-
Kundërshton dhe fyen policinë, arrestohet kryetari i degës së PD në Gramsh/VIDEO
Kreu i degës së PD-së, Elmaz Haruni është ndaluar nga policia. Sipas bluve, Haruni po i jepte makinës në gjendje të dehur dhe nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për të ndaluar.
Ndalohet kryetari i degës së Partisë Demokratike në Gramsh Elmaz Haruni. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ndalimi i tij lidhet me kundërshtimin që ka shfaqur ndaj policisë rrugore.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të situatës së krijuar me efektivët e rrugores, por Z. Elmazi nuk i është përgjigjur thirrjës së bluve per të ndaluar, çka ka sjellë më pas edhe ndalimin e tij.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe në makinë kanë qënë tre persona. Ndërkohë një reagim ka ardhur nga ana e PD-së, të cilët pretendojnë se është shoqëruar me tendencë. Rreth orës 21:00, Haruni është transferuar në ambjentet e policisë Elbasan.
Pas ngjarjes ka reaguar deputeti i PD, Boçi i cili akuzon qeverinë Rama se nderon kriminelët, ndërsa arrestoi Elmaz Harunin dhe sekretarin organizativ të kësaj dege me pretekstin se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
Ditën e zhvillimit të Aktivit të degës së Partisë Demokratike, me pretekstin e mosvënies së rripit të sigurimit, policia private e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt arreston Kryetarin e PD Gramsh Elmas Harunin dhe sekretarin organizativ të kësaj dege.
Ndërkohë që kriminelët, trafikantët, tutorët nderohen dhe bëjnë ligjin kudo, shqetësimi i policisë së kriminalizuar na qenkan drejtuesit politike të PD, të dy me profesionin e mësuesit.
Ky është një arrestim i pastër politik dhe dëshmi e dorëzimit të policisë para krimit dhe trimërimit të saj pa arsye para qytetarit.
Luciano Boci
fl.mi./b.ha.
-
-
Për: Kundërshton dhe fyen policinë, arrestohet kryetari i degës së PD në Gramsh/VIDEO
Keta jane njerezit qe pretendojne te vine ne pushtet, dhe te qeverisin atdheun...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt