Sipas të dhënvae të Kontrollit të Shtetit, të dhëna të cilat populli i njeh, i ka provuar dhe po i provon dhe sot e kësaj ditë, mitmarrja dhe korrupsioni në sistemin public spitalor është i madh, shqetësues , ka shtenjtuar jetesën e popullsisë shqiptare, dhe mbetet një nga faktorët e largimit të popullatës shqiptare jashtë vëndit (krahas faktorëve të tjerë të rëndësishëm si punësimi, varfëria, dhe dëshira utopike për të jetuar më mirë).
Dihet që një system demokratik të funksionojë mirë duhet që qeveritë përkatëse të zgjedhura çdo katë vite qëndrore dhe locale, duhet ti sigurojnë ppulliit të tyre këto elemnë bazë të jetesës :
Drita
Ujë
Shërbim shëndetësor Publik me Rimbursim (jo falas), përveç urgjencës e cila është falas
Arsimim falas 9 vjeçar dhe para shkollor
Mundësi Strehimi
Punësim (kjo facultative në raport me profesionet)
Një nga elementët kryesorë bazë të një jetese të mirë - ai Kujdesit Shëndetësor, veçanërisht ai Spitalor është shumë keq. Ja çfarë po ndodh.
Është për tu shqetësuar dhe dhe për të vënë duart në kokë kur shohim një diferencë të madhe në manaxhimin spitalor të mirë të vëndeve fqinjë po aq të vogla sa ne si- Maqedonia he Mali i Zi, madje dhe Sebia e Kroacia (pa u krahasuar me Greqinë Francën apo BE), me manaxhimin aspak professional të Sistemit . Përse duhet të ndodhë kështu?
Mos janë vallë shkaktarë konkurenca me Spitalet private dhe pagesat më të mira për personelin shëndetësor që punon në ato spitale private?
Mos janë vallë mos funksionimi i Siguracioneve Shëndetësore ose funksionimi i keq të cilat i paguajnë rregullisht shqiptarët porse nuk kanë efekt kur kujdesi shëndetësor kalon për tek pacienti kur shtrohet në spital?
Mos vallë janë punësimi i dyfishtë i mjekëve dhe infermjerëve që punojnë edhe në Spitale Publike njëkohësisht edhe në ato Private?
Mos janë vallë rrogat e vogla të Mjekëve dhe infemjerëve në spitalet publike dhe kudo, arësyeja që personeli shëndetësor punon në dy apo tre vënde pune?
Mos janë vallë kushtet e punës dhe mos pagesa e punës jashtë orarit?
Mos janë gjithashtu vështirësite e qëllimshme në furnizmin e Spitalit me medikamente, Consumables, pajisje mjekësore nëpërmjet tenderimeve jo të rregullta?
Mos janë si element të kujdesit jo professional shëndetësor të futjes në punë të mjekëve, infermjerëve pa konkurim dhe të pa-aftë nëpërmjet ndërhyrjes së politikës itmarrjes?
Mos janë gjithashtu vendosja e drejtuesve të Spitaleve publickë jo mjekë madje duke shkelur Udhëzimet e mëprshme të M.SH., të cilat përmëndin drejtimin e Spitaleve Publike Terciare dhe ato Rajonale nëpërmjet Bordit?
Mos vallë përqëndrimi i popullatës në Tiranë e Durrës ka krijuar gjithë atë shqetësim në dhënien e ndihmës së parë dhe në shtrime , duke lënë spitalet rajonale dhe ato që kanë mbetur të bashkive të veçanta pa punë?
Po.
Të gjitha këto problematika të përmëndura më sipër qëndrojnë, por dy nga ato po shëmbin strukturën e sistemit Shëndetësor Spitalortë ndërtuar me aq mund:
-Keqfunksionimi i Siguracioneve Shëndetësore, mbulimi nëprmjet të cilave i Kujdesit shëndetësor në shtrimet në Spitale është difektoz dhe me qëllimnuk përfillet nga Drejtuesit e Spitaleve, dukei detyruar pacientët të paguajnë nën dorë mjekët. Dhe kjo është përgjegjësi direkte e drejtimit të keq të dikasterit kryesor:- Ministrisë së Shëndetësis. Assnjë Urdhëresë , asnjë Udhëzim, asnjë kontroll si zbatohen udhëzimet dhe urdhërat.
- Konkurimi i pandershëm i Spitaleve Private të cilatpengojnë funksionimin e sistemit spitalor publik nëpërmjet dypunësimit të hapur apo të fshehtë të mjekëve drejtues së pavioneve të Spitaleve publike terciare e cila është një shkelje e hapur e ligjit, e për pasojë edhe e mjekëve specialisdhe infermjerëve, të të tjerëtë cilët përfitojnë nga kjo shkelje ligji nga drejtuesit e tyre, së dyti kalimi i pacientëve të shruar ose jo në spitalet publike për në spitalet private nëpër mjet propagandës së po këtyre mjekëve dhe infermjerëve të dypunësu, qoftë për tu shtruar qoftë për të bëë analiza dhe egazaminime tek privati se… tek publiku ` nuk bëhen mirë…`.
Dhe këtu përgjegjësia kryesore bie mbi Ministrinë e Shëndetësisë
Cilat mund të jenë zgjidhjet në këtë katrahurë shëndetësore që ka shqetësuar popullatën shqiptare dhe ka krijuar frikën dhe pasigurinë për shëndetin e tyre i cili nuk sigurohet siç duhet në Sistemin Publik por u rekomandohet private si më i sigurtë për nga kujdesi shëndetësor- kuptohet duke pauar siç i thonë ..qimet e kokës`…?
Disa sugjerime Ministres aspak Profesionale të Shëndetësisë janë:
Shtrimi i pacientëve në spitale dhe mjekimi i tyre përfshi operacionet pa pagesë dhe pa mitmarrje nëse ata kanë Kartën e Shëndetit.
Rritja e tarifës së Siguracioneve Shëndetësore deri në 5% me kushtin e mësipërm.
Rritja e Rogave të Mjekëve dhe infermjerëve duke i kategorizuar sipas vjetërsisë e gradave shkencore dhe sidomos infermjerët të cilet duhe kategorizuar urgjentisht ashtu sic e ka italia dhe vëndet e BE,
Pagesat për punët jashtë orarit dhe dhënia e bonuseve për cdo punë extra-time
Ndalimi me ligj për të punuar punë të dytë - Drejtuesve të Shërbimeve dhe Drejtuesve të Pavioneve të Spitaleve Terciare, si dhe i mjekëve dhe infermjerëve. Ata që duan të ikin le tu jepet mundësia të ikin.
Marrja me konkurim i mjekëve më të mirë të mundshmë për të punuar në Spitalet Terciare dhe testimi i tyre cdo 2 vjet. Po kështu dhe i infermjerëve.
Vendosja e Drejtimit të Spitaleve nëpërmjet Bordeve dhe hapja e një magazine qëndrore për furnizmin pa ndërprerje të Spitaleve,
Forcimi i punës së administratës sitalore përsai përket statistikavedhe kontrollit të kombinuar për zbatimin e ligjit.
Zëvëndësimi i drejtuesve të Shërbimeve dhe të Pavioneve duke përdorur konkurimin me dosje dhe përkushtim.