Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 185
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Plumbat depërtuan derën”, çfarë ndodhi në shtëpinë e gazetares që u sulmua me armë
    30 aug. 2018
    Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” pranë Rinasit ku u sulmua me armë banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala.

    Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se janë qëlluar 10 plumba që kanë dëmtuar pjesën ballore të shtëpisë në pronësi të babait të Lalës. Plumbat kanë depërtuar edhe në derën kryesore të banesës për të hyrë brenda saj por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.


  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    SHKODËR, DAJË E NIP PREJ 6 DITËSH TË HUMBUR
    29 aug. 2018


  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus



    Rrëmbimi i 2 personave në Shkodër, Salianji: Bandat të lidhura me Ramën, Policia fsheh të vërtetën

    30 aug. 2018

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Published on Sep 1, 2018
    Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

    Një 30 vjeçar është gjetur i vrarë pranë një makine të braktisur në vendin e quajtur "Bregu i Ranës" pranë liqenit të Shkodrës.

    Lajmi mbërriti në redaksi rreth orës 14: 30. Viktima është identifikuar si Arjan Ferracaku, 30 vjeç.

    "Më datë 01.09.2018, rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. V. 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër" informon policia.

    Informacionet e para tregojnë se trupi i pajetë i babait të dy fëmijëve u gjet rreth 1 km larg një makine e cila kishte qenë e braktisur aty.

    Familja e viktimës janë pronarë të dy lokaleve, një në Zus të Shkodrës dhe tjetri në Velipojë. Arjan Ferracaku njihej si djalë i mirë dhe pa probleme me ligjin.

    Biznesmeni është qëlluar disa herë me pistoletë

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    ublished on Sep 2, 2018
    STAR PLUS TV SHKODËR - LAJMI I FUNDIT NË KOHE REALE JU VJEN ME ANE TË NJË NJOFTIMI AUTOMATIK: SHKARKO TANI PROGRAMIN STAR PLUS TV NË:


  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    “Vajza i vrau prindërit dhe motrën për 1.5 mln euro”, dëshmia e të afërmit: Si do përfitonte autorja

    Balkanweb Com
    Published on Sep 3, 2018

    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 03-09-2018 më 12:59

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    E ekzekutuan me breshëri automatiku, ky është i riu që ndihmoi policinë për gjetjen e drogës

    Postuar: 06/09/2018 - 20:46

    Alket Muhaj është gjetur këtë mëngjes me disa plumba në trup e kokë, një ekzekutim që mendohet të ketë ardhur për shkak se 43 vjeçari kishte ndihmuar në një rast policinë, duke treguar për disa parcela kanabisi në Memaliaj.

    Foto e mëposhte tregojnë dhe 43 vjeçarin e ekzekutuar këtë të enjte. Policia nuk e ka bërë njoftimin për ekzekutimin e tij, por është “kujtuar” rreth 12 orë më vonë për të dhënë variantin zyrtar.

    Mësohet se disa kohë më parë Muahj kishte lajmëruar autoritetet e Tiranës për parcelat. 43 vjeçari nuk ka patur besim tek strukturat locale. Policia në Tiranë ka qenë ajo që ka lajmëruar rastin për autoritetet locale, të cilat pas operacionit gjetën dhe asgjësuan rreth 8 parcela me 4800 bimë kanabis.

    Kjo ngjarje mendohet të jetë dhe shkaku se përse i riu është qëlluar për vdekje, fare pranë banesës së tij në fshatin Rabije.

    /portali DurresLajm/

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    youtube.com/watch?v=FvAliQb4i-c
    Report TV
    Publicerades den 6 sep. 2018

    Policia e Shtetit bëri publik sot emrat e katër të arrestuarve nga aksioni i një dite më parë në qytetin verior pas kontrolleve në lagjet Kiras dhe Dobraç, aksion ky i ndërmarrë pas vrasjeve të njëpasnjëshme. Policia thotë se ka mbledhur të dhëna në rrugë informative për ta, por edhe i ka përgjuar për të arritur në konkluzionin që ishin pjesë e klaneve kriminale që vepronin në qytetin e Shkodrës.Deklarata e plote e Aida Hajnaj zv drejtore e policise

    Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në qarkun Shkodër, zhvilluar këto hetime në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion të hetimeve të ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura në këtë qytet, Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, Trupat e posaçme operacionale në bashkëpunim me Organin e Prokurorisë, kanë arritur të ndalojnë dje në qytetin e Shkodrës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe me gjërë.

    Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e të dhënave në rruge operative me qellim evidentimin sa me të plotë dhe sa me të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie.

    Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregetare të perdorura prej personave të dyshuar si anëtarët të grupeve kriminale.




    Operacioni nisi dje rreth orës 02:30 të mëngjesit.

    Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona, 1 është në kërkim.

    Të arrestuar janë :

    • Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;

    • Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

    • Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

    • Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

    Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.


  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Ish-drejtuesi i Policisë Mit’hat Havari u shpreh sonte në emisionin ‘Repolitix’ se ngjarjet e sotme në Shkodër e kanë të vjetër zanafillën.

    Ai u shpreh se në vitin 1995 kishte shkarkuar nga detyra 14 oficerë të policisë së Shkodrës, por u rikthyen nga PD kur ishte në pushtet.

    Ka një histori ky nivel kriminaliteti. Unë Shkodër për herë të parë shkova në 1995, shkova për të liruar 14 oficerë të policisë së Shkodrës. Të 14 oficerë policë ishin të djathtë të emëruar pas 1992, kishin filluar rebelim kundër drejtorit për të marrë pushtetin, krijuan një situatë shumë shqetësuese. Ka qenë në dijeni vetë Presidenti dhe kryeministri asokohe, i largova, bëmë sherr dhe ika. Gjendja aty ishte e rëndë.

    Në 1996 këta rebeluesit, banditët i rikthyen në punë. Në 1998 kur u emërova drejtor në Shkodër i gjeta brenda në drejtori, një nga ata një Gjergj Deda ma sollën në Berat dhe u kthye përsëri. Ishte një terror sa u prezantova, pasi ata e dinin nga vija. Sa u futa në zyrë me Neritan Cekën, erdhën një grup banditësh me një Pjeter Pjetrushi, para nesh kishin përcjellë disa drejtorë policie me kallashnikov. E gjithë kjo për të sunduar, injorancë e madhe. Edhe sot është e njëjta gjë, por ka një ndryshim. Nëse atë kohë ata kishin një prapavijë që merrnin urdhër. Nëse kjo histori do të ndodhte në një vend demokratik këta do të ishin të gjithë në burgje. Që kur kam qenë unë në Shkodër 80% e policisë nuk punonte. PD nuk goditi të keqen, këto që ndodhin sot janë të trashëguara.

    Mit’hat Havari

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Report Tv -Marshimi ne Shkoder kunder krimit


  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
    Një 27-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras.

    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:30, në afërsi të xhamisë së qytetit, dhe sipas policisë viktima është Indrit Pepa (në foto).

    I riu u qëllua me breshëri automatiku ndërsa po hynte në banesën e tij, duke mbetur i plagosur rëndë.

    27-vjeçari është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë, pasi nuk mundi t'ju mbijetojë plagëve të marra në disa pjëse të trupit.

    Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes.Ai është shtetasit Azis Markolaj 49 vjeç, banues në Mamurras, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

    Vrasja dyshohet për hakmarrje, viktima plagosi autorin 6 vite më parë

    Nga hetimet paraprake, dyshohet se i riu është ekzekutuar për hakmarrje, pasi 6 vite më parë ai kishte plagosur 49 vjeçarin në Mamurras.

    Viktima Indrit Pepa mësohet se jetonte jashtë vendit dhe prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa familja e tij qëndronte e ngujuar prej 6 vitesh, kohë kur kishte ndodhur dhe plagosja.

    Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar gazhojat e armes të gjetura në vendin e ngjarjes, ndërsa në polici janë shoqëruar disa përsona të cilet po merren në pyetje rreth ngjarjes.

    Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Për më shumë lexoni në:


  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    KORÇË- Kërcënohet me jetë gjyqtari Besnik Shehu. Ai ka denoncuar mesditën e sotme në polici dy persona, që sipas tij e kanë kërcënuar me jetë atë dhe familjen. Burime për Report Tv pohojnë se dy personat që kanë kërcënuar gjyqtarin kanë qenë në proces gjyqësor për pronat.

    Mësohet se ata janë Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha, ndërsa mëngjesin e sotëm pranë pazarit në Korçë e kanë kërcënuar duke i thënë se do ta djegin atë dhe familjen e tij për shkak të vendimit që ka dhënë kundër tyre. “Do të vrasim. Do të djegim ty dhe familjen tënde. Ke bërë gabim me vendimin që ke dhënë. Pronat tona nuk na i merrni dot. Do pendohesh” .

    Këto janë fjalët që kanë thënë dy personat duke kërcënuar Shehun. Gjyqtari ka bërë denoncim në komisariatin e Korçës rreth orës 15:00, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke shoqëruar fillimisht dy personat, më pas i ka lënë të lirë.

    Por për çfarë çështje u kërcënua gjyqtari? REPORT TV mëson se bëhet fjalë për një tokë në fshatin Porodinë, e cila pretendohet nga dy familje Myrtollarët dhe Qeraxhit. Albert Qeraxhi kërkoi anulim të vendimit të komisionit për shkak se pronat, sipas tij ishin zënë nga Myrtollarët, ndërkohë që edhe Prefektura kërkoi që aktet e marrjes së pronësisë nga Myrtollarët të shpalleshin të pavlefshme.

    Në shkallën e parë në Korçë, gjyqtari Besnik Shehu pranoi kërkesën e Prefekturës dhe Albert Qeraxhit, ndërsa edhe Apeli e la në fuqi vendimin, ndërsa aktualisht çështja ndodhet në gjykatën e Lartë. Por Emin Myrtollari nuk i kishte harruar inatet e vjetra me gjyqtarin e Shkallës së Parë që e kërcënoi me jetë ditën e sotme. Ndërkohë që hetimet vijojnë në gjendje të lirë për dy autorët.





  13. #73
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus


    ABC News Albania
    Publikuar me 10 sep. 2018
    Një sherr me babain e tij dyshohet se e çoi 13-vjeçarin nga Vlora t’i japë fund jetës. I mituri u gjet i vetëvrarë me pistoletë në fshatin Fitore të njësisë administrative Novoselë.

    Arma më të cilin kreu krimin fëmija ndodhej brenda një banese, e cila ishte ngritur shumë prane stanit në pronësi të familjes Aliaj. Mësohet se 13-vjeçari gjatë ditës kishte bërë një sherr me prindërit për shkak se ka lëvizur makinën e të atit pa leje duke shpuar edhe gomën.

    Pas grindjes, fëmija është nisur i zemëruar drejt banesës ku fshihej arma tip pistoletë TT. Në një gjendje të rënduar psikologjike, 13-vjeçari ka qëlluar veten me plumb në kokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Kur mbërriti i ati, ai kishte ndërruar jetë.

    Ndërsa nga kontrolli në shtëpinë e familjes Aliaj është gjetur edhe një armë tjetër çifte, por me leje. Policia vazhdon hetimet për ngjarjen e rëndë, por nuk ka njoftime për të shoqëruar nga të afërmit.

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus



    Publikimi shtator 12, 2018
    Burime për Report Tv nga policia e shtetit pohojnë se sot u ndërhy në operacion, pasi kishte informacion se të ‘fortët’ e Krujës mund të largoheshin jashtë vendit.

    Report Tv mëson se grupi ishte në përgjim duke zbuluar planin e tyre për t’u arratisur nga Shqipëria. Të arrestuarit dhe shoqëruarit nga policia janë dërguar disa në Tiranë dhe disa në Durrës.

    Të arrestuarit dyshohen për disa ngjarje kriminale në zonën e Niklës në Krujë, por edhe gjerë. Operacioni zgjati 5 orë dhe u drejtua nga drejtori i Policisë së shtetit, Ardi Veliu.

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    12 09- 2018


    Flamur Haka, Durim Bami dhe Ylli Cangu, disa prej të ndaluarve në Nikël të fushë Krujës janë emra të njohur për drejtësinë. Kreu i ‘të fortëve’ të Niklës Flamur Haka në shkurt të 2008 është shpallur fajtor nga gjykata e Krimeve të Rënda me 16 vite burgim.

    Por këtë dënim Haka e ka shlyer, ku herë pas herë ka fituar ulje dënimi dhe më pas në nëntor 2014 gjyqtarja e Krujës Nazmie Pingili, ka urdhëruar lirimin e tij me kusht. Flamur Haka është dënuar për vrasje me paramendim për hakmarrje e mbetur në tentative dhe për armëmbajtje pa leje. Haka tentoi të vrasë Bledar Ulliri, por pavarisht se u dënua me 16 vite burg, gjyqtarja Nazmier Pingili e liroi pas 6 vitesh duke I ulur me 10 vite dënimin.

    Ndërkohë Durim Bami është personi qaë tha se ishte paguar për të vrarë Tom Doshin. Bami tha se ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. Kjo bëri që në Gjykatë të përfundojnë disa politikanë, por më pas Durim Bami u dënua për kallzim të rremë, pasi kishte inskenuar këtë vrasje.

    Ylli Çangu, kunati i Durim Bamit gjithashtu është një emër i njohur. Ai zotëron këtë vilë luksoze në Nikël të Fushë-Krujës. Ylli Cangu është djali i Naim Cangut që mbeti i vrarë në atentatin e Azem Hajdarit. Naim Cangu ishte me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin në makinë kur u sulmuan. Ylli Çangu ishte në gjumë në momentin që u arrestua nga RENEA.

    Në total RENEA dhe FNSH ka kryer kontrollin e 9 banesave, në të cilat kishte informacion se disponohej armë, drogë dhe sasi eksplozivi. Të gjitha banesat e kontrolluara kanë qënë të personave që konsiderohet nga policia si individë me precedent penale.

    Më konkretisht gjatë kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar disa armë dhe municione, por nga ana e prokurorisë së Krujës ende nuk jepet detaje nëse kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, apo kontrolle të befasishme në banesa. Ky operacion u drejtua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu. Zona e Niklës dhe Fushë-Krujës, është një ndër vatrat më të nxehta të krimit në Shqipëri.

    ma.nd.

    durim bami flamur haka Ylli Cangu KomentoLajme të tjera
    Ekskluzive/ Si u lirua me kusht nga gjyqtarja Nazmie Pingili, “I forti” i Niklës Flamur Haka

    'Gjunjëzohet' Nikla e tritolit, si u kap brenda vilës së tij 'i forti' Ylli Cangu (VIDEO-FOTO)

    Nikla 5 orë shtetrrethim, banorët presion gazetarit të Report Tv që të largohet (Detaje)

    ‘Kokat’ e Niklës kishin planifikuar arratisjen nga Shqipëria, detaje nga operacioni (VIDEO)

    Ekskluzive/ REPORT TV siguron pamjet e momentit të arrestimit të 6 të ‘fortëve’ të Krujës (VIDEO)

    FNSH e RENEA rrethon Niklën në Krujë, bastisen vilat e të ‘fortëve’, 11 të shoqëruar (Pamjet ekskluzive+Emrat)

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Aksioni në Divjakë, REPORT TV në banesën e të plagosurit, familja: Arma ishte pa fishekë

    14 sep. 2018

    REPORT TV ishte në banesën e Haxhi Likës, që ndodhet në fshatin Rremas në Divjakë, ku u zhvillua operacioni i RENEA-s dhe ku 77-vjeçari u plagos në kokë. Njëri prej familjarëve të tij u shpreh për REPORT TV se, Haxhiu doli në dritare për të parë se cfarë kishte ndodhur, ndërsa dikush qëlloi duke e plagosur në kokë. Ai tha se armën që iu gjet e kishte me leje, por nuk kishte fishekë dhe se i moshuari nuk ka qëlluar në drejtim të RENEA-s. Ndërsa nipi i të plagosurit, Haziz Lika tregoi momentin që RENEA u fut në banesë.

    INTERVISTA PËR REPORT TV
    Si ndodhi ngjarja?
    Familjari i Haxhi Likës: Doli për të parë në dritare se cfarë ka ndodhur, dikush qëlloi duke e plagosur në pjesën e kokës, brenda në dollap kishte një pushkë gjahu dhe nuk është lëvizur. E ka marrë vetë RENEA.

    Kur u zhvillua operacioni?
    Familjari i Haxhi Likës: Mbrëmë në orën 04:00 erdhi RENEA dhe na rrethoi, ata thonin hyni brenda, mbyllni derën dhe dritaren, sot në orën 8 pasi mbaroi kjo, morëm vesh që Haxhiun e kanë plagosur. Nuk e dinim që ishte plagosur. Kur erdhëm këtu na thanë që është plagosur

    Doli me armë në dritare?
    Familjari i Haxhi Likës: Arma nuk ka fishekë fare, nuk bën vaki që të dalë të gjuajë me armë ndaj policisë, ai është plak 77-vjec në hallin e vet.

    Policia ka thënë se kërkon Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun?
    Familjari i Haxhi Likës: Nuk janë në banesa dhe as në zonë

    A i njihni?
    Familjari i Haxhi Likës: Nuk i njohim dhe nuk i kemi dëgjuar as si emër
    Nipi Haziz Lika: Këta i kemi dëgjuar vetëm në TV dhe nuk i dimë se kush janë, kjo që bëri policia nuk e di pse e bëri...

    Janë kontrolluar të gjitha banesat?
    Nipi Haziz Lika: Po, po të gjitha

    Ju paralajmëroi RENEA?
    Nipi Haziz Lika: Jemi RENEA thanë dhe shtynë më armë direkt derën

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forca të shumta policore dhe RENEA nisën një aksion në fshatin Remas të Divjakës për të kapur dy persona me rrezikshmëri të lartë. Njëri prej të kërkuarve është autori i dyshuar i masakrës së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, Laert Haxhiu. Ai së bashku me Orges Bilbilin qëlluan për vdekje Jurgen Hoxhën dhe Samir Latifin.


  17. #77
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Pamfleti Net
    Published on Sep 16, 2018
    Për Durim Bamin, po qarkullojnë zëra brenda policisë e bandave, se është bërë“Sarpi”i Fatmir Xhafajt



  18. #78
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus


    Report TV
    Published on Sep 16, 2018

    Ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, do të japë masat e sigurisë për 5 të ndaluarit e Niklës. Seanca për dhënien e masës së sigurisë ka nisur në orën 10:00, ndërkohë që në ambientet e gjykatës ndodhen forca të shumta policore. Të ndaluarit kanë hyrë në Gjykatë ku pritet tju komunikohet masa e sigurisë.

    5 të ndaluarit, Ylli Çangu, Valter Bami, Skënder Leza, Markelen Haka dhe Lutfi Haka, u ndaluan nga policia në aksionin e disa ditëve më parë në Nikël.

  19. #79
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Ora News Lajme
    Published on Sep 16, 2018

    Ora News - Pogradec, tritol banesës së pronarit të televizionit lokal

    Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
    Një shpërthim ekspozivi u regjistrua në orët e para të së dielës në qytetin e Pogradecit!

    Një sasi e vogël lënde plasëse u hodh brenda oborrit të banesës së biznesmenit Bajram Fejzullahu.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45, në lagjen nr 1 të qytetit.

    Për shkak të orarit dhe distancës nga banesa, shpërthimi nuk shkaktoi as të lënduar as dëme të konsiderueshme brenda banesës!

    Bajram Fejzullahu, njihet për disa biznese në qarkun juglindor të Korçës, dhe është pronar i një televizioni lokal në Pogradec!

    Gjatë dëshmisë së parë në Polici pas ngjarjes, ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person, ndaj ka theksuar se nuk është në gjendje të drejtojë gishtin e akuzës tek askush si i dyshuar!

    Në këto kushte, edhe policia e Pogradecit duket se për momentin është pa një pistë kryesore hetimi.

    Zyrtarisht, Policia thotë se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Në funksion të zbardhjes së ngjarjes pritet të përdoren kamerat e sigurisë së banesave dhe institucioneve në zonë.


  20. #80
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Vila tre katëshe e cila të premten e 14 shtatorit, iu nënshtrua kontrollit të imtësishëm të Delta Forcë, FNSH-së Fier por dhe policisë së Vlorës ishte në pronësi të vëllait të ish kryetarit të komunës së Shushicës.

    Policia dha sot detaje mbi operacionin e koduar "Maskimi" gjatë të cilës u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e grantë ofensive, si dhe një sasi lënde narkotike.

    Ora News solli dje pamje të këtij operacioni kontrolli dhe të momentit të arrestimit të Gjergji Petanit, vëllait të ish kryetarit të komunës së Shushicës, Luli Petani.

    Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e presonave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje, apo lëndëve shpërthyese, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet policore të D.V.P. Vlorë, me mbështetjen e Delta Forcë dhe FNSH-së Fier kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar "Maskimi". Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Petani, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e grantë ofensive, si dhe një sasi lënde narkotike" informoi sot policia e Vlorës.

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2021, 08:32
  2. Pjesëmarrje Nga Faji Kriminal
    Nga Skyfteri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2010, 16:19
  3. Laert Vasili, aktori shqiptar me i suksesshem ne Greqi
    Nga nikas në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 00:43
  4. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  5. Racizem grek ndaj aktorit Laert Vasili
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •