Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Reposh Kastrioti – e verteta për Famijen e Heroit Kombëtar Gergj Kastrioti

    Si sot e 587 vite më parë, me 25 korrik 1431 ose sipas kalendarit arkaik Orthodoks 6936 ka vdekur në Manastirin e Hilandarit tek Kulla e Shen Gjergjit aty ku janë sot gërrmadhat e Pirgut Arbanas- Reposh Kastrioti, vëllai i dytë më i madh i Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu.
    Dihet që emrat mund të tingëlljnë sllavë por nuk është ashtu po ta gjykojmë nga koha. Edhe sot ka plot shqiptarë me emra grekë, turq, apo anglo-amerikanë pork jo nuk do të thotë që janë grekë apo turq apo anglo-amerikanë apo italianë. Problemi i ermave është dobësi e shqiptarëve që kanë dëshirë të venë emrat e kohës përkatëse.
    Krahas kundërshtive dhe kryesisht të disa analistëve katolikë të cilët për arësye nga më të ndryshme theksojnë se Famlja e Heroit Kombëtar ishte katolike, mund të them se historia e jashtzakonshme e Familjes së Katriotëve të kësaj familjeje që nuk kishte gjak mbretëror apo gjak blu, por që zotëronte Matin, Dibrën , Fushën e Tiranës me gjithë kodrinat në mes dhe që dilte deri në bregdet përfshi Currilat dhe kepin e Rodonit, por me Kryeqytet Krujën- ishte një familje tërësisht orthdokse nga të dy prindërit Gjon Kastriotit apo si ç e thërrisnin bashkëkohësit –Gjon Dibrani dhe nga e jëma Vojsava Triballa e bija e Marie Muzaka-s ashtu sic e jep Gjenealogjia e Muzakajve.
    Pa u pëërfshirë në debatet e Mustafa Nanos i cili flet marrëzira kur përmënd se Heroi ynë Kombëtar ishte sllav apo serb, mund të them se faktet janë aq të qarta që Familja Kastrioti i shte Epirote-arbër dhe jo sllave, sa që vetëm një anti shqiptar apo ndonjë që kërkon të bëhet i famshëm me budallallëqet që flet mund të shprehet nëpër media. Për fat të keq disa Media përdorin `intelektuarët katundarë` për të realizuar disa nga qëllimet e tyre –për këtë rast aspak patriotë.
    Sipas Historisë Reposh Kastrioti i dërguar peng tek Sulltani i asaj kohe Murati i dytë (1421-1444) kthehet rreth viteve 1426 në kohën kur i jati Gjon Kastrioti së bashku me të katër bijtë e tij bleu adelfatet (janë të drejtat e një personi për të qëndruar në Manastir orthodox dhe për të marrë ndihma prej burimeve të Manastirit. Adelfati është i vlefshëm në emrin e vetë personit dhe nuk mund të transferohet apo të trashëgohet nga një tjetër), duke siguruar të drejtat për të ardhur në Manastirin Hilandar në Malin Athos ( në shqip Mali i Atit), në kullën e Shën Gjergjit që sot quhet Pirgu Arbërit ose Arbanas për nder të tyre.
    Reposh Kastrioti duke u vendosur në Manastirin e Hilandarit dhe duke marrë miratimin dhe zotimet nga ana e Manastirit u bashkua me vëllazërinë e Hilandarit ku edhe vdiq në 25 korrik 1431.
    Më vonë dhe i jati Gjon Kastrioti u vendos në Manastir si Murg me emrin Joakim ku jetoi aty deri në 1437 dhe vdiq me 4 Maj 1437 po aty në Manastir.
    Kjo i jep përgjigje dhe pyetjes së cfarë feje kishte Familja Kastrioti (Slijepčević, Đoko M. (1983). Srpsko-arbanaški odnosi kroz vekove sa posebnim osvrtom na novije vreme (in Serbian). Himelstir. p. 45. Retrieved 7 July 2011.)
    (Petković, Sreten (2008) [1989], Hilandar (in Serbian), Belgrade, p. 21, iSBN 978-86-80879-78-9).
    Sipas një burimi tjetër të njohur Gjon Kastrioti dhe bijtë e tij.. ``siguruan një vënd si rrefugjatë për ti shpëtuar invazionit Osman, dhe në 1426 dhe 1430 realizuar një marëveshje ose adelphat për të gjithë jetën për t përdorur Kullën e Shën Gjergjit në Manastirin e Hlandarit në të katër bijvë të tij. Njëri nga ata vdiq më 1431 dhe vetë Gjon Kastrioti hetoi aty si murgu Joachim dhe vdiq në vitin 1437``. Të gjitha këto fakte dëshmojnë lidhjet afat- gjata midis lordëve feudalë Arbër dhe laurës imperiale serbe të asaj kohe`` (http://ëëë.doiserbia.nb.rs/Article.a...ookieSupport=1).
    Sipas Marin Barletit në librin e tij ``Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti Skenderbeu`` për Reposh Kastriotin thotë kështu:… `` vëllai i tij Reposhi , u kthye nga Kostandinopija dhe u fut menjëherë në Manastir duke thënë se konvertimi në turk (mysliman) ishte një krim që nuk lahej dot përvecse të mbyllej në Manastir për gjithë jetën..``
    Sipas një vurimi tjetër ~ Shtetin e Gjon Kastriotit e pershkonin rruge tregtare shume te rendesishme. Nder to, ne rrafshin perendim-lindje me te rrahurat ishin dy. Njera rruge lidhte viset bregdetare me Prizrenin, qe duhet te kete qene qendra administrative e shtetit te Gjon Kastriotit. Ne kete qytet te lashte kryqezoheshin rruge tregtare shume te rrahura dhe qe shkonin ne drejtim te Prishtines, te Pejes, te Tetoves etj. Traseja e rruges se dyte kalonte nga bregdeti neper krahinen e Matit, vijonte ne drejtim te Dibres dhe ndiqte rrjedhjen e siperme te lumit Vardar per te arritur ne Shkup. Ne dokumentet mesjetare keto dy rruge jane shenuar me emra te ndryshem te qyteteve nga ato kalonin: rruga e Lezhes, rruga e Prizrenit, rruga e Prishtines dhe rruga e Shkupit. interesat ekonomike e tregtare te Gjon Kastriotit shtriheshin edhe pertej zoterimeve te tij, ne Fushe-Dardani, madje edhe pertej Shkupit, ku mund te bliheshin argjend, plumb e hekur si dhe drithe me cmime me te uleta se ne rajonet e tjera, prodhime bujqesore te viseve te ngrohta, si pambuk, oriz, susam etj. Keshtu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit ne Malin e Shenjte, qe gjendet ne brigjet e detit Egje. Ketij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi ne vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta ne rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shen Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar) dhe ne kete manastir nje nga djemte e tij, Reposhi, e kaloi jeten si murg derisa vdiq me 25 korrik 1431. Ne epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e larte fisnik duke`` http://ëëë.malesiaforum.com/archive/...php?t-236.html.
    Sipas një burimi tjetër përsëri, përmëndet emir ivan (Gjon) Kastrioti sipas burimeve sllave Gjon shqiptohet si ivan (SDS = Slavic Documents) HM.SDS.82 and 105., dhe Reposh, Konstandin dhe Giurg (Gjergj) http://library.ohio-state.edu/record=b2234497~S7 and http://library.ohio-state.edu/record=b2231916~S7.
    Në Marëveshjen (adelfat) e vitit 1426 janë firmat e Gjon Kastriotit, Reposh Kastriotit, Gjergj Kastriotit, dhe Kostandin Kastriotit. Në Aktin e Dytë,firma e Stanisha Kastriotit mungon. Ndoshta për shkak se Stanisha si djali më i madh ka qëndruar në Kostandinopojë dhe është martuar aty me një turkeshë sipas disa burimeve dhe ishte konvertuar në islam. Pra, në Marëveshjen e dyte (adelfat), janë firmat e tre vëllezërvve së bashku me Firmën e Gjon Kastriotit. Nga ana e Manastirit të Hilandarit ka qënë përgjegjës Murgu Athanas (Zivojinovic refers to it as “82,” and it is described as “82” in our online library catalog:
    http://library.ohio-state.edu/record=b2234497~S7).
    Në këmbim, Gjon Kastriti i dhuronte Manastirit Hilandar dy fshatra. Sipas `Acteve të Hilandarit` fshatrat Radostushë, Trebishtë dhe Kisha e tyre. Në këmbim Gjon Kastrioti bleu të drejtën për të jetuar dhe varrosur aty me të tre bijtë si dhe dha 60 florinj për të blerë Kullën e Shën Gjergjit brënda Manastirit Hilandar. Të dy Aktet e Hilandarit të blerjes së të drejtës për te jetuar dhe vdekur në Manastir dhe blerjen e Kullës me 60 florinj nga Gjon Katrioti dhe tre bijtë të firmosura nga Murgu Athanas (Afanasijev), janë zbuluar nga hitoriani rus Grigorieviç më 1848.
    Në se në Aktin e Parë të blerjes ishin firmat e katër bijve së bashku më të jatin Gjon Kastrioti, më 1426, në Aktin e dytë të vitit 1430 (si duket për të paguar qiranë) janë firmat e tre bijve dhe të Gjon Kastriotit. Firma e Stanishës mungon. Kjo tregon se Stanisha qëndroi në Kostandinopojë ishte martuar aty me një turkeshë pasi ishte konvertuar nga orthodox në besimin islam.
    Mendohet se në Hilandar duhet të jenë eshtrat e katër bijve dhe të Gjon Kastriotit. Atë që janë varrosur aty janë Reposh, Kostandin dhe Gjon Kastrioti. Mendohet se mund të jetë varrosur dhe Heroi Kombëtar aty fshehurazi. Këtë mund ta spjegojmë më poshtë.
    Sipas një dokumenti tjetër thuhet: `` Familja e Gjon Kastriotit përbëhej nga katër djem dhe pesë vajza. Vëllai i madh i Gjergjit (Skënderbeut), Reposhi përfundoi murg në gadishullin e Malit të Shenjtë pranë Selanikut, në manastirin e Hilandarit, ndërtuar në shekullin Xi. Në arkivën e këtij manastiri ruhen dy dokumente që lidhen me emrin e Gjon Kastriotit. Në një dokument të vitit 1426 thuhet se: "Gjon Kastrioti me katër djemtë e tij, Stanishin, Reposhin, Konstantinin dhe Gjergjin, i falën Manastirit të Hilandarit katundet e krahinës së Rekës në Dibër, Radostushën dhe Trebishtin. Në dokumentin e dytë të padatuar thuhet se, igumeni i Manastirit të Hilandarit i shet Pirgun e Shën Gjergjit, Gjon Kastriotit dhe tre djemve të tij, Reposhit, Konstantinit dhe Gjergjit për 60 florinj". Ky pirg mban edhe sot emrin "Pirgu i Shqiptarëve". Studiuesi serb, Sreten Petkoviç, në librin e tij "Chilandar" shkruan se, në vitet 1430-'31, Reposhi, vëllai i të famshmit Skënderbeg, nga familja shqiptare e Kastriotëve, u varros në një varr të ndodhur në narteksin e brendshëm të kishës, në murin verior. Shën Gjergji dhe shenjtorët Simeon dhe Sava, bashkë me Virgjëreshën, janë pikturuar në muret sipër për nder të shpirtit të tij. Piktori anonim i afreskut duket i një talenti modest. Sipas studiuesit të njohur kroat, Milan Shuflaj, mbi varrin e Reposhit, i varrosur në brendësi të objektit kryesor të manastirit të Hilandarit, në kishën e Shën Mërisë, është gdhendur identifikimi historik "Duka i ilirëve". Pra, autorë serbë me emër, citojnë Kullën e Shqiptarëve, blerë nga princi shqiptar Gjon Kastrioti, si dhe faktin e varrosjes së Reposhit, nga familja e famshme shqiptare e Kastriotëve, në Manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë. Monumentet shprehin historinë, e për këtë duhen studiuar e dokumentuar dhe sigurisht, duhet realizuar edhe mundësia e ekspozimit të tyre në muzetë tona kombëtare``( http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com...n-i-hilandarit).
    Fakti i fundit i jetës së Reposh Kastriotit është Epitafi mbi varr: `Robi i Zotit Reposh Kastrioti , Dukë i ilirisë`` ose siç gjëndet në serbisht ~»Prestavi se rab' božii Repoš', douks' ilirskii, 6939« (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Victor_Grigorovich), (Mirjana Živojinovic, Svetogorske kelije i pirgovi u srednjem veku (Beograd, 1972), 106-107, 117.).
    Sot ky mbishkrim nuk egziston sepse në 2010 kulla e Shëngjergjit u dogj rastësisht apo me qëllim. Sipas shkrimeve të vitit 2000 në një gazetë serbe e cila thotë:
    "Hyllenderi u dogj se pari, mu tek muret e “Arbanas Pirg” dhe guret e varrit te Jovanit dhe Reposh Kastriotit, fisnike Serb nga Shqiperia, perkatesisht baba dhe vella te Gjergj Kastriotic, i njohurr me shume si Skenderbeu. Dicka e ndaloi doren e zjarrvenesit tamam tek vendi qe zbulon genjeshtren mbi origjinen e “Heroit Shqiptar.” Ka prove me te mire se vendet ku ruhet historia Serbe jane te shenjta?``.
    Artikullshkruesi shqiptar i asaj kohe të vitit 2000 në kundër përgjigje ndaj gazetës serbe shkruan gjithashtu: ``Zjarri i Hyllenderit nuk dogji te verteten qe Jova-n (Gjon) Kastrioti kishte 9 femije me Vojsaven, Repos (Rrapush), Stanisa (Stanish), Kostandin dhe Djuradj (Gjergj), te permendur ne kete rend ne kronikat e Athansios, murg ne manastirin e Hyllenderit; dhe 5 vajza- Mara, Jela (Gjela), Andjelija (Angjelina), Vlaitsa (Vllazka) dhe Mamica. Eshte shkruar se Mara u martua me Stefan Cernojevic, Vllazka mori Stefan Balshen. Djali i vetem i Skenderbeut u martua me irinen, vajze e Lazar Brankovicit dhe mbese e Gjergj Brankovicit. Ky informacion eshte verifikuar nga Karl Kopf, historian, etnograf dhe arkeolog qe u mor me pemen gjeanologjike te kastrioteve nga mesi viteve 1800 ne Akademine imperiale te Shkencave ne Vjene. (Merrini me reserve keto "konfirmime" se nuk gjeresisht te pasakta-shenim i Styx).
    Zjarri ne Hyllenderi kurseu kapelen (kishen) kryesore, ku ne nartheksin e brendshem qe rrethon afreskun e Virgjereshes me Krishtin, ndoshen pikturat e Shen Simeonit (Stefan nemenjes) dhe te birit Shen Sava, me nenshkrimin poshte tyre : Dhuruar nga sherbetori i Zotit repos 6936" (1431) – nje deshmi autentike qe vellai me i madh i Skenderbeut ishte "murg" ne Hyllender para se te vdiste. Mbase ndonjerit mund t'i duket ky zjarr nje rastesi, pikerisht ne kohen e luftesse Shqiptareve te Kosoves dhe maqedonise per vetevendosje. Jo mua. Eshte e qarte se me kete veper i kane prere rrugen zbulimit te nje te vertete madhore.
    Testi ADN/DNA i mbetjeve ne varrin e Car Dushanit dhe njerit prej Kastrioteve te konfirmuar (vella/baba) do duhej per te konfirmuar me saktesi shkencore ne se Skenderbeu dhe jo tjeter fisnik shqiptar shtrihej ne ate varr. Kesaj ja kane prere udhen. Djegja eshte menyra e vetme.``
    ( http://ëëë.forumishqiptar.com/thread...shqiptar/page3).
    Problemi tjetër qëndron edhe në vend ndodhjen e eshtrave të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu sepse sipas fakteve të të dy Akteve të Hilandarit, eshtrat e Skenëderbeut uhet të jenë varrosur po aty në Hilandar sepse kështu janë bërë dokumentat. Kjo hedh poshtë dfrazat e Marin Barletit i cili ishte katolik dhe përmënd vetëm faktin se Skenderbeu u varros në Kishin e Shën Kollit Lesh, dhe se kur erdhën turqit hapën varrin dhe i morën kockat për hajmali. Por dihet që Kisha e Shën Kollit (Shën Nikolla ka qënë në periudha të ndryshme edhe Orthodokse edhe katolike, dhe kishte në varrezat e saj vnëde për varreza othrodokse dhe katolike. Këtë e pohon vetë Marin Barleti kur thotë se : ``Heroi u varros sipas riteve të të parëve të tij``… pra jo sipas riteve katolike se ndryshe, përse do të përmëndëte ritet e varrimit? Dihet se popullata qytetare dhe fshtare në atë kohë ishte orthodoske në të gjithë Arbërinë dhe Epirin me përjshtim të qyteteve Lezhë, Shkodër, Drisht, Tivarr Durrës, të cilat kishin nga dy lloj kishash-katolike dhe rthodokse në atë kohë.
    Së fundmi Historia e Reposh Kastrioti hedh dritë për origjinën tërësisht Arbër-Epirote e Familjes Kastrioti në kundërshtim të plotë me të dhënat e Schmid dhe të disa historianëve e pseudo-historianëve të tjerë, sepse këtë e pranojnë dhe vetë serbet duke e pranuar se pari që Gjon Kastrioti ishte Arbër-epirot.
    Sa për Stanishan disa thonë se ai nuk u konvertua në islam por qëndroi në Kostandinopojë dhe ka vdekur rreth viteve 1440. Hamza Kastrioti u konvertua në islam në 1457. U burgos në Napoli por u martua në 1458 me një serbe pasi u ri konvertua në kristian me emrin Danilo (Dhanil) dhe së bashku me gruan e tij Elena shkuan në Kostandinopoje tek shtëpia e babait-Stanishës. Vëndi dhe shtëpia ku ata qëndruan nuk dihet. Sipas një burimi tjetër: ``Hamzai u kap i gjallë dhe u dërgua në paraburgim në Napoli me akuza për tradhti. Ai u lirua më vonë dhe shkoi me gruan e tij dhe fëmijët për në Perandorinë Osmane, ku ai vdiq si lypës në fillim te viteve 1460``(https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Hamza_Kastrioti).
    Interesant është fakti që Reposh Kastrioti ka lënë një dorëshkrim të shkruar në arbërisht por me gërma cirilike (ndoshta dhe greke). KKy dorëshkrim nuk dihet se ku gjëndet por murgjit që e kanë parë thonë se Dorëshkrimi i lënë nga Reposh Kastrioti flet për Historinë e Familjes. Shpresojmë ta gjemë dhe kërkojmë ndihmën e vëllezërve shqiptarë në Maqedoni dhe Kosovë, sepse do të ishte një fitore e madhe në zbulimin e të vërtetave.

    priftipirro2017@gmail.com

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Reposh Kastrioti – e verteta për Famijen e Heroit Kombëtar Gergj Kastrioti

    Drejt e ka thene Reposhi se "konvertimi në turk (mysliman) ishte një krim që nuk lahej dot përvecse të mbyllej në Manastir për gjithë jetën.."!!
    Jarigas

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Reposh Kastrioti – e verteta për Famijen e Heroit Kombëtar Gergj Kastrioti

    Sakte. E rende eshte te detyrohesh te ndrosh fene me dhune.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •