Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    “Shqiptarët për shqiptarët”

    “Shqiptarët për shqiptarët”/ Shqiptari nga Amerika u ndryshon jetën të moshuarve që mbledhin bidona


    “Shqiptarët për shqiptarët” u rikthyen shkuan në Babrru. Por tashmë baraka e mbushur me bidonë e dy të moshuarave Hasan dhe Sadete Sula nuk ngjan me me vendgrumbullim mbetjesh, por me një banesë dinjitoze. Jeta e tyre është e vështirë, ishte në kufijtë e së pamundurës. Një djalë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka parë historinë e tyre dhe është prekur. Ai mori përsipër mobilimin e banesës si dhe premtoi një pension për tua lehtësuar sadopak vështirësitë. Të moshuarit do të flenë tani e tutje në një dhome normale, pasi shqiptarët u kujdesën për ta. Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri shkuan dhe panë nga afër dhomën e tyre të re, të pastër dhe të bukur. “Kjo dhomë është shumë e këndshme, tani e tutje do u sigurojmë edhe një pension” u tha çiftit Sula.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 19-07-2018 më 03:30

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”

    “Shqiptarët për shqiptarët” suprizojnë Linditën, Elvis Naçi i plotëson një dëshirë

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”

    Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” risjell historinë e familjes Krasniqi në Grashticën e Epërme të Kosovës. Tahiri, babai i moshuar i katër djemve jetonte në skamje ekstreme me familjen e tij. Mjerimi në banesën e tyre ishte ulur këmbëkryq. Ata ngryseshin e gdhiheshin në një banesë të vjetër e të rrënuar, mosha e thyer ua shtonte më tej dhimbjen. Shpresat për një ditë të bardhë ishin të largëta për ta. “Një shtëpi për fëmijët kërkoj, kjo është dëshira ime pastaj le të vdes”, tha Tahiri gjatë intervistës që i morëm rreth një muaj më parë. Pasi historia u publikua në emision një telefonatë e papritur erdhi në studio. Biznesmeni Abdurrahim Hasani nga kompania “Bashkimi Projekt” telefonoi live në studion e shqiptarëve ku dha lajmin e mirë për familjen Krasniqi. Ai premtoi se do ndërtojë shtëpinë e familjes dhe madje do të punësonte edhe dy djemtë. Puna për të hedhur themelet shtëpisë nisi që të nesërmen e emisionit.
    Biznesmeni nga Kosova kishte një kërkesë drejtuar Elvis Naçit. Ai kërkoi që Naçi të ishte prezent në inaugurimin e shtëpisë së re. Elvisi e mbajti fjalën dhe udhëtoi së bashku me stafin e shqiptarëve në Grashticë. Këtu takoi Tahirin dhe bashkëshorten e tij. Banesa e tyre aktuale dukej sikur do të shembej nga çasti në çast. “Mos u mërzisni, ne jemi bashkë, jemi pranë njëri-tjetrit. Sot jemi të gjithë shqiptarët bashkë. Halli juaj është përjetuar edhe në Shqipëri” u shpreh Elvis Naçi.





  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”

    Shqiptaret per Shqiptaret - Behet me banese te re nena e paralizuar me dy femije jetime

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”

    “Shqiptarët për Shqiptarët”, Emisioni 20 – 1 qershor, 2018 – (I plotë)




    34 kommente
    Zotti u dhasht gjithë të mirat ����☝️������������

    6

    Asia Pashalliaa
    Asia Pashalliaa

    zemra Vogel....ju lumt o njerez te mire qe hapni deren per ke ka nevoj.....☝

    3

    Suela Shehu
    Suela Shehu

    Zoti ua shperblefte te gjithe atyre qe i ndihmon keto familje. Kurajo dhe shendet te gjitha familjeve te varfera . Zoti eshte i madh.

    4

    Silvana Selman
    Silvana Selman

    Bravo zoti ju bekofte per gjerat qe beni per njerzit ne nevoj

    4

    Egzona Beka
    Egzona Beka

    Elvis Nacit e Sedrit Belerit Allall jukoft e kta Burra po Burreca jon qe ibraktisin Fmit e vet e Gruen kurr Drit e Diell mos pafshin kta Burreca mos martoen kurse nuk mudin me rujt Familje ��
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 19-07-2018 më 06:00

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”

    “Shqiptarët për Shqiptarët”, Emisioni 18 – 18 maj, 2018 – (I plotë)



  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”

    Historia e Shpresës nga Kukësi tek ‘Shqiptarët për shqiptarët: Rroj se nuk vdes dot
    “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Gostil të Pukës, ku ka pllakosur skamja. Këtu fjalët të ngecen në grykë, e këto dy të moshuar jetojnë duke shpresuar që kjo dhimbje të mbarojë. Nuk kanë asnjë ditë të lumtur, nuk janë ngopur kurrë me ushqim, nuk kanë fjetur një herë në një shtrat të rehatshëm. “Është e vështirë, s’kalohet jeta këtu me një dhomë, çfarë bie jashtë bie brenda”. Rustemi dhe Shpresa, jetojnë në këtë gjendje që prej 6 vjetësh, kur papritur shtëpia e ndërtuar me kallamishte u shkrumbua nga flakët e zjarrit. “Ju po e shihni vetë, mos të kesh ku me vdek” thotë. Ata nuk kanë fëmijë, jetojnë të vetmuar, në fshatin Gostil, në periferi të Kukësit. Kur e pyet Shpresën se sa vjeç është, ajo thotë se nuk e mban mend. “Që prej gjashtë vjetësh jam këtu, mu ka djegur shtëpia, pension nuk marr. Na ka mbajtur shoqëria, na kanë sjellë ushqime shkolla, xhamia na ka ndihmuar”. Ajo ka harruar edhe veten, nuk e di as se përse jeton. Mjerimi e ka shpërfytyruar, e ka rrënuar shpirtërisht, e ka mpakur fizikisht, ia ka shtuar rrudhat mbi ballë dhe zemrën ia ka bërë copë e thërrime. Por a ka patur Shpresa ndonjëherë një ditë të lumtur? “Asnjëherë, me të këqija gjithmonë, mërzitem me veten s’kam ku të shkoj, lutem qe Zoti me më marrë shpirtin dhe mos shoh gjë më” thotë e moshuara. Bashkëshorti Rustemi, thotë se malësori është i fortë, por nuk i përmban dot lotët, sepse e di që kjo nuk është e vërtete, pasi vuajtjet e kanë mposhtur. Bashkë me ta jeton edhe nipi i Shpresës, i sëmurë mendërisht, ai nuk ka asnjë njeri tjetër përveç tyre, e gjithë familja i ka ndërruar jetë. Mes këtij mjerimi ata gjejnë ngushëllim të besimi në Zot, ngushëllohen duke thënë se ka edhe më keq. Por vallë a mundet të ketë më keq se kaq? Ata agjërojnë çdo ditë të Ramazanit, por sofra e iftarit të tyre është përherë bosh. Me frymën që i merret, e me buzët që i dridhen, Shpresa kërkon vetëm një dhomë, ku të marrë frymë lirisht, pasi lagështia dhe myku, po ia merr shpirtin çdo ditë pak e nga pak.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”

    Nënë e bijë në kufijtë e mbijetesës në Shkup, apeli mes lotësh në “Shqiptarët për shqiptarët”

    Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuam drejt Shkupit, drejt një shtëpie që veç e tillë s’mund të quhet. E improvizuar me dërrasa, kartonë e plastmasë, ajo shërben si strehë për nënë e bijë.

    Barraka mund të shembet nga momenti në moment, dhe nënë e bijë që jetojnë atyre, u duket sikur orët i ka të numëruara. Historia e Shkupit që u bë virale në rrjetet sociale sapo u publikua në TV21 të Shkupit, kësaj here vjen në emisionin e “News24”. Është historia që tronditi gjithë shqiptarët atje, të cilët vërshuan me mesazhe në faqen e “Facebook” të “Shqiptarët për Shqiptarët”, dhe të Elvis Naçit për t’i ardhur në ndihmë familjes.

    Adriana 38 vjeç, rrëfen dramën e jetës së saj, një dramë që ka nisur që kur ishte 7 vjeç, e kur e ëma e la jetime. Vitet që do të vinin më pas do t’i sillnin asaj veç vuajtje e mjerim.

    “Këtu jam rritur, nëna më la kur isha 7 vjeç, vdiq nga zemra. Babai u martua, jetova me njerkën e cila ndërroi jetë edhe ajo. Ma la vëllain 7 vjeç dhe motrën 3 vjeç me sindromën Down. I rrita me babin të dy. Me vdes edhe babi më la motrën dhe vëllain. Isha vetëm 23 vjeç kur më ndodhën këto. Jam bërë nënë dhe babë për të vegjlit. Në vitin 2004 u martova linda një vajzë, sot është 11 vjeç. U ndava me burrin. Kushtet i kam shumë të vështira, natën nuk fle, vajza ka frikë, jeton e stresuar. Dua t’i plotësoj dëshirat por nuk mundem dot, nuk kam fuqi. Veten e lë pa bukë për t’i plotësuar asaj nevojat që ka. Na ka ndodhur që për tre ditë rresht nuk kam futur bukë në gojë, për t’ia dhënë vajzës. Ia kam dhënë pjesën time. Nuk e di si është dashuria prej prindërve, nuk kam ndier kurrë ngrohtësi”, rrëfen mes lotëve dhe ngashërimit Adriana.

    “Babi më vdiq në duart e mia, amaneti i tij i fundit ishte mos i lërë vetëm fëmijët. E çova në fund amanetin e babit tim”, thotë ajo.
    Adriana është nënë e një vajze 11-vjeçare, të cilën asnjëherë s’do të donte ta shikonte duke qarë e vuajtur. Por Belkisi e përjeton shumë realitetin e hidhur që e rrethon. Vajza jeton me frikë çdo ditë.
    Mësimet i bën në dhomën e saj të errët, me kulmin që gati po i bie në kokë.
    “Kur të rritëm dua të bëhem mjeke, dua të ndihmoj njerëzit që kanë nevojë”, thotë ajo e përlotur.
    Lotët mezi e lënë të flasë. Drama e saj është e madhe dhe supet e njoma janë rrahur me shumë dallgë të jetës. Thotë se njerëzit mbledhin para për to për të blerë ushqime.

    “Kur qan mami unë mërzitem shumë, e përqafoj. Mami e heq ushqimin nga goja, ma jep mua”, thotë vajza. “Lus Zotin të kem ushqim, dhomën time, këto dua të më plotësohen”, shprehet Belkisi e mbytur në lot.
    Me zemër në dorë, nënë e bijë apelojnë për ndihmë.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”

    Historia e saj e trishtë preku shumë zemra kur u trajtua si personazh në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” Erjola 8, dhë vëllai i saj janë dy fëmijë mjaft të zgjuar, që jetojnë në kushte të tejskajshme të mjerimit. “Jetoj me babin, me vëllain, dhe me nusen e xhaxhait të babi, mami jeton në Kosovë, na ka lënë” thotë Erjola. Pjesa më e bukur e ditës së saj është shkolla dhe detyrat që bën pas mësimit. Kur e pyet se çfarë bën babai i saj për të, ajo nuk i përmban lotët “Na blen gjëra babi” thotë e përlotur. I ati Agimi është pika e dobët e Erjolës. “Babi na ka rritur, na ka ushqyer”. Agimi nuk ka mundësi t‘ua plotësojë kushtet dy fëmijëve të ti j të mitur, as bukën e përditshme. “Kam pasur probleme me nusen, ajo mi mori fëmijët u largua. Pas dy muajsh arrita t’i marr fëmijët e mi. Ishte në një gjendje depresioni. Kam rreth 2 vjet që i mbaj unë fëmijët, vetëm i ushqej se mundësi tjetër nuk kam. Nuk kam mundësi të tjera, të kemi drita, të kenë rroba. Kërkojnë rroba dhe lodra se shikojnë të tjerët, unë nuk e përballoj dot” thotë Agimi. Më tej shton se nuk ka pasur mundësi tu blejë fëmijëve librat e shkollës, “fëmijët më kërkonin librat, lekët i gjeta diku. Librat i bleva pas 4 ditësh, fëmijët u trembën se gjithë nxënësit i kishin librat, vetëm fëmijët e mi shkonin në shkollë pa libra” shprehet i dëshpëruar Agimi. “Blej ushqime me listë, i shlyej në fund të muajit”. Edhe pse fare të vegjël ato nuk i kërkojnë asnjëherë babait me tepër se ç’mund të përballoji ai. “Janë të zgjuar vetë fëmijët nuk kërkojnë gjëra tepër që janë jashtë mundësive” thotë Agimi. “Çokollatat nuk i hamë shumë ngaqë na dhemb barku, vetëm në ditëlindje na ka thënë babi më kërkoni, edhe unë atëherë i kërkoj babit që të na i festojë”.
    Erjola ka edhe probleme me shëndetin. “Ka probleme në bark, nuk kam pasur mundësi ta operoj”. Në këtë panoramë mjerimi, iu është gjendur. Kushtet e banesës ku banon Erjola dhe Bajrami janë fytyra e vetë varfërisë. Në kushte teper të vështira jeton familja e Agimit. Ata nuk kanë drita, era dhe shiu futet nga të katërt anët.
    Çdo ditë pas shkollë fëmijët këtu, rendin me vrap për tek menca sociale. Atje shijojnë gjellërat e ngrohta, frutat dhe ëmbëlsirat. Pasi hanë drekë, fëmijët bëjnë detyrat e shtëpisë me ndihmën e një zyshe.
    Në kohën që Erjola me vëllain e saj ishin në mencë duke bërë detyrat e shtëpisë, Elvis Naçi së bashku me dy djemtë e tij shkoi për ta takuar. Me shaka i flet për çokollatat që e bënë kaq të njohur kur thoshte se i hante më të vëllain kur kishin ditëlindjet pasi babai nuk kishte mundësi t’ua blinte gjithmonë kur i këkronin. Elvisi e pyet për ecurinë në mësime ku i tha së mësimet janë shumë të rëndësishme ashtu si notat e mira teksa e pranoi se ëmbëlsirat nuk do u mungojnë asnjëherë pasi është një “çështje” që mund të zgjidhej lehtë. Gjatë kësaj jave ajo dhe familja e saj kanë qëndruar tek të afërmit. Ajo nuk e di se çfarë e pret në shtëpinë “gërmadhë”. Por Erjola nuk e di tashmë së çokollatat do t’i hante në shtëpinë e re të transformuar krejtësisht. “Shqiptarët janë gjithmonë pranë nesh dhe bëjnë surpriza të bukura, lotët e tu i kanë prekur të gjithë kush të pa në emision, por sot nuk është koha e lotëve të hidhërimet, ka ardhur koha për lotët e gëzimit. Ka ardhur tashmë momenti për surprizën e bukur” tha Elvisi teksa e mblodhi gjithë familjen e Erjolës para derës së shtëpisë së tyre. Derën e shtëpisë së transformuar krejtësisht e hapi vetë Erjola. Nuk munguan emocionet dhe lotët e gëzimit. Shtëpia mezi njihej në krahasim me gërmadhën gri të vjetër. Dhoma e pritjes ishte ishte plot dritë me mobiliet e reja. Dhoma e Erjolës gjithashtu ishte arreduar me kujdes. Tavolina ishte e tej mbushur me çokollata. “Nuk më besohet, nuk më duket si shtëpia ime” i tha Erjola Elvisit.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”

    JETIMAT E BALLKANIT - Familja 3 anetareshe e Marijan Bibaj nga Gjakova behet me shtepi te re

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”

    Shqiptarët për Shqiptarët/ 6 frymë në një çadër, vajzat në Kaçivel: Strukemi në plasmas,ndihmë!

    Të pafuqishëm e të harruar nga shteti në fshatin Kaçivel jeton një familje pa kulm mbi kokë. “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në fshatin e largët për të dëgjuar historinë e tyre dhe për të parë kushtet ku jetonin prej muajsh.
    Që prej muajit shkurt të këtij viti familja Lazi prej 6 anëtaresh jeton në një çadër të improvizuar në fshatin Kaçivel të Gramshit. Shtëpia e tyre u shkrumbua si pasojë e një shkëndije elektrike. 4 fëmijët jetojnë mes mjerimit dhe kushteve të vështira. Venesita dhe motrat e saj më të vogla ulen në stolat jashtë çadrës për të bërë detyrat e shtëpisë. Vajzat shpresojnë që edhe dita e nesërme të jetë me diell që të shfrytëzojnë rrezet e Diellit. Ishte nata e 10 shkurtit 2018, që e la familjen Lazi pa kulm mbi krye. Për fat askush nuk ishte në banesë. Pasuria e vetme që kishin u shkrumbua duke i lënë vetëm me rrobat e trupit. Tashmë familja ka arritur të sigurojë një çadër. Streha e shpëtimit për 6 frymë. Ata nuk kanë një derë që ta hapin, një dritare që ta mbyllin. Vetëm me rrobat e trupit ngrysin dhe gdhijnë ditët të pashpresë. Kryefamiljari ka trokitur në derën e pushtetin vendor në Gramsh por askush nuk i ka ofruar ndihmë. Të rrënuar me një asistencë të vogël, ata e kanë të pamundur që të kenë një banesë të re.
    “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në fshatin Kaçivel të Elbasanit. Banorët këtu e kanë stinën e punës, ku çdo mëngjes dalin për të punuar arat. Këtu banon Nexhmije e Flamur Lazi. Ata e kanë ndërtuar jetën mes bujqësisë në fshat dhe emigracionit. E tillë është jeta në fshat mes lodhjes dhe mundimit për të siguruar bukën e përditshme. Për vite me radhë herë në emigracion e herë në punën e fshatit, Flamuri dhe Nexhmija arritën të ndërtojnë një shtëpi e më pas dalëngadalë e mobiluan me gjërat më të domosdoshme. Kanë katër vajza, ku më e madhja është 12 vjeç dhe më e vogla vetëm 2 vjeçe. Ndërtuan një jetë me mund dhe sakrificash dhe ishin të lumturi, lumturi e cila nuk zgjati. Për një çast gjithçka u përmbys.
    Më datë 10 shkurt 2018, fshati nuk kishte drita. Kryefamiljari Flamuri kishte shkuar për dru në mal, ndërsa Nexhmija bashkë me fëmijët kishin shkuar tek kunata, e cila banonte pranë shtëpisë së tyre. Një shkëndijë elektrike shkrumboi gjithçka dhe familja Lazi sa hap e mbyll sytë mbetën në qiell të hapur. Mundi i gjithë këtyre ditëve u bë hi. Nexhmija nuk e përballoi dot faktin që mbetën pa kulm mbi krye “Humba ndjenjat kur pashë shtëpinë, rashë përtokë. U ktheva nga spitali pashë tmerr ishte shkrumbuar gjithçka, fëmijët qanin më pyesin ku do flemë, ku do fusim kokën”. Nuk shpëtuan dot asgjë, mbetën vetëm me rrobat e trupit. “Nuk shpëtuam dot gjë, blemë një plasmas dhe aty u futëm”. Nga një shtëpi me 5 dhoma, familja prej 6 antarësh u struk nën plasmas për tu mbrojtur nga shiu dhe i ftohti. Ndihma e parë u erdhi nga bashkëfshatarët. “Gocat më pyesin do kemi ndonjëherë shtëpi, a do kemi dhomë” thotë Nexhmija. Flakët e përhapura në pak minuta shkrumbuan gjithçka, fëmijët ishin ato që u tronditën dhe u trembën më shumë “Erdhëm më vrap por nuk kishte shpëtim, pashë shumë flakë, u trembëm të gjithë” thotë Venesida.





  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”

    Drama e Linit që i vdiq vajza në krahë/ Elvis Naçi i dhuron banesë “Shqiptarët për shqiptarët” shkoi të vizitonte javën e kaluar familjen Zmajli, e cila ka një histori përtej imagjinatës. Familja është e rrethuar mes malesh, e vetme, dhe me plot dhimbje. Berishë e Epërme, është një fshat i thellë malor, në veri të Pukës, në Bjeshkë. Këtu mjerimi ka rrokur edhe shpirtin e atyre pak banorëve. Varfëria e heshtja ulërit frikshëm, mes malesh, luginash e përrenjsh. Rruga gjarpëron, mes pyjesh, makina tronditet fort, diku mezi ngjitet e diku mezi zbret, e për të arritur në fshat duket gati-gati një mision i pamundur.. Në fshatin Berishë e Epërme na preti Lin Zmajli, 61 vjeç, i tronditur nga ajo çka i ka ndodhur dhe i pashpresë për të ardhmen. Këtu dimri është i egër, për gjashtë muaj banorët izolohen nga dëbora. “Kisha fëmijën shumë të sëmurë, në këtë kohë kisha edhe fëmijët e tjerë të sëmurë. Njeriu është i fortë në zemër” thotë Lini. Kjo rrugë është e vështirë për Linin, sa herë që kalon këtu, i dhemb shpirti. Burri na ndalon papritur në një shteg të ngushtë dhe prek tokën me dorë. “Ja këtu më ka vdek çika. E kemi ulur me barelë, këtu. Ishte një metër dëbore. Isha duke e transportuar vajzën nga shtëpia këtu pranë bashkë me vëllain tim. Qëndruam dy minuta e kthyem në shtëpi të vdekur” thotë Lini i përlotur nga dhimbja. Lini nuk pati mundesi ta çoje vajzën e vogël as ne spital nga largësia, i vdiq rrugës, nuk mundi as t’a varrose, sepse u desh të çoje fëmijet e tjere urgjent ne spital.
    Ashtu i lodhur, zemërthyer, e i lënduar, Lin Zmali, çdo ditë merr një rrugë mespërmes pyllit. Vjen në këtë vend , pranë vajzës së tij të dashur, ledhaton gurin e varrit dhe nuk i përmban dot lotët nga dhimbja. “Sot u zgjova në 4 të mengjesit, nuk më zinte gjumi, dola nga shtëpia kam ardh te varri” thotë Lini. Dy muaj më parë, e shihte në shtrat duke lënguar nga ethet e të përvëluar nga temperatura që po e torturonte prej ditësh, por nuk kishte si ta ndihmonte... këtu mes maleve. “Ta shikosh fëmijën në atë gjendje, por nuk kisha mundësi ta ndihmoja . Në zor të madh isha, veç s’kam vdekur, s’kam as force në trup asgjë”. Ai e kujton çdo ditë Anisën. E bija, 13 vjeç iu shua në krahë në këto shtigje të mbuluar me dëborë. “ ka qenë fëmijë i shëndetshëm, kurrë më parë nuk ka shkuar të spital. E kam dashur më shumë se fëmijët e tjerë. U sëmur, thanë ka temperaturë. Ne jetojmë këtu mes maleve, ishte dëborë e madhe, shpresuam se do i kalonte ajo gjendje, as pas 10 ditësh nuk i kaloi temperatura” thotë Lini. Nuk arriti dot kurrë ta çonte në spital. Gjithë jetën do i mbetet peng. “Vajza vdiq rrugës për në spital, 200 metra larg shtëpisë. Edhe 100 vjet të jetoj tërë jetën do më mbetet merak, që nuk pata mundësi ta çoja të paktën deri në spital” thotë 61 vjeçari me lot në sy.
    I zhytur në dhimbje babai rrëfen se dritën e syve, gëzimin e shtëpisë, Anisën e bukur nuk arriti ta varroste dot, as t’i hidhte një grusht dhe mbi arkmort. E ktheu vajzën pa jetë në shtëpi ndërsa vetë vrapoi në spital tek tre djemtë dhe vajza tjetër të sëmurë që po luftonin për jetën. “Nuk kishim mundësi as unë as gruaja ta varrosnim vajzën, ishim në Tiranë. Të të vdesi fëmija e mos të jesh vetë...është shumë e vështirë”. Dhimbja e tij është madhe, Anisën e humbi, por ai trembet se mos humbet edhe tjerët. “Vetëm fëmijët të shpëtojnë, nuk dua kurrë gjë tjetër” pëshpërit burri.
    Elvis Naçi u ka bërë një surprizë familjes Zmajli. Ai i ka thirrur të takoheshin në një banesë në qytetin e Pukës. Lini së bashku me 6 fëmijët dhe bashkëshorten zbritën nga fshati Berishë e Epërme në qytet. Elvisi kishte mbërritur më herët në banesë më Sidritin.të re në Pukë etj.


  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”

    JETIMAT E BALLKANIT - Shume prekese Pas 8 viteve po behen me shtepi dhe po bashkohet familja


  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”

    Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në Malishevën e largët në Kosovë duke sjellë në ekranin e News24 historinë dramatike të 8 fëmijëve jetim të familjes Gegaj që jetojnë në mjerim.

    Babain e kanë humbur para 12 vitesh. Njëra nga vajzat e familjes thotë se kanë turp nga varfëria që i rrethon dhe se shoqëria e tyre nuk e di gjendjen e tyre të vështirë ekonomike.

    Ndërsa nënën e kanë ende gjallë. Ajo është Ajete Gegaj. Është 55 vjeç. Portreti i saj tregon sa shumë e kanë rënduar hallet dhe sakrificat që kalon çdo ditë për të mbajtur me bukë jetimët e saj. Si jetojnë ata? Me çfarë ushqehen, me çfarë ngrohen në mes të atij acari e humbëtire, në Malishevë. Me këmbët e zbathura, me pak rroba e të shtrirë në disa sfungjerë, të mbuluar me nga një batanije.
    Ajetja tregon se nuk e zë gjumi natën kur fëmijët i ka pa ngrënë. “Sot nuk kisha bukë, fëmijët pinë vetëm çaj. Çdo ditë kështu është. Por fëmijët ashtu keq i zë gjumi. Unë nuk fle as natë e as ditë”, thotë me zërin që i shkëputej nga hallet e nga dhimbja 55-vjeçarja, që vuajtjet i kanë dhënë dyfishin e moshës në lëkurë.

    “Shqiptarët tanë janë dhe ajo që pashë kanë kultivuar një dashur në atë familje sado e ftohtë në mot aq e ngrohtë në dashurinë e tyre për nënën. Atë ngrohtësi që nuk e sheh as në familjet që kanë kondicionerë e jetojnë mirë”, tha Elvis Naçi.











  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”

    Lorianit dhe nenes se tij nga Podujeva, i behet surprize lajmi se po behen me shtepi te re


  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”

    I riu nga Gjilani pa Bab e pa Nene behet me shtepi te re


  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”

    3 jetimat me nenen gezohen me banes te re - Elhamdulilah



  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,529

    Për: “Shqiptarët për shqiptarët”


    Të sëmura nga shtëpia me lagështirë, “Shqiptarët për shqiptarët” kurojnë vogëlushet

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •