Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 185
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Safet Bajri, cili eshte “i forti” i Shkodres qe akuzohet ne Belgjike | ABC News Albania

    Publicerades den 22 sep. 2018
    Pas arrestimit të Safet Bajrin të cilësuar si një nga emrat më të përfolur të botës së krimit, ndaj këtij të fundit pritet t'i bëhet njohja e vendimin të dhënë nga Belgjika, vend ku akuzohet si kreu i një organizate kriminale.

    Shkodrani akuzohet për trafik droge e prostitucion nga nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërkaq në Shqipëri, Safet Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh. Bajrit i janë sekuestruar një sërë pronash në Shqipëri. Ndërkaq mësohet se urdhër-arreste janë dhënë dhe për disa persona të tjerë në Tiranë dhe Shkodër. Safet Bajri u arrestua dje nga Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës. Ai u ndalua në ambientet e një magazine në zonën e “Xhamllikut”, në kryeqytet, ndërsa burimet thanë se mbante edhe një armë pa leje.

    Arrestimi i 34-vjeçarit u krye në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, prej afro një viti, pas dyshimeve për përfshirjen e tij apo drejtimin e një organizate kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Nga ana tjetër, ai figuronte në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës, i dënuar me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte trafikun e drogës në Bruksel./abcnews.al

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Motra flet për vëllain që vrau gruan. Biznesmeni nga burgu: Suela ishte thesari im
    Me Zemer Te Hapur
    Published on Sep 22, 2018
    "Me zemer te hapur" nga Evis Ahmeti ne News24
    21 shtator, 2018

    Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës më 18 prill të 2016, ku 39-vjeçarja Suela Sula u gjend e pajetë në ambientin e tualetit të mobilierisë që ajo kishte së bashku me bashkëshortin e saj. Në fillim u dyshua për një vetëvrasje, por me pas indiciet çuan tek bashkëshorti Sadetin Sula. Pas disa kohësh hetime, biznesmeni nga Shkodra u dënua me burgim të përjetshëm nën akuzën se urdhëroi vrasjen e gruas së tij.

    E ftuar në studion e emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”, motra e Sadetini mohon kategorikisht faktin se vëllai i saj është urdhëruesi i vrasjes së gruas. Motra e vetme e Sulës ka vendosur të thyejë heshtjen, ndërsa shtoi me dialektin shkodran se ata ishin një çift që i kishte zili e gjithë Shkodra.

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Publikohet fotoja e Enver Bajrit; Truri i grupit të Bajrave - Top Channel Albania - News - Lajme

    Top Channel Albania
    Published on Sep 24, 2018
    Policia ka bërë publike një foto të Enver Bajrit, 45 vjeçari i cilësuar si kreu i grupit kriminal më të rrezikshëm në Shkodër, arriti t’i shpëtojë arrestimit dhe është shpallur në kërkim.



  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Eskobarët shqiptarë: Vrasja e baronëve të heroinës për t’i hapur rrugë mariuanës dhe kokainës

    Published on Sep 24, 2018

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Eskobarët shqiptarë/ Kush ja lidhi këmbët Prelës e Xhafajt për dosjen e “Ben Qimes”, mikut të Metës

    n Sep 24, 2018


  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Eskobaret shqiptare: Raporti i OKB per “Republiken e Lazaratit”, implikimi i politikaneve ne trafik


    Sep 25, 2018

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Report TV
    Published on Sep 25, 2018
    Për një periudhë 16-vjeçare dy ngjarje kriminale kanë qëndruar të pluhurosura në prokurorinë dhe policinë e Shkodrës, ku megjithëse diheshin se kush ishin autorët askush nuk ka patur guximin t’i hapte dhe të merrej me këto vrasje seriozisht, ose të gjithë prokurorët dhe policët që kanë zënë me dorë dosjet e dy vrasjeve, Arben Tuzit dhe Fabiola Hyseni (Bajri), kanë shfrytëzuar ato për të marë një dorë parash nga Behar Bajri, në mënyrë që ai të jetonte i qetë dhe i pashqetësuar nga askush.

    Mirëpo një armë zjarri, tip pistoletë e sekuestruar në shtëpinë e Behar Bajrit, pikërisht në datën 20 qershor 2002, ditë dhe kur është raportuar e vetëvrarë bashkëjetuesja e tij Fabiola Hyseni, ka nxjerë në dritë të gjithë enigmën, por çuditërisht askush gjatë këtyre viteve nuk ka guxuar të ekspertojë këtë armë dhe të rihapë çështjen. Një vit më parë drejtuesit e prokurorisë së Shkodrës, pasi vlerësuan në tërësi të gjithë dosjet e vjetra, kanë vendosur të kryejnë një ekspertim balistik dhe teknik të pistoletës së gjetur në banesën e Behar Bajrit në vitin 2002. Për çudi, kjo armë rezultoi të kishte kryer qitje jo vetëm në rastin e vdekjes së Fabiola Hysenit 15-vjeçe, por edhe tek ekzekutimi i Arben Tuzit në datën 7 shkurt 2001 në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, afër stacionit të Mikrobuzëve. Arma rezulton e njëjtë dhe është përdorur në të dyja këto vrasje.


  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Report TV
    Published on Sep 25, 2018
    Ora News - Vlorë, me kallashnikov e maska grabisin furgoni nga Italia, marrin 50 mijë euro
    Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
    Furgoni me pasagjerë i sapo mbërritur nga Italia është grabitur nga tre persona me kallashinkov dhe të maskuar.

    Grabitja u e furgonit që bënte linjën Vlorë- Brindizi-Firence- Vlorë shënua rreth orës 08:30 minuta në zonën e Skelës në Vlorë.

    "Grabitësit e armatosur me kallashnikov kanë ndaluar furgonin dhe kanë nxjerrë pasagjerët jashtë dhe i kanë marrë sendet me vlerë dhe eurot që kishin me vete. Flitet për një shumë rreth 16 mijë euro" informoi në momentet e para pas grabitjes gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj.

    Por më vonë (rreth orës 12:56) u mësua se shuma e vjedhur mund të jetë më e madhe dhe mund të arrijë dhe në "50 mijë euro" informon gazetarja Jerola Ziaj.

    Ne kerkim te autorit te trete - Forcat speciale, Delta force dhe policia po kontrollojne zonen ku mendohet se fshihet autori i trete i grabitjes. Ndërkohë që disa mintua pasi ndodhi vjedhja u arrit të ndalohen dy persona si të dyshuar si autorë të grabitjes.


    Për më shumë lexoni në:
    http://oranews.tv/article/tre-persona...
    Category
    News & Politics
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 25-09-2018 më 09:39

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Kush është Gentjan Duraku, “Skifteri” që trazoi gjermanët


    Balkanweb Com
    Publicerades den 27 sep. 2018



  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    NEHAT KULLA SI ILIR XHAKJA ABC NEWS 27 SHTATOR

  11. #111
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    “E rriti me sakrifica”, fqinjët flasin për Floreshën që e vrau nipi



    Report TV
    Publicerades den 28 sep. 2018
    DURRËS-Policia ka zbardhur vdekjen e të moshuarës mesditën e djeshme në qytetin bregdetar. Sipas bluve të Durrësit, Floresha Shkurti 81-vjeçe humbi jetën, pasi është qëlluar me thikë në kokë nga nipi pas sherrit që kishin pasur.

    ‘Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme’ deklaron policia.Sipas burimeve të Report Tv, Gruda ishte përdorues hashashi dhe dyshohet se e ka vrarë gjyshen e tij pas debatit se nuk i jepte lekë. Ai fillimisht dje u shoqërua pasi raportoi ngjarjen, ndërsa më pas grupi hetimor ka gjetur prova bazuar edhe mbi autopsinë duke e arrestuar të riun, pasi e moshuara kishte shenja dhune dhe gjak. Ngjarja ndodhi dje në lagjen Nr.16, ndërsa e moshuara jetonte me nipin dhe nusen, pasi djali i kishte vdekur disa vite më parë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 29-09-2018 më 05:48

  12. #112
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Report Tv-Vrasja për 250 mijë euro, arrestohet në Lezhë Gentian Elezi
    Report TV
    Publicerades den 30 sep. 2018
    Policia e Lezhës ka arrestuar Gentian Elezit, i cili ishte pjesë e grupit ku ndodhi përplasje me armë në 2015 në Mamurras dhe mbeti i vrarë Naim Tafa. Sherri me armë erdhi për shkak të një borxhi prej 250 mijë euro mes grupeve, për prositutcionin në itali. Ne lezhë gjdenen edh 4 mina me telekomandë.

    Gentian Elezi i shpallur në kërkim për përplasjen me armë në Mamurras në 2015-në, është arrestuar nga policia. Elezi bashkë me shokun e tij Naim Tafën i kërkuan Enrik Mamlit 250 mijë euro, borxh që duhet tja paguante për shkak të biznesit të prostitucionit në Itali, ku Naim Tafa dhe Enrik Mamli ishin ortak.

    Enrik Mamli kishte refuzuar tja jepte këtë shumë Naim Tafës dhe nga një përplasje me armë “Far-Uest” në Mamurras mbeti i vrarë Naim Tafa dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

    Tafa kishte rënë në burg në Itali dhe I kërkoi Enrik Mamlit shumën që I kkishte detyrim gjatë kohës që ai ishte në burg dhe menaxhonte grupin e prostitutave. Gentjan Elezi ishte në grupin e Naim Tafës dhe ndodhej në kërkim nga policia me akuzën e vrasjes së mbetur në tentative.

    Nga kontrollet rutinë të Policisë, Elezi është arrestuar në Lezhë.

    Ndërkohë po në Lezhë, Policia ka vënë në pranga Endrit Vejsiun, të cilit iu gjetën brenda gomës rezervë të makinës, 4 mina me telekomandë.

    Minat i shin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban dhe dyshohet se do shiteshin kundrejt një shumë 1500-2500 euro.

    Gjithashtu Policia e lezhës ka arrestuar edhe Gentjan Tafa, të cilit iu gjet një pistoletë dhe Eris Gjoni, që iu gjendën shkopa gome të policisë dhe veshje të uniformave blu.





  13. #113
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Vrasja në Dibër/ Dy vëllezërit goditën me thikë të riun, njëri në pranga, tjetri në kërkim



    Report TV
    Publicerades den 1 okt. 2018
    Policia e Shtetit ka arrestuar 3 persona, të përfshirë në vrasjen e të riut 36-vjeçar në Arras të Dibrës. Policia njofton se janë arrestuar babë e bir, pronar të lokalit ku ndodhi ngjarja pasi akuzohen për moskallëzim krimi, si edhe njëri nga autorët e ngjarjes. Autori kryesor i ngjarjes, Aleksandër Balla, është shpallur në kërkim, ndërsa i vëllai, Vangjel Balla, 20 vjeç është arrestuar. Të dy vëllezërit kanë vrarë me thikë 36-vjeçarin I.Z brenda lokalit në Arras.

    Janë arrestuar edhe Sami Lusha e Blerim Lusha, babë e bir, pasi vrasja ka ndodhur në lokalin e tyre. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 23-vjeçari Aleksandër Balla, autor i ngjarjes, është ende i lirë. I riu që humbi jetën rrugës për në spital, një 36-vjeçar i identifikuar si I.Z, dyshohet se u përlesh me autorët të cilët më pas e goditën me thikë. Nuk dihen ende të dhëna mbi identitetin e të riut të vrarë, apo shkaqet e konfliktit që i mori jetën.

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Vrasja në “Bllok”, Viktima mbrojti me trup Ervis Martinajn, Hasa në gjendje të rëndë
    News24 Albania
    Publicerades den 4 okt. 2018
    Copyrighted by News24 Albania
    Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në ish Bllok, ku mbeti i vdekur një person dhe dy të tjerë u plagosën. Viktima u identifikua si Rigers Gaxha, 26 vjec ndërsa nje prej të plagosurve eshte Ervis Martinaj, një emër i njohur ky për policinë si dhe Leart Hasa.

    BalkanWeb mëson se objektiv dyshohet se ka qënë 36-vjecari Ervis Martinaj me origjinë nga Burreli, i cili është një emër mjaft i njohur për Policinë. Së fundmi ai është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015 në zonën e Linzës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 05-10-2018 më 01:58

  15. #115
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Grabiti dy karburante sot në Vlorë, kishte 20 ditë që kishte dalë nga burgu, momentet kur arrestohet
    Report TV
    Publicerades den 5 okt. 2018
    VLORË - Dy pika karburanti janë grabitur mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Fier nga një person i maskuar dhe i armatosur. Grabitja e parë ka ndodhur në orën 05:53 minuta në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës. Grabitësi i maskuar dhe me një armë zjarri në dorë i është drejtuar pikës së karburantit në pronësi të F.S dhe ka marrë paratë që ndodheshin në arkë. Më pas ai ka grabitur edhe një pikë tjetër karburanti, duke marrë gjithashtu xhiron ditore. Autor i grabitjeve është identifikuar Mariglen Mustafaj, nga Berati, i cili është arrestuar disa orë më pas.

    Report Tv mëson se se grabitësi kishte dalë nga burgu 20 ditë më parë. Ndërsa tashmë do t'i duhet t'i drejtohet sërish qelive për t'u përballur me akuzat e grabitjes nën kërcënimin e armës.

    Njoftimi i policisë:

    Vlorë

    Informacion paraprak

    Më datë 05.10.2018, në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës, dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S, dhe nën kërcënimim e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.

    Bëjmë me dije se nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.
    Në vijim do t'ju bëjmë me dije detaje të tjera.



  16. #116
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    25 vjeçarja Xhisiela Maloku akuzon Partinë Demokratike se ka organizuar shpërthimin e tritolit në shtëpinë e saj në Larushk. “Vendosja e tritolit u bë nga Partia Demokratike sepse ajo doli bllofit, sepse të vërtetën e di vetëm unë” tha Xhisiela Maloku ndërsa dilte nga shtëpia e saj në Larushk.

    Vetë vajza tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Rrajat dhe se njeriu i parë që ka marrë në telefon është njëri prej tyre, Ramazan Rraja.
    https://lapsi.al/2018/10/08/video-xh...a-demokratike/




  17. #117
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Ekskluzive/ Ja përgjimet, Breçani fundos ‘Babalen’: Fredi Alizoti më rrëfeu se biseda ishte e sajuar
    Report TV
    Published on Oct 9, 2018


    Një nga dëshmitarët që dekonspiron skenarin “Babale” është edhe ish-drejtuesi i lartë i policisë në kohën e qeverisjes Berisha, Erzen Breçani. Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht përgjimet e bisedës telefonike mes ish-zv.drejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe kunatit të Babales, Fredi Alizoti si dhe konfirmimin që i ka bërë kësaj bisede në prokurori, vetë Erzen Breçani. Ky i fundit është telefonuar nga Fredi Alizoti duke i shpjeguar se ai përgjim ka qenë i sajuar dhe fals, por në mënyrë që ai të mos fliste duhet të bëhej pagesa e premtuar sipas tij nga Salianji.

    Nga ana tjetër Breçani i ka pohuar se nuk bëhen këto punë, duke marrë në qafë njerëz kot dhe për të përfituar azilin jashtë shtetit. Biseda është përgjuar në 29 maj 2018 mes Breçanit dhe Alizotit, ku ky i fundit tregon se ka bërë zërin e Agron Xhafajt. Ndërkohë një ditë më vonë Alizoti është lidhur në telefon me drejtorin e Policisë Qarkut Fier, duke treguar të gjithë të vërtetën.

    Pra nga ana e Alizotit ka pasur një vullnet të plotë për të treguar të vërtetën e kësaj historie, i zhgënjyer nga fakti që ‘Babale’ nuk i kishte paguar 100.000 euro të premtuara. “Shqiptarja.com” zbardh të plota përgjimet e kryera ndërkohë që mësohet se janë rreth 340 faqe përgjime të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

    Në datën 29 maj 2018 në orën 21:00 Erzen Breçani, i telefonoi Fredi Alizoti, dhe realizojnë këtë bisedë për premtimin që duhet ta mbante dikush, që e kishte dhënë atë.
    Erzen Breçani: Unë nuk kam ditë gjo fare, as u kam thënë hajdeni as hiç, por ai që ju ka premtue, ça u ka thënë, duhet tu rijë tek këmbët e me ja marr
    Fredi Alizoti: Nuk kemi marrë asnjë gjë akoma, po do llafosemi, do pimë kafe dhe do të sqaroj unë
    Erzen Breçani: Jo me se me premtuan diçka këtu, prit, eee e kupton ti
    Fredi Alizoti: Cunat po e mbajnë nga brenda se thesin e kam unë, po ta hap unë thesin mbaron çdo gjë, e kupton vetë ti muhabetin
    Erzen Breçani: Në qoftë se i ka hy për lek, ka bo gabimin më të madh, e mo, o shoku jem, po ça boni o burr.
    Fredi Alizoti: Unë prapë po ri fisnik, ato që janë premtuar, nuk kam marrë asnjë gjë, edhe unë një llaf tani dhe përmbyset bota, kthehet nga e para e del çdo gjë fallco…e kupton. Janë fallco, janë fallco pot a them me shpirt
    Erzen Breçani: Eni pra mos u bini në qafë njerëzve kur janë fallco, mos u bini në qafë njerëzve kot o vlla, për mundësinë e lidhjes së gjithçkaje të trilluar me synimin e marrjes së azilit. Atë ditë e takova rastësisht Babalen dhe i thashë…vetja i thashë, ke hi i mer në qafë robt kot. Me i bo letrat për azil, nuk e di se si i boni këto punë.
    Fredi Alizoti: Është e vërtetë kjo ke vllai, është e vërtetë.

    Ky komunikim dhe qëndrimi i Fredi Alizotit se gjithçka ishte sajesë është pranuar edhe nga Erzen Breçani gjatë marrjes në pyetje në Prokurori. Sipas dokumentit të prokurorisë, të siguruar nga Report TV, më datë 19 shtator 2018 i janë marrë deklarime shtetasit Erzen Breçani.

    Ai ka pranuar se e njihte Albert Veliun nga koha kur kishte punuar në Policinë e Vlorës por nuk kishte afrimitet me të. Për herë të fundit e kishte takuar para 5-6 viteve, ku kishte kërkuar para borxh. I pyetur nëse e njihte shtetasin Fredi Alizoti, ai ka deklaruar që nuk e njihte këtë person, por mban mend të kishte komunikuar në telefon me një person që i ishte prezantuar si kunati i Babales. Lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar me të ai i qëndron bisedës së transkriptuar.

    Alizoti i kishte kërkuar që të ulej në kafe me të dhe ti tregonte sesi ishte historia dhe e vërteta. Sipas Breçanit, ai nuk ishte takuar me të por i kishte thënë që të mos i binin njerëzve në qafë kot për të përfituar azil dhe se nuk duhen përdorur këto mënyra.

  18. #118
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Krim i rende, ekzekutohet 48-vjeçari
    RTV KLAN
    Publicerades den 9 okt. 2018
    Një 48-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Shegas të Lushnjes. Viktima është identifikuar si Qemal Alla, thonë burimet për tvklan.al. Viktima ka qenë më parë kryeplak i fshatit Shegas.

    Ai u qëllua me armë përpara derës së banesës së tij nga persona të panjohur. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar.

    Forca të shumta të policisë dhe FNSH kanë ngritur postblloqe për të kapur të vrasësin/it. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.


  19. #119
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Kush eshte ish-kryeplaku i fshatit qe u ekzekutua ne porten e shtepise | ABC News Albania

    ABC News Albania
    Publicerades den 10 okt. 2018

    Policia e Lushnjes ka shoqëruar 15 persona për ngjarjen e mbrëmjes së kaluar në fshatin Shegas, ku u vra një 48-vjeçar. Hetimi vijon, por ende nuk ka persona të ndaluar.

    Autori e ka pritur te porta e shtëpise dhe sapo 48-vjeçari Qemal Halla zbriti nga makina ai e ekzekutoi me plumb në kokë.

    15 persona shoqëroi policia për këtë ngjarje e cila ndodhi rreth mesnatës në Shegas të Lushnjes.

    Dyshimet e para të hetuesve janë hedhur për konflikte të mundshme mbi pronësinë, por nuk janë përjashtuar problemet familjare.

    Nga kqyrja që i është bërë viktimës, plumbi i pistoletës e ka prekur në pjesën e përparme të kokës nga një distancë e afërt.

    Ende nuk është gjetur gëzhoja dhe në vendngjarje nuk ka gjurmë të ndonjë mjeti tjetër përveç fuoristradës së Hallës. Duket se autori ka qenë në këmbë dhe është larguar po në këmbë pas kryerjes së krimit.

    Bashkëshortja e Qemall Hallës e ka dëgjuar të shtënën. Bashkë me të edhe fqinjët dolën për të parë çfarë kishte ndodhur.

    Banorja 1: “Ka pasur portën e mbyllur. Do zbriste për të hapur portën për të hyrë në shtëpi. Aty e kanë pritur, i kanë bërë kusi. Krismë dëgjuam pastaj çfarë ishte nuk e dimë”.

    “Sa herë dëgjuat krismë”?

    Banori 2“Një herë, vetëm një herë ka qëlluar. Vetëm një tek fishek”.

    Një orë përpara vrasjes, 48-vjeçari ai ishte në lokalin e të vëllait në fshat. Aty ai kishte kaluar një mbremje të qetë pa konflikt me ndonjë person.

    Ai banonte vetëm me gruan pasi djali i vetëm ishte emigrant në Greqi. Disa kohë më parë Halla ka qenë kryeplak i fshati Shegas dhe aktualisht njihej si njeri i qetë që merrej me punët e bujqësisë./abcnews.al



    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 10-10-2018 më 11:50

  20. #120
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Report TV - Nis seanca Balla-Basha për padinë e 3.4 mln euro në Toyota, kreu i PD nuk paraqitet



    Report TV
    Publicerades den 10 okt. 2018


    TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda do të zhvillohet seanca gjyqësore mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës për akuzën e Ballës për 3.4 mln eurove në Toyota Auris.

    Kjo është seanca e dytë që zhvillohet mes kreut të PD-së Basha, i cili do të përfaqësohet nga avokatët e tij, Gazment Bardhi e Ivi Kaso, dhe deputetit të PS-së, Taulant Balla që do të jetë i pranishëm në sallë.

    Në momentin e mbërritjes në ambjentet e Gjykatës, Taulant Balla ka parë avokatin e Bashës dhe është shprehur para kamerave se: Paska ardhur gjumashi!

    3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete "Toyota Auris" në Portin e Durrësit, për të cilën Basha akuzoi Ballën dhe kjo është padia e parë që do shqyrtohet lideri demokrat. Ndërsa padia e dytë është ajo për dekonspirimin e operacionit të policisë. Lulzim Basha foli në parlament se ishin nisur drejt Shqipërisë një shumë e konsiderueshme eurosh brenda një automjeti "Toyota Yaris" ngjyrë e kuqe.

    Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

    Operacionit policor për kapjen e 3.4 milion eurove në portin e Durrësit disa javë më parë i parapriu në parlament me një deklaratë nga Lulzim Basha në parlament më 21 Qershor 2018 për ekzistencën e një makine Toyota Yaris, brenda të cilës po transportoheshin 1.5 milionë euro.

    Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën e u nisën nga porti Barit.

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2021, 08:32
  2. Pjesëmarrje Nga Faji Kriminal
    Nga Skyfteri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2010, 16:19
  3. Laert Vasili, aktori shqiptar me i suksesshem ne Greqi
    Nga nikas në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 00:43
  4. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  5. Racizem grek ndaj aktorit Laert Vasili
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •