Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 185
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    ERVIS MARTINAJ KERCENOI ME VRASJE OFICERIN E POLICISE



  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    A1 Report - Rrëfehet grabitësi: Kisha borxhe bixhozi, më kërcënonim me jetë

    DURRËS - “Kisha borxhe bixhozi, të cilat nëse nuk i ktheja kërcënohesha me jetë nga borxhlijtë ndaj vendosa të grabis bankën”. Kjo ka qenë dëshmia para trupit gjykues e 31-vjeçarit Alban Duka, i cili së bashku me shokun e tij 41-vjeçarin me iniciale G.K i arrestuar gjithashtu nga policia grabitën rreth 35 mijë euro nga një bankë e nivelit të dytë në Durrës, mesditën e së mërkurës.

    Alban Duka, i cili gjatë grabitjes ishte maskuar si një moshuar me nje maskë që dukej qartë së ishte punuar nga një profesionit orët e para të mëngjesit të sotëm doli para trupit gjykues, ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg” që gjykatësi Fejzo Hysi kishte rezervuar për të.

    E njëjta masë sigurie u kërkua dhe nga prokurori i çështjes Bledar Bejko.

    Duka ka rrëfyer përpara trupit gjykues edhe motivet që e shtynë të grabiste.

    “Unë kisha shumë borxhe pasi jam një frekuentues i rregullt i bixhozit, prej kohësh shumë e borxheve vetëm po rritej, ndërsa ata që më kishin dhënë borxh kishin filluar të më kërcënonin me jetë nëse nuk u ktheja paratë. Ata më nxisnin të bëja çdo gjë për tu kthyer paratë, ndaj vendosa të grabis bankën”. Kështu ka pohuar para trupit gjykes Alban Duka, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.



  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Ja aksioni 12 orësh që u përmbyll me ekzekutimin e vrasësit të komandantit

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Krujë, prishja e furrave të gëlqeres përplasen pronarët me policinë


  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    5 Aksidentet Më Misterioze Në Shqipëri


  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Vrasja e Arieles pamje te renda

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Plot 15 plumba janë shkrepur në drejtim të Fatbardh Licit mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Shkodrës.

    Në momentin kur u qëllua me breshëri automatike, 53 - vjeçari ishte duke pirë kafenë e mëngjesit në një nga lokalet që ndodhen në Unazën Perëndimore të qytetit, në zonën e njohur si ish-Poçeria në Kiras.

    Lici ka qenë i vetëm kur një automjet tip “Mercedes-Benz” u ndaluar para lokalit rreth orës 07:15 minuta dhe një person me maskë iu afrua me shpejtësi duke qëlluar në drejtim të tij me automatik tip “Skorpion”. Nga të shtënat, mbeti i vdekur në vend.

    Autori, ende i paidentifikuar, u largua me makinë dhe 10 minuta më pas blutë e Shkodrës janë njoftuar se në zonën e Dobraçit, 3 kilometra larg vendit të ngjarjes, autovetura e përdorur prej tij po digjej.

    Pista kryesore mbi të cilën po hetohet është ajo e hakmarrjes. Viktima është akuzuar si autor i vrasjes së Astrit Kurmemajt, ngjarje e ndodhur 7 vite më parë.

    Fatbardh Lici, i cili është kunati i Lul Kullës, ndaj të cilit u krye një atentat me minë me telekomandë në Shkodër. Por sipas policisë, nuk ka të dhëna që ngjarjet të kenë lidhje me njëra – tjetrën.





  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Masakra në Resulaj, kryebashkiaku i Selenicës: U shuan dy familje
    10/08/2018 -

    Kryebashkiaku i Selenicës, Përparim Shameti, në një lidhje telefonike për Report Tv, u shpreh se nga masakra me tetë të vrarë në fshatin Resulaj janë shuar dy familje.

    “Është ngjarje jashtëzakonisht e rëndë dhe tronditëse. Janë shuar dy familje nga ai fshat. Po shkoj në vendin e ngjarjes.”, tha Përparim Shameti, kryebashkiak i Selenicës

    Ridvan Zykaj, 24-vjeçar, hapi zjarr me breshëri kallashnikovi duke vrarë tetë persona, anëtarë të një fisi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus




    Report TV - Emisioni Shtypi i Ditës dhe Ju, gazetat dhe telefonatat 11

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus




    VLORË- Mund të konsiderohet si tragjedia më e rëndë e ndodhur vitet e fundit në Shqipëri. Pamjet që vijnë nga tre banesat e fshatit Resulaj në Selenicë shkojnë përtej imagjinatës. Tetë arkivole kanë dalë njëri pas tjetrit nga tre shtëpi, të cilave iu kanë mbetur vetëm tre anëtarë.

    Mes vajit, kujës e lotëve të afërmit i kanë ndjekur nga pas arkimortet me trupat e tetë familjarëve. Ata po varrosen në tetë gropa të hapura në tokat e tyre për të çuar në vend amanetin e gjyshit, Demir Zykajt i cili kërkonte të varrosej në tokën e tij kur të vdiste.

    Kësaj masakre kanë mundur t’i shpëtojnë vetëm tre djem të familjes Zyka, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi. Nga familja e Besimit ka shpëtuar vetëm një djalë, ndërsa nga familja e Azemit dy djem, njëri nga të cilët ndodhet në Greqi.

    Edhe dy djemtë e tjerë që kanë shpëtuar nuk kanë qenë në banesë në kohën kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. Njëri prej tyre punonte në një restorant në Vlorë.

    EMRAT DHE LIDHJET E VIKTIMAVE ME NJERI-TJETRIN

    1- Demir Zykaj, 75 vjeç (Vellai i gjyshit të autorit)
    2- Perrie Zykaj, 78 vjeç, (Gruaja e Demirit)
    3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
    4- Vasilika Zykaj 40-vjeç, (Gruaja e Besimit)
    5- Sara Zykaj, 15 vjeç (Vajza e Besimit)
    6- Ledjon Zykaj, 8 vjeç (Djali i Besimit)
    7- Azem Zykaj 49-vjeç (Djali i Demirit)
    8- Afërdita Zykaj 47-vjeç (Gruaja e Azemit)

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Ora News - Korçë, të armatosur e me maska hyjnë në banesë dhunojnë familjarin

    Tentuan të grabisin banesën, hajdutët perleshen me pronarin. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së dielës (12 gusht) në fshatin Porodinë të Korçës.

    Engjellush Dinkallari ka treguar me detaje dinamikën e ngjarjes . Në një gjendje të rënduar psikologjike 38- vjeçari ka pohuar se gjithçka ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të tij të mitur.

    Hajdutët e maskuar dhe me armë në dorë kanë kërcënuar dhe dhunuar edhe bashkëshorten e tij.

    Engjellush Dinkallari: "Ishte ora 22:00 dhe hyra në shtëpi. Nusja më tha hajdut në koridor. Kur shoh 4 persona të armatosur hyjnë direkt në dhomë ku isha unë, fëmijët, nusja dhe nëna. Unë shtyj derën, ata shtyjnë derën nga koridori për të hyrë në dhomë. Terror i paparë, dhe siklet i madh."

    Grabitësit kanë goditur edhe të afërmit e Dinkallarit. I tronditur , nga ngjarja 38- vjecari ka bërë apel policisë të kap sa më parë autorët.

    Vjedhjet dhe grabitjet janë kthyer në një fenomen tepër shqetësues për juglindjen. Dhjetra banesa janë vjedhur në fshatin Porodinë dhe Boboshticë ndërsa shumë prej pronarëve janë dhunuar nën kërcënimin e armëve. Ndërsa policia ende nuk ka asnjë autor të ndaluar

    "Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e Policisë ku sipas deklarimeve të pronarit të banesës, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjestarëve të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen,"-rapoton policia.
    Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
    Për më shumë lexoni në:
    vidio
    https://www.youtube.com/watch?v=35baDVdH2XI
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 15-08-2018 më 02:41

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Fier, të dielën u martua, të hënën djeg shtëpinë burrit, policia: Tentoi të mbysë dhe 2 vajzat e saj
    Fier- Polica e Fierit zbardh detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Grecalli të Fierit ku shtetësja Rudina Kishta, 42 vjeçe i vuri flakën banesës së bashkëjetuesit të saj. Policia thotë se gruaja para këtij akti ka tentuar të mbysë edhe dy vajzat e saj të mitura.

    Burime të Shqiptarja.com dhe Report Tv bëjnë me dije se dy vajzat janë shpëtuar rastësisht nga një kalimtar i rastit. I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka parë skenën dhe është afruar. Në polici ai ka thënë se ka parë gruan teksa iu zhyste kokën në ujë vajzave të mitura, por ka mundur ta ndalë.

    Mësohet gjithashtu se të miturat janë marrë në mbrojtje dhe janë transferuar në një institucion kujdesi në kryeqytet.Policia e shoqëroi një ditë më parë gruan 42-vjeçare për ta marrë në pyetje. Kjo e fundit, sipas burimeve, ka thënë se nuk e ka vënë ajo flakën edhe pse ka qenë e mërzitur me burrin. Ajo ka treguar se sapo ka dalë në oborr ka parë flakët të cilat sipas saj, mund të kenë ardhur si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike.

    Bashkëshorti i saj, Ardian Gjika tha se e kishte marrë në shtëpi një ditë më parë dhe pas një sherri Rudina iu kishte bërë gjëmën.

    "Dje e mora nga shtëpia me gjithë plaçka. Ka bërë presion dhe më herët ajo. Ajo vuri njëherë zjarrin edhe më përpara. Dje u martova me atë, sot më dogji shtëpinë. Më thoshte do më dërgosh te nëna dhe unë i thash kam punë. Jam 100% i sigurt që ajo e ka djegur shtëpinë"

    Ardian Gjika


    Për ngjarjen foli edhe kryefamiljari Trifon Gjika vjehrri i Rudinës, i mbetur mes katër rrugëve pasi shtëpia ku jetonin u shkrumbua komplet, pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 15-08-2018 më 02:49

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Pamje ekskluzive, çfarë mbeti pas 'Far West'-it në Kamëz, 70 plumba dhe tritol ndaj familjes Halili
    14 aug. 2018
    Tiranë- Kamza është zgjuar këtë të martë në “Far West” ku ndaj vilës së vëllezërve Halili mes tyre dhe Shkëlqim Halilit janë shkrepur 70 plumba automatiku dhe është hedhur në oborrin e saj një sasi tritoli. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar në njerëz pasi 8 pjesëtaret e familjes, mes tyre dhe fëmijë kanë qenë në gjumë ndërsa plumbat janë përhapur gjithandej nga parkingu e deri në katin e 4 të vilës ku banonte një prej vëllezërve.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të këtij atentati pa viktima ndërsa pistat e hetimit janë shtrirë nga një atentat për eliminimin e vëllezërve Halili deri tek një mesazh kërcënues për ta. Gjithçka është regjistruar në ora 02:02 minuta të mëngjesit të kësaj të marte ku një automjet i identifikuar si Fuoristradë ML është ndalur në “Bulevardin Blu” para banesës së Halilajve dhe kanë hapur zjarr duke qëlluar nga dy kënde të ndryshme.

    Breshëria e zjarrit ka zgjatur më pak se 2 minuta shprehen jashtë kamerave vëllezërit Halilaj të cilët po ashtu sqarojnë se s’kanë asnjë konflikt me një person apo persona që do donin ti eleminonin. Pasi kanë hapur zjarr dy autorë të dyshuar kanë shpërthyer nën bordin e automjetit BMË që shihni në pamje një sasi eksplozivi e cila gjatë shpërthimit ka dëmtuar dy mjete BMË dhe një Volsëagen duke pësuar dëme të konsiderueshme.

    Pak minuta pas këtij krimi Policia e Shtetit ka mundur të gjejë në Larushk të Fushë-Krujës një zonë e cila ndodhet 10 minuta larg Kamzës një Fuoristradë ML të djegur. Siç dhe shihni në këto pamje është kjo ML e gjetur e djegur në bordin e të cilës ndodhen dhe dy skeletet e armëve të zjarrit kallashnikov.

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus



    25 aug. 2018

    Mallakastrioti në Report TV: Djali i xhaxhait më goditi me sopatë paraderës së policisë në Ballsh


    Detaje të reja vijnë nga ngjarja e Ballshit, ku disa kushërinj u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre u godit me sëpatë nga kushëriri i tij i parë.

    Sokol Lalaj, i goditur me sëpatë nga djali i xhaxhait, ka folur për Report Tv nga spitali dhe ka treguar versionin e plotë të ngjarjes.

    Jemi nga Çorushi i Mallakastrës. Unë isha para derës së policisë në Ballsh, po prisja të vinin pleqtë, se xhaxhai kishte bërë debat me vëllain, kemi konflikte tokash. Kishim konflikt prej vitesh për 3.2 dynym tokë të mbjellë me ullishte. Ato toka po na vrasin, po na presin. Kur po prisja, vjen djali i xhaxhait nga lart me makinë, me sëpatë. Unë isha tek një lokal aty. Po të doni vemi shohim edhe vendin. Më qëlloi me sëpatë, ofendoi më shau, më tha “ju do rrihni babain tim”? Filloi po më godiste me bishtin e sëpatës, më qëlloi në trup, ku të më zinte sëpata. Unë isha afër policisë, nuk mu dha rasti të vija tek policia. Ai më qëllonte, unë vetëmbrohesha. Pastaj, për një moment i bie sëpata nga dora. Unë iu qepa nga mbrapa, e zunë policët, e mori polici, atë djalin e futën brenda. Mua më nisën me urgjencë këtu në Fier në spital. Shkaku i sherrit janë tokat. Për ato toka po hahemi po grihemi. Kërkoj ndihmën e shtetit. Jam në hall të madh. Po vritemi për hiçgjë. Të vijë shteti. Mua më qëlloi Fatjon Lalaj. Unë me djalin para sherrit flisnim, ishte në Islandë me vëllain tim.

    Sokol Lalaj, i plagosur nga kushëriri
    Lalaj është plagosur në të dy krahët, por fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime serioze për jetën. Ai është shtruar në spitalin e Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. derës së policisë në Ballsh
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 26-08-2018 më 05:22

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Krimet që tonditën vendin në 2018/ 26 vrasje me dashje në 8 muaj, më e rënda masakra e Selenicës
    Publicerades den 25 aug. 2018
    Tiranë- 38 persona janë vrarë në Shqipëri 8 muajt e fundit, në 26 ngjarje kriminale. Një bilanc lufte, që ka nisur me vrasje mafioze, e krime pasioni dhe ka përfunduar me masakrën e Selenicës në Vlorë. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT dhe Policisë Shqiptare, Report TV zbulon se që nga 1 janari i 2018-së deri në 25 gusht, kanë ndodhur 26 vrasje me dashje. Shumica e autorëve të këtyre vrasjeve janë sot në pranga nga Policia.

    Që në ditët e para të janarit vendi do të tronditej nga vrasja e Emiljano Boçit, Devi Kasamit dhe krimit të pasioni nga Aldison Belulaj. Emiljano Boçi u ekzekutua vetëm 2 muaj pasi doli nga burgu, ku ishte dënuar për tentativë vrasje. Pak ditë më vonë Aldison Belulaj ka vrarë ish-të dashurën e tij Ariela Muratin dhe më pas veten.

    Një ndër vrasjet tipike mafioze ishte atentati ndaj Devi Kasmit. Ai u qëllua poshtë shtëpisë së tij dhe autori i dyshuar dhe arrestuar është greku Efthymiou Efthymious.

    Vrasja e Devi Kasmit u organizua nga një grup kriminal, dhe për vdekjen e tij dyshohet se u paguan shuma të mëdha parash.

    Tirana u trondit përsëri në muajin shkurt ku u vra Memli Begalla. Për këtë ngjarje janë arrestuar Denis Demiri dhe Ardian Serezi. Begalla u qëllua me 1 plumb në kokë dhe shkak dyshohen konfliktet e vjetra.

    Vrasjet në familje dhe atentatet për shkak të së shkuarës kanë vijuar edhe në qytete të tjerë, si Durrësi, Pogradec, Dibër etj.

    Në muajin prill në Tiranë u vra Mario Majollari. Ai ishte kthyer nga Suedia pasi iu refuzua azili. Autori i dyshuar është Kastriot Gjuzi, i cili dyshohet se e vrau Mario Majollarin për shkak të gjakmarrjes. Në vitet 2000 babai i Marjo Majollarit, kishte vrarë vëllain e Kastriot Gjuzit.
    Në 8 qershor një tjetër krim pasioni tronditi Tiranën. Xhaferr Mata vrau ish-të dashurën e tij Xhuljeta Çunin dhe më pas veten. 31-vjeçari dyshohet se e vrau pasi 19-vjeçarja refuzoi të vazhdonte lidhjen me të.

    Kejsi Hysa u vra në Nikël dhe u gropos në një fushë me kanabis. Në Shkodër në 15 korrik u vra Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci. Një vrasje ku Policia nuk ka ende asnjë autor të dyshuar.

    Vrasja e 8 personave nga Ritvan Zykaj në Selencisë të Vlorës, është një ndër ngjarjet më të rënda të këtij viti. As në vitin e mbrapshtë 1997 një person i vetëm nuk kishte vrarë 8 persona të tjerë në Shqipëri. Monstra i Selenicës shoi 2 familje të fshatit Resulaj dhe shkak ishte se e akuzonin për vjedhjen e pulave. 24-vjeçari është sot pas hekurave.

    38 të vdekur në këto 8 muaj ngrenë alarmin për autoritetet, për një tjetër amnisti për armët, në mënyrë që këto ngjarje të mos ndodhin më.



  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Llalla rekurs ne Gjykaten e Larte per sekuestrimin e pasurise
    RTV KLAN
    Publicerades den 24 aug. 2018
    Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit që i sekuestroi një pjesë të pasurisë. Tv Klan mëson se ankimimi është depozituar pak ditë më parë në këtë gjykate. Lëvizja e Llallës vjen pasi edhe Gjykata e Apelit të Krimeve të Renda la në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestron e pasurisë me një vlerë rreth 1 milion Dollarë në Korrik të këtij viti.

    Bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe mbi 22 mije metër katror tokë arë në Tiranë të cilat sipas prokurorëve nuk janë të justifikuara .Prokuroria e Krimeve të Rënda po e heton ish-Kryeprokurorin për deklarim të rremë të pasurisë, mosdeklarim të hollash në kufi dhe pastrim parash.

    Ish-kryeprokurori nuk iu nënshtrua procesit të Vettingut. Ai kërkoi të largohej vullnetarisht nga sistemi, pasi dorëzoi tek presidenti Ilir Meta, dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar gjyqtar në apel.

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus




    KRIMET KUNDER PASURISE NE 2018

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus



    Report TV
    Published on Aug 26, 2018

    Report Tv siguron ekskluzivisht përgjimet e dosjes që zbardhi krimin makabër në Vlorë me dy viktima. Nënë e bir, Olsi dhe Selkie Hoxhallari u vranë e dogjën të banesën e tyre nga nusja Hysnije Hoxhallari.

    Përgjimet e kryera nga policia dhe prokuroria e Vlorës zbardhën krimin makabër që më 22 Janar të 2018 tronditi Vlorën ku nënë e birë u vranë dhe dogjën të gjallë nga nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj.

    Report Tv ka siguruar një kopje të këtyre përgjimeve, përgjime në të cilat Hysnie Hoxhallari bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit të vrarë e djegur brenda shtëpisë së tij sëbashku me nënën, është kapur mat në tentativë për të zhdukuar disa karta telefoni “sim”.

    Ajo këtë bisedë e ndanë me motranë e saj. Biseda është bërë pak orë pas krimit makabër dhe Hysnia kërkon ti gjej një vend të sigurit kartave telefonike.

    Hysnija: Ku ti lë unë këto moj qyqa?

    G: Cfarë janë ato? Hysnie: Ja me këto kapackat e numrave.

    G: Po mirë moj hidhi.

    Këshillën për ti hedhur nga e motra e merr me shqetësim pasi ka frikë se ata, referuar hetuesve i gjejnë.

    Hysnie: Huuu, t’i shikojnë ato, kush i ka pasur këto numra. Pastaj i mora me vrap, thashë o zot do ti gjejnë aty, hajde të bësh punë.

    G: Po mirë moj unë i kam pasur.

    Hysnija: Unë i kam pasur po ti c’ne kaq numra këtu, hiq një e vër një, hajde merru me ta. Hidhi me ilacet me c’farë janë këtu. Po moj Oli i ka mbledhur që atëherë, hidhi të tëra mos i gjej njeri, të tëra kapackat.
    Category
    News & Politics

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    VRITET NË OBORRIN E SHTËPISË FAMILJA 3-ANËTARËSHE

    Aug 27, 2018
    Vritet në oborrin e shtëpisë familja me treanëtarë në Dibër të Madhe. Sipas portalit ‘pa censurë’, familja u gjet e vdekur, pak ditë pasi kishin ardhur me pushime nga Italia.

    Persona të paidentifikuar kanë ekzekutuar vrarë A.P 50 vjeç, bashkëshorten e tij N.P 49-vjeçare dhe vajzën e tyre 13 vjeçare.

    Ende nuk dihet shkaku i këtij krimi, të ndodhur në qendër të Dibrës së Madhe. Trupat e viktimave janë dërguar në morgun e spitalit rajonal, ndërsa policia ka nisur hetimet.

    http://shenja.tv/vritet-ne-oborrin-e...etareshe-foto/

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin
    VRITET NË OBORRIN E SHTËPISË FAMILJA 3-ANËTARËSHE

    Aug 27, 2018
    Vritet në oborrin e shtëpisë familja me treanëtarë në Dibër të Madhe. Sipas portalit ‘pa censurë’, familja u gjet e vdekur, pak ditë pasi kishin ardhur me pushime nga Italia.

    Persona të paidentifikuar kanë ekzekutuar vrarë A.P 50 vjeç, bashkëshorten e tij N.P 49-vjeçare dhe vajzën e tyre 13 vjeçare.

    Ende nuk dihet shkaku i këtij krimi, të ndodhur në qendër të Dibrës së Madhe. Trupat e viktimave janë dërguar në morgun e spitalit rajonal, ndërsa policia ka nisur hetimet.

    http://shenja.tv/vritet-ne-oborrin-e...etareshe-foto/


Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2021, 08:32
  2. Pjesëmarrje Nga Faji Kriminal
    Nga Skyfteri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2010, 16:19
  3. Laert Vasili, aktori shqiptar me i suksesshem ne Greqi
    Nga nikas në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 00:43
  4. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  5. Racizem grek ndaj aktorit Laert Vasili
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •