Nga aktet e procedimit penal lidhur me këtë ngjarje rezulton se: Më datë 13 Qershor 2021, në orën 10:38, një telefonues anonim i cili kishte shkuar per peshkim ne rezervuarin e Gjangit në Korçë, ka telefonuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë se kishte parë një person të mbytur në rezervuar, por nuk është afruar për ta parë nga afër.

    Nga grupi hetimor në vendngjarje është konstatuar se në anë të rezervuarit, përballë vendit të quajtur ‘Vakëfi’ është gjetur një kufomë e seksit mashkull e lidhur me litar, e paidentifikuar e cila kishte filluar të dekompozohej. Nga kqyrja e kufomës ka rezultuar se viktima ka pasur një dëmtim në pjesën e pasme të kokës me gjatësi rreth 7 cm, shkaktuar me send të fortë.

    Në veshjet e kufomës u gjet një Fletë lirimi nga IEVP Peqin, datë 21 Maj 2021, me emrin Fridman Xhaferaj. Nga verifikimi në Sistemin TIMS rezultoi se shtetasi Fridman Xhaferaj është shpallur në kërkim në datën 24 Shkurt 2021 për veprën penale ‘Shkatërrim prone me zjarr;”, thuhet në dosjen hetimore.

    Lidhur mbi vdekjen makabre të të vëllait, Aleksandër Xhaferaj, tha për hetuesit se më 24 maj 2021 në shtëpinë e tij bashkë me Fridmanin kishte shkuar edhe një person me emrin Kristi Bixheku. Sipas tij, Bixheku drejtonte një automjet ‘Mercedez-Benz’ me ngjyrë të zezë, të cilën e kishte marrë atë dhe të vëllanë dhe kishin shkuar në Elbasan ku ishin takuar me Lulzim Arapin. Ndërsa Fridmani me Kristi Bixhekun sipas tij u nisën drejt Korçës, pasi i vëllai do të shkonte për në Greqi. Po ashtu i penduari i drejtësisë Artan Tafani, tregoi për hetuesit se Laert Haxhiu e vrau Fridmanin pasi kishte frikë se mos e tradhtonte.

    “Laerti dyshonte se Fridmani e kishte tradhtuar dhe I kërkonte llogari. Fridmani e kishte marrë atë nga burgu dhe e kishte kërcënuar që te ndërhynte për tu liruar. Para se ta vrisnim e kemi dhunuar në mënyrë barbare. Ai e kuptoi se do ta vrisnim. Ai përpiqej të shpëtonte, por nuk kishte mundësi, pasi e mbanin nga krahët. Lutej e përgjërohej, por e qëlluam me plumb në kokë. Trupin e lidhëm dhe e trasportuam me makinë dhe e hodhëm në rezervuar”, ka deklaruar Artan Tafani sipas dosjes hetimore.

    Por, krimet e bandës së Laert Haxhiut nuk u ndalën këtu, ato ishin vetëm në fillimet e tyre. Brenda kalendarit të vitit 2021, grupi kreu edhe një tjetër vrasje, këtë herë viktima ishte Albi Bashaliu.

    “Më datë 27 Dhjetor 2021, rreth orës 08:30, është njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan se në fshatin Gjoçaj, të Bashkisë Peqin, pranë lokalit të shtetasit Sami Bashaliu është vrarë nga dy persona të paidentifikuar shtetasi Albi Mustafa Bashaliu, i datëlindjes 4 Maj 1989, banues në këtë fshat. Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje ka rezultuar se në këtë datë shtetasi Albi Bashaliu ka shkuar i vetëm me automjetin e tij të markes Volksvagen me targa DR 1074 F për te lokali i shtetasit Sami Bashaliu të ndodhur në fshatin Gjocaj, Bashkia Peqin”, – thuhet ne dosjen hetimore.

    Sipas dinamikës së ndërtuar të ngjarjes, Ardi Bashaliu u qëllua sapo parkoi makinën pranë lokalit të të afërmit të tij, nga dy autorë të cilët mbanin maska anti-covid.

    “Sapo shtetasi Albi Bashaliu ka zbritur nga mjeti i tij, atij i është afruar një shtetas i cili ka patur të vendosur një maskë Covid dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistolete duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Personi që e ka qëlluar ka zbritur nga një automjet tip Audi A5, i cili ndodhej i parkuar pranë lokalit dhe ishte bashkë me një shtetas tjetër. Pas ngjarjes të dy këta persona kanë djegur në vendngjarje mjetin e tyre dhe pasi kanë marrë çelësat e mjetit të markës Volksvagen me targa DR 1074 F, në përdorim të shtetasit Albi Bashaliu janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me shpejtësi”, thuhet në dosjen hetimore.

    Pra sipas policisë, autorët u larguan nga vendi i krimit me makinën e viktimës. Sipas rrëfimit edhe këtë herë të të penduarit, Artan Tafani, edhe Arbi Bashaliu u vra nga grupi i Laert Haxhiut, si shenjë hakmarrje për një vrasje që vëllai i tij kishte kryer.

    “Albi Bashaliu dyshohet se është vrarë për motive gjakmarrje, pasi vëllai i tij Leonard Bashaliu kishte vrarë Ylber Xhahysën, mëngjesin e 8 qershorit. Laerti mori 50 mijë euro për vrasjen. Paratë ja dorëzoi Ilir Lamberti. Ai kishte lidhje me Xhahysët. Vrasjen e kam kryer unë me urdhër të Laert Haxhiut”, thuhet në dosjen hetimore.

    Por Laert Haxhiu kishte nisur të spastronte kundërshtarë të tij edhe jashtë Shqipërisë, aty ku mendohet se ka kryer dy vrasje. Sipas drejtorit të policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, vrasja e parë e dokumentuar tashmë nga Laert Haxhiu, në Greqi, është ajo e Lulzim Qorrit, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz më 12 dhjetor 2018 teksa po pinte kafe në një lokal pranë sheshit Omonia në Athinë.

    Lulzim Qorri u vra nga dy persona të armatosur që lëviznin me motoçikletë të cilët iu afruan shënjestrës së tyre dhe qëlluan pa mëshirë në drejtim të tij, ndërsa u larguan duke mos lënë pas asnjë gjurmë që të mund ti identifikonte. Një tjetër vrasje në Greqi për të cilën akuzohet tashmë Laert Haxhiu dhe grupi i tij është edhe ajo e Dikens Halilit, i cili edhe ky u vra teksa qëndronte në një lokal në kryeqytetin grek, Athinë, më datë 3 tetor 2021. Halili u qëllua nga një burrë i maskuar, i cili iu afrua pronarit në këmbë që ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët. Sipas mediave greke Halili ishte një emër i njohur për autoritetet pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ndodhi për larje hesapesh. I penduari Tafani iu tha hetuesve se Laerti organizoi vrasjen e tyre, pasi ishin përplasur për drogën në Roterdam.

    Historiku kriminal i Laert Haxhiut nuk u mbyll me këto vrasje. Artan Tafani, dikur njeriu i tij, por që sot ka vendosur ta fundosë me rrëfimet e tij tronditëse mbi krimet e bandës, ka folur ndërkohë edhe për vrasje të tjera. Po kështu edhe për dijeninë që ai ka mbi linjat e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, ku është i përfshirë 31 vjeçari, Laert Haxhiu, i riu që mban mbi supe një mal me krime, për të cilat ka ardhur koha edhe ai të rrëfehet para drejtësisë.

    Balkanweb

  11. #171
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Banda e Laert Haxhiut del sot para Gjykatës, prokuroria kërkon ”arrest me burg” për 10 të arrestuarit

    Emri:  laert-haxhiu-transformed.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  27.4 KB

    Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan këtë të dielë do të zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së arrestit për shtetasit e arrestuar si pjesë e bandës së Laert Haxhiut. Seanca gjyqësore do drejtohet nga Gjyqtarja Megi Strakosha.

    Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest në burg” për 10 të arrestuarit e bandës së Laert Haxhisë.

    Anëtarët e kësaj bande që ka shkaktuar disa viktima përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”, i cili bëri të mundur kapjen e disa personave me rrezikshmëri kriminale që bënin pjesë në Bandën e Laert Haxhisë, pjesë e të cilës ishte edhe shtetasi Artan Tafani.

    Ky tashmë është shndërruar në të penduarin e drejtësisë. Nga deklarimet e tij para organit të akuzës janë zbardhur disa nga ngjarjet kriminale më tragjiket në vendin tonë të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë ku bënte pjesë edhe ai, ndërsa kreu i kësaj bande është në Greqi.

    Laert Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.

    Kërkesa për masën “Arrest në burg” për:

    1.Artan Tafani
    2.Laert Haxhiu
    3.Lulzim Spahia
    4.Ligor Romacka
    5.Erisjano Abedini
    6.Marglen Topuzi
    7.Idriz Manej
    8.Bujar Abedini
    9.Enriko Xhahysa
    10.Bledar Berberi

    Koha Jone

  12. #172
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Kërcënohet familja e Klea Gjatës, shoqe me Laert Haxhiun. Nëna: Vajza ime s’ka lidhje me vrasjet

    Pasi emri i saj u bë publik në media, familja e 27-vjeçares Klea Gjata, shoqja e Laert Haxhisë është kërcënuar nga familjarë të viktimave që banda ka vrarë. Avokati Detar Hysi, ka kërkuar që prokuroria dhe policia kanë tejkaluar kompetencat dhe nuk kanë konfirmim thënies të një të penduari për 3 ditë.

    Po ashtu edhe nëna e saj, ka thënë se vajza nuk ka lidhje me vrasjet e bandës. Shaqe Gjata tha për ”Report Tv”, tha se ”Ka ardhur edhe këtu tek shtëpia, më tha le të fshihet sa të dojë, vajza e saj më ka vrarë djalin. Vajza ime është një engjëll nuk ka lidhje me vrasjet. Të pyesësh në gjithë Lushnjën s’ka lidhje. Vajza ime ka qenë vajzë e re ka punuar në shtëpitë e Zvicrës duke pastruar”. Dyshohet se Klea Gjata është e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021.

    Laert Haxhiu drejtoi një bandë me 15 persona. Ishte fare i ri, kur banda e Aldo Bares i dogji shtëpinë, dhe i vrau nipin, Bledar Haxhiun. Lista e krimeve për të cilat akuzohet Laert Haxhiu është e gjatë. Akuzohet se qëndron pas të paktën 16 krime të rënda. Mes nëntë vrasjeve për të cilat Haxhiu akuzohet se është organizator dhe porositës janë edhe 2 ekzekutime të ndodhura në Athinë, atë të Lulzim Qorrit, në Dhjetor 2018 dhe Dikens Halilit, në Tetor 2021.

    Koha Jone

  13. #173
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Laert Haxhiu bandë me 15 anëtarë! Që nga 9 vrasjet me porosi tek armiqësia me Aldo Baren

    Emri:  Capture-150.jpg

Shikime: 35

Madhësia:  36.7 KB

    Leart Haxhiu është emri më popull sot në mediat shqiptare. Ai drejtoi një bandë me 15 persona. Ishte fare i ri, kur banda e Aldo Bares i dogji shtëpinë, dhe i vrau nipin, Bledar Haxhiun. Lista e krimeve për të cilat akuzohet Laert Haxhiu është e gjatë. Akuzohet se qëndron pas të paktën 16 krime të rënda. Mes nëntë vrasjeve për të cilat Haxhiu akuzohet se është organizator dhe porositës janë edhe 2 ekzekutime të ndodhura në Athinë, atë të Lulzim Qorrit, në Dhjetor 2018 dhe Dikens Halilit, në Tetor 2021.

    Laert Haxhiu ndodhet aktualisht i burgosur në Janinë për largim nga vendi i aksidentit dhe prishje e qetësisë publike. Kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij në gusht u rrëzua nga Gjykata e Janinës. Rivali i Aldo Bares, kërkohet që prej vitit 2017 për masakrën e Lushnjës, ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

    Vrasja e biznesmenit Besmir Hidës duke pirë kafe, daja i Zamir Latifit, viktimës së atentatit më lart, ishte terrorizuese. Laerti u dyshua, por asgjë e zbardhur. Në vitin 2019 u gjet në një lokal, i vrarë me një plumb në kokë Enver Boriçi, vëllai i Arben Boriçit, i dënuar me burgim përjetë, si anëtar i bandës së Lushnjes. T

    rupi i pajetë në 19 Tetor të vitit 2021 në afërsi të lumit Shkumbin, u identifikua si Alban Semaku që sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, i dënuar për pjesmarrje në një vrasje të dyfishtë në vitin 1998, atëherë kur mbante emrin e vërtetë, Elton Mermali. Adoleshenti i Bandës së Lushnjës ishte një nga ekzekutorët direkt të Bledar Haxhiajt, kushëri me Laert Haxhiajn. Dyshimet janë se u vra për hakmarrje, por prokuroria arriti tek banda e re që nisi gjuetinë e lidhjeve të Aldo Bares në Lushnjë, sot pas 2 vjetësh.


    BANDA E LAERT HAXHIUT

    1-LAERT HAXHIU ORGANIZATOR
    2-ARTAN TAFANI- ANËTARË
    3-ENRIKO XHAHYSA
    4-KLEA GJATA
    5-FATJON VELIU
    6-BLEDAR BERBERI
    7-MARIGLEN TOPUZI
    8-BUJAR ABEDINI
    9-LORENC LALA
    10-FIRDEUS BERBERI
    11-KRISTI BIZHEKU
    12- ENDRI ÇAUSHI
    13- LIGOR LOMAÇKA
    14- IDRIZ MANE
    15- GËZIM SPAHIU (ARAPI)
    16- ERISIAN ABEDINI

    VRASJET E BANDËS SË LAERT HAXHIUT

    I VRARË- LULZIM QORRI
    I VRARË – DIKENS HALILI
    I VRARË- ALBAN SEMAKU
    I VRARË – ÇAJUP SELIMI
    I VRARË- ALBI BASHALIUT
    I VRARË- FRIDMAN XHAFERRAJT
    I PLAGOSUR- KUJTIM META
    TENTATIVË – AVOKATIN ADRIATIK GURI
    TENTATIVË- REXHEP GINA
    TENTATIVË- GENCI HIDA
    KANOSJE- DY PUNONJËS POLICIE

    Shqiptarja

  14. #174
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Krimet e anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut, nga lokali i Noizy-t te vrasjet

    Emri:  640-0-6-vrasjet-1695885120.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  55.2 KB

    Artan Tafani ”tradhtoi” Laert Haxhiun, kreun e bandës ku bënte pjesë. Ai rrëfeu para drejtësisë 6 vrasje, 5 rasteve të shpërthimeve me eksploziv, 2 vjedhje me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje dhe 1 rast të kanosjes së punonjësve të policisë, përfshirë edhe këtë të fundit, që çoi në firmosjen e urdhër-arresteve në operacionin “Kurrë mos harro”.

    Mes tyre ata janë autorë të dyshuar edhe për vendosjen e eksplozivit në biznesin e Bashkim Rajkut babait të reperit Rigels Rajkut i njohur nga të gjithë si Noizy.

    “Vendosja e eksplozivit në datën 8.06. 2022 në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku në qytetin e Durrësit me autor të dyshuar Leart Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahia ose Arapi, Erisjano Abedini, tre të parët nga Lushnja, ndërsa Erisjano Abedini nga Tepelena”,-tha Rrumbullaku.

    Laert Haxhiu akuzohet si organizator dhe porositës i dy vrasjeve të ndodhura në Greqi. Pse ka dështuar për 5 vite arrestimi i tij dhe a ka pasur bashkëpunëtorë në radhët e drejtësisë? Drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, mohoi çdo dekonspirim të operacioneve në lidhje me të. Ai pranoi se ka organizuar një sërë operacionesh për arrestimin e tij por nuk ia ka dalë ndërsa po komunikohet me autoritet e Athinës për ekstradimin e Laert Haxhisë në Shqipëri

    Të arrestuar

    Artan Tafani
    Erisiana Abedini
    Lulzim Spahia
    Ligor Romaçka
    Bujar Abedini
    Bledar Berberi
    Mariglen Topuzi
    Enriko Xhahysa
    Klea Gjata
    Idriz Manaj
    Fatjon Veliu
    Laert Haxhiu

    Në kërkim

    Lorenc Lala
    Firdeus Berberi
    Kristi Bizheku
    Endrit Çaushi

    Vrasjet e zbardhura

    Alban Semaku, 17 Tetor 2021
    Çajup Selimi, 1 Qershor të 2021
    Albi Bashaliu, 27 Dhjetor 2021
    Fridmand Xhaferraj, 13 Maj 2021
    Lulzim Qorri, 12 Dhjetor 2018 (Athinë)
    Dikens Halili, 3 Tetor 2021 (Athinë)

    Koha Jone

  15. #175
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Masakra e Lushnjës! Arrestohet në Greqi Laert Haxhiu, rival i Bares

    Emri:  masakra-1280x720-1-1280x720-1.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  22.1 KB

    31-vjeçari Laert Haxhiu, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rival i Aldo Bares është arrestuar këtë të martë nga policia greke me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Ai u arrestua në Janinë nga policia greke dhe kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

    Kujtojmë se 31-vjeçari është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Laert Haxhiu është marrë i pandehur dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO për masakrën e Lushnjës në 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.


    Laert Haxhiu kërkon azil në Greqi: Më rrezikohet jeta në Shqipëri

    Emri:  laert.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  13.9 KB

    Laert Haxhiu, i arrestuar pak javë më parë në Janinë, ka kërkuar azil me argumentin se i rrezikohet jeta nëse do ekstradohet. Kjo kërkesë ka ardhur në momentin kur dosja e tij i është dorëzuar autoriteteve greke.

    Tashmë vendimi i takon gjykatës së Janinës, për të vendosur nëse do lejojnë apo jo ekstradimin e tij. Seanca e parë për ekstradimin e Laert Haxhiut do mbahet më datë 20 qershor.

    Në fund të muajit Maj, gjykata e Janinës dha 40 ditë në burg Haxhiun, në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë, ku e pret përballja me drejtësinë për akuzat e vrasjes dhe grupit të strukturuar kriminal.

    30-vjeçari, i konsideruar nga Policia e Shtetit si një nga 5 më të kërkuarit në vend që prej vitit 2017, është dënuar për vrasje të mbetur në tentativë me 18 vjet burgim për një ngjarje të regjistruar në 2016 dhe është në gjykim, në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë në 2017, ku humbën jetën Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marjus Xhepexhiu.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-10-2023 më 16:41

  16. #176
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Gazetari: Haxhiu dhe Bilbili morën hak ndaj Aldo Bares. Laerti ishte 2 vjeç kur i dogjën shtëpinë

    Emri:  Capture-150.jpg

Shikime: 35

Madhësia:  36.7 KB

    Gazetari Sokol Bregu ka komentuar pendimin e Artan Tafanit, anëtarit të bandës së Laert Haxhiut, i cili çoi në zbardhjen e 16 ngjarjeve kriminale, mes tyre 6 vrasje të bujshme, thotë se është një djalë që tentoi të vjedhë në Tiranë, u kap dhe u bë i penduar.

    “Lushnja nuk ishte goditur kurrë, nuk ishin identifikuar këto vrasje. Më behet qejfi që është futur në zbardhjen e vrasjeve, ndërsa ishte një aktivitet kriminal që zgjaste prej 5 vitesh. Ky grup ishte i drejtuar nga Laert Haxhiu i cili është i arrestuar në Greqi, megjithëse mendoj se do jetë i vështirë procesi i ekstradimit. Janë dy djem që banda e Aldo Bares ka kryer krime ndaj familjeve të tyre, u rritën dhe krijuan një grup që ishin 18-19 vjeç kur tentuan t’i vrisnin nipin Aldo Bares. Nuk ia vranë dot, vranë dy djem të tjerë që nuk kishin lidhje në këtë histori. Bënë vrasje të tjera. Orgest Bilbili që u kap gjatë pandemisë, u dënua me burg përjetë.

    Një ndër vrasjet më të rënda që mund të jetë kryer dhe e zbardhur tani, është një vrasje e ndodhur në Peqin në 2021, e kanë rrëmbyer dhe torturuar në çdo formë, një nga “ushtarët” e Aldo Bares. Sa kishte dalë nga burgu, e rrëmbejnë me Lushnjë, dhe e çojnë në dalje të Peqinit, e torturonin psikologjik, njihej si “kinezi” (Alban Semaku) dhe i thoshin nëse ikën me vrap do shpëtosh.

    Sa ikte, e qëllonin me pistoletë. E përsëritën disa herë dhe më tej e vranë, teksa tentonte të kapërcente një mur. Është një torturë psikologjike, ku në çdo moment ti mundohesh të shpëtosh. Laert Haxhiu nuk ka ndonjë arsimim, por ka nuhatje të madhe. Laerti me Bledar Jambellin kanë një marrëveshje bashkë dhe nëse drejtësia greke do i lërë të lirë, do ketë rrezik, se kanë lidhje, kanë para, kanë nuhatje.

    Jambelli jam i sigurtë se do dalë, se ka pasaportë greke. Ndërsa Haxhiu nëse lihet, do jetë një ndër grupet më të rrezikshme dhe serioze. Mund të kryejnë krimet që janë nisur, por mund të marrin dhe porosi. Laert Haxhiu ishte 2 vjeç kur i dogjën shtëpinë, i vranë dhe të afërm dhe ashtu u rrit me ndjenjën e hakmarrjes, po ashtu dhe Orges Bilbili”, tha Bregu.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-10-2023 më 16:51

  17. #177
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Lihen në burg 11 anëtarët e bandës së Haxhiut, mes tyre edhe Klea Gjata. Mësohen dhe akuzat

    Emri:  1696145063_1696143997elbasan-transformed.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  46.1 KB

    Anëtarët e bandës së Laert Haxhisë janë lënë në burg. 11 pjesëtarët e bandës dolën sot nën masa të rrepta sigure para Gjykatës së Elbasanit, ku u njohën me masën e sigurisë.

    -Artan (Marjus) Tafani akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku [2 herë] ), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli)
    -Lulzim Spahija (Arapi), akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe Arjan Aliço), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele).
    -Ligor Romacka, i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (2 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    -Erisiano Abedini i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku).
    -Bledar Berberi i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Frdiman Xhaferaj).
    -Maringlen Topuzi i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Frdiman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu)
    -Idriz Manej, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), të parashikuar nga neni 78 e 25 të Kodit Penal.
    -Fatjon Veliu, i akuzuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina).
    -Bujar Abedini, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi).
    -Enriko Xhahysa, i akuzuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu)
    -Klea Gjata e akuzuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

    Operacioni ‘Kurrë mos harro’
    Artan Tafani u arrestua tre muaj pas grabitjes nën kërcënimin e armës së një shume prej 30 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 24 qershor 2023. Ai u arrit të identifikohej nga agjentët e Komisariatit nr. 6 përmes ADN-së.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-10-2023 më 16:52

  18. #178
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Si u bë pjesë e bandës së Haxhiut? Artan Tafani: Doja të merrja hak për babanë

    Emri:  Artan-Tafani.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  27.0 KB

    “Kam parë babanë të ma vrasin para syve dhe u betova se do të marr hak”. Kështu nis dëshmia e 39-vjeçarit Artan Tafani, i cili është i penduari i drejtësisë. Ai tregoi se gati një dekadë më parë hyri në kontakt me Laert Haxhiun për t’u bërë partnerë në krim.

    Në emër të gjakut, Tafani bashkëpunoi me Laert Haxhinë për të vrarë cilindo që prej tij cilësohej si kundërshtar nga Çajup Selimi, Alban Semakun dhe Albi Bashaliun por edhe të përgatiste vrasje apo të vendoste eksploziv për interes të tij.

    Në morinë e dëshmive të dhëna nga Artan Tafani për krime të ndryshme të ndodhura nga viti 2018 deri në vitin 2023 policisë dhe prokurorisë i ka lindur nevoja për të faktuar vërtetësinë e këtyre thënieve.

    Në pjesën dërmuese të thënieve të tij kryefjalë është Laert Haxhiu të cilin ai e përshkruan si një person të etur për hakmarrje për të eliminuar këdo që ishte pjesëtar apo i afërt me Bandën e Aldo Bares por edhe personat të cilit kishin thyer besimin e tij qofshin këta edhe bashkëpunëtorë të tij. Dyshimi se ai mund të ishte viktima e radhës pas ftohjes së marrëdhënieve mes tyre ishte një shtysë për Artan Tafanin të thyej para hetuesve.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-10-2023 më 16:53

  19. #179
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Vrasja e Alban Semakut, i penduari Tafani: Nuk mora asnjë lekë, ia bëra si një nder Laert Haxhiut

    Thesi me vrasje që ka hapur i penduari i drejtësisë, Artan Tafani është e madhe. Ai ka treguar edhe për vrajen e Alban Semakun, alias Elton Mermali, i njohur edhe “Kinezi”, që për grupin e Laert Haxhiut, ishte ushtar i bandës së Aldo Bares.

    Ekzekutimin e ka kryer së bashku me Lulzim Spahiun pasi e kërkonte Laert Haxhiu, për shkak se Mermali ishte pjese e bandës së Aldo Bares dhe në vitin 1998, ai kishte marrë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut dhe Artan Sulçes në zonën e “Plasmasit” në Lushnje. Tafani tashmë i penduar, ka pohuar se për këtë vrasje nuk ka marrë asnjë lek dhe se gjithçka e ka kryer për nder ndaj shokut të tij Laert Haxhiu.

    “…ne kishim rënë në dijeni se Mermali kishte dalë nga burgu dhe pinte heroinë me disa djem të lagjes, por edhe me mua. Atë ditë kam qenë i veshur me një bokser jelek ngjyrë të zezë. Mermalin e njihja herët dhe ai ishte përdorues i heroinës. Duke pasur informacion që ai kërkonte të pinte heroinë, e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur heroinë, të shkojmë ta marrim dhe ta pijmë. Mermali ka pranuar në mbrëmjen e 13 qershorit 2021 kam shkuar me makinë tek lagjja e tij. Ai sapo më ka parë ka hipur vetë në makinë dhe më pas jam drejtuar drejt rrugës që del nga Lushnja. Atë mbrëmje me vete kam marrë dhe Lulzim Arapin, që ishte pjesë e planit të bërë me Laert Haxhiun. Kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një muri jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina. E gjitha ka qenë një mashtrim. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kam qëlluar me plumb pas koke. Një plumb në kokë dhe dy në trup, për tu siguruar që ai kishte vdekur. Më pas jemi larguar, duke lënë trupin e tij aty mes ferrave… ndërsa pas ngjarjes kemi njoftuar dhe Laert Haxhiun”,-ka treguar bashkëpunëtori i Prokurorisë, Artan Tafani.

    Shqiptarja

  20. #180
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    ”Laert Haxhiu i ka mbajtur premtimet”, Bregu: Të gjithë prokurorët e SPAK-ut janë të rrezikuar

    Emri:  dfsadfsdaf.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  20.2 KB

    Laert Haxhiu është kryefjalë e emisioneve televizive këtë mbrëmje. Gazetari Sokol Bregu ka zbuluar detaje lidhur me planin e Laert Haxhiut dhe grupit të tij për vrasjen e një prokuroreje të SPAK. Ai u shpreh se Laert Haxhiu i ka mbajtur premtimet e tij më parë dhe kësisoj kërcënimi për prokurorët e SPAK sipas tij është real. Bregu shtoi se Haxhiu është vrasësi më i rrezikshëm në vend pasi nuk është një vrasës me pagesë, por “vrasës hakmarrës”.

    ”Ai është ndërtuar ndryshe për të qenë vrasës, është ndërtuar nga dhuna dhe hakmarrja. Për mua ky është vrasësi më emocional dhe më i rrezikshëm në vend. Është krijuar nga lënia pas dore nga shteti e Lushnjes. Laert Haxhiu krimet e tij i bën për hakmarrje dhe i bën në formë të tillë.

    Nëse ka premtuar në një tavolinë se do kryejë diçka ka një arsye. Ata në burg të përjetshëm janë miqtë e tij të fëmijërisë dhe ai do hakmerret për ata. Ata kanë shkuar në burg vetëm për të ndihmuar atë për hakmarrjen.

    Dy miqtë e tij Orges Bilbili dhe Anterio Karoshi e kanë ndihmuar atë në të gjitha vrasjet që ka kryer. Çdo qytet ka historitë e veta të ndryshme. Ai nuk fal, është vrasës hakmarrës, jo me pagesë”, tha ai ndër të tjera.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-10-2023 më 16:53

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2021, 08:32
  2. Pjesëmarrje Nga Faji Kriminal
    Nga Skyfteri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2010, 16:19
  3. Laert Vasili, aktori shqiptar me i suksesshem ne Greqi
    Nga nikas në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 00:43
  4. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  5. Racizem grek ndaj aktorit Laert Vasili
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •